AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

ANTROPOLOGJIA 

Fjala “antropologji” vjen nga fjala greke “anthropos” qė do tė thotė njeri. Antropologjia ėshtė doktrina e njeriut. Ka mjaft pėrkufizime pėr njeriun, disa komike dhe disa tragjike. Nė kėtė studim tė antropologjisė ne do tė shkojmė tek burimi i vėrtetė, Shkrimi i Shenjtė. Njeriu ka dėshiruar gjithmonė tė dijė se kush ėshtė, nga ka ardhur dhe ku ėshtė duke shkuar. Fjala e Shenjtė e Perėndisė e jep tė vetmen dėshmi tė plotė.

  I. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Ndershmėrisė (Pafajėsisė)

Me kėtė ne nėnkuptojmė njeriun nė gjendjen e tij fillestare tė pastėrtisė—drejtėsia e tij.

A. Origjina e tij.

1. Negative.

          a. Jo nga abiogjeneza. Kjo teori beson se nuk ka patur asnjė krijues tė njeriut, por qė njeriu erdhi thjesht nė jetė, pa ndonjė shkak dhe filloi tė jetojė, duke pėrmbushur edhe rimėn e ninullės, qė thotė:

          Nga erdhe vogėlush i dashur?

          Nga hiēi deri kėtu kam ardhur!

Ky argument nuk ka nevojė pėr pėrgjigje, por, me qėllim qė tė pėrballemi me kritikėn, ne vetėm po theksojmė se, nėse diēka e tillė si abiogjeneza ishte e mundur, nuk do tė kishte asnjė fuqi qė ta ndalonte qė tė ndodhte pėrsėri. Nuk ka asnjė dėshmi tė njė ndodhie tė dytė dhe, sigurisht, qė nuk ndodhi kurrė as nė rastin e parė.

          b. Jo nga evolucioni apo zhvillimet natyrore. Njė pėrkufizim i shkurtėr i evolucionit ėshtė: “Ai proces me anė tė cilit, nėpėrmjet njė lloj grumbullimi tė materies gjatė shumė epokave dhe prej shumė specieve, nga rastėsia apo nga ligji, shfaqet njeriu”. Ky koncept ka mbizotėruar pėr shumė vite, por mbėshtetėsit e tij janė nė rėnie. Shkenca moderne, siē ėshtė edhe antropologjia, po i kundėrshton tė gjitha thėniet e kėtij koncepti. Bibla shpall qė njeriu ėshtė njė krijesė e veēuar e Perėndisė dhe qė kafshėt u krijuan nė njė kohė tjetėr, krejtėsisht veēmas nga njeriu. Evolucioni na mėson qė njeriu dhe kafshėt kanė njė origjinė tė njėjtė, e cila ndahet si nė degė, nė shumė specie tė ndryshme. Pėr ta kundėrshtuar kėtė, ne pėrdorim Shkrimin dhe arsyetimin njerėzor si mė poshtė:

                    (1) Kundėrshton Shkrimin. Shkrimet thonė: “Sipas llojit tė tyre” (Zanafilla 1:24). Kjo i mbėrthen speciet nė vetvete, duke i ndaluar tė zhvillohen nė njė specie krejt ndryshe.

                    (2) Nuk ka asnjė dėshmi tė ndonjė kafshe qė ėshtė bėrė njeri. Me siguri, nė gjashtė mijė vite, nė qoftė se evolucioni do tė ishte i vėrtetė, do tė kishte patur shembuj tė tij edhe sot.

                    (3) Nuk ka asnjė dėshmi qė hallka qė mungon, ėshtė gjetur. Shumė tė ashtuquajtur libra historie japin piktura krijesash, tė cilat i kanė quajtur si lidhja (hallka) qė mungon. Kėto piktura janė fotografi vizatimesh dhe jo fotografi krijesash tė vėrteta, pėrderisa asnjė nga kėto nuk ka ekzistuar. Ne kemi mėsuar qė “lidhja (hallka) qė mungon”, ėshtė njė krijesė mes njeriut dhe majmunit. Piktura e saj ėshtė krejtėsisht imagjinatė e njė artisti, i cili mori njė copė kockė apo dhėmb dhe ndėrtoi njė njeri rreth saj. Kjo ėshtė thjesht si shprehja popullore “peshku nė det, tigani nė zjarr”.  Do tė na pėlqente tė pėrmendnim William Jennings Bryan[1] nė lidhje me “lidhjen (hallka) qė mungon”: “Nė qoftė se lidhja qė mungon ėshtė gjetur, atėherė pse po e kėrkojnė akoma”?

                    (4) Nuk ka dėshmi qė njeriu primitiv ndryshonte nga njeriu i sotshėm.

                    (5) Ka dėshmi qė gjaku njerėzor ėshtė i njėjti gjak pėr tė gjithė (Veprat 17:26). Lufta e Dytė Botėrore e ka vėrtetuar kėtė. Gjaku i njė njeriu tė bardhė mund tė vendoset nė venat e njė njeriu tė zi, dhe e kundėrta, dhe mund tė japė jetė. Transfuzionet e gjakut janė praktikuar vetėm gjatė njėqind viteve tė fundit, por Perėndia na e shfaqi kėtė mijėra vite mė parė.

                    (6) Ka njė ndryshim tė madh mes ndėrtimit tė njeriut dhe tė kafshėve.

                             (a) Fizikisht. Njeriu ėshtė njė krijesė me trup pingul, kurse kafshėt janė me katėr kėmbė.

                             (b) Nga ana intelektuale. Njeriu ka intelekt, ndėrsa kafshėt kanė instinkte.

                    (c) Moralisht. Njeriu ėshtė e vetmja krijesė e Perėndisė qė ka cilėsi morale.

                             (d) Frymėrisht. Vetėm njeriu ėshtė krijuar me koncepte frymėrore. Vetėm ai, nė dