AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Pse Une Jam i Krishtere!

Elvis Plaku  - Dėshmia ime.

Ka shumė arėsye tė ndryshme qė unė jam sot i krishterė/kristian, por nė rradhė tė parė mė duhet tė them qė krishterimi nuk ishte zgjedhja e as alternativa e parė qė unė konsiderova pėr jetėn time. Sidoqoftė, ajo ishte dhe mbetet zgjedhja e alternativa mė e mirė - unė jam mė se i bindur pėr kėtė. 

Pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė time e jetova gjatė kohės sė komunizmit nė vendlindjen time nė Tiranė, Shqipėri. Gjatė asaj kohe (shumė prej jush duhet ta dini) nuk lejohej praktikimi i ndonjė feje dhe ky ishte shkaku qė njerėzit nuk kishin mundėsi praktike pėr tė besuar nė Zotin. Unė mbaj mend qė, qė nė vitete e mia tė para tė fėmijrisė, brenda meje kishte njė nevojė dhe njė dėshriė pėr tė besuar nė Zotin. Kuptohet qė kjo ėshtė diēka krejt normale pėr tė gjithė njerėzit, pasi ėshtė njė nevojė qė Zoti e ka vėn brenda nesh dhe qė vetėm Ai mund ta pėrmbushi. Por fatkeqėsisht gjatė kohės sė komunizmit kjo qe e ndaluar. 

Mbas rėnies sė komunizmit, njerėzit fituan shumė prej tė drejtave dhe lirive tė tyre njerėzore dhe demokratike. Njėra prej kėtyre lirive, qe edhe liria (e drejta) e besimit. Njėkohėsisht, shumė prej kishave dhe xhamive tė cilat ishin mbyllur gjatė kohės sė komunizmit u hapėn dhe njerėzit filluan qė tė shkonin pėr tė praktikuar dhe mėsuar mė shumė nė lidhjė me fenė e tyre, (qoftė islami apo kristianizmi). Kjo bėri qė edhe unė tė filloja kėrkimin e identitetit tim fetar dhe shpirtėror.

Tradicionalisht isha mysliman pasi, babai im ishte mysliman prej disa gjeneratash, prandaj ishte plotėsisht normale qė edhe unė tė ndiqja fenė e tij. Si rrjedhojė, unė sė bashku me disa shokėt e mi, shumica e tė cilėve qėnė mysliman nė tė njejtėn mėnyrė si unė, filluam qė tė vizitonim xhaminė qė gjendej nė mes tė qytetit si edhe disa qendra tė tjera myslimane nė tė cilat mėsohej Kurani dhe parime e praktikat e fesė islame.

Ky vendim i imi u mbėshtet edhe nga prindėrit e mi. Gjithashtu, u inkurajua edhe  nga njė shoku i babit, i cili mė dha disa materiale nė lidhje me islamin pėr ti lexuar. Por faktikisht, megjithėse ishte plotėsisht normale pėr mua qė tė futesha mė thellė ne fenė islame, kishte disa arsye qė mė pengonin ta bėja kėtė, dhe ca prej tyre ishin: Mungesa e paqes nga njėra anė; dhe nga ana tjetėr unė e kisha shumė tė vėshtirė qė tė kuptoja se si ishte e mundur qė tė kishe njė mardhėnie mė Zotin kur nė dukje kjo mardhėnie ishte e bazuar nė bėrjen e riteve tė ndryshme fetare!

Unė vazhdova qė tė kėrkoja dhe nga ana tjetėr fillova qė tė  konsideroja njė alternativė tjetėr pėr fenė time. Siē thashė, nga ana e babit unė isha mysliman, por nga ana e mamit unė isha i krishterė, dhe kėshtu qė mbas njė farė kohe fillova qė tė frekuentoja edhe dy kishat e tjera; ortodokse dhe katolike tė tiranės, por fatkeqėsisht atje pata pothuajse tė njejtin zhgėnjim, pasi megjithėse ato nuk ishin si xhamia dhe islami nė bindje, nga ana tjetėr ishin nė shumė mėnyra njėsoj pasi edhe ato ishin tė bazuara nė bėrjen e riteve fetare.

