AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



PNEUMATOLOGJIA

Fjala “pneumatologji” vjen nga fjala greke “pneuma”, qė do tė thotė frymė, erė ose frymėmarrje. Si rrjedhim, pneumatologjia ėshtė doktrina e Frymės, ose e Frymės sė Perėndisė, doktrina e Frymės sė Shenjtė.

Doktrina e Frymės sė Shenjtė ėshtė me tė vėrtetė njė doktrinė biblike. Bibla ėshtė i vetmi burim nga i cili mund tė sigurohemi pėr ndonjė informacion nė lidhje me Tė. Vetėm feja e krishterė e ka Frymėn e Shenjtė.

Ndėrsa studiojmė doktrinėn e Frymės sė Shenjtė, le tė mos harrojmė qė Krishti ėshtė qendra e librit, tema e gjithė shkrimeve tė fshehta. Nė qoftė se vėmė dikė nė vendin e Tij, kjo do tė sjellė ngatėrresė. Fryma e Shenjtė nuk mund ta zėvendėsojė Birin e Perėndisė. Fryma e Shenjtė nuk erdhi pėr tė folur pėr Veten (ose nga Vetja), por pėr Krishtin. Dikush qė flet vazhdimisht pėr Frymėn dhe lė jashtė Birin, jep dėshmi qė ai nė tė vėrtetė nuk e ka Frymėn.

I. Personaliteti i Frymes se Shenjte

Le tė themi, para sė gjithash, se nuk duhet t’i drejtohemi kurrė Frymės sė Shenjtė sikur ėshtė njė send. Nganjėherė ngatėrrojmė personalitetin me paraqitjen e jashtme. Personaliteti nuk ėshtė njė tipar i trupit, por ėshtė tipar i frymės. Vetė ju nuk ju kanė parė asnjėherė. Ju nuk jeni njė trup, por njė frymė qė ka njė trup.

A. Cilėsitė vetjake.

1. Ai zotėron inteligjencė. “Dikujt, pra, i jepet, me anė tė Frymės, fjalė diturie; njė tjetri, sipas po atij Frymė, fjalė njohurie” (1 Korintasve 12:8). Shihni gjithashtu Isaia 11:2-3, Nehemia 9:20, 1 Pjetri 1:11, 2 Pjetrit 1:21 dhe 1 Korintasve 2:10-11.

2. Ai zotėron vullnet. “Dhe tė gjitha kėto i bėn i njėjti dhe i vetmi Frymė, duke i ndarė gjithsecilit dhunti veē e veē ashtu si do vetė” (1 Korintasve 12:11).

3. Ai zotėron fuqi. “Dhe Perėndia i shpresės le t’ju mbushė me ēfarėdo gėzimi dhe paqe me anė tė besimit, qė tė keni mbushulli nė shpresė, me anė tė fuqisė sė Frymės sė Shenjtė … Me fuqi shenjash dhe ēudirash, me fuqi tė Frymės sė Perėndisė; kėshtu prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė Iliri, kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit” (Romakėve 15:13-19). Shihni gjithashtu Zakaria 4:6, Isaia 11:2 dhe Efesianėve 3:16.

4. Ai zotėron njohuri. “Po Perėndia na i ka zbuluar me anė tė Frymės sė Tij, sepse Fryma heton ēdo gjė, edhe tė thellat e Perėndisė. Sepse cili nga njerėzit, pra, njeh gjėrat e njeriut, pėrveē se fryma e njeriut qė ėshtė nė tė? Po kėshtu asnjėri s’i njeh gjėrat e Perėndisė, pėrveēse Fryma e Perėndisė. Dhe ne nuk kemi marrė frymėn e botės, por Frymėn qė vjen nga Perėndia, qė tė njohim gjėrat qė na janė dhuruar falas nga Perėndia” (1 Korintasve 2:10-12).

5. Ai zotėron dashuri. “Dhe ju bėj thirrje, o vėllezėr, pėr Zotin tonė Jezus Krisht dhe pėr dashurinė e Frymės, tė luftoni bashkė me mua nė lutje te Perėndia pėr mua” (Romakėve 15:30).

B. Pėremra vetorė.

Emri vetjak i Frymės sė Shenjtė ėshtė i panjohur. Titulli “Fryma e Shenjtė” nuk ėshtė emri i Tij, ai ėshtė njė emėrtim qė tregon se ē’ėshtė Ai. Heshtja e Shkrimit tė Shenjtė nė lidhje me emrin e Tij ėshtė shumė e veēantė dhe kuptimplote. Ai e mban tė fshehtė kėtė emėr, qė emri i Zotit Jezus Krisht tė lartėsohet. Titulli “Fryma e Shenjtė” ėshtė emėr i gjinisė asnjanėse nė gjuhėn greke, por kurdo qė pėrdoret njė pėremėr nė vend tė Tij, atėherė pėremri i pėrdorur ėshtė gjithmonė nė gjininė mashkullore. “Dhe unė do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju … Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t’ju mėsojė ēdo gjė dhe do t’ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė” (Gjoni 14:16-26). Shihni edhe Gjoni 16:7-8, 13-15 dhe Romakėve 8:16, 26.

