AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

V. Atesia e Perendise

Perėndia quhet Atė. Popullariteti i termit “Atė” vjen kėtu pėr hir tė krishterimit. Nė paganizėm nuk ekziston ideja e Perėndisė si Atė. Kjo gjendet vetėm nė krishterim. Sot hamendėsohet shumė nė lidhje me Atėsinė e Perėndisė. Mėsimi pėr Atėsinė e Perėndisė dhe pėr vėllazėrinė e njeriut nuk ėshtė gjė tjetėr veēse universalizėm (ajo qė mėson se askush nuk do tė dėrgohet nė ferr ndonjėherė). Universalistėt arsyetojnė se Perėndia nuk do tė dėrgojė asnjė nga bijtė e Tij nė ferr. Kjo ėshtė e vėrtetė. Ai nuk do tė dėrgojė asnjė nga bijtė e Tij nė ferr, por jo tė gjithė njerėzit janė bij tė Perėndisė. Njė pjesė e Shkrimit tė Shenjtė qė universalistėt pėrdorin pėr tė predikuar se Perėndia ėshtė Ati i gjithė njerėzisė, ėshtė Efesianėve 4:6. “Njė Zot dhe Atė i tė gjithėve, i cili ėshtė mbi tė gjithė, dhe nėpėr tė gjithė, dhe nė ju tė gjithė”. Ky varg bėn fjalė pėr tė gjithė besimtarėt e krishterė, por jo pėr jobesimtarėt.

A. Mėsimet e Dhiatės sė Vjetėr.

“Sepse ti je ati ynė, megjithėse Abrahami nuk na njihte dhe Izraeli nuk e di se ekzistojmė. Ti o Zot, je Ati ynė, Ēliruesi ynė, emri yt vazhdon ngaherė … Megjithatė ti o Zot je Ati ynė; ne jemi argjila dhe ti je ai qė na formon; ne tė gjithė jemi vepra e duarve tė tua” (Isaia 63:16, 64:8). Perėndia ėshtė pėrmendur nė Dhiatėn e Vjetėr si njė Atė, por jo si Atė i individit. Ai konsderohet si Ati i kombit tė Izraelit. Ju nuk mund tė gjeni ndokund nė Dhiatėn e Vjetėr tė flitet se Perėndia ėshtė Atė i njė mėkatari tė rilindur.

B. Mėsimet e Dhiatės sė Re.

Zoti Jezus ishte i vetmi qė e paraqiti Perėndinė si Atin e individit. Ai ėshtė i pari qė pranoi qė Perėndia ėshtė Ati i ēdo tė krishteri. Shkrimet e mėposhtme e nxjerrin nė pah kėtė. “Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne, dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė” (Gjoni 1:14). “Por Jezusi u pėrgjigj atyre: ‘Im Atė vepron deri mė tash, e edhe unė veproj’ Pėr kėtė judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin, sepse jo vetėm se shkelte tė shtunėn, por edhe se thoshte se Perėndia ishte Ati i Vet, duke e barazuar veten me Perėndinė” (Gjoni 5:17-18). “Ati im qė m’i dha ėshtė mė i madh se tė gjithė; dhe askush nuk mund t’i rrėmbejė nga dora e Atit tim. Unė dhe Ati jemi njė. Prandaj judenjtė morėn pėrsėri gurė pėr ta vrarė me gurė. Jezusi iu pėrgjigj atyre: ‘Ju tregova shumė vepra tė mira nga Ati im; pėr cilėn nga kėto mė vrisni me gurė?’. Judenjtė u pėrgjigjėn duke thėnė: ‘Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, por pėr blasfemi, sepse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi’” (Gjoni 10:29-33). “Atėherė ata e hoqėn gurin prej vendit ku ishte shtrirė i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytė lart dhe tha: ‘O Atė tė falenderoj qė mė ke dėgjuar’” (Gjoni 11:41).

