AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Deshmija Ime!

Unė quhem Sokol Maksutaj. Jam 28 vjec. Jam nga njė fshat i komunės sė Suharekės. Kalova si shumė bashkatdhetar tė mi nė mėnyrė ilegale pėr tė ardhur nė Zvicėr. Tani banoj nė Zvicėr prej vitit 1996. Nė vitin 1998 filloi lufta e nė atė kohė gjendja nė Kosovė ishte shumė e vėshtirė. Isha nė njė gjendje shumė tė mjerė. Kisha frikė se nuk do mund tė shihja mė familjen time. Nuk kisha asnjė rrugėdalje pėr ta. Kaloja tėrė kohėn para televizionit pėr tė marrė informacionet e fundit. Natėn nuk mund tė flija nga frika. Ishte atėherė kur fillova ta kėrkoj Zotin. Ju luta Zotit duke i thėnė: “O Zot tė lutem mė trego kush ja ka qillu katolikėt apo muslimant?”

Pas dy javėsh shkova nė Berne. Nė tren takova njė grua e cila mė foli pėr Jezusin. Atė mbrėmje kur rashė pėr tė fjetur, pashė njė ėndėrr ku dikush mė thoshte: "Ki kujdes Sokol mund ta vrasish kokėn!” U zgjova nga gjumi dhe u ktheva nė anėn tjeter kur papritmas njė forcė e padukshme mė shtyu nė drejtim tė njė frigoriferi qė ishte afėr shtratit tim dhe vrava pak kokėn. Fillova tė frikėsohem edhe mė shumė. Tė nesėrmen shikova shpejt njė libėr tė vogėl qė mė dha gruaja nė tren. Aty shkruante: "Ta njohėsh Zotin personalisht". Nė libėr shkruante se si ne mund ta njohim Zotin; si mund tė na falen gabimet me Jezusin, si Jezusi ishte bėrė kurban pėr ne (ėshtė sakrifikuar pėr ne); si mund ti japim Zotit Jezus tė gjitha problemet e jetės etj. Nė fund tė librit, gruaja kishte lėnė numrin e saj tė telefonit. E ndjeja tė nevojshme ti telefonoja gruas qė e takova nė tren. Doja tė dija mė shumė pėr Jezusin (azreti Isa). U ēudita se si mė priti aq mirė nė telefon dhe vendosėm tė takoheshim. Kur u takuam ajo mė tregoi se Jezusi kishte bėrė mrekulli pėr tė. Unė i tregova se jam shqiptar e se vij nga Kosova. Ajo ndjeu dhembje dhe filloj tė qaj. Ju lut Zotit qė tė mbronte familjen time. Unė i tregova pėr luftėn nė Kosovė dhe ankthin qė kisha. I tregova se serbėt ishin ata qė vrisnin, masakronin dhe digjnin shtėpitė e shqiptarėve. Pas disa ditėsh Zoti Jezus erdhi nė zemrėn time. Ai trokiti nė zemrėn time dhe unė ja hapa zemrėn. Tani e quaj veten kristian sepse i besoj Krishtit. Feja ime islame ka marrė fund pėr mua. Gjithashtu morėn fund pėr mua edhe: genjėshtra, vjedhja, mashtrimi, dhuna etj. Tani jam i martuar e kam dy fėmijė. Jeta ime me Jezusin ka ndryshuar rrėnjėsisht. Zoti ėshtė gėzimi im sepse ai mbrojti familjen time nga masakrat. Lavdi i qoftė Zotit.

Sokol Maksutaj
Zvicėr


Kthehu tek faqja: Dėshmi

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.