AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Kristologjia

Nė thelb, Kristologjia ėshtė doktrina e Krishtit. Lum ai qė e njeh Atė si Zot dhe Shpėtimtar. Nganjėherė tė tjerėt na thonė qė mund tė predikojmė tepėr pėr Krishtin, pa theksuar sa duhet doktrinėn e Perėndisė dhe atė tė Frymės sė Shenjtė; por mund tė themi me siguri se njė njeri nuk mund tė predikojė tepėr pėr Krishtin! Pėr mė tej, nuk ka xhelozi nė Hyjninė. Nga Shkrimet mund tė shohim se Perėndia do qė ne tė theksojmė Krishtin edhe mė shumė: “Ai vetė ėshtė kreu i trupit, pra i kishės; ai ėshtė fillimi, i parėlinduri nga tė vdekurit, pėrderisa tė ketė parėsinė nė ēdo gjė” (Kolosianėve 1:18).

I. Emrat dhe Titujt e Krishtit

Ne besojmė nė frymėzimin e Shkrimit tė Shenjtė fjalė pėr fjalė. Kjo do tė thotė qė besojmė se ēdo fjalė nė tekstet origjinale ėshtė fjala e zgjedhur drejtpėrdrejt nga Perėndia, me tė cilėn Ai shpalos vullnetin e Tij ndaj nesh. Duke besuar njė gjė tė tillė, u japim shumė rėndėsi titujve dhe emrave tė Zotit tonė Jezus Krisht. Emri mė i njohur i Shpėtimtarit tonė ėshtė Jezus.

A. Jezusi.

Emri “Jezus” gjendet 612 herė nė katėr ungjijtė dhe 71 herė nė pjesėn tjetėr tė Dhiatės sė Re. Emri “Krisht” gjendet vetėm 56 herė nė katėr ungjijtė, ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė Dhiatės sė Re pėrdoret 256 herė.

Jezus gjendet pėrpara vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes sė Tij, ndėrsa Krisht gjendet pas kėsaj. Jezus ėshtė emri personal i Zotit, ėshtė emri i Tij tokėsor, emri me tė cilin Ai u lind, jetoi dhe vdiq. Ai ėshtė emri i pėruljes, vuajtjes dhe pikėllimit tė Tij, emri i Atij qė e pėruli vetveten. Emri “Jezus”, nė kohėn e Zotit tonė, nuk ishte i pazakontė, sepse kishte shumė njerėz me kėtė emėr. Jezus ėshtė forma greke e fjalės hebraike “Jozueu” dhe tė dy kanė kuptimin Jehova, Shpėtimtari ynė. Emri “Jezus” ishte emri qė u gozhdua pėrmbi Tė nė kryq.

Ne theksojmė pėrsėri faktin qė emri “Jezus” mbizotėron nė katėr ungjijtė, ndėrsa emri “Krisht” ėshtė pėrmendur mė shumė nė Letrat. Emri “Jezus” ishte mė i pėrdorur para se tė plotėsohej shpėtimi, ndėrsa emri “Krisht” ėshtė mbizotėrues pas plotėsimit tė veprės sė shpėtimit. I krishterė nuk ėshtė ai qė vetėm beson nė Jezusin, sepse e gjithė bota beson se ekziston njė Jezus. I krishterė ėshtė ai qė beson nė Zotin Jezus Krisht. Ai ėshtė Zot! Duke pasur parasysh qė njė person shpėtohet duke e shpallur Jezusin si Zot (Romakėve 10:9) dhe duke besuar qė Perėndia e ringjalli Atė nga tė vdekurit (dhe ne e dimė nga 1 Korintasve15:1-3 qė ungjilli ėshtė vdekja, varrosja dhe ringjallja e Zotit Jezus Krisht si zėvendėsues pėr mėkatarin), ne themi se ka shumė pak “ungjill” nė katėr ungjijtė. Ata japin shumė pak nga doktrina pėr shpėtimin e mėkatarėve, sepse vetėm nė disa kapituj nė fund tė ēdo ungjilli ėshtė regjistruar vdekja, varrosja dhe ringjallja e Krishtit, prandaj emri “Jezus” ėshtė mbizotėrues.

