AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Diēka nga Dorela!

Quhem Dorela Shani, jam 22 vjec dhe sapo jam diplomuar pėr Financė nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės. E tani i jam futur shkollės sė jetės si thonė shumė prej mė tė rriturve, pra domethėnė jam duke punuar si shumė tė tjerė.

Nė momente tė caktuara mė qėllon tė mendoj se si do tė ishte Dorela pa Zotin, pa bekimet e Tij, pa Fjalėn e Tij, si do ta organizonte kohėn, shoqėrinė apo jetėn. Ata qė mė njohin mirė, nuk do tė hezitonin tė mė kthenin njė pėrgjigje shumė tė shpejtė. Gjithsesi besoj se keto mendime i shoqėrojnė tė gjithė nganjėherė. Por ndėrsa hamendėsoj gjendje tė ndryshme pėrsėri nuk arrij tė jap njė pėrcaktim tė qartė pėrvec mendimit thelbėsor se tashmė pavarėsisht nga ēdo gjė jam e shpėtuar.

Dhe falenderoj dhe vetėm falenderoj Perėndinė tone tė madh pėr hirin dhe mėshirėn e Tij nė ēdo ditė timen qė mė mban larg ēdo gjėje tė keqe, edhe prej atyre qė unė as nuk i kam parė as ndjerė. Kam mėsuar sesi t’ia dorėzoj gjithēka Zotit dhe pėr kėtė jam mėse e sigurtė se jeta ime ka mė shumė kuptim sepse boshllėku nė mua u mbush prej Tij. Kjo ėshtė dhe veēantia e jetės sime.

Qė nė moshėn 12 -13 vjeēare kam filluar tė shkoj nėpėr disa takime fėmijėsh qė unė i pėlqeja shumė dhe aty flitej pėr histori dhe ngjarje tė ndryshme qė as nė histori e as nėpėr librat qė kishim ato nuk ishin thėnė, por kur unė merrja pjesė nė to, gjithcka qė dėgjoja e besoja ( porsi njė fėmijė). Mė pas u mora me shumė aktivitete nė kishėn e vogėl tė sapohapur nė qytetin e Gramshit, dhe kam ndjerė dorėn e Zotit, Frymėn e Tij dhe mirėsitė e Tij. Mė pas erdhėm familjarisht nė Tiranė dhe vazhdoja pjesėmarrjen time nė kishėn Asambleja Ndėrkombetare Protestante ku jam edhe anėtare, mėsuese nė shkollėn e sė dielės sė fėmijėve, si dhe njė nga drejtueset e grupit tė Rinisė.

Ai qė e bėn ndryshimin nė jetėn time ėshtė vetėm Jezusi, emrin e tė cilit kam mėsuar ta thėrras nė ēdo vėshtirėsi dhe gėzim dhe jo vajtja ime nė kishė. Dėshira ime ėshtė tė kėnaq Perėndinė me gjithcka timen dhe tė vazhdoj tė luftoj pėr ndėrtimin e Mbretėrisė sė Perėndisė. Unė garėn time nuk e kam pėrfunduar dhe kam akoma pėr tė vrapuar se Kryqi ėshtė bosh, Ai ka ikur, Ai ėshtė duke pritur pėr mua!

Ne mbajme emrin “Tė Krishterė” dhe ne nuk identifikohemi me tė, por e mbajmė atė me dėshirė dhe duke sakrifikuar pėr lavdinė e Perėndisė.
Le tė shfrytėzojmė sė bashku kohėn e duhur!

Dorela Shani
Imelli: dorela©albkristian.com
(shėnim)
Tiranė, Shqipėri.


Kthehu tek faqja: Dėshmi

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.