Home » Për profesionistët » Vlerat e bashkeveprimit me te tjeter

Vlerat e bashkeveprimit me te tjeter

Nga: Rick Boxx

Monday MannaA ju ka ndodhur te luani ne nje ndeshje futbolli apo basketbolli ku dikush prej shokeve te skuadres e ka “monopolizuar” topin duke mos u a pasuar ate te tjereve ne kohen e duhur?  Ne keto raste, pavaresisht se lojtari ne fjale mund te jete shume i afte, shoket e skuadres reagojne duke mos i dhene me top. Keshtu ai mbetet relativisht i izoluar dhe pak i jepet mundesia te shfaqe talentin e tij. Ne fund te fundit, jo me kot jemi pjese e nje skuadre! Fitorja nuk arrihet i vetem!

Ne menyre te ngjashme  me ate qe thame me siper, kultura e punes e disa kompanive i ve aq shume rendesi rolit te individit sa, per hir te tij, shpesh sakrifikohen objektivat e nje grupi te tere. Kjo con ne deshtim. Ne vend qe te punojne se bashku me koleget, keta  “yje” kane tendencen qe ta fokusojne vemendjen  vetem tek vetja e tyre. Ata perpiqen te shtojne perfitimet e tyre individuale ne kurriz te “shendetit” te pergjithshem  ekonomik dhe moral te kompanise
Bizneset e sukseseshme dine te gjejne drejtpeshimin e duhur midis rolit te individit dhe bashkevepimit te tij me te tjeret. Ato vene ne plan te pare vlerat e grupit dhe nxisin individed qe te kontribuojne maksimalisht brenda grupit. Megjithese i japin vendin e duhur talentit dhe aftesive te cdo individi, biznese te tilla nuk lejojne kurre qe individi te vere interesat e tij mbi interesat e grupit sepse nje gje e tille con patjeter ne deshtimin e ketij te fundit.

Idete mbi punen ne grup dhe mbi bashkeveprimin ne pergjithesi nuk jane fort te reja. Aspekte te tyre i hasim pothuase ne cdo epoke te shoqerise njerezore. Edhe Bibla, si nje permbledhje shkrimesh te perpunuara gjate disa mijra vjeteve, shpesh i afirmon qarte vlerat e punes ne grup. Ja se cfare thuhet ne disa parime biblike te nxjerra nga Libri i Predikuesve ne Testamentin e Vjeter:

Edhe njeriu me i fuqishem ka nevoje per mbeshtetjen e te tjereve. Drejtuesi e nje kompanie merr shumicen e lavderimeve kur biznesi ka sukses, ashtu sikunder merr mbi vete edhe shumicen fajeve kur biznesi deshton. Por edhe drejtuesi me i zot nuk mund ta beje punen i vetem. Ai nuk mund t’i kete kurre te gjitha aftesite per te permbushur te gjitha detyrat qe duhen plotesuar. “Dy vlejne me shume se nje i vetem, sepse kane nje shperblim te mire per mundin e tyre (Predikuesit 4:9).

Puna ne grup iu mundeson njerezve qe te rimarrin veten nga deshtimi. Askush nuk eshte tere kohes i suksesshem. Ne fakt, shumica prej nesh me shpesh deshton se sa ka sukses. Por, kur deshtojme, kur rrezohemi dhe prane kemi grupin, atehere dikush te jep doren e te ngre, te shkund pluhrin dhe, duke te ndihmuar qe te kuptosh se ku te ka caluar puna, te inkurajon qe t’i futesh serisht sproves. “Ne se rrezohet, njeri ngre tjetrin; por mjere ai qe eshte vetem dhe rrezohet, sepse nuk ka njeri qe te ngreje!” (Predikuesit 4:10).

Puna ne vetmi ka rendiment te ulet. Puna e izoluar ta ul shume efektivitetin sidomos ne zgjidhjen e detyrave qe kerkojne krijimtari ku nje bashkesi mendjesh mund te gjejne zgjidhje te atilla qe nje individi te vetem nuk mund t’i shkojne kure ndermend.  “Diskutimi krijues”, qofte edhe i ashper, nxit per produktivitet maksimal mendjen e gjithesjcilit qe merr pjese ne kete diskutim. “Keshtu gjithashtu ne se dy veta flene bashke, ata kane mundesi te ngrohen; por ai qe eshte vetem, si do t’ja beje te ngrohet?” (Predikuesit 4:11).

Bashkeveprimi prodhon nje force krijuese qe kurrsesi nuk mund ta ushtrojme individualisht. Nje kale i vetem eshte ne gjendje te terheqe nje ngarkese te caktuar, por dy a me shume te tille mund te terheqin se bashku shume me teper. Kjo vlen edhe ne boten e biznesit ku shume prej sfidave qe kemi perpara nuk perballohen ne vetmi.  “Ne rast se dikush mund te mposhte ate qe eshte vetem, dy veta mund t’i rezistojne; nje litar tresh nuk keputet aq shpejt” (Predikuesit 4:12).

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Ne mjedisin ku ti punon, preferon te punosh ne menyre te pavarur apo te pelqen te marresh pergjegjesi ne kuadrin e nje grupi? Shpjegohu ne pergjigjen tende.
  2. Perpara se te lexoje kete “Manna te se Henes”, a ia kishe idene koncepteve te ndervartesise dhe bashkeveprimit? Sipas teje, cilat jane perfitimet me kryesore nga puna ne grup?
  3. Duke e pare kete ceshtje nga nje kendveshtrim tjeter, cilat jane avantazhet e te punuarit ne menyre individuale – te pakten per nje pjese te kohes?
  4. A mund te sjellesh ndonje rast kur e ke ndjere personalisht se puna ne grup ka pasur vlere te madhe? Mundohu te shpjegosh rrethanat konkrete ne te cilat je gjendur ne ate rast.

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te thellohesh ne kete teme, lexo pasazhe si me poshte:

Fjale te Urta 27:17; 1 Korintasve 12:12-31; Efesianeve 4:1-5,11-16; Filipianeve 2:1-4

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=678

Posted by on Jun 15 2009. Filed under Për profesionistët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes