AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

TEOLOGJIA

Fjala “teologji” vjen nga fjala greke “theos” qė do tė thotė “Perėndi”. Si rrjedhim, teologjia ėshtė doktrina e Perėndisė. Pėr tė filluar studimin e shumė doktrinave tė Biblės, duhet tė fillojmė nga Burimi i tė gjitha gjėrave, nga Perėndia! Duhet tė fillojmė me Perėndinė, sepse nuk ka asnjė dhe asgjė pėrpara Tij. Ai ishte pėrpara se ēdo gjė tė vinte nė jetė: “nė fillim Perėndia …” (Zanafilla 1:1). “Perėndia, nė kohė tė lashta dhe nė shumė mėnyra …” (Hebrenjve 1:1). “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte Perėndi” (Gjoni 1:1). Gjėrat qė duhet tė studiojmė janė:

I. Emrat dhe Titujt e Perėndisė

Emri i njė personi, vendi apo gjėje ėshtė ai me tė cilin njihet nga tė tjerėt. Emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai ėshtė i njohur. Ata pėrcaktojnė karakterin e Tij. Po, emrat e Perėndisė janė ata me tė cilėt ai ėshtė i njohur nga populli i Tij: “Mė shpėto, o Zot, me emrin tėnd” (Psalmi 54:1a). “Ata qė njohin emrin tėnd do ta vėnė besimin e tyre nė Ty” (Psalmi 9:10). Kur ju lexoni nė Bibėl fjalėn “Perėndi”, e dini qė ėshtė pėrkthyer ose nga fjala hebraike “Elohim”, ose nga fjala hebraike “Jehova”. Fjala “Zot” vjen zakonisht nga fjala hebraike “Adonai”. Pėr tė ditur se cila fjalė pėrdoret nė ndonjė varg, kėshillohuni me njė mjet teknik si “Concordance” (Strong’s apo Young’s). Secila nga kėto fjalė, Elohim, Jehova dhe Adonai pėrshkruan karakterin e Perėndisė dhe veprimet e Tij ndaj njerėzisė, duke dalluar shenjtorin nga mėkatari.

A. Elohim.

Fjala “Elohim”, qė pėrkthehet “Perėndia”, gjendet mė shumė se dy mijė e treqind herė nė Shkrimin e Shenjtė. Ky nuk ėshtė njė emėr personal i Perėndisė, por ėshtė titulli zyrtar i Tij, ēfarė Ai ėshtė, Perėndi, Elohim! Fjala “Elohim” nuk ėshtė pėrdorur vetėm pėr Perėndinė, por edhe pėr njerėzit (“Unė kam thėnė ju jeni perėndi, jeni tė gjithė bijtė e Shumė tė Lartit”, Psalmi 82:6 dhe Gjoni 10:34-35) dhe pėr idhujt (“Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bėni perėndi me metal tė shkrirė” Levetiku 19:4). Ky ėshtė titulli i Perėndisė ashtu siē ėshtė titulli “president”. President ėshtė titulli zyrtar i kryeekzekutivit tė njė shteti. Nuk ėshtė emri, por titulli i tij. Ashtu siē ka presidentė tė shumė llojeve, si: president i firmave, i shoqėrive misionare etj., edhe emri zyrtar i Perėndisė ėshtė Elohim, zyra e Tij.

Elohim ėshtė emėr nė numrin shumės, dhe, kur themi “shumės”, nėnkuptojmė qė kemi tė bėjmė me dy ose mė shumė gjėra. Kjo ėshtė e vlefshme pėr gjuhėn shqipe, por jo edhe pėr gjuhėn hebraike. Gjuha shqipe ka dy numra: njėjėsin (me kuptimin njė) dhe shumėsin (me kuptimin dy a mė shumė). Nė hebraisht kemi tre numra: njėjės, pėr njė; duali, qė i referohet numrit dy; shumėsi, qė do tė thotė tre ose mė shumė. Kėshtu emri Elohim ėshtė shumės, tre ose mė shumė. Zanafilla 1:1 thotė: “Nė fillim Perėndia (tre ose mė shumė) krijoi qiejt dhe tokėn”. Njė tregues tjetėr i trinisė gjendet nė Zanafilla 1:26-27: “Perėndia [Elohim] tha: ‘Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė’”.