Letrat janė shkrime qė nxjerrin nė pah shumė qartė doktrinėn e shpėtimit me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit nė flijimin zėvendėsues tė Krishtit. Ato janė tė mbushura me doktrinėn e shpėtimit, prandaj theksi bie mbi emrat “Krisht” dhe “Zot”! Nė periudhėn pėrpara Kalvarit theksohej emri “Jezus”, ndėrsa pas Kalvarit, ėshtė emri “Krisht” qė theksohet mė shumė. “Ta dijė, pra, me siguri, gjithė shtėpia e Izraelit se atė Jezus qė ju e keni kryqėzuar, Perėndia e ka bėrė Zot dhe Krisht” (Veprat e Apostujve 2:36). “Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme si njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit. Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr, qė nė emėr tė Jezusit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) tokėsore dhe nėntokėsore dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jezus Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė” (Filipianėve 2:8-11). Ėshtė me interes tė theksojmė se, kur ishte nė tokė (para se tė kryqėzohej), Ai kurrė nuk u thirr me emrin “Jezus” para syve tė Tij. Ai u quajt gjithmonė Zot, Mėsues ose Rabi nga dishepujt e Tij. “Ju mė thoni Mėsues dhe Zot dhe mirė thoni; sepse Unė jam” (Gjoni 13:13). “Pse mė thėrrisni Zot, Zot dhe nuk bėni gjėrat qė unė ju them?” (Luka 6:46).

Arsyeja pse emri “Jezus” ėshtė pėrdorur mė shumė nė ungjijtė (612 herė) ėshtė se ungjijtė theksojnė pėrulėsinė e Tij, dhe arsyeja pse emri “Krisht” ėshtė pėrdorur mė shumė nė Veprat dhe Letrat ėshtė se kėto shkrime theksojnė lartėsimin e Tij! Ka njė arsye pse emri “Jezus” ėshtė pėrdorur nė Letrėn drejtuar Hebrenjve tetė herė: sepse Fryma e Shenjtė do tė na bėnte tė ditur se ky Person ishte njė njeri. Darka e Zotit ėshtė njė shembull i mirė i theksit qė bie mbi emrin “Jezus” nė ungjijtė dhe mbi titullin “Krisht” nė Letrat. “Dhe ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ‘Merrni, hani; ky ėshtė trupi im’” (Mateu 26:26). “Sepse unė mora nga Zoti atė qė ju transmetova edhe juve; Zoti Jezus, nė atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn” (1 Korintasve 11:23).

Njerėzit e botės, demonėt e Satanit dhe tė gjithė i drejtoheshin Atij si Jezus, por asnjėherė si Zot. Universalizmi dhe rryma tė tjera besojnė nė njė Jezus, por ata thonė se Ai nuk mund tė tė shpėtojė, sepse nuk ekziston asnjė mėkat, ndaj s’kemi nga se tė shpėtohemi. Ēdo sistem i rremė fetar e ka Zotin Jezus si objekt sulmi. Ēdo sistem i rremė fetar me anė tė arsyetimit pėrligj mėkatin dhe, duke bėrė njė gjė tė tillė, nevoja e njė shpėtimtari pėrjashtohet. Thuhet se s’ka qenė e nevojshme qė Jezusi tė vdiste, dhe pėr mė tepėr, me kėtė akt, Ai nuk e dinte se ēfarė po bėnte, prandaj, duke bėrė njė gjė tė tillė, nuk duhet tė ketė qenė Bir i Perėndisė, sepse Perėndia i njeh tė gjitha gjėrat. A nuk e shihni se ēdo sulm mbi Birin e Perėndisė, Jezusin, Zotin tonė, qoftė nė lidhje me gjakun e Tij, ringjalljen, flijimin zėvendėsues tė Tij apo me ardhjen e dytė tė Tij, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sulm dinak mbi hyjninė e Krishtit.

Ne nuk e marrim emrin tonė nga Jezus, por nga Krishti, prandaj quhemi tė krishterė. E dimė qė ky emėr iu dha besimtarėve nga ata qė e urrenin Perėndinė dhe Krishtin e Tij, megjithatė ne jemi krenarė tė mbajmė emrin e Tij dhe tė vuajmė pėr Tė.

