AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Si dhe Pse u bera i Krishtere?

Fėmijėria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi

Ashtu si njė fėmijė merr nga familja e tij shumė bindje tė shumta, edhe unė mora ndėr tė tjera fenė, pėrkatėsisht formimin mbi religjionin/besimin.
Megjithėse rrjedh nga njė familje me besim mysliman, unė gjithsesi trashėgova nė jetėn time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot mė kujtohen kėto pikėpamje tė dikurshme mėsimesh: feja myslimane asht feja ma e pastėr; feja myslimane asht ma e drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perėndisė; ēdo fėmijė lind mysliman; myslimanėt kanė Bajramin, Xhaminė, Kuranin, Hoxhėn, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, nė mesin e rinisė sonė tė atėhershme “revolucionare” ishte turp qė t’i besoje dhe t’i zbatoje kėto gjėra, apo tė besoje nė ekzistencėn e Zotit. Siē e dini turpi I marrjes me xhami ose me kishė, vinte nga thėnia “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Megjithėse unė nga familje, sidomos vėllezėrit e mi mė tė mėdhenj, ishin veprimtarė ilegal tė ēėshtjes kombėtare, tė organizuar nėpėr grupe tė ndryshme. I ndikuar nga ata dhe literatura qė kishin baza patriotike dhe marksiste-leniniste, tė gjitha kėto nė mua krijuan njė opinion tė ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani mora pikėpamje tė reja mbi ēėshtjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra ėshtė vetė Zoti; se Kurani s’ėshtė libėr i shenjtė; se islamizmi ėshtė lėvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne pėr fe kemi shqiptarinė dhe se besa ėshtė prifti i shqiptarisė; se hoxhollarėt janė spiunėt mė tė mėdhenj tė Serbisė; se hoxha nuk hip nė minare pa pare; se shkenca ėshtė pėrgjigje e ēdo gjėje etj. etj. etj.
Njė pėrpjekje pėr t’u bėrė Hoxhė!

Babai im ishte hoxhė fshati pėr shumė vjet, dhe me njė mėnyrė edhe pėrmes tij njihja tė fshehtat e praktikės fetare tė klerikėve myslimanė, tė literaturės islame, si dhe shkallėn e injorancės dhe tė primitivizmit tė turmės islame (xhematit) nė xhami dhe nė jetė. Babai im kėrkonte prej meje qė tė regjistrohesha nė medresėn e Prishtinės. Ishte viti 1985. Isha nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme. Unė nuk kisha dėshirė pėr kėtė, edhe pse u bėnė shumė pėrpjekje, nė fund doli se nuk u pranova nė kėtė medrese. Mė kujtohet, kur komisioni pėr pranimin e nxėnėsve tė rinj mė pyeti pėr tri ēėshtje:
1. Na e thuaj (a di) ndonjė dovė (lutje) n’arabisht? E unė nuk u pėrgjigja mirė.
2. A e ke Kuranin n’shpi? Unė iu pėrgjigja, jo!
3. A don me u ba hoxhė katuni more djal? Iu thashė, jo, pasi kjo pyetje mė tingėllonte njė ironi dhe cenueshmėri tė padurueshme!

Pse nuk u bėra hoxhė katundi?

Sė pari, kisha frikė, kur mendoja se nesėr, unė si i ri, kur dikush do tė vdiste, e zakonisht kisha trem nga tė vdekurit, veēanėrisht nga tė vjetėrit, dhe po llogaritja se unė do tė jem i obliguar t’i laja ata (“me e la xhenazen”), kurrsesi ta pranojė kėtė ofertė hoxhollaku. Paramendo, njė tė ri 18 vjeēar si hoxhė, duke e larė njė plak 90 vjeēar tė vdekur, lakuriq. O Zot, si mund tė pėrballet kėshtu kjo jetė fetare pata menduar, dhe ēfarė Zoti ėshtė ai i cili kėrkon prej meje diēka tė tillė. Gjėja e dytė ishte, se nėse unė bėhesha hoxhė, mė s’kisha mundėsi tė jem me shokėt dhe shoqet e mia. S’kisha mundėsi tė luaja mė futboll, tė lahesha nė lum, tė shikoj sportin nė televizion, s’mund tė merresha me krijime, s’mund t’i kisha veshur ato rroba qė i dėshiroja etj. Gjėja e tretė, mua mė dukej sikur po i tradhėtoj idealet e rinisė sonė tė atėhershme qė sakrifikohej nėpėr burgje pėr idealet e kombit, sepse si hoxhė mė unė nuk do tė kisha aq shumė kredibilitet i tė qenėt patriot, revolucionar etj. E ēfarė do tė kisha si hoxhė?! Fshatarėt do mė respektonin formalisht; do tė kisha me vete njė tufė pleqėsh qė nuk tė dėgjojnė e as nuk tė kuptojnė mirė; do tė kisha rast t’i marrė para pas ēdonjėrit qė do tė vdiste nė “vilajetin” tim, dhe do t’i prisja ofertat e ramazanit e kėshtu me radhė. Me njė mėnyrė po kuptoja se thirrja si hoxhė mė izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte tė reja tė dijenisė, nga privimi i lirisė ēfarė unė e ėndėrroja ta kem nė thellėsitė e shpirtit tim, dhe assesi tė pajtohesha me kėtė fat, pasi qė nuk kisha se me ēfarė tė krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherė mendoja tė shkruaja njė roman mbi kėto ngjarje. Deri nė kėtė moshė, dhe deri sa kam mbaruar shkollėn e mesme nuk kam ditur se shqiptarėt janė edhe tė krishterė edhe myslimanė. Madje nuk kam ditur as pėr popujt e tjerė. Mendoja se gjithė njerėzimi ėshtė myslimanė, pėrveē serbėve. I ndikuar nga botėkuptimi islam urrejtja ime nė atė kohė ndaj serbėve ishte vetėm pse ata ishin "kryqali", por jo se ata ishin armiqtė dhe shtypėsit tanė, kėtė e mėsova vetėm nga atdhetarėt.