Kuptimi i vėrtetė i fjalės “Elohim” ėshtė Ushtruesi i Fuqisė, Ai i Forti. Nė kapitujt e parė tė Zanfillės, Elohim ėshtė pėrshkruar duke shfaqur pushtetin e Tij nė kėto dhjetė fjalė: krijoi, bėri, lėvizi, tha, shikoi, quajti, ndau, vendosi, mbaroi dhe bekoi.

Asnjė krijesė nuk ka pushtet, pėrveē atij qė i ka dhėnė Perėndia. Pushteti i pėrket Perėndisė. Njeriut i duhet tė punojė pėr pushtetin e tij nė tė gjitha fazat e jetės. Perėndia vetėm flet dhe ēdo gjė kryhet. Perėndia jo vetėm e krijon, por edhe e mban atė qė e krijon nga asgjėja.

Elohim (Perėndia) ka pushtet mbi qeverinė. Danieli e theksoi kėtė dhe Nebukadnetsarit iu desh ta provonte “qė tė gjallėt tė dinė qė Shumė i Larti sundon mbi mbretėrinė e njerėzve; Ai ia jep atij qė dėshiron dhe larton mbi tė keqin e tė kėqinjve” (Danieli 4:17). Duke pasur zemrėn e tij tė mbushur me krenari, Nebukadnetsarin e zuri marrėzia, derisa pranoi se Shumė i Larti nė tė vėrtetė mbretėronte. Atėherė atij iu kthye arsyeja dhe u bė njė besimtar i fortė i kėsaj tė vėrtete.

Elohim (Perėndia) ka pushtet nė gjykim, si mbi njerėzit, ashtu edhe mbi kombet. Kur godet, askush nuk mund t’i qėndrojė Atij.

El ėshtė forma e njėjėsit pėr Elohim. Gjendet dyqind e pesėdhjetė herė nė Shkrimet e Shenjta. Ėshtė pėrdorur nė emra tė pėrveēėm si Samuel (i kėrkuar nga Perėndia) dhe Elija (Jehova ėshtė Perėndia im).

B. Jehova.

Jehova ėshtė emri personal i Perėndisė. Ėshtė njė emėr mbi ēdo emėr tjetėr. Jehova do tė thotė Shpengues. Sa herė qė ėshtė pėrdorur nė Bibėl, ėshtė e lidhur me ēlirimin e Zotit: “Kėshtu kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė: ‘Ai ėshtė mbreti i Izraelit’. Pastaj e rrethuan pėr ta sulmuar; por Jozafati lėshoi njė britmė dhe Zoti [Jehova] i vajti nė ndihmė; Perėndia i shtyu tė largoheshin prej tij” (2 Kronikave 18:31).

Ndėrsa emri personal i Perėndisė, Jehova, shkruhej, nuk shqiptohej kurrė. Hebrenjtė e konsideronin kėtė emėr si tepėr tė shenjtė pėr t’u pėrmendur nga buzėt njerėzore. Ka mundėsi qė ky shqiptim tė mos jetė i saktė as sot, sepse nė gjuhėn hebraike shkruhet pa asnjė zanore. Emri “Jehova” nė hebraisht shkruhet JHVH. Shpresojmė qė e shqiptojmė nė rregull. Ndoshta mund tė shqiptohet Jeheveh, Jihivih, Jahavah, ose nė shumė mėnyra tė tjera. Kur skribėt vinin tek emri Jehova, duke kopjuar, ata i lanin trupat e tyre, dhe penat, me tė cilat do tė shkruanin kėtė emėr, pastroheshin. Madje edhe nė publik, kur lexuesit do tė arrinin tek ky emėr, nuk e shqiptonin, sepse kishin frikė se mos e merrnin nėpėr gojė kot, kėshtu qė e zėvendėsonin me Elohim apo Adonai. Njė arsye pse fjala “Jehova” u pėrdor rrallė, ishte qė tė ruhej njė njohje sa mė e plotė e shenjtėrisė sė Tij.

Kur Zoti (Jehova) iu shfaq Moisiut nė ferrishten qė po digjej dhe e urdhėroi qė tė udhėhiqte bijtė e Izraelit tė dilnin nga Egjipti pėr tė shkuar nė tokėn e premtuar, Moisiu pyeti: <<Ja, kur tė shkoj te bijtė e Izraelit dhe t’ju them: “Perėndia i etėrve tuaj mė ka dėrguar te ju”, po tė jetė se ata mė thonė: “Cili ėshtė emri i tij?”, ē’pėrgjigje duhet t’u jap?. Perėndia i tha Moisiut: “UNĖ JAM AI QĖ JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kėshtu bijve tė Izraelit: ‘UNĖ JAM-i mė ka dėrguar tek ju’”>> (Eksodi 3:13-14).