Duhet mbajtur mend qė jobesimtarėt nuk e kanė quajtur Atė, Zot Shpėtimtar, por e kanė quajtur Jezus dhe as besimtarėt nuk e kanė thirrur Atė Jezus, me njė pėrjashtim (pėrjashtimi bėn rregullin). “Dhe ai u tha atyre: ‘Cilat?’. Ata i thanė: Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. Dhe si krerėt e prifėrinjve dhe kryetarėt tanė e kanė dorėzuar pėr ta dėnuar me vdekje dhe e kanė kryqėzuar. Por ne kishim shpresė se ai do tė ishte ky qė do ta ēlironte Izraelin; por megjithatė sot ėshtė e treta ditė qė kur ndodhėn kėto gjėra” (Luka 24:19-21). Kėto janė fjalėt e dishepujve tė zhgėnjyer: “ne shpresuam se ky do tė ishte ai”, tė gjitha shpresat e tyre u shkatėrruan me kryqėzimin e Jezusit. Ata nuk i dinin Shkrimet dhe as nuk mbanin mend fjalėt e Zotit qė do tė ngrihej pėrsėri nga vdekja, prandaj ata folėn pėr Tė si njė “i dėshtuar” dhe kėtu e quajtėn Jezus. Nė qoftė se Krishti nuk do tė ishte ngjallur prej sė vdekurish, shpresat e tyre, dhe jo vetėm tė tyret, por edhe tonat gjithashtu, do tė ishin shkatėrruar. Ai do tė kishte qenė thjesht Jezus. “Por tashti Krishti u ringjall prej sė vdekurish, dhe ėshtė fryti i parė i atyre qė kanė fjetur” (1 Korintasve 15:20). Ai ėshtė Krisht dhe Zot, jo vetėm njeri i thjeshtė, por Perėndia-njeri.

Ai ėshtė Zot pėr besimtarėt. Me Atė nuk duhet tė pėrdorim mbiemra. Ai nuk ėshtė “i bekuari Jezus” apo “i ėmbli Jezus”. Megjithėse i ka tė gjitha kėto, Ai ėshtė Zoti Jezus Krisht! Kur lutemi, duhet tė lutemi nė emėr tė Krishtit dhe jo nė emėr tė Jezusit.

B. Krishti.

Ne e kemi trajtuar nė gjerėsi emrin “Krisht” ashtu siē ėshtė pėrdorur, por le tė shtojmė edhe kėto hollėsi. Emri “Krisht” do tė thotė i vajosuri. Ky ėshtė emri zyrtar i Birit tė Perėndisė. Kurdo qė dėgjojmė fjalėn “i vajosur”, kujtojmė rrethanat nė tė cilat vajoseshin njerėzit. Dimė gjithashtu qė njerėzit vajoseshin si mbretėr, profetė dhe priftėr. “Pastaj Samueli i tha Saulit: ‘Zoti mė ka dėrguar qė tė tė vajos mbret mbi popullin tėnd, mbi Izraelin; tani dėgjo fjalėt e Zotit’” (1 Samueli 15:1). “Do ta vajosėsh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, do tė vajosėsh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet nė vendin tėnd” (1 Mbretėve 19:16). “Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė: ‘Merr Aaronin dhe bijtė e tij bashkė me tė, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogėl tė flijimit tė mėkatit, dy deshtė dhe shportėn e bukėve tė ndorme … Pas kėsaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokėn e Aaronit dhe e vajosi pėr ta shenjtėruar” (Levitiku 8:1,2,12).

1. Krishti ėshtė vajosur profet. “Vetė Moisiu, nė fakt, u tha etėrve: ‘Zoti, Perėndia juaj do tė ngjallė pėr ju njė profet si unė nga mesi i vėllezėrve tuaj; dėgjojeni nė tė gjitha gjėrat qė ai do t’ju thotė! Dhe do tė ndodhė qė kushdo qė nuk do ta dėgjojė atė profet, do tė shkatėrrohet nė mes tė popullit” (Veprat e Apostujve 3:22-23).

2. Krishti ėshtė vajosur prift. “Dhe duke pasur, pra, njė kryeprift tė madh qė ka pėrshkuar qiejtė, Jezusin, Birin e Perėndisė, le ta mbajmė fort rrėfimin tonė tė besimit. Sepse ne nuk kemi njė kryeprift qė nuk mund t’i vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar” (Hebrenjve 4:14-15).

