AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Kush Jane Deshmitaret e Jehovait?

Dėshmitarėt e Jehovait: Sfondi Historik

Doktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeēari Ēarlls Teiz Rasėll (Charles Taze Russell) filloi njė studim biblik i cili fokusohej nė kronologjinė biblike dhe nė ardhjen e dytė tė Krishtit. Si rezultat i kėtyre studimeve, Rasėll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale pėrgjatė 1870-tave. Nė vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojės sė Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmėruesi i Prezencės sė Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojės sė Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht nė 1884-ėn, nė tė cilėn Rasėll qėndroi si president deri nė vdekjen e tij nė 1916-ėn. Pėrgjatė kėsaj periudhe, Rasėll shkroi njė seri librash me titullin “Studime nė Shkrimet,” tė cilat u bėnė bazat e teologjisė sė Dėshmitarėve tė Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dėshmitarėve tė Jehovait, Bibla e Kullės sė Rojės dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra nė Bruklin tė Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).

Dėshmitarėt e Jehovait: Teologjia Themelore

Teologjia e Dėshmitarėve tė Jehovait ka shumė nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Kėto janė themelet e doktrinės sė Kullės sė Rojės: Perėndia ėshtė njė qėnie unike, pra nuk ėshtė Trini. Perėndia nuk ėshtė i gjithėditur apo i kudogjendur. (Njėherė e njėkohė, BKRShT-ja shpalli qė Perėndia e sundonte universin nga diku nė sistemin yjor tė Pleiadės (Pleiades) por qysh prej disa kohėsh ata kanė hequr dorė nga ky mėsim). Krijesa e parė e Perėndisė ishte Kryeėngjėlli Mikael (Michael the Archangel), nėpėrmjet tė cilit mė vonė Perėndia krijoi “gjithēka tjetėr”, si p.sh. universin, tokėn, dhe njerėzimin. Proēesi krijues i Perėndisė zgjati saktėsisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha pėr njė shpėtimtar qė tė lindej, Kryeėngjėlli Mikael u bė njeri, nė formėn e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamėkatshėm dhe i mbante tė gjitha ligjet e Perėndisė. Ai vdiq nė njė “trung torturash,” nė tė cilin ai mbajti tė gjitha mėkatet e njerėzimit, pėrveē atyre tė Adamit. Jezusi u ngrit nga tė vdekurit nė frymė, pra jo nė formė trupore. Dėshmitarėt e Jehovait tė cilėt e ndjekin organizatėn e Perėndisė nė tokė (BKRShT) me besnikėri, do tė shpėtohen nga asgjesimi i pėrjetshėm dhe do tė jetojėn pėrjetėsisht nė Parajsėn nė Tokė. Qielli (parajsa nė qiell) ėshtė e rezervuar pėr njė grup tė veēantė prej 144,000 Dėshmitarėsh tė Jehovait, tė cilėt janė pėrcaktuar si “tė rilindur” nga BKRShT-ja dhe qė lejohen qė tė marrin kungimin vjetor. Zakonisht, Dėshmitarėt e Jehovait ndjekin rreth 3 deri nė 5 takime nė javė, ku mėsojnė nga literaturat e BKRShT-sė. Pjestarėt e ri mbasi i kanė studjuar materialet pėr tė paktėn gjashtė muaj, i pėrgjigjen njė serie pyetjesh pėrpara njė paneli pleqsh (drejtuesh tė respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagėzohen nė organizatė (d.m.th. bėhen pjesė e organizatės). Pastaj atyre u kėrkohet qė mbajnė njė veshje dhe sjellje modeste, tė mos votojnė gjatė kohės sė votimeve, tė mos ta pėrshėndesin dhe kėndojnė kėngėn e flamurit, tė ta bėjnė ushtrinė, dhe qė tė mos ti festojnė ditėlindjet dhe Krishtlindjen. Ēdo antar ėshtė i kėrkuar qė tė pėrmbushi njė kohė tė caktuar (zakonisht disa orė nė javė) gjatė tė cilės duhet tė shpėrndajė literaturėn e BKRShT-it dhe tė mbledhi dhurata financiare pėr kryeqėndrėn e BKRShT-it nė Nju Jork. Nėse njė Dėshmitar i Jehovait e le organizatėn, ai apo ajo si rezultat mohoet nė tė gjitha mėnyrat. Jashtė organizatės sė BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi nė pėrgjithėsi konsiderohet si i rėnė nga besimi, dhe i mbushur me pastorė tė cilėt janė antikrishta, nė kisha tė cilat drejtohen nga Satani, dhe qė mbėshtesin qeveritė tokėsore.

