Pėrshėndetje tė gjithėve!
Mė
quajnė Dora dhe jam nga Pogradeci. Vij nga njė familje me tradita
fetare ortodokse dhe mund tė them se jam rritur nė njė ambjent ku
fjala kishė edhe Zot pėrdorej shpesh herė. Familja ime, ose mė
mirė i gjithė farefisi im i respektonte nė mėnyrė tė pėrpiktė tė
gjitha ritet dhe zakonet ortodokse. Shkuarja nė kishė tė djelave nė
mėngjes dhe ndezja e qirinjve ishte bėrė tashmė njė zakon dhe madje
mbaj mend se tė qepje atė ditė konsiderohej si mėkat. Kisha pėr mua
ishte njė vend i shenjtė dhe paksa i frikshėm qė mė fuste nė njė
gjėndje tė veēantė shpirtėrore. Pothuajse tė gjithė njerėzit e mi
kishin nga njė emėr tė dytė, ky ishte emri i pagėzimit dhe nė njė ditė
tė caktuar festohej ky emėr edhe nė kishė ēohej njė kulaē i veēantė
tė cilit prifti i kėndonte. Kjo gjė sillte bekim pėr atė familje.
Besoj se ata qė vijnė nga njė familje ortodokse e kuptojnė se pėr
ēfarė e kam fjalėn. Janė kaq shumė gjėra qė familja ime i bėnte (dhe
farefisi im vazhdon ti bėjė) pėr tė marrė bekimet e Zotit, pėr tė
fituar favorin e tij ose edhe pa ndonjė arsye tė veēantė. Por jashtė
kėtyre ditėve tė veēanta Zoti qėndronte gjithmonė larg edhe pothuajse
as qė pėrmendej fare, pėrveē atyre momenteve tė vėshtira ku fjala
Zot ėshtė mė e shqiptuara kuptohet. Ky ishte krishtėrimi qė unė
njihja atėhere edhe nė mendjen time Zoti ishte njė plak babaxhan shumė
i moshuar dhe i thinjur i cili mbante njė shkop nė dorė dhe i godiste
tė gjithė ata qė dilnin nga udha e Tij.
Por andej nga viti 1992
disa gjėra filluan tė ndryshonin nė familjen time. Motra ime e madhe
filloi tė shoqėrohej me disa tė huaj qė kėndonin Aleluja me kitarė.
Por si pėr ēudi qė kur motra ime (e cila nė atė kohė ishte
gjimnaziste) filloi tė shoqėrohej me ata tė huajt, ajo nuk ishte mė i
njėjti pėrson. Kjo gjė na bėri pėrshtypje tė gjithėve, por sidomos mua
sepse mė pėrpara shpesh herė duke qenė se isha mė e vogėl dhe
natyrisht mė e pambrojtur bėhesha objekt dhune pėr tė
.
As vetė nuk e kuptova se si sjellja e saj ndryshoi aq shpejt. Ajo
filloi tė mė mbante mė afėr, fliste me mua pėr gjėra tė ndryshme edhe
shpesh luanim bashkė. E gjithė atmosfera nė familjen time filloi tė
ndryshonte. Kishte mė shumė gėzim edhe harmoni. Unė isha 10 vjeē gjatė
asaj kohe edhe isha kaq kurioze ti takoja njėherė kėta tė huaj qė e
transformuan kaq shumė motrėn time dhe nė njė farė mėnyre edhe jetėn e
familjes sime. Kur i kėrkova motrės sime kėtė gjė ajo filloi tė mė
fliste pėr shkakun e vėrtetė tė ndryshimit nė jetėn e saj. Ky ishte
Jezusi, qė pėr mua ishte ai burri me flokė tė gjata qė mė trembte sa
herė qė e shikoja tė varur tek porta e kishės. Mė tregoi se ai mė
donte shumė, se kishte vdekur nė kryq pėr mua, ishte ringjallur dhe se
donte tė ishte miku im edhe tė jetonte nė zemrėn time. Si fėmijė qė
isha, nė fillim nuk e kuptova kėtė gjė edhe tė them tė drejtėn u
frikėsova pak por u bėra akoma edhe mė kurioze tė mėsoja pėr kėtė
njeri qė dha jetėn pėr mua. Kėshtu me njė lutje tė thjeshtė e pranova
atė nė zemrėn timė si Zot, Shpėtimtar edhe si Shok. Nuk e kuptoja
tamam se ēfarė po thoja ndėrsa pėrsėrisja me vėshtirėsi lutjen qė
thoshte motra ime por ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte dashuria edhe
gėzimi nė sytė e saj edhe thellė e kuptoja se kjo nuk ishte njė lojė
por diēka qė ndryshoi jetėn time edhe mė vonė prindėrit e mi. Pas meje
ishte mami ajo qė e pranoi Jezusin si Shpėtimtar nė jetėn e saj, mė
vonė edhe babi. Zoti filloi tė bėhej pjesė e jetės sonė edhe shpejt e
kuptuam se Zoti ishte edhe njė at i dashur dhe se nuk mund tė bėnim
asgjė pėr tė fituar dashurinė e Tij. Ai na do kėshtu si jemi edhe jo
sepse ne e meritojmė dashurinė e tij por pėr shkak tė gjakut tė
Jezusit qė na ka pastruar nga ēdo mėkat njėherė e pėrgjithmonė. Ai
meriton gjithė jetėn tonė.
Kanė kaluar rreth 11 vjet
qė nga dita qė kam pranuar Jezusin nė jetėn time edhe nuk mund tė them
se gjatė kėsaj kohe gjėrat kanė shkuar vaj. Tė ndjekėsh Jezusin nuk do
tė thotė tė shpėtosh nga problemet e jetės, madje kjo gjė mund edhe tė
tė hapė probleme. Mua personalisht, ajo qė mė ka bėrė tė vazhdoj tė
ndjek Jezusin ėshtė thjesht fakti se nuk mund tė jetoj pa tė. Nuk e di
por nėse me tė vėrtetė ia jep zemrėn dikujt ti i pėrket atij personi,
ka diēka qė tė mban tė lidhur me tė. Pavarsisht nga pengesat dhe
vėshtirėsitė qė mund tė dalin gjatė rrugės kjo gjė nuk ka pėr tė
ndryshuar nėse ti ke me tė vėrtet besim tek Ai. Dashuria qė Jezusi
ofron ėshtė kaq e pėrsosur, nuk mund tė gjendet nė asnjė vend tjetėr.
Shpresoj dhe lutem qė
edhe ju tė mund ta pėrjetoni kėtė dashuri edhe kėtė ndryshim qė
pėrjetova unė bashkė me familjen time.
Dora Vako