3. Krishti ėshtė vajosur mbret. “Dhe ja ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė, dhe do t’ia vėsh emrin Jezus. Ai do tė jetė i madh dhe do tė quhet Bir i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do t’i japė fronin e Davidit atit tė tij; dhe do tė mbretėrojė mbi shtėpinė e Jakobit pėrjetė, dhe mbretėria e tij nuk do tė ketė kurrė tė sosur” (Luka 1:31-33).

Nė Ungjijtė Krishti ėshtė paraqitur si Mbret i Izraelit dhe tek Letrat si Kreu i Kishės.

C. Mesia.

“Ky gjeti mė tė parin vėllanė e vet, Simonin dhe i tha: ‘E gjetėm Mesian qė pėrkthyer do tė thotė: Krishti’” (Gjoni 1:41). “Gruaja i tha: ‘Unė e di se do tė vijė Mesia, qė e quajnė Krisht; kur tė ketė ardhur ai do tė na kumtojė ēdo gjė’” (Gjoni 4:25). Mesia ėshtė fjala hebraike me tė njėjtin kuptim Krisht, “I Vajosuri”. Dhiata e vjetėr ėshtė e mbushur me profeci tė Mesisė, ndėrsa Dhiata e re ėshtė plot me pėrmbushje tė Krishtit. Dhiata e vjetėr ėshtė e shkruar nė gjuhėn hebraike, ndėrsa Dhiata e re ėshtė e shkruar nė gjuhėn greke.

D. Zoti.

Ky ėshtė titulli i hyjnisė sė Krishtit, titulli i autoritetit. Qė tė tre emrat e Perėndisė, qė gjenden nė Dhiatėn e vjetėr, janė tė pėrfshirė nė kėtė emėr, Zot. Nė studimet e emrave tė Perėndisė pamė se fjala “Perėndi” vjen nga fjala hebraike “Elohim”, qė ėshtė zyra e Perėndisė; fjala “Zoti” ose “Perėndi” vjen nga fjala hebraike “Jehova”, qė ėshtė emri personal i Perėndisė dhe fjala “Zot” ose “zot” vjen nga fjala hebraike “Adonai”, qė do tė thotė mėsues.

Nė Dhiatėn e re fjala “Zot” vjen nga fjala greke “kurios”, qė ėshtė pėrkthyer si Zot, Perėndi, mėsues dhe zotėri. Ky rast ėshtė i barabartė me Adonai (Mėsues), nė Dhiatėn e vjetėr. Krishti, Zoti ėshtė Mėsuesi ynė. “Dhe ju zotėrinj, bėni po kėshtu ndaj tyre, duke i lėnė kėrcėnimet, duke ditur qė i tyre dhe i juaji Zot ėshtė nė qiell dhe se tek ai nuk ka anėsi” (Efesianėve 6:9). “Zotėrinj bėni ē’ėshtė e drejtė dhe e arsyeshme ndaj shėrbėtorėve duke ditur se edhe ju keni njė Zotėri nė qiejt” (Kolosianėve 4:1). Siē ėshtė theksuar mė sipėr, titulli “Zot” pėrfshin edhe emra tė tjerė pėr Perėndinė, tė cilėt janė “Zot” ose “Jehovai”. Ne e dimė qė kjo fjalė ėshtė pėrdorur edhe nė Dhiatėn e re. Dhiata e re jep referime nga Dhiata e vjetėr duke pėrdorur fjalėn “Zot”, ndėrsa nė Dhiatėn e vjetėr ėshtė fjala “Zot” ose “Jehova”. “Jezusi i tha: ‘Ėshtė shkruar gjithashtu: Mos e tundo Zotin [Dhiata e Vjetėr: Jehova], Perėndinė tėnd’” (Mateu 4:7). Nė kėtė varg shihet gjithashtu se emri “Elohim” (Perėndia) i vihet Zotit, qė ėshtė Zoti Jezus Krisht. Pėr shpėtim, ne duhet tė pranojmė se Jezus Krishti ėshtė Jehova, Perėndi dhe Mėsues. “Sepse po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin [Jehova, Perėndi, Mėsues-tė tre] Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh” (Romakėve 10:9).