Ky kėrkim i imi zgjati pak mė tepėr se tre vjet, dhe ndėrkohė unė vazhdoja studimet e mia pėr trompė nė Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku kisha qėne prej disa vjetėsh duke studiuar. ishte gjatė kėsaj kohe (Qershor, 1994), unė isha nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme dhe njė ditė profesori im i trompės mė kėrkoi qė tė shkoja tek ‘Pallati i Pionerėve’ pėr tė ndihmuar atje me njėrin prej programeve qė ata po bėnin pėr fėmijėt, nė lidhje me ‘Festivalin e Fėmijėve’ pėr atė vit. Zakonisht provat ishin ēdo ditė tė javės pėrveē tė djelave, por kur po afrohej fundi organizatorėt e programit na kėrkuan qė tė vinim edhe tė djelave, dhe herėn e parė qė nė kishim pėr tė bėrė prova tė djelėn, unė gjeta njė kishė e cila i bėnte takimet e saj nė po tė njejtėn ndėrtėsė ku ne bėnim praktikė gjatė javės. Ajo qė ishte mė e rėndėsishme nė lidhje me kėtė kishė (Protestante), ishte fakti qė unė pata paqe nė zemrėn time qė nė momentet e para qė hyra. Mbas asaj here tė parė, unė vazhdova qė ti ndjek takimet e tyre deri sa njė ditė, pranova Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpėtimtarin tim personal. Qė nga ajo kohė jeta ime nuk ka qenė mė e njėjta.  

Brenda njė kohe tė shkurtėr pasi unė u bėra i krishterė, njėri prej shkokėve tė mi mė tė ngushtė, i cili ishte mysliman vetė dhe nuk dėshironte qė unė tė bėhesha i krishterė pasi ai besonte qė krishterimi nuk ėshtė feja e vėrtetė, filloi qė tė mė tregonte nė lidhje me ato qė ai besonte tė ishin gabime nė Bibėl. Unė isha shumė i ri nė besim dhe kėshtu qė shpesh  nuk dija se si tu pėrgjigjesha me siguri shumė prej argumentave tė tij. Megjithatė unė u mundova qė ti pėrgjigjesha argumentave tė tij me aq sa dija, por kjo ishte goxha e vėshtirė pėr mua pasi njohuria ime ishte shumė e kufizuar nė lidhje me Biblėn nė atė kohė. Mbas debatesh tė shumta nė lidhje me Biblėn dhe Kuranin besimi im po fillonte qė tė lėkundej jo vetėm nė Biblėn ose Kristianizmin, por edhe nė Zotin gjithashtu.

Mbas disa javėsh debatimi me njėri tjetrin, shoku im mė tha qė ishte duke pėrdorur njė libėr tė vogėl qė kishte marrė tėk njėra prej qendrave myslimane ku ai vazhdonte tė shkonte. Unė arrita qė tė merrja njė kopje pėr vete dhe fillova qė ta shfletoja pėr ti konsideruar edhe njė herė argumentat qė jepeshin kundra Biblės,  por tani nuk u mundova qė ti gjeja tė gjitha pėrgjigjjet vetėm, por pėr ato gjėra tė cilat nuk i kuptoja mirė pasi nuk i kuptoja unė shkova qė tė pyesja njėrin prėj misionarėve tek kisha ime. Ai mė ndihmoi shumė dhe arriti qė tė mė shpjegonte nė lidhje me tė ashtuquajturat ‘gabime tė Biblės’. Unė ndėrkohė vazhdova qė tė studioja pėr vetėn time dhe sot sa herė qė shoh mbrapa, tek ato kohė tė vėshtira nė besimin tim, i jam falenderues Zotit sepse Ai ishte aty me mua nė kohėt e vėshtira dhe gjithashtu kur unė fitova fitoren time tė parė nė besim dhe njėkohėsisht u binda akoma mė tepėr nė lidhje me vėrtetėsinė e Fjalės sė Tij.

Qysh prej asaj kohe, unė kam qenė mė i vendosur nė besimin tim nė Perėndinė dhe Fjalėn e Tij. Njėkohėsisht, unė nuk kam ndaluar qė tė lexoj  dhe studioj argumentat e ndryshėm qė janė ngritur kundėr Fjalės dhe besimit tonė nė Perėndinė.

Arsyeja qė unė zgjodha qė tė bėhem i krishterė, nuk kishte tė bėnte thjeshtė me shijevet e mia personale, pėrsa i pėrket njėrės fe apo tjetrės; por kishte tė bente me pėrmbushjen personale shpirtėrore dhe morale qė vijnė nga fakti qė krishterimi ėshtė mė tepėr se njė fe ose besim nė Perėndinė!

Unė zbulova qė krishterimi ėshtė mė tepėr se njė besim statik nė Perėndinė, e vėrteta ėshtė qė krishterimi ėshtė njė shprehje praktike e njė mardhėnjeje personale me njė Perėndi personal.
 

Emri: Elvis Plaku
Imelli:
elvis©albkristian.com (shėnim)
Tirane, Shqiperi


Kthehu tek faqja: Dėshmi

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.