AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Ekzistenca e Perendise

A. Sistemet e rreme dhe tė vėrteta tė teologjisė.

1. Deizmi. Ky sistem pranon qė ka njė Zot, por mohon qė Zoti ėshtė zotėruesi i krijesės sė Tij. Ata thonė: “Zoti ėshtė Krijuesi, por jo Zotėruesi”.

2. Ateizmi. Ata qė e mbajnė kėtė tė ashtuquajtur besim, e mohojnė Zotin krejtėsisht.

3. Skepticizmi dhe Mosbesimi. Skeptikėt dhe mosbesuesit janė plot me dyshime dhe mosbesime nė lidhje me Zotin, veēanėrisht me Zotin e zbulesės.

4. Agnosticizmi. Kjo teori nuk e mohon Perėndinė, por mohon qė Zoti mund tė njihet.

5. Panteizmi. Ēdo gjė ėshtė perėndi dhe Perėndia ėshtė gjithēka. Ēdo gjė qė ju shihni, ėshtė Perėndi. Zoti ėshtė gjithēka. Zoti dhe krijimi janė sinonime.

6. Politeizmi. Ky nėnkupton besim nė shumė zotėr. Ka shumė zotėr mbi ne dhe kėta zotėr kanė zotėr mbi ta, e kėshtu me radhė.

7. Triteizmi. Kjo ėshtė doktrina e tre zotėrve.

8. Dualizmi. Ky ėshtė besimi nė dy zotėr, njė zot qė ėshtė i mirė dhe njė zot qė ėshtė i keq. Ata janė tė dy tė barabartė nė fuqi.

9. Teizmi Besimi nė qenien e njė Perėndie personal quhet teizėm. Nė qoftė se dikush do tė mburrej me kėtė gjė, mburrja e tij ėshtė e kotė, sepse njė njeri duhet ta njohė kush ėshtė Zoti dhe si ėshtė emri i Tij, me qėllim qė tė besojė nė Tė.

10. Monoteizmi. Kjo ėshtė doktrina e njė Zoti. Ne jemi monoteistė. Judenjtė dhe myslimanėt janė monoteistė. Megjithėse kjo ėshtė e vėrtetė, a janė tė shpėtuar ata? Jo! “Ti beson qė ka vetėm njė Perėndi. Mirė bėn; edhe demonėt besojnė dhe dridhen” (Jakobi 2:19). Tė besosh nė njė Zot, nuk mjafton, por, “po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Zoti e ringjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh” (Romakėve 10:9).

B. Dėshmia pėr qenien e Perėndisė.

Uroj qė studentėt tė kuptojnė qė Bibla nuk pėrpiqet asnjė herė pėr tė vėrtetuar se ka njė Perėndi. Bibla e paraqet sikur njeriu e di qė ka njė Perėndi dhe thotė: “I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij, ‘S’ka Perėndi’” (Psalmi 14:1). Megjithatė ka shumė dėshmi tė qenies sė Perėndisė:

1. Nga Arsyeja.

          a. Argumenti intuitiv. Ajo ēfarė ėshtė brenda njeriut, e quajtur shpesh tė vėrtetat e para, ai besim qė e di se ka njė Perėndi, pa patur dikė t’ia shfaqė kėtė fakt, quhet argument intuitiv. Njė fėmijė e di qė ka njė Perėndi. Kush i ka treguar? Tė gjithė njerėzit nė botė e dinė qė ka njė Zot, megjithėse ata nuk po e adhurojnė tė Vetmin dhe tė Vėrtetin Zot. Nė fakt, nuk ekziston asnjė ateist i vėrtetė. Dėshmia e ekzistencės sė Perėndisė ėshtė nė njeriun, e lindur tek ai.

          b. Argumenti kozmologjik. Ky ėshtė argumenti shkak-pasojė. Ja ku e kemi botėn, po si erdhi nė ekzistencė? Ka njė shkak ose fuqi pėr ēdo gjė. Duhet tė jetė njė Bėrės ose njė Krijues. Eshtė e lehtė tė mendosh qė Perėndia shkaktoi krijimin, por ėshtė e pamundur tė mendosh pėr shkakun (origjinėn) e Perėndisė.

