AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Nje dashuri pa kusht!
Jonida, 23 vjec me jetesė nė Spring, Texas.

Unė u rrita nė Tiranė nė njė familje muslimane, si shumica e shqiptareve. Gjatė kohės sė komunizmit u duk se nė pėrgjithėsi teoria e shtypjes se besimit punoi ashtu si ishte planifikuar.

Rrėnjėt e besimit nė Shqipėri u dobėsuan nėse nuk u zhdukėn fare. Kur liria e besimit erdhi nė fuqi familja ime me rrėnjė nė Kosovė u dedikua Islamit si fe. Daja im ishte Hoxha dhe sot ėshtė jashtėzakonisht i dedikuar nė xhami, familja ime festoi dhe mėsoi tė gjitha festat si dhe Kuranin.

Mua mė ēuan nė shkollė private muslimane, Kolegjin turk tė njohur nga shumica  e Tiransave dhe nė kėtė kolegj pėrveē mesimeve sigurisht nė kohėn e lirė (ishte me flejtje atje) mėsohesh Islami, lutje, e vendi i femrave. Tė gjithė ata qė ishin muslimanė tė mirė u trajtonin mė mirė, dhe kėshtu shumica e vajzave dhe e djemve nė kolegjin tjetėr u mėsuan me kėto vlera.

Tė them tė drejtėn kur erdha nė Amerikė isha shumė e kėnaqur qė tė isha larg nga gjithēka e tė filloja jetė tė re. Jetova e pėrqėndruar nė shkollė e nuk e praktikova Islamin fare.

Nuk ishte deri nė situatat qė erdhėn mė pas kur u gjeta nė vėshtirėsi jete, mall familjeje, zgjedhje tė keqe tė fejuari qė u mendova se kėto ishin nga qė nuk isha muslimane e mirė.

E vėrteta ishte qė kėtė herė kur fillova tė praktikoja e tė studioja Kuranin me sy tė hapur, nė sytė mijė ishte njė eksperiencė tjetėr, e boshte.

Kisha pasur njė shoqe qė mė kishte ftuar nė kishė shpesh, e mė sė fundi e mora nė telefon dhe pranova.

Rradhėn e parė qė shkova u habita dhe thashė qė kėta njerez ose janė gėnjeshtarė tė mėdhenj qė duken sikur luten e qajnė e kėndojnė me aq ndjenjė, ose mbase janė tė ndryshėm. Fillova tė lexoj dhe tė pyes dhe doja tė shikoja raste konkrete, kjo ėshtė e pamundur nėse vendos tė mos hapėsh sytė pėrpara me besim.

Nė Hebrenjtė 11:1 thotė “Dhe besimi ėshtė siguria e gjėrave qė shpresohen,tregim i gjėrave qė nuk shihen.”

U deshėn muaj e muaj, tė lija muret rreth meje tė binin, tė lija traditėn e Islamit tė shkonte dhe lidhjet e familjes mėnjanė, derisa unė tė filloja qė tė besoja fuqinė e Shpirtit tė Zotit.

Njė tė martė nė mbledhjen e femrave tė kishės, shoqja ime Karen (38 vjec) erdhi tek unė, mė mori nė fund tė kishės e filloi tė lutesh me mua. Pa e ditur e pa kuptuar pse, unė fillova tė qaja nga fuqia a prezencės sė Zotit, qė mė preku nė mėnyrė qė asnjeri nuk mund tė tregojė me fjalė, por asnjeri nuk mund tė dyshojė kur provon kėtė moment.

Me logjikė ishte njė gjė tjetėr tė dije se ishte pėr mua qė Jezusi vdiq, por ishte shume e ndryshme ta ndieje fuqinė, paqen e prekjen e Shpirtrit tė Zotit.

Jeta ime e unė nuk kanė qėnė mė asnjėherė tė njėjta. Mėson qė me ēdo lexim e kapitull tė biblės feja jote rritet mė shumė ēdo ditė e adhurimi pėr njė Zot qė tė jep Shpėtim pa kushte, vuan e vdes pėr ty ėshtė i pa evitueshėm.

Nė ēdo kapitull tė Dhjatės sė Vjetėr sheh se si ēdo profeci e thėnė u mbush me Jezusin, ēdo pikturim i Shpengimit e larjen e mėkateve ishte njė parathėnie pėr pėrmbushjen e planit tė rilindjes sė njeriut me Zotin.

Mua mu desh tė kaloja shumė hape, familje, indipendencė, gabime, mendimi i tė dashurve qė kishin vdekur e s'do ti shija nė parajsė si edhe shumė vėshtirėsi nė ndryshim besimesh me familjen tani.

Por jeta ime ėshtė pėr Jezusin, pėr shėrbimin e shpėrndarjen e Fjalės sė tij.
Pėr 4 vjet tani kam shėrbyer nė kishė por kėtė vitin e fundit zemra ime filloi tė punonte pėr Shqipėrinė. Kemi filluar tė pėrkthejmė shėrbesa kasetash e shtypi nė Shqip falas, e shpresoj njė ditė tė shkoj e pėrgatitur ti tregoj Shqiptarėve se kanė njė Zot qė i don pa kusht, qė i pret pranė tij, qė i fal tė gjitha ē'kanė bėrė, qė i krijoi pėr njė plan tė madh e qė njė ditė do ti takojė fytyrė mė fytyrė.

Jonida Kollcaku
Candlestick Baptist Church
http://candlestickbaptistchurch.mainpage.net/
Spring,Texas
United States

 


Kthehu tek faqja: Dėshmi

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.