Deshmia
Ime!
Marient Dimushi
Tani
jam 24 vjeēar dhe u bėra gati gjashtė vjet qė kam njė mardhėnje tė
rregullt me Perėndinė. Gjashtė vjet ėshtė njė kohė e gjatė, por
mendoj se dėshmija ime ndaj Perėndisė tashmė ėshtė mė e plotė,
sepse edhe rruga qė kam ecur bashkė me Tė ėshtė mė e gjatė.
Si
tė gjitha historitė, edhe kjo e imja, e ka njė filim. Unė linda nė
Shqipėri, u rrita nė Austri dhe u shkollova nė Suedi. (Detaljet po i
pėrjashtojmė!) Si shumica e personave tė gjeneratės time edhe unė u
rrita me atė mentalitetin e shtetit komunist ku njerėzit
indoktrinoheshin tė adhuronin Partinė etj.
Vetėm se unė pėr vetė
fatin e mirė qė kam pasur tė jetoja dhe tė edukohesha jashtė
shtetit, kam pasur gjithashtu mundėsi qė tė rrit njohuritė e mia nė
lidhje me kulturėn, zakonet dhe traditat fetare evropiane dhe mbarė
botėrore. Pra, si tė thuash, kam qėnė ca mė i privilegjuar!
Sidoqoftė nė familjen tonė nuk bėhej fjalė pėr fe apo besim tek
Zoti, ishte dicka pėr tė cilėn nuk flitej.
Gjatė
kohės kur unė jetoja nė Suedi unė vendosa qė tė bėhesha Budist,
sepse unė praktikoja Taekwondo. Kisha shumė shokė nė klasė tė cilėt
shkonin nėpėr kisha tė ndryshme, por ngaqė nuk mė dukej dicka
interesante prandaj edhe nuk shkoja nė kishė. Lexoja rregullisht libra
tė cilėt bėnin fjalė pėr artin e meditimit, kombatimit, dhe se si tė
rrisja cilėsinė e jetesės duke pėrdorur forcėn interiore- ĒI.
Nė fakt pasi kisha
praktikuar pėr njė kohė tė gjatė fenė Budiste, e ndieja veten mė
tė sigurtė dhe gjithashtu kisha njė paqe tė brendshme dhe tė
jashtme, besoja nė vetvete. Nė atė kohė kisha natyrisht edhe nja dy
idhuj tė vegjėl tė cilėve iu lutesha gati pėr ditė, nė mėnyrė qė
tė merrja ato dhunti tė cilat ato ofronin, si psh. durim, pėrqėndrim,
forcėn etj.
Nė
vitin 1995, kur u kthyem si familje nga Suedia nė Shqipėri, pėsuam njėfarė
tronditjeje. Ju e dini se nė ēfarė situate ndodhej vendi nė ato kohėra,
unė nuk do tia dėshiroja asnjė njeriu qė tė kthehej nė Shqipėri
tamam atėherė. Duke lėnė pas njė tė ardhme tė bukur e plot
premtime nė Suedi, ne u munduam qė tė rifillonim jetėn nga e para nė
Shqipėri. Brenda meje ishte mbledhur njėfare urrejteje, dhe e ndieja
veten tė zhgėnjyer nga gjithcka qė na kishte ndodhur. Nė mendje mė
ishin grumbulluar njė qere me pikėpyetje nė lidhje me tė ardhem dhe
papritur nuk gjeja mė pėrgjigje. Prapė une dija si ta kontrolloja
veten dhe gjithashtu sjeljen time, por nuk dija se si tė lutesha dhe se
si ti largoja kėto pyetje nga koka.
Njė
ditė tė bukur, njė mikesha e familjes na bėri njė ftesė pėr tė
vizituar Asamblenė Ndėrkombėtare Protestante nė Tiranė. Ajo e
kishte vėzhguar situatėn tonė dhe thjesht na bėri ftesė qė ne tė
provonim dicka tė re, dhe ti jepnim njė mundėsi Zotit! Prindėrit
e mi ishin skeptikė ndaj kėsaj ftese, kurse unė e vlerėsova gėzimin
me tė cilin ajo na e bėri ftesėn kėshtu qė vendosa tė shkoj. Shėrbesa
bėhej nė anglisht dhe pėrkthehej nė shqip. Mbas vizitės sė parė
unė u bėra i pėrjavshėm nė kishe. Ngaqė kisha lexuar tepėr pėr
Krishtin dhe shėrbesėn e tij, fillova qė ti analizoj gjėrat mė
thellė, dhe gjithashtu, qė ti kuptoj mė mirė. Atje takova shokė,
shoqe dhe njerėz tė ndryshėm tek tė cilėt vėrejta njėfarė ēiltėrsie
dhe gėzimi. Ata ishin tė interesuar qė tė dinin pėr ato gjėra me tė
cilat isha marė unė dhe mė pritėn, si tė thuash, me krahė hapur. Vėrejta
gjithashtu, se unė nuk e kisha atė farė gėzimi dhe ngrohtėsie qė
kishin ata.
Mbas
njė gjysėm viti, pastori i grupit tė rinisė mė ftoi qė tė merja
pjesė nė njė aktivitet bashkė me ta. Grupi i rinisė do tė shkonte
pėr kamp nė Dhėrmi. Mua mė kujtoheshin kur mė tregonin shokėt pėr
grupet e rinisė qė shkonin pėr kamp nė Suedi, ku pinin shumė
alkohol dhe bėnin horrlliqe. Pandeha se edhe kėtu do tė
ballafaqohesha me njė gjė tė tillė. Pėrkundrazi, kėta mė tė vėrtetė
qė kishin Zotin nė qėndėr tė aktivitetit tė tyre. Njė natė nuk
po mė zinte gjumi, sepse e gjithė jeta ime po mė sillej vėrdallė nė
kokė, si njė ėndėr e ēuditshme. Tani qė unė po e ndjeja veten mirė
nė mesin e tyre, filluan qė tė mė dalin nė sipėrfaqe shqetėsimet
dhe mundimet qė unė i kisha mbajtur brenda prej aq kohe. Tė nesėrmen
unė u tregova qė tė gjithėve pėr ėndrėn time dhe gjithashtu qė e
ndieja veten tė raskapitur, doja qė tia dorėzoja jetėn time Jezusit.
Ata u lutėn pėr mua dhe kėshtu qė u bėra i krishterė. Mė parė
kisha lexuar shumė pėr kristianizmin, kėshtu qė e dija se kujt isha
duke i thėnė po Jezusit!
Sot
jam pėrsėri nė Suedi dhe e kam marė Zotin me vete. Biles jam aq i
bekuar saqė e falėnderoj Zotin pėrditė pėr gjithēka qė Ai ka bėrė
nė jetėn time. Jam duke studjuar, po punoj dhe po banoj nė
kryeqytetin e Suedisė. Tė gjitha kanė qėnė njė bekim nga Zoti, dhe
rezultat i lutjeve tė shumta dhe punės sė vullnetshme. Zoti ėshtė i
mrekullueshtėm Psalmi 139:4-6
Emri:
Marient Dimushi
Imelli: mario©albkristian.com
(shėnim)
Stokholm, Suedi
Kthehu tek faqja: Dėshmi

Copyright
- E drejta e Autorit © 2002 - 2005 AlbKristian.com
- Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses 'Shqiptaret per Krishtin'.
|