Rinia studentore: faza e vetėdijėsimit dhe e analizimit.

Nė Prishtinė erdha pėr tė studiuar letėrsinė shqiptare nė vitin 1989, me njė motiv kryesor qė tė njoh mė mirė shpirtin, letėrsinė dhe historinė e kulturės sonė. Tani kisha njė pėrkushtim shumė tė madh duke lexuar libra tė ndryshme edhe sipas zgjedhjes sime tė lirė, duke dėgjuar profesorė tė ndryshėm, duke marrė pjesė nėpėr takime dhe supoziume tė ndryshme, duke jetuar nė njė ambient tė ri etj. Kėto ndikonin nė mua qė mė analitikisht t?i gjeja pėrgjigjiet pėr disa ēėshtje tė kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime tė reja nė mendjen time. Banoja nė konvikt, dhe nė dhomė kisha njė cimer qė ishte shqiptar katolik, nga Stublla e Vitisė. Mėsova nga letėrsia dhe historia jonė se dikur gjithė shqiptarėt kanė qenė tė krishterė, dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishė tė tillė edhe nė Prishtinė, se letėrsia jonė kombėtare, rreth 300 vjet, pandėrprerė, prej fillimit, ėshtė shkruar kryesisht prej priftėrinjve katolikė apo ortodoksė. Zelli qė ta studioja mė mirė njė lėndė tė vitit tė parė, Letėrsia e vjetėr shqiptare, mė ēoi deri tek kisha katolike nė Prishtinė, dhe deri tek kisha protestante, po ashtu nė Prishtinė, pėr tė kėrkuar mė shumė literaturė kishtare, religjioze dhe psikologjike.

Krahasimet dhe burimet civilizuese

Zbulimi i kėtyre dy kishave nė tė menduarit tim zgjoi interesim lidhur me praktikimin e jetės sė krishterė. Ndėrkohė, u ndesha edhe me mė shumė fakte tė tjera, se: xhamia e madhe nė Prishtinė, para 280 vjetėve kishte qenė kishė, madje nė oborr tė saj kishte qenė varri i Pjetėr Bogdanit; se ndėrtesa e teatrit kombėtar kishte qenė kishė; se njė kishė tjetėr ishte rrėnuar nė Prishtinė, dhe nė vend tė saj ishte ndėrtuar njė ndėrtesė tjetėr; se kishte ende familje tė shumta qė nė fshehtėsi praktikonin fenė krishtere, kurse formalisht pėr opinion ishin myslimanė etj. Njė gjė tjetėr qė vėreja ishte edhe krahasimi i ritualeve dhe jetės fetare ndėrmjet kishės dhe xhamisė, ndėrmjet priftit dhe hoxhės, ndėrmjet Biblės dhe Kuranit, ndėrmjet kulturės krishtere dhe islame, ndėrmjet vendeve perėndimore dhe lindore. P.sh. derisa nė meshė kam parė edhe tė rinj, vajza dhe fėmijė, nė xhami kryesisht shihja pleq. Prifti fliste gjuhėn shqipe, hoxha arabishten dhe herė-herė njė shqipe shumė tė varfėr. Krahasimet janė tmerruese. Fillova qė tė lexoj librin ?Rrethimi i Shkodrės? tė Marin Barletit. Ndėr tė tjera atje shohim pėrshkrimin e bukurisė ( e veshur me lloj fustanelle, nė tė bardha dhe nė tė zeza, me flokė tė gjata pėr shpine) dhe tė trimėrisė sė gruas shqiptare, (shkel mbi kufomėn e burrit tė saj dhe hedh zjarr nga kėshtjella kundėr armiqėve). Duke i lexuar kėto pėrshkrime nga ky libėr, nė shtėpinė time, nė mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari, nėna shkodrane, e para 500 vjetėve, (e bukur, trimėreshė, atdhetare) dhe nėna ime, sot (me bukurinė e saj tė mbuluar me petkat e urryera nga shkodranja, ndėrsa atributi kryesor i personalitetit tė saj ishte ?tė heshtėsh?, ?tė lindėsh?, ?tė shėrbesh?).

