AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

VI. Ngjitja dhe Kurorezimi i Krishtit

Ngjitja e Krishtit nė qiell ėshtė njė fakt historik. Nė qoftė se ringjallja e Tij mohohet, atėherė doemos mohohet edhe ngjitja e Tij. Ėshtė e vėshtirė pėr disa njerėz qė tė pranojnė mendimin qė njė trup i gjallė dhe i lavdėruar ėshtė nė lavdi, por megjithatė Ai ėshtė atje lart.

A. Kuptimi i ngjitjes dhe i kurorėzimit.

1. Ngjitja nė qiell. Ngjitja ėshtė ajo ngjarje, pas ringjalljes sė Tij, kur Ai u largua nė mėnyrė tė dukshme nga toka pėr nė qiell. “Mbasi i tha kėto gjėra, ndėrsa po e vėshtronin, u ngjit lart dhe njė re e pėrfshiu dhe ua hoqi prej syve tė tyre. Dhe si ata po i mbanin sytė e ngulitur nė qiell, ndėrsa ai po largohej, ja dy burra nė rroba tė bardha iu paraqitėn atyre dhe thanė: ‘Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell’” (Veprat 1:9-11).

2. Kurorėzimi (lartėsimi). Kurorėzimi ėshtė ai veprim i Perėndisė me anė tė cilit i dha pushtet dhe lavdi tė plotė Zotit tė ringjallur dhe tė ngjitur nė qiell, duke e lejuar Atė tė ulet nė krahun e djathtė tė fronit tė Perėndisė. “Kėtė Jezus Perėndia e ka ringjallur dhe pėr kėtė ne tė gjithė jemi dėshmitarė! Ai, pra duke qenė i ngritur nė tė djathtė tė Perėndisė dhe duke marrė nga Ati premtimin e Frymės sė Shenjtė, ka pėrhapur atė qė ju tani shihni dhe dėgjoni” (Veprat 2:32-33). “Kujt fiton do t’i jap tė ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unė fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij” (Zbulesa 3:21). Krishti nuk ėshtė i ulur mbi fronin e tij tani, por mbi fronin e Atit tė Tij.

B. Mesazhi i ngjitjes dhe i kurorėzimit

1. Nė profeci.

          a. Dėshmia e njė psalmisti. “Sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Sheol dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė kalbjen. Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi” (Psalmi 16:10-11). Shihni gjithashtu Psalmi 68:18 dhe 110:4-5.

          b. Dėshmia e Shpėtimtarit. “Ē’do tė ishte po ta shihnit, pra Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte mė parė?” (Gjoni 6:62). Shihni gjithashtu Gjoni 16:28.

          c. Dėshmia e Lukės. “Ndodhi qė kur po plotėsohej koha qė Jezusi duhej tė ngrihej nė qiell, ai vendosi prerazi tė shkojė nė Jeruzalem” (Luka 9:51).

2. Nė histori.

          a. Dėshmia e Markut. “Zoti Jezus, pra mbasi u foli, u ngrit nė qiell dhe u ul nė tė djathtė tė Perėndisė” (Marku 16:19).

          b. Dėshmia e Lukės. “Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell” (Luka 24:51). Shihni gjithashtu Veprat 1:9-11.

          c. Dėshmia e Stefanit. “Por ai, mbushur me Frymėn e Shenjtė, i nguli sytė nga qielli, pa lavdinė e Perėndisė dhe Jezusin qė rrinte nė kėmbė nė tė djathtėn e Perėndisė, dhe tha: ‘Ja unė po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut qė rri nė kėmbė nė tė djathtėn e Perėndisė’” (Veprat 7:55-56).

          d. Dėshmia e Pjetrit. “I cili shkoi nė qiell dhe ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė ku i janė nėnshtruar engjėj, pushtete dhe fuqi” (1 Pjetri 3:22). Shihni edhe Veprat 3:15-21 dhe 5:30-31.

          e. Dėshmia e Palit. “Kush ėshtė ai qė do t’i dėnojė? Krishti ėshtė ai qė vdiq, po pėr mė tepėr ai u ringjall; ai ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė dhe ai ndėrmjetėson pėr ne” (Romakėve 8:34). Shihni edhe Efesianėve 1:20-21, 4:8-10, Kolosianėve 3:1 dhe 1 Timoteu 3:16.

          f. Dėshmia e Gjonit. Krejt kapitulli i parė i librit tė Zbulesės jep dėshminė e Gjonit pėr Krishtin e ngjitur nė qiell dhe tė kurorėzuar.

C. Natyra e ngjitjes dhe e kurorėzimit.

1. Ai u ngjit trupėrisht dhe nė mėnyrė tė dukshme. Luka shkroi: “mbi tė gjitha gjėrat qė Jezusi nisi tė bėjė dhe tė mėsojė, deri nė ditėn nė tė cilėn u muar nė qiell, pasi u kishte dhėnė urdhėrime nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė apostujve qė ai i kishte zgjedhur” (Veprat 1:1-2). Shikoni Veprat 1:9-11.

2. Ai ka pėrshkuar qiejt. “Duke pasur, pra, njė kryeprift tė madh qė ka pėrshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perėndisė, le tė mbajmė fort rrėfimin tonė tė besimit” (Hebrenjve 4:14).