Nė qoftė se e shpallim Atė si Zot, [Jehova, Perėndi dhe Mėsues], atėherė pranojmė qė Ai na zotėron. Ai vendos pėr ecjen dhe jetėn tonė. Ai ka tė drejtėn e Tij mbi ne dhe mbi gjithēka qė kemi. Ne kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe ndaj Atij. Vullneti i Tij duhet tė jetė vullneti i jetėve tona. “Prandaj mos u bėni tė pakujdesshėm, por kuptoni cili ėshtė vullneti i Zotit [Jezus Krisht: Jehova, Perėndi dhe Mėsues]” (Efesianėve 5:17). Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe nė martesė, njeriu duhet tė jetojė nė vullnetin e Zotit Jezus Krisht. “Gruaja ėshtė e lidhur pėr sa kohė rron burri i saj; por nė qoftė se i vdes burri, ajo ėshtė e lirė tė martohet me cilin tė dojė veēse kjo punė tė bėhet nė Zotin” (1 Korintasve 7:39). Kėto fjalė marrin njė kuptim edhe mė tė thellė kur tė kuptoni se njė martesė jo vetėm duhet tė jetė mes tė krishterėve, por ata duhet ta bėjnė kėtė vetėm sipas vullnetit tė Perėndisė. Pas martesės, vullneti i Zotit duhet tė kėrkohet. “Ju bashkėshorte, jini tė nėnshtruara bashkėshortėve tuaj, ashtu si ka hije nė Zotin” (Kolosianėve 3:18). Asnjė njeri nuk mund ta thėrrasė Jezusin Zot, pėrveēse me anė tė Frymės sė Shenjtė, sepse mishi (mėkati, natyra mishore) nuk e njeh Krishtin si Zot. “Prandaj ju bėj tė ditur se askush qė flet nė Frymėn e Shenjtė, nuk thotė: ‘Mallkuar qoftė Jezusi!’; edhe asnjė nuk thotė: ‘Jezusi ėshtė Zot’; veēse nė Frymėn e Shenjtė” (1 Korintasve 12:3).

E. Jezus Krishti.

Ky ėshtė njė titull tjetėr i Zotit, i cili ėshtė njė kombinim me emrin e Tij personal (Jezus) dhe titullin e Tij zyrtar (Krisht). Theksi bie mbi fjalėn e parė Jezus, domethėnė, ēfarė ishte Ai, kundrejt asaj qė Ai ėshtė, pra, Jezusi, i cili njėherė e pėruli Veten, ndėrsa tani ėshtė i lartėsuar.

F. Krishti Jezus.

Theksi ėshtė edhe kėtu mbi fjalėn e parė, Krisht, qė do tė thotė Ai qė u lartėsua, u pėrul mė pėrpara. “Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Krishtin Jezus; i cili edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e Tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit” (Filipianėve 2:5-8).

G. Zoti Jezus Krisht.

Ky ėshtė titulli me i plotė i Zotit. “I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin” (Efesianėve 1:3).

H. Unė Jam.

Ky ėshtė njė titull nga Dhiata e vjetėr, i sjellė nė Dhiatėn e re. Jehovai iu shfaq Moisiut nė ferrėn qė digjej dhe e urdhėroi t’i thoshte Faraonit qė t’i lejonte bijtė e Izraelit tė largoheshin nga toka e skllavėrisė. “Atėherė Moisiu i tha Perėndisė: ‘Ja kur tė shkoj te bijtė e Izraelit dhe t’u them: <<Perėndia i etėrve tuaj mė ka dėguar te ju>>, po tė jetė se ata mė thonė: <<Cili ėshtė emri i tij?>>, ē’pėrgjijgje duhet t’u jap?’. Perėndia i tha Moisiut: ‘UNĖ JAM AI QĖ JAM’. Pastaj tha: ‘Do t’u thuash kėshtu bijve tė Izraelit: <<UNĖ JAM-i mė ka dėrguar tek ju>>’” (Eksodi 3:13-14).