Jehova ėshtė UNĖ JAM-i i pėrjetshėm. S’ka as tė kaluar, as tė ardhme me Jehova-in; Ai ėshtė i Tashmi i Pėrjetshėm, Vetekzistuesi, Ai qė e bėri veten e Tij tė njohur.

Tek Eksodi 20:2 lexojmė: “Unė jam Zoti Perėndia yt”, domethėnė, “Unė jam Jehova, Elohim-i yt”. Kishte shumė elohimė, por vetėm njė Jehova. Ju mund tė lexoni nė Bibėl “Elohim i Izraelit”, por kurrė nuk lexoni “Jehova i Izraelit”, sepse nuk ka asnjė tjetėr Jehova. Kur Elija dhe profetėt e Baalit patėn njė provė, kjo ishte pėr tė vendosur kush ishte Elohim (Perėndia), Jehova apo Baali.

Jehova ishte gjithmonė i lidhur nė njė mėnyrė shpenguese me njerėzit e Tij, por marrėdhėnia e Tij me krijesat e Tij (kjo pėrfshin edhe njerėz jo tė rilindur) ishte gjithmonė si Elohim. E njėjta gjė ėshtė edhe sot. Perėndia ėshtė Perėndia i gjithė tė pashpėtuarve, por Ai ėshtė Jehova, Įtė pėr gjithė tė shpėtuarit. Libri i Jonės e ilustron kėtė gjė mė sė miri. Nė kapitullin 3 dhe 4 njerėzit i thirrėn Elohim-it dhe Jona iu drejtua Jehova-it! Ata ishin tė humbur, por ai ishte i shpėtuar. Ata mė vonė u shpėtuan dhe mund ta quanin tashmė Perėndinė Jehova. Mund tė shihni shkrime tė tjera, si: Gjyqtarėt 7:14-15; 2 Kronikave 19:6-9; Zanafilla 7:16; 1 Samueli 17:46.

JAH ėshtė njė tjetėr emėr pėr Perėndinė. Gjendet dyzet e tetė herė nė pėrkthimet e ndryshme. Disa studiues biblikė besojnė se JAH ėshtė njė shkurtim i fjalės “Jehova”. Kuptimi ėshtė i njėjtė: “Kėndojini Perėndisė, kėndojini lavde emrit tė tij, pėrgatitini rrugėn atij qė kalon me kalė nė shkretėtirė; emri i Tij ėshtė Zoti [JAH]; ngazėlloni para tij” (Psalmi 68:4). Emri JAH ėshtė gjithmonė i lidhur me lavdėrimin dhe gjendet, sė pari, tek Eksodi 15:2.

Ne besojmė se fjala “Perėndi” (Elohim), duke qenė shumės tek Zanafilla 1:1, sugjeron pa dyshim qė Trinia ka krijuar qiejtė dhe tokėn. Edhe sot shohim qė mendimet moderne e interpretojnė kėtė nė mėnyra tė ndryshme. Mendimi modern thotė qė kjo pjesė duhet tė lexohet: “Nė fillim perėnditė kanė krijuar qiejt dhe tokėn”. Arsyeja pėr kėtė, thonė ata, ėshtė se nė fillim Izraeli ka besuar nė shumė zotėr, por feja e tyre u shndėrrua nė monoteizėm (me njė Perėndi). Kjo formė e arsyetimit ėshtė shumė e vėshtirė pėr shumė studiues. A ka ndonjė pjesė tė Shkrimit qė do ta hedhė poshtė kėtė? Sigurisht qė po! Mund tė shikoni tek Ligji i Pėrtėrirė 6:4: “Dėgjo, o Izrael, Zoti Perėndia ynė ėshtė njė i vetėm”. Tani, vendosni fjalėt e sakta Elohim dhe Jehova nė kėtė pjesė dhe do tė shihni se sa qartė del Trinia e Zanfillės 1:1: “Dėgjo o Izrael, Jehova-i, Elohim-i ynė (tre ose mė shumė) ėshtė njė i vetėm”. Prandaj, njeriu filloi me besimin nė njė Zot dhe mė vonė u shthur deri nė thellėsi “dhe e shndėrroi lavdinė e Perėndisė sė pakalbshėm nė njė shėmbėllim tė ngjashėm me atė tė njė njeriu tė kalbshėm, tė shpendėve, tė kafshėve katėrkėmbėshe dhe tė rrėshqanorėve” (Romakėve 1:23).