1. Perėndia ėshtė Ati i Zotit tonė Jezus Krisht.

Shprehja “Atėsia e Perėndisė” qė pėrdorim, nuk do tė thotė qė Zoti jetoi pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj lindi Biri i Tij. Le tė kujtojmė qė Perėndia ėshtė Ati i Pėrjetshėm dhe pėr tė qenė i tillė, duhet tė ketė njė Bir tė pėrjetshėm. Termi “bir” nė Shkrimet nuk do tė thotė gjithmonė njė bir sipas brezit, por mund tė ketė kuptim edhe nga marrėdhėniet. Shihni pėr kėtė edhe Shkrime tė Dhiatės sė Vjetėr. “Prandaj vetė Zoti do t’ju japė njė shenjė: Ja e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel” (Isaia 7:14). “Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė bir na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirushėm, Perėndi i fuqishėm, Ati i pėrjetshėm, Princ i paqes” (Isaia 9:5). Vini re fjalėt “fėmijė” dhe “bir”. Fėmija ėshtė i lindur; biri nuk ėshtė lindur, por ėshtė dhėnė. Foshnja lindi nė Betlehem, por ajo Jetė ishte Biri i cili ka qenė gjithmonė. Foshnja ka njė fillim, por Biri nuk ka fillim. Ai ka qenė gjithmonė, nga pėrjetėsia, me Atin. Kėshtu, Krishti ėshtė Biri jo nga lindja, por nga marrėdhėnia. Ai ėshtė i lidhur me Atin dhe Frymėn e Shenjtė dhe tė gjithė sė bashku janė tė lidhur me njėri-tjetrin, dhe kėshtu pėrbėjnė Hyjninė. Perėndia nuk mund tė ishte Perėndi pa patur tė pranishėm tė gjithė pjesėtarėt e Hyjnisė, duke qenė tė pranishėm nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi. Me qėllim qė Perėndia tė bėhej mish, ai duhej tė lindte si ēdo njeri tjetėr, prandaj Ai e shfaqi Veten nė Birin e Tij, qė u ngjiz me fuqinė e Frymės sė Shenjtė. “Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet, prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė’” (Luka 1:35). “Por, kur u mbush koha, Perėndia dėrgoi Birin e tij, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar ligjit” (Galatasve 4:4).

          a. Ati e njeh Jezusin si Birin e Tij. “Dhe ja njė zė nga qielli qė tha: ‘Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur’” (Mateu 3:17). “Dhe njė zė dilte nga reja duke thėnė: ‘Ky ėshtė Biri im i dashur, dėgjojeni’” (Luka 9:35).

          b. Biri e njeh Perėndinė si Atin e Tij. “Ēdo gjė mė ėshtė dhėnė nė dorė nga Ati im dhe asnjėri nuk e njeh Birin pėrveē Atit dhe asnjeri nuk e njeh Atin, pėrveēse Biri dhe atij tė cilit Biri don t’ia zbulojė” (Mateu 11:27). “Dhe unė ju caktoj mbretėrinė ashtu si mė ka caktuar mua Ati im” (Luka 22:29). “Jezusi tha kėto gjėra dhe pastaj ngriti sytė drejt qiellit dhe tha: ‘O Atė, ora ka ardhur, pėrlėvdo Birin tėnd, qė edhe Biri yt tė tė pėrlėvdojė’” (Gjoni 17:1).

          c. Njerėzit e njohin Jezusin si Birin e Perėndisė. “Simon Pjetri u pėrgjigj dhe tha: ‘Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė’” (Mateu 16:16). “Dhe unė pashė e dėshmova se Ai ėshtė Biri i Perėndisė … Natanaeli duke u pėrgjigjur tha: ‘Mėsues, ti je Biri i Perėndisė, ti je mbret i Izraelit!’” (Gjoni 1:34, 49).

          d. Demonėt e njohin Jezusin si Birin e Perėndisė. “Dhe ja, ata filluan tė bėrtisnin duke thėnė: ‘Ē’ėshtė nė mes nesh dhe teje, Jezus, Biri i Perėndisė? Mos ke ardhur kėtu tė na mundosh para kohe?” (Mateu 8:29).