Zoti Jezus e quajti veten UNĖ JAM kur ishte nė kopshtin e Gjetsemanisė. “Ndėrsa turma kishte ardhur me heshta, pishtarė dhe shpata, Zoti Jezus u doli pėrpara t’i takonte duke i pyetur: “Kė kėrkoni? Ata ju pėrgjigjėn: ‘Jezusin Nazareas’. Jezusi u tha atyre: ‘Unė jam!’” (Gjoni 18:4-5). Kur Zoti shpalli qė ishte i madhi “Unė Jam”, ēfarė bėnė ata? “Sapo ai u tha atyre: ‘Unė jam’, ata u zmbrapsėn dhe ranė pėrdhe” (Gjoni 18:6). Edhe njė pjesė tjetėr e Fjalės sė Perėndisė nxjerr nė pah faktin se Jezusi ishte i madhi Unė Jam. “Jezusi u tha atyre: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them; para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam’” (Gjoni 8:58). “Sepse tek ai banon trupėrisht gjithė plotėsia e Hyjnisė” (Kolosianėve 2:9).

I. Biri i Perėndisė.

Ky ėshtė titulli i Zotit pėr lavdinė dhe hyjninė e tij personale. “Dhe engjėlli duke u pėrgjigjur i tha: ‘Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje, do tė quhet Bir i Perėndisė’” (Luka 1:35). “Judenjtė iu pėrgjigjėn: ‘Ne kemi njė ligj dhe sipas ligjit tonė ai duhet tė vdesė, sepse e bėri veten Bir tė Perėndisė’” (Gjoni 19:7). Shihni gjithashtu Gjoni 5:18. Zoti Jezus ėshtė Biri i Perėndisė. Njė i krishterė ėshtė njė bir i Perėndisė. Zoti Jezus ėshtė Biri i Perėndisė nga marrėdhėnia dhe natyra, kurse njė i krishterė ėshtė njė bir i Perėndisė me anė tė ripėrtėritjes dhe birėsimit. Zoti Jezus ka qenė Biri i Perėndisė pėr gjitha kohėt dhe nė pėrjetėsi, por njė i krishterė bėhet njė bir i Perėndisė kur beson nė Krishtin, Zotin.

J. Biri i Njeriut.

Ky duket sikur ėshtė titulli mė i pėlqyer nga Zoti, emri me tė cilin Ai e quajti Veten herė pas here: “Por Jezusi i tha: ‘Dhelprat kanė strofka dhe zogjtė e qiellit fole; kurse Biri i Njeriut nuk ka ku ta mbėshtesė kokėn’” (Luka 9:58).

Ky ėshtė titulli i Krishtit pėr Mijėvjeēarin. Kudo qė ėshtė pėrdorur, ėshtė i lidhur me ardhjen e mbretėrisė sė sundimit tė Zotit Jezus Krisht. Edhe nė Dhiatėn e Vjetėr e njėjta gjė ėshtė e vėrtetė. Disa njerėz e marrin kėtė si argument, duke thėnė qė Ezekieli ka marrė mbi vete tė njėjtin titull, bir njeriu. Megjithatė lexuesi mund t’u drejtohet pjesėve ku ėshtė pėrdorur. Aty flitet qartė pėr Mijėvjeēarin e Mbretėrisė. Pėr shembull, nė Ezekielin 37 ėshtė profecia e Luginės sė Kockave tė Thata: e gjithė shtėpia e Izraelit do tė vijė nė jetė pėrsėri kur Zoti do t’u profetizojė atyre qė tė kthehen nė Tokėn e Palestinės; ky do tė jetė Mijėvjeēari.

Ky ėshtė titulli i Zotit dhe jo i njeriut. Ju jeni njė bir njeriu, por Ai ėshtė Biri i Njeriut. Titulli “Bir i Njeriut” gjendet tetėdhjetė e tetė herė nė Dhiatėn e Re, njė herė nė Veprat, njė herė tek Hebrenjtė dhe dy herė tek Zbulesa, si dhe tetėdhjetė e katėr herė tek ungjijtė, por asnjėherė nė Letrat. Letrat janė tė lidhura me kishėn dhe jo me ardhjen e mbretėrisė mijėvjeēare. Krishti ėshtė Mbreti i Mbretėrisė, por Kreu i Kishės. Pėrderisa Kisha nuk ėshtė Mbretėria, as titulli i Mijėvjeēarit (Biri i Njeriut) pėr Krishtin nuk gjendet nė Letrat drejtuar Kishave.