C. Adonai.

Termi “Adonai”, nė tė vėrtetė, ka kuptimin zotėri ose zotėrues, njė qė zotėron, qė drejton dhe qė bekon tė tijtė. Kjo gjendet sė pari tek Zanafilla 15:1-2: “Mbas kėtyre gjėrave fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim, duke i thėnė: ‘Mos ki frikė Abram, Unė jam mburoja jote dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė i madh’. Po Abrami i tha: ‘Zot (Adonai) Perėndi, ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?’”.

Adonai mund tė njihet gjithmonė me fjalėn “Zoti” dhe “zot” nė Dhiatėn e Vjetėr. Ka dy forma tė ndryshme pėr kėtė fjalė: Adon, e cila ėshtė njėjės, dhe Adonai, qė ėshtė shumės.

Adonai ėshtė pėrdorur nė dy mėnyra nė Shkrimet, kur ka lidhje me njeriun dhe marrėdhėniet e tij tokėsore, si njė zotėri i skllevėrve tė tij dhe si njė burrė ndaj gruas: “Kėshtu shėrbėtori e vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe iu betua lidhur me kėtė problem. Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis, duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij” (Zanafilla 24:9-10a). “Ashtu si Sara qė i bindej Abrahamit duke e quajtur ‘zot’” (1 Pjetri 3:6). Shihni gjithashtu Zanafilla 18:12.

Njė hebre mund tė shiste vetveten tek njė hebre tjetėr dhe ai do tė bėhej zotėria i tij. Megjithatė, ai nuk mund tė shitej pėrgjithmonė, sepse nė vitin shtunor ose nė vitin e Jubileut, tė gjithė skllevėrit liroheshin. Kishte ende njė rrugė me tė cilėn njė skllav mund tė mbetej skllav pėrgjithmonė, dhe kjo ishte me anė tė vendimit: “Por nė qoftė se skllavi thotė haptazi: ‘Unė e dua zotėrinė tim, gruan time dhe fėmijėt e mi dhe nuk dua tė shkoj i lirė’, atėherė pronari i tij do t’ia afrojė Perėndisė dhe do ta avitė te dera ose te shtalkat; pastaj pronari i tij do t’i shpojė veshin me njė fėndyell; dhe ai do t’i shėrbejė pėrgjithnjė” (Eksodi 21:5-6). Pali tha se ishte skllav (shėrbėtor) i Jezus Krishtit, i blerė me gjak dhe i lidhur me dashuri! Sa herė qė ju pėrdorni emrin Zoti Jezus Krisht, ju thoni: “Ai ėshtė Zotėria im”. “Ju mė quani Mėsues dhe Zot dhe mirė thoni, sespe jam” (Gjoni 13:13).

D. Kombinime me emrin Jehova.

1. Jehova-jireh: “Zoti do tė sigurojė (do tė japė)”. “Dhe Abrahami e quajti kėtė vend Jehova-jireh. Prandaj edhe sot e kėsaj dite thuhet: ‘Do tė furnizohet (jepet) nė malin e Zotit’” (Zanafilla 22:14). Ky ishte rasti kur Abrahami mori nė mal djalin e tij tė vetėm, Isakun. Isaku mbante drutė, kurse Abrahami mbante thikėn dhe zjarrin. Djali i tij e pyeti se ku do ta merrnin flinė. At Abrahami iu pėrgjigj: “Perėndia do tė sigurojė vet qengjin pėr sakrificėn” dhe Perėndia e bėri kėtė! Para se Abrahami ta vriste djalin e tij si flijim tė kėrkuar nga Perėndia, engjėlli i Zotit e ndaloi dorėn e tij dhe sytė e tij shikuan nė kaēube, ku ai pa dashin qė Zoti e kishte siguruar (dhėnė). Afėrsisht dy mijė vjet mė parė, Biri i Perėndisė mbarti vetė njė barrė tė drunjtė, Kryqin, dhe Ati mbajti zjarrin (qė flet pėr gjykimin) dhe thikėn (qė flet pėr vdekjen) dhe Zoti me tė vėrtetė i siguroi vetes njė flijim pėr mėkatet tona, Birin e Tij, Zotin dhe Shpėtimtarin Jezus Krisht. A ėshtė Ai Jehova-jireh pėr ju? Ēfarėdo qė tė ndodhė, mbani mend: Ai ėshtė Jehova-jireh, “Zoti do tė sigurojė [do tė japė]”.