3. Ai ishte ngritur pėrmbi qiejt. Kjo do tė thotė qė Ai u bė mė i lartė se tė gjitha gjėrat e krijuara nė qiej. “Sepse edhe njė kryeprift i tillė na duhej, i shenjtė, i pafaj, i papėrlyer, i ndarė nga mėkatarėt dhe i ngritur pėrmbi qiej” (Hebrenjve 7:26).

4. Ai u ul nė tė djathtėn e Perėndisė. “Dhe pika kryesore e atyre gjėrave qė po themi ėshtė kjo: ne kemi njė kryeprift tė tillė, i cili qėndron nė tė djathtėn e fronit tė Madhėrisė nė qiejt” (Hebrenjve 8:1). Shihni pėr kėtė Efesianėve 1:20 dhe Kolosianėve 3:1.

D. Domosdoshmėria e ngjitjes dhe e kurorėzimit.

1. Pėr shpalosjen e arritjes sė Tij tė plotė. “Perėndia e lartėsoi me tė djathtėn e vet dhe e bėri Princ dhe Shpėtimtar pėr t’i dhėnė Izraelit pendimin dhe faljen e mėkateve” (Veprat 5:31). “Ai tha: ‘Ja, unė vij pėr tė bėrė, o Perėndi, vullnetin tėnd’ … Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezus Krishtit, qė u bė njė herė pėr tė gjithė” (Hebrenjve 10:9-10). Nė tabernakull kėtu mbi tokė nuk kishte karrige dhe ky fakt nėnkuptonte qė vepra paraqitėse nuk u mbarua kurrė. Ai hyri nė qiell dhe u ul nė fron dhe, kėshtu, deklaroi se puna e shpengimit tonė ishte tashmė njė veprim i kryer.

2. Pėr lehtėsimin e adhurimit njerėzor. “Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati. Perėndia ėshtė Frymė dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn” (Gjoni 4:23-24).

3. Pėr dhuratėn e Frymės sė Shenjtė. “Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova nuk do tė vijė tek ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t’jua dėrgoj” (Gjoni 16:7).

4. Pėr caktimin e kryesimit tė Tij mbi kishėn. “[Perėndia] vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e tij, edhe ia dha pėr krye pėrmbi ēdo gjė kishės, e cila ėshtė trupi i tij, plotėsia e atij qė mbush ēdo gjė nė tė gjithė” (Efesianėve 1:22-23).

E. Qėllimi i ngjitjes dhe i kurorėzimit.

1. Ai hyri nė qiejt si pararendės. “Ku ka hyrė Krishti, si pararendės pėr ne, pasi u bė kryeprift nė amshim sipas rendit tė Melkizidekut” (Hebrenjve 6:20). Njė fjalė tjetėr pėr “pararendės” ėshtė “kapiten”, “princ udhėheqės”, “njė qė ka tė tjerė qė e ndjekin”. Zoti Jezus na prin dhe, nė qoftė se vjen vdekja ndėrsa Ai vonon, ne do tė shkojmė tė jemi me Tė.

2. Ai hyri nė qiejt si njė qė jep dhunti. “Ai thotė: ‘Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerėzve’ … Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues” (Efesianėve 4:8-11).

3. Ai hyri nė qiejt si njė qė pėrgatit vendin. “Unė po shkoj t’ju pregatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pregatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju” (Gjoni 14:2-3).

F. Rezultatet e ngjitjes dhe tė kurorėzimit.

1. Na siguron njė ndėrmjetės me Perėndinė. “Sepse Krishti nuk hyri nė njė shenjtėrore tė bėrė me dorė, qė ėshtė vetėm shėmbėllesė e asaj tė vėrtetė, por nė vetė qiellin pėr tė dalė tani pėrpara Perėndisė pėr ne” (Hebrenjve 9:24). Shihni gjithashtu Hebrenjve 7:25.

2. Na siguron hyrje tek Perėndia. “Duke pasur, pra, njė kryeprift tė madh qė ka pėrshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perėndisė, le tė mbajmė fort rrėfimin tonė tė besimit. Sepse ne nuk kemi kryeprift qė nuk mund t’i vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar. Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit tė hirit, qė tė marrim mėshirė e tė gjejmė hir, pėr tė pasur ndihmė nė kohė nevoje” (Hebrenjve 4:14-16).

3. Na jep aftėsim pėr shėrbesė. “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: kush beson nė mua do tė bėjė edhe ai verpat qė bėj unė; madje do tė bėje edhe mė tė mėdha se kėto, sespe unė po shkoj tek Ati” (Gjoni 14:12). “Vepra edhe mė tė mėdha” nuk do tė thotė shėrime ose tė folurit nė gjuhė tė panjohura, por shpėrndarja e ungjillit tė shpėtimit. Pėr shembull, Pjetri foli dhe mijėra besuan. Ai foli pėrsėri dhe pesė mijė tė tjerė besuan.

4. Na jep besim nė pėrkujdesjen e Perėndisė. “Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėrat bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij” (Romakėve 8:28).

5. Na jep vendin tonė qiellor. “[Perėndia] na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus” (Efesianėve 2:6).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.