          c. Argumenti teleologjik (jo “teologjik”): Me anė tė kėsaj ne kuptojmė skicimin (arkitektura e universit). Ka njė rregull tė pėrsosur nė kėtė univers. Floku i borės ėshtė njė model aq i bukur, sa qė njeriu nuk mund ta kopjojė kurrė. Pse akulli qėndron nė sipėrfaqe tė ujit dhe jo nė fund, kur ngrin? Nėse nuk do tė ishte kėshtu, atėherė i gjithė uji do tė ngrihej dhe tė gjithė peshqit do tė prisheshin. Si ėshtė e mundur qė pranvera, vera, vjeshta dhe dimri vijnė tė gjithė nė radhė dhe kanė qenė kėshtu pėr shumė mijėvjeēarė? Pse ndodh qė dielli nuk i afrohet mė shumė tokės (duke e shkrirė) apo nuk largohet mė shumė (duke e lėnė tė ngrihet)? Me siguri ėshtė njė Arkitekt qė planifikoi gjithė krijimin dhe ky Arkitekt ėshtė Perėndia!

          d. Argumenti antropologjik. Ky argument ėshtė i bazuar nė cilėsitė intelektuale dhe morale tė njeriut. Njeriu ėshtė njė rezultat i drejtpėrdrejtė i krijimit tė Perėndisė, siē janė edhe krijesat e tjera, por akoma kėto krijesa nuk i kanė cilėsitė morale dhe intelektuale tė njeriut. Pse? Nė qoftė se njeriu mund t’i krijonte ato, edhe kafshėt mund t’i krijonin. Njeriu ka aftėsi pėr tė njohur dhe pėr tė arsyetuar. Nė qoftė se njeriu nuk i ka marrė kėto cilėsi nga dikush, atėherė, nga i ka marrė?

2. Nga historia. Historia e vėrteton faktin qė ka njė Perėndi. Historia e ka vėrtetuar faktin e Perėndisė kundėr atyre qė kanė hedhur poshtė ligjin e Tij. Kėshtu, tė krishterėt nuk duhet tė shqetėsohen pėr kushtet e botės. Perėndia ėshtė nė fronin e Tij. Asgjė nuk mund tė ndodhė jashtė vullnetit tė Tij. Dikush ka thėnė: “Profecia ėshtė paratregim i historisė”. Perėndia flet dhe vite mė vonė pėrmbushet plotėsisht ajo qė ka thėnė Perėndia. Historia veēse pėrmbush se ēfarė ka thėnė Perėndia pėr atė qė do tė ndodhė. Historia vėrteton qė ka njė Perėndi!

3. Nga pėrvoja. Kjo ėshtė njė nga provat mė tė mėdha pėr ekzistencėn e Perėndisė. Njerėzit janė transformuar nga fuqia e Perėndisė. S’ka asnjė shpjegim tjetėr, pėrveē Perėndisė! Lutjet qė kanė gjetur pėrgjigje, i drejtohen qenies sė Perėndisė.

4. Nga Shkrimet.

          a. Mendimi biblik. Bibla ėshtė i vetmi libėr i frymėzuar nga Perėndia. Bibla ėshtė standardi pėr gjithė sjelljet e mira nė botė. Nė qoftė se Bibla nuk ėshtė Fjala e Perėndisė, atėherė nuk ka Perėndi dhe nuk mund ta njohim Atė.

          b. Zbulesa kristologjike. Nė Jezus Krishtin, Perėndia zbriti tek njerėzit pėr tė treguar se si ėshtė Perėndia. Nėse Jezusi nuk ėshtė Perėndi, atėherė nuk ka Perėndi dhe Perėndinė nuk mund ta njohėsh kurrė. “Askush s’e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t’Et, ėshtė Ai qė e ka bėrė tė njohur” (Gjoni 1:18). Jezus Krishti ėshtė Biri i Perėndisė. Ai dhe jeta e Tij vėrtetojnė ekzistencėn e Perėndisė!

          c. Shpalljet profetike. Perėndia paralajmėron tė ardhmen. Ēdokush qė mund ta bėjė kėtė, ėshtė mė shumė se njeri. Njeriu nuk mund tė tregojė gjithmonė saktėsisht tė kaluarėn dhe aq mė pak tė ardhmen. Thuhet qė, kur Krishti u kryqėzua, u pėrmbushėn njėzet e pesė profeci, tė shkruara shekuj mė parė.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.