2. Jehova-Rafa: “Zoti qė shėron”. “[Zoti] tha: ‘Nė qoftė se ti dėgjon me vėmendje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Tij dhe dėgjon urdhėrimet e Tij dhe respekton tėrė ligjet e Tij , unė nuk do tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė egjiptasve, sepse unė jam Zoti [Jehova-Rafa] qė tė shėron” (Eksodi 15:26). Ai ėshtė Zoti, Mjeku. Mėnyra se si ėshtė pėrdorur kjo nuk ėshtė se “Unė do tė shėroj sėmundjet e tua”, por “Unė nuk do tė sjell ligėsi mbi ty”.

Bota ėshtė quajtur ndryshe “bota e sėmurė”. Livingstone, njė misionar dhe zbulues nė Afrikė, e ka quajtur Afrikėn “njė plagė e hapur” dhe arsyeja pėr kėtė ėshtė plaga e thellė e mėkatit! Fjala “shėroj” ėshtė njė fjalė interesante dhe ka kuptimin riparoj, rregulloj, kuroj. Ka njė shėrim tė pėrsosur tek Jehovai-Rafa sespe “me vurratat e tij ne u shėruam” (1 Pjetri 2:24). Shikoni gjithashtu Psalmi 41:4.

3. Jehova-nissi: “Zoti, Flamuri ynė”. “Moisiu ndėrtoi pastaj njė altar tė cilit i vuri emrin: ‘Zoti ėshtė flamuri ynė’ [Jehova-nissi]” (Eksodi 17:15). Zoti ėshtė Fitorja jonė. Krishti i kryqėzuar ėshtė Flamuri ynė i Fitorės!

4. Jehova-kadesh: “Zoti qė shenjtėron”. “Respektoni statutet e mia dhe i vini nė zbatim. Unė jam Zoti [Jehova-kadesh] qė ju shenjtėron” (Levitiku 20:8). Zoti ėshtė i njėjti Zot, si i tė krishterėve, ashtu edhe i hebrenjve. “Ai shtoi: ‘Ja, unė vij pėr tė bėrė, o Perėndi vullnetin tėnd’… Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njėherė pėr tė gjithė” (Hebrenjve 10:9-10). Shihni pėr kėtė edhe Hebrenjve 10:14 dhe Eksodi 31:13.

5. Jehova-shalom: “Zoti Paqja jonė”. “Atėherė Gideoni ndėrtoi njė altar pėr Zotin atje dhe e quajti ‘Jehova-shalom’. Ai gjendet edhe sot nė Orfrahun e Abiezeritėve” (Gjyqtarėt 6:24). Ka vetėm njė rrugė pėr tė siguruar paqen sot dhe kjo ėshtė nėpėrmjet Zotit Jezus Krisht. Ai ėshtė Paqja jonė: “Ai nė fakt, ėshtė paqja jonė, ai qė ka bėrė tė dy popujt njė dhe ka shėmbur murin e ndarjes” (Efesianėve 2:14). Shihni gjithashtu Romakėve 5:1.

6. Jehova-tsedekah: “Zoti Drejtėsia jonė”. “Nė ditėt e tij Juda do tė shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė me siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: ‘Zoti drejtėsia jonė’ [Jehova-tsedekah]” (Jeremia 23:6). Izraeli do tė kthehet nė Tokėn e Premtuar pėrsėri dhe, gjatė mijėvjeēarit tė Jezusit, Jehovai do tė quhet Jehova-tsedekah “Zoti drejtėsia jonė”. Zoti erdhi, nė tė vėrtetė, i vetmi i drejtė, por ata e kryqėzuan. Por njė ditė Ai do tė vijė pėrsėri pėr herė tė dytė dhe Izraeli do ta shpallė Zotin Jezus Krisht si Drejtėsinė e tyre. Pėr shkak se “nuk ka asnjė njeri tė drejtė, as edhe njė” (Romakėve 3:10), Jezus Krishti ėshtė e vetmja drejtėsi qė ndokush mund tė shpallė si tė tijėn.