C. Verpimet vetjake.

Pse veprojmė si qenie njerėzore? Sepse jemi njerėz. Pse vepron Fryma e Shenjtė si njė person? Sepse Ai ėshtė person.

1. Ai flet. “Dhe ndėrsa po kryenin shėrbesėn e Zotit dhe po agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: ‘Mi ndani veē Barnabėn dhe Saulin pėr veprėn pėr tė cilėn i kam thirrur’” (Veprat 13:2).

2. Ai ndėrmjetėson. “Kėshtu, pra, edhe Fryma na ndihmon nė dobėsitė tona, sepse ne nuk dimė ēfarė tė kėrkojmė nė lutjet tona, sikurse duhet; por vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me psherėtima tė patregueshme” (Romakėve 8:26).

3. Ai dėshmon. “Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t’ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė Vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua” (Gjoni 15:26).

4. Ai urdhėron. “Kur ata po kalonin nėpėr Frigji dhe nė krahinėn e Galatisė, u penguan nga Fryma e Shenjtė qė tė shpallin fjalėn nė Azi. Si arritėn nė kufijtė e Misisė, ata kėkuan tė shkojnė nė Bitini, por Fryma nuk i lejoi”.

5. Ai mbikėqyr. “Tregoni kujdes, pra pėr veten tuaj dhe pėr tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij” (Veprat 20:28).

6. Ai udhėheq. “Por kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t’ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė tė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t’ju kumtojė gjėrat qė do tė vijnė” (Gjoni 16:13).

7. Ai mėson. “Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t’ju mėsojė ēdo gjė dhe do t’ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė” (Gjoni 14:26).

D. Kundėrveprime vetjake.

Veprime qė mund tė kryhen ndaj Frymės, mund tė kryhen vetėm ndaj njė personi. Fryma e Shenjtė ka ndjenja.

1. Ai mund tė trishtohet. “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30).

2. Ai mund tė zemėrohet. “Ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymėn e tij tė Shenjtė; prandaj ai u bė armiku i tyre dhe luftoi kundėr tyre” (Isaia 63:10).

3. Ai mund tė vihet nė provė. “Atėherė Pjetri i tha: ‘Pse u morėt vesh qė ta tundoni Frymėn e Zotit? Ja, kėmbėt e atyre qė e varrosėn burrin tėnd janė nė prag tė derės dhe do tė mbartin jashtė edhe ty!” (Veprat 5:9).

4. Ai mund tė kundėrshtohet. “O njerėz qafėfortė dhe me zemėr e veshė tė parrethprerė, ju gjithnjė e kundėrshtoni Frymėn e Shenjtė; ashtu siē bėnin etėrit tuaj, ashtu bėni edhe ju” (Veprat 7:51).

5. Ai mund tė blasfemohet. “Por pėr atė qė do tė blasfemojė kundėr Frymės sė Shenjtė nuk do tė ketė falje pėrjetė; ai ėshtė fajtor pėr dėnim tė pėrjetshėm. Sepse ata thoshin: ‘Ai ka njė frymė tė ndyrė!’” (Marku 3:29-30).

E. Marrėdhėnie vetjake.

1. Me Atin. “Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė” (Mateu 28:19).

2. Me Krishtin. “Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t’jua kumtojė” (Gjoni 16:14).

3. Me tė krishterėt. “Nė fakt na u duk mirė Frymės sė Shenjtė dhe neve qė tė mos ju ngarkojmė asnjė barrė tjetėr pėrveē kėtyre gjėrave tė nevojshme” (Veprat 15:28).

F. Emėrime vetjake.

1. Emri “parakletos”. Kjo ėshtė njė fjalė greke qė do tė thotė Ngushėllues, njė qė ėshtė thirrur pėr tė ndihmuar. “Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t’ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua” (Gjoni 15:26).

2. Veēanti tė tjera.

a. Frymė premtimi. “Dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit” (Efesianėt 1:13).

          b. Frymė fuqie. “Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė, fryma e diturisė dhe e zgjuarsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės sė Zotit” (Isaia 11:2).

          c. Frymė e sė vėrtetės. “Ai do t’ju japė njė Ngushėllues tjetėr, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju” (Gjoni 14:16-17).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.