Krahasimet e vlerave shpirtėrore: Krishterimi dhe Islamizmi

Nė atė kohė jo s?e kisha ndonjė formim teologjik mbi kėto ēėshtje, por unė duke u nisur nga kontaktet qė kisha formuar me tė krishterėt, si dhe duke ditur ēfarė ėshtė jeta islame, me kohė vėreja disa dallime tė mėdha. Tė krishterėt, sidomos ata ungjillorė, kėmbėngulnin nė tė jetuarit e shenjtė, nė falje, nė pendim, nė dashuri, nė emancipim tė vazhdueshėm frymor, prej myslimanėve nuk kėrkohet asnjėherė. Kur fillova qa ta lexojė Biblėn, ndėr tė tjera hasa dhe nė historinė tonė. Bibla pėrmendte Ilirinė, Dalmacinė dhe Nikopojėn, prandaj kjo mė dukej mė afėr, pėrderisa Kurani, tė cilin shumė mė vėshtirė e kuptoja, mė dukej shumė mė i largėt. Biblėn e vėreja si njė histori enciklopedike e dijės sė shumė popujve, kurse Kuranin mė tepėr si njė rezyme biblike jo e qartė arabe. Tė bėhesh i krishterė kėrkohej njė kontakt apo njė pėrjetim i Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashėgohej qysh prej paralindjes. Kjo mendėsi e trashėgimisė sė besimit ose tė religjionit ėshtė gabimi mė serioz i doktrinės religjioze, pasi qė kurrė nuk do tė ketė rilindje frymore tė besimtarėve. Ne kuptojmė se gjenet, pasuria, tė mirat materiale kulturore trashėgohen, por jo edhe idetė, apo religjionet. Tek krishterimi unė gjeta njė liri dhe tolerancė mė tė madhe, se sa tek islamizmi. Nuk ka ndonjė krahasim mė tė mirė tė jetės dhe vepėrs sė Krishtit dhe Muhamedit pėr tė kuptuar dallimet mes krishterimit dhe islamizmit.

Gjoni dhe feja jonė e vjetėr

Mbaja mend nga babai im dhe nga dėshmitarė tė tjerė duke dėshmuar se ne dikur si familje, tė ardhur para 270 vjetėve nga fushat e Leskocit, paraardhėsit tonė kanė qenė tė krishterė ortodoksė, dhe se Gjon ishte emri i paraardhėsit tonė tė fundit tė krishterė i cili kishte kaluar nė besimin mysliman. Qysh nga fėmijėria kisha njė respekt dhe tingėllim tė mahnitshėm pėr kėtė emėr. Stėrgjyshi ynė ishte Gjoni, dhe prej tij e deri tej unė na ndanin vetėm 11 breza. Nė vitin 1991, pėr herė tė parė kisha nė dorė Dhiatėn e Re, dhe njėri nga ungjijt quhej ?ungjilli i Gjonit?, dhe ky ishte njė ungjill i cili nė mėnyrė themeltare mė fliste Zoti.

Besimi nė Jezus Krishtin

Ishte marsi i vitit 1992, kur unė pėrfundimisht ia dorėzova zemrėn time Jezusit si Zotit dhe Shpėtimtarit tim. Zoti mė kishte dhėnė njė vegim, dhe aty mė thirriste qė unė tė bėhesha prift i tij (i ndarė pėr tė, i veēuar prej tij, i dedikuar pėr tė). Ky ishte njė pėrjetim personal, dhe unė iu dorėzova kėsaj thirrjeje hyjnore tė Perėndisė. Unė kisha njė pėrjetim personal tė bekimeve tė Zotit mbi mua. Jezusin e pranova nė jetėn time, duke qenė sundimtari dhe zotėruesi im. Bėra lutjen e shpėtimit dhe tė pendimit prej mėktateve, dhe kjo ishte lutja ime e parė bėrė Zotit plotėsisht nė gjuhėn shqipe. Kisha njė ēlirim dhe njė prekje shpitėrore. Pėr ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetėr nuk mė detyroi. Nė kėtė vendim unė isha vetė i zoti. Krishti nuk kėrkoi prej meje se duhet ta ndėrroja emrin dhe mbiemrin tim, as tė kisha njdonjė petk tė veēantė, as ndonjė imixh tė veēantė, as pėr ta spiritualizuar kėtė besim, por thjesht qė jeta ime ta kėnaqte Zotin dhe qė zemra ime tė shortohej pėr tė, e as qė tė bėhesha katolik apo ortodoks, por qė tė isha ndjekės i tij personal, dishepull i tij.