7. Jehova-shamah: “Zoti ėshtė atje”. “Gjithė perimetri do tė jetė tetėmbėdhjetė kubitė. Prej kėsaj dite emri i qytetit do tė jetė: ‘Zoti ėshtė atje [Jehova-shamah]’” (Ezekieli 48:35). Kur Izraeli do tė rikthehet nė vend dhe toka do tė jetė plot me njohurinė e Zotit, Jeruzalemi do tė quhet Jehova-shamah, “Zoti ėshtė atje”.

8. Jehova-sabaoth: “Zoti i Ushtrive”. “Ēdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij pėr tė adhuruar dhe pėr t’i ofruar flijime Zotit tė ushtrive [Jehova-sabaoth] nė Shiloh” (1 Samueli 1:3a). Izraeli ėshtė Ushtria, Zoti ėshtė Perėndia i Ushtrive. Shihni gjithashtu Eksodi 12:41; 2 Mbretėrve 6:14-23; Romakėve 9:29 dhe Jakobi 5:4.

9. Jehova Ra-ah: “Zoti Bariu im”. “Zoti [Jehova Ra-ah] ėshtė bariu im, asgjė nuk do tė mė mungojė” (Psalmi 23:1). Njė herė njė vajzė e vogėl po e thoshte kėtė varg pėrmendėsh dhe kjo ishte mėnyra se si u shpreh: “Zoti ėshtė Bariu im dhe pse duhet tė shqetėsohem?” A e keni gjetur ju atė Burim Fuqie? A keni gjetur paqe tė pėrsosur duke ndjekur Shpėtimtarin, kudo qė Ai ju drejton? Frika nuk do t’ju shqetėsojė, errėsira nuk mund t’ju mėrzitė, varfėria nuk mund t’ju shkatėrrojė, nė qoftė se Jezusi ėshtė Jehova Ra-ah pėr ju, Bariu juaj.

E. Kombinime me emrin Elohim. Siē ka kombinime me emrin “Jehova”, ka kombinime edhe me emrin “Elohim”.

1. El Eljon: “Mė i Larti Perėndi”. “Melkizideku mbreti i Salemit, i shpuri bukė dhe verė. Ai ishte prift i Shumė tė Lartit Perėndi [El Eljon]” (Zanafilla 14:18). Eljon do tė thotė mė i larti, ndersa El Eljon ka kuptimin mė i larti Perėndi. Mund tė shihni Ligji i Pėrtėrirė 32:8 dhe Danieli 4:34-35. Jezus Krishti ėshtė El Eljon-i ynė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė” (Mateu 28:18).

2. El-Olam: “Perėndi i Pėrjetshėm”. “Pastaj Abrahami mbolli njė marinė nė Beer-Sheba dhe aty thirri emrin e Zotit [El-Olam], Perėndi i Pėrjetėsisė” (Zanafilla 21:33). Po, Perėndia ėshtė “Perėndi i Pėrjetshėm”, “Perėndi i tė gjitha kohėrave”.

3. El-Shadai: “Perėndia i Plotfuqishėm”. Kjo gjendet pėr herė tė parė tek Zanafilla 17:1. “Kur Abrami u bė nėntėdhjetė e nėntė vjeē Zoti i doli pėrpara dhe i tha: ‘Unė jam Perėndia i plotfuqishėm [El-Shadai]; ec nė praninė time dhe qėndro i ndershėm’”. El do tė thotė i Fuqishmi. Shadai vjen nga fjala “shad”, qė do tė thotė gji, gjiri i njė gruaje. Kjo ilustrohet nga pjesa e Shkrimit tek Isaia 28:9. Prandaj El-Shadai do tė thotė Gjiri i Perėndisė, Ushqyesi, Fuqidhėnėsi dhe Pėrdėllyesi.

El-Shadai ėshtė njė nga emrat mė tė ēmuar tė Perėndisė, qė vlerėsohet nga studiuesit e Biblės: Gjiri i Perėndisė, Fuqi-dhėnėsi, Zoti i Gjithmjaftueshėm, Zoti Bujar, Zoti qė ėshtė i Aftė! “Ai mund t’i shpėtojė plotėsisht ata …” (Hebrenjve 7:25). Pse? Sepse Jezus Krishti, Zoti ynė ėshtė El-Shadai ynė, Zoti qė ėshtė i Aftė.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.