Dėshmitarėt e Jehovait: Doktrina e Kullės sė Rojės nė krahasim me Doktrinėn e Krishterė

Dėshmitarėt e Jehovait dhe teologjia e Krishterė kanė disa ngjasi themelore. Pėrgjithėsisht, ato tė dyja mėsojnė qė Perėndia ėshtė Krijuesi i gjithēkaje, nė kundėrshtim me evolucionin natyror, dhe qė tė dyja i pėrmbahen besimit qė Jezus Krishti do tė kthehet nė tokė pėr tė shkatėrruar Satanin dhe pėr tė vendosur mbretėrinė e pėrjetshme tė Perėndisė. Sidoqoftė, ky ėshtė fundi i ngjasive tė pėrgjithshme midis kėtyre dy teologjive. E vėrteta ėshtė qė teologjia e Dėshmitarėve tė Jehovait dhe ajo e tė Krishterėve ungjillorė ka shumė ndryshime, nga tė cilat mė e rėndėsishmja ėshtė ajo nė lidhje me personin dhe natyrėn e Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit ėshtė pika kryesore e tė gjithė Biblės. Shkrimet me shumė qartėsi na mėsojnė qė Jezus Krishti ėshtė Perėndia. Dhe mėsimet e Dėshmitarėve tė Jehovait nė lidhje me Jezus Krishtin i kundėrshtojnė qartėsisht mėsimet e Biblės. Shumė pasazhe biblike na tregojnė qė Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perėndi, mori formėn fizike (trupore) tė njė shėrbėtori tė pėrulur nė mėnyrė qė Ai tė vdiste nė kryq nė vendin tonė.

Doktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait i konsideron 66 librat e “Pėrkthimit tė Botės sė Re” tė Shkrimeve tė Shenjta (PBR) si e vetmja e vėrtetė e frymėzuara Fjalė e Perėndisė. PBR-ja ėshtė e prodhuar dhe e publikuar nga njė komitet “anonim” i BKRShT-sė. PBR-ja (Pėrkthimi i Botės sė Re) konsiderohet prej tyre si pėrkthimi i vetėm dhe mė i mirė i Biblės, pasi “pėrkthyesit iu pėrmbajtėn shumė afėr asaj qė gjendet nė gjuhėt origjinale tė Biblės.” Si shtesė, “trupi drejtues” i BKRShT-sė konsiderohet kanali i vetėm i vėrtetė i Perėndisė pėr interpretimin e saktė tė Biblės. Si rezultat, doktrina e Dėshmitarėve tė Jehovait kėrkon qė ne “tė bashkohemi me kanalin e Perėndisė – organizatėn e tij” nė mėnyrė qė tė jemi ndjekės tė vėrtetė tė Perėndisė. Kjo nėnkupton qė nuk ka shpėtim tjetėr jashtė BKRShT-sė (organizatės). Doktrina e Krishterė thotė qė Bibla ėshtė me tė vėrtetė e pėrbėrė nga 66 libra tė Dhjatės sė Vjetėr dhe asaj tė Re, dhe qė ajo ėshtė me tė vėrtetė Fjala e frymėzuar dhe e padėshtueshme e Perėndisė. Por, PBR-ja (Pėrkthimi i Botės sė Re) nuk ėshtė njė pėrkthim i ligjshėm, pasi ai reflekton teologjine e Dėshmitarėve tė Jehovait, dhe sidomos anshmėrinė e tyre kundra hyjnisė sė Jezus Krishtit dhe doktrinės sė Krishterė tė Trinisė. P.sh., Gjoni 1:1 nė PBR-nė lexon kėshtu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perėndi.” Por tė gjithė pėrkthimet e ligjshme tė Biblės thonė, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perėndi.”

Dėshmitarėt e Jehovait: Pėrgjigja e Duhur

Pėrsa i pėrket pretendimeve tė Dėshmitarėve tė Jehovait qė PBR-sė ėshtė i vetmi interpretim i saktė i Biblės, pėrgjigja e Krishterė ėshtė qė asnjė drejtues fetar apo organizatė fetare nuk mund tė ketė kontroll apo zotėrim ekskluziv tė interpretimit tė Biblės. Nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė tė gjithė tė Krishterėt janė nė gjendje qė tė interpretojnė dhe kuptojnė Biblėn e Shenjtė. Dhe pėrsa i pėrket pretendimit tė Dėshmitarėve tė Jehovait qė BKRShT-ja ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi pėr tek Perėndia, pėrgjigja e Krishterė ėshtė qė tė gjithė ata njerėz tė cilėt e kanė pranuar dhuratėn e lirė tė Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpėtimtarin e tyre, shpėtohen. Shpėtimi ėshtė “me anė tė hirit nėpėrmjet besimit” nė Jezus Krishtin (Efesianėve 2:8-9). Dhe asnjė sasi veprash apo antarėsimi nė ndonjė grup fetar nuk kėrkohen pėr tė filluar jetėn e pėrjetshme me Perėndinė.

Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/

Pėrtheu: Elvis Plaku


Kthehu tek faqja: Dėshmitarėt e Jehovait

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.