K. Biri i Abrahamit.

Ungjilli sipas Mateut ėshtė pėrshkruar “si libri i breznisė sė Jezusit, bir i Davidit, bir i Abrahamit” (Mateu 1:1). “Dhe premtimet iu bėnė Abrahamit dhe pasardhjes sė tij. Shkrimi nuk thotė: ‘Dhe pasardhėsve’, sikur tė ishin shumė, por tė njė tė vetme: ‘Dhe pasardhjes sate’, pra Krishti” (Galatasve 3:16). Mesia (Krishti) do tė ishte njė judé. Krishti ishte judé, sepse ishte njė Bir i Abrahamit, pra, ishte Mesia!

L. Biri i Davidit.

Ky ėshtė titulli mbretėror i Zoti Jezus: “Kur dėgjoi se ai qė po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi tė bėrtasė dhe tė thotė: ‘Jezus, Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua!’” (Marku 10:47).

M. Biri i Shumė tė Lartit.

Ky ėshtė njė titull dallimi. “Ai do tė jetė i madh dhe do tė quhet Bir i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do t’i japė fronin e Davidit, atit tė tij” (Luka 1:32).

N. Njeriu i dytė.

“Njeriu i dytė” tregon qė ishte njė njeri pėrpara Tij, vetėm njė, dhe ky njeri ishte Adami: “Njeriu i parė i bėrė prej dheu, ėshtė tokėsor; njeriu i dytė ėshtė Zoti nga qielli” (1 Korintasve 15:47).

O. Adami i fundit.

“Adami i Fundit” tregon se nuk ka asnjė njeri ta pasojė Atė. Janė vetėm dy njerėz nė regjistrat e Perėndisė: Adami dhe Krishti. Si rrjedhim, bota ėshtė e ndarė nė kėto dy udhėheqje: Adami dhe Krishti. Tė gjithė janė tė Adamit nga lindja natyrore, ndėrsa tė Krishtit janė vetėm ata qė kanė provuar lindjen e re. “Kėshtu edhe ėshtė shkruar: ‘Njeriu i parė, Adami, u bė shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė” (1 Korintasve 15:45).

P. Fjala.

“Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė” (Gjoni 1:1-2). Ashtu si fjalėt na shfaqin mendimet e padukshme tė njeriut, ashtu edhe Fjala e dukshme (e gjallė) shfaq para nesh Perėndinė e padukshėm.

Q. Emanuel.

“Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t’i vėnė emrin Emanuel, qė do tė thotė: ‘Zoti me ne’” (Mateu 1:23). Siē na tregon Shkrimi, Emanuel do tė thotė “Perėndia me ne”. Kujtoni, pra, qė Zoti Jezus ėshtė Emanuel, Perėndia me ne. Ai kurrė nuk do tė na lėrė, kurrė nuk do tė na braktisė (Hebrenjve 13:5-6).

R. Shpėtimtar.

“Sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti Zoti” (Luka 2:11). Nuk lindi njė ndihmės, por lindi njė Shpėtimtar!

S. Rabi.

Kjo fjalė me burim nga hebraishtja do tė thotė mėsues. “Por Jezusi u kthye dhe, kur i pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ‘Ē’kėrkoni?’. Ata i thanė: ‘Rabi (qė pėrkthyer do tė thotė ‘mėsues’), ku banon?’” (Gjoni 1:38).

T. Rabboni.

Ėshtė e njėjta fjalė si “rabi”, por vjen nga gjuha kaldease. “Jezusi i tha: ‘Mari!’. Dhe ajo atėherė u kthye dhe i tha: ‘Rabboni!’, qė do tė thotė: Mėsues” (Gjoni 20:16).

U. Mėsues.

“Farisenjtė kur e panė kėtė, u thanė dishepujve tė tij: ‘Pse Mėsuesi juaj ha bukė me tagrambledhėsit dhe me mėkatarėt?’ (Mateu 9:11). Kuptimi kėtu ėshtė Udhėzues. Ideja e Zotėruesit nuk ofrohet kėtu, si nė fjalėn “Zot” (Adonai). Bota sot e pranon qė Jezusi ėshtė njė Mėsues i madh (Udhėzues), por nuk e kanė Atė si Zot. Zoti Jezus nuk ėshtė thjesht Udhėzuesi ynė: Ai ėshtė Perėndia ynė, Jehovai ynė, Zoti ynė!


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.