2. Perėndia ėshtė Ati i besimtarėve nė Zotin Jezus Krisht. “Njė Perėndi i vetėm dhe Atė i tė gjithėve, qė ėshtė pėrmbi tė gjithė, nė mes tė gjithėve dhe nė ju tė gjithė” (Efesianėve 4:6). Kurrė nuk e teprojmė, po tė themi se Perėndia nuk ėshtė Atė i gjithė njerėzisė. Ai ėshtė Atė vetėm pėr bijtė e rilindur tė Perėndisė. Tė gjithė njerėzit janė krijesat e Perėndisė, por jo tė gjithė janė bijtė e tij. Njeriu ėshtė njė krijesė e Perėndisė me anė tė krijimit, por bėhet bir me anė tė rikrijimit. “Hiri dhe paqja u shumoftė pėr ju nė njohjen e Perėndisė dhe tė Jezusit, Zotit tonė … me anė tė tė cilit na u dhuruan premtimet e ēmueshme dhe shumė tė mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės hyjnore, duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė” (2 Pjetri 1:2-4).

Nuk mund tė ketė fare birėri pa njė rilindje frymėrore. Njė fėmijė ka gjithmonė natyrėn e babait tė tij. Njeriu, qė ėshtė i lindur nga Adami, ka natyrėn e Adamit, e cila ėshtė e korruptuar, e prishur dhe mėkatare. Ati i natyrės mėkatare tė Adamit ėshtė Satani. Rrjedhimisht, natyra e atit tonė (Adami) ėshtė e njėjtė me natyrėn e atit tė Adamit (Satani), prandaj edhe natyra jonė ėshtė e njėjtė me natyrėn e Satanit. Ai ėshtė ati i tė gjithė mėkatarėve tė paripėrtėrirė. “Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės” (Gjoni 8:44). Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė themi qė, nėse Satani ėshtė ati i tė pashpėtuarve nga lindja natyrore, atėherė duhet qė ne tė kemi njė lindje mbinatyrore, me qėllim qė Perėndia tė jetė Ati ynė.

Perėndia nuk ka miqėsi me asgjė qė ka lidhje me Adamin, sepse Adami s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė natyrė mėkatare. Perėndia ka tė bėjė vetėm me Birin e Tij. Bota ėshtė e ndarė nė dysh dhe, nė fakt, janė vetėm dy njerėz qė i njeh Perėndia: Adami dhe Krishti. Si rezultat, mėkatarėt janė tė ndarė sipas njėjtėsimit me kėta dy njerėz. Tė pashpėtuarit janė tė njėjtėsuar me Adamin dhe tė shpėtuarit janė tė njėjtėsuar me Krishtin. Tė gjithė njerėzit janė tė njėjtėsuar me Adamin me lindjen natyrore dhe tė rilindurit njėjtėsohen me anė tė lindjes mbinatyrore me Krishtin.

Tė pashpėtuarit mund ta thėrrasin Perėndinė vetėm Perėndi dhe nuk mund ta quajnė Atė. Vetėm njė bir i Tij mund ta quajė Perėndinė Atė. Kur Zoti Jezus ishte i varur nė dru, Ai thirri: “Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?” Vini re qė Krishti nuk thirri: “Ati im, Ati im”, por “Perėndia im, Perėndia im”. Pse? Pse nuk i thirri Perėndisė Atė? Sepse me vdekjen e Tij, Ai po zinte vendin e mėkatarėve, duke vdekur i Drejti pėr tė padrejtėt. Ndėrsa zinte vendin e mėkatarit (njė mėkatar nuk mund ta thėrrasė Perėndinė Atė, por vetėm Perėndi), Ai mund ta quante Perėndinė vetėm Perėndi. Me kė jemi ne? Me Adamin apo nė Krishtin? “Sepse, ashtu si tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.