Kundėrshtitė e besimit tim Protestant

Besimin tim fillova qė ta shfaq sė pari nė kishėn protestante nė Prishtinė, e pastaj edhe nė familjen time, dhe tek rrethi im mė gjėrė. Gjithėkund korrja reagime tė ashpra nė emėr tė disa parollave tė mėdha. Mė parapara pėr cilindo njeri apo ideologji qė flisja nuk kishte reagime tė tilla, as pėr Budėn, as pėr Konfuēin, as pėr Platonin, as pėr Muhamedin, Abrahamin, as pėr Marksin, as pėr Leninin etj., por pėr Krishtin, kishte njė averzion tė madh. Kėshtu kuptova qė nė fillim luftėn frymore, dritėn nga errėsira. Bibla thotė qė terri dhe djalli e kundėrshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota ėshtė gati qė tė marrė gjithēka qė vjen nga vetvetja e saj. Kundėrshtimet ishin, dhe vazhdojnė qė tė jenė edhe sot nga njerėz apo grupacione tė ndryshme. Mė kujtohet kur isha ftuar nga disa inspectorė serbė nė bisedė informative lidhur me besimin dhe veprimtarinė time. Ata me ironizonin duke mė thėnė ?ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh tė vdisėsh. Pse tė intereson Krishti, ai ėshtė i yni, ju jeni me turq, me arabė. Dėgjoje atin tėnd, dhe se krejt shqiptarėt jeni myslimanė?. Policia serbe, disa herė mė kishte marrė nė pyetje dhe kishte kontrolluar banesėn time, duke dyshuar se unė jam spiun i CIA-s, sė bashku me tė gjithė ungjillorėt e Prishtinės. Madje nė gazetėn ?Jedinstvo?, dhe ?Politika?, po botohej nė feton kundėr nesh dhe lėvizjes ungjillore nė Kosovė, kurse njė ?gazetar?, specialisht po pėr kėtė temė shkroi njė libėr lidhur me ne, nė dy vėllime, i quajtur ?Ubij bliznog tvoga? . Po ashtu mė kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanė shqiptarė, tė cilėt kishin dėgjuar pėr kėtė, mė ftuan nė bisedė, dhe ata ishin tė bindur se ne vėrtetė ishim bashkėpunėtorė tė CIA-s. Unė po u sqaroja se nuk ėshtė ashtu, ndėrsa njėri prej tyre mė thoshte ?dashtė Zoti qė tė jeni, pse jo, dhe s?keni nevojė qė tė na tregoni?. Shumė tė tjerė, nga shqiptarėt, mė thonin se ne kemi lidhje me shkiet. Katolikėt na quanin si ?laramana?, dhe se ne s?mund tė ishim tė krishterė pasi qė nuk kishim lindur tė tillė. Disa nga shokėt e mi mė quanin pėr tė ēmendur sepse po merresha me fe, me gjėra tė kota. Intelektualėt na quanin sektė, disa tė tjerė se besimin e kam ndėrruar pėr tė holla. Ishte viti 1996, kur mė thirri nė hoxhė i rėndėsishėm i Prishtinės nė bisedė, dhe ai kėrkonte prej meje botėrisht qė ta mohoj kėtė besim, sepse sipas tij shumė veta myslimanė do ta marrin kėtė besim. Jezusi ka paralajmėruar se pėr shkak tė tij do tė kemi persukutime dhe pėrjashtime. Unė jam i kėnaqur dhe me paqe dhe me besim tė sigurtė dhe aktiv duke pėrmbushur dy porosityė e mėdha tė Zotit Krisht: Duajeni Perėndinė me gjithė qenien tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si vetveten si dhe tė pėrhapim mbretėrinė e Perėndisė tek ēdo njeri. Edhe pėr kundėrshtimet ndaj besimit duhet falėnderuar Perėndia. Ēfarė besimi do tė ishte ai nė qoftė se nuk do tė kishte sprova tė ndryshme.
 

Zoti ju bekoftė!
femi_cakolli©yahoo.com (shėnim)

Shkroi: Femi Cakolli, pastor
Redaktoi: Dorela Shani


Kthehu tek faqja: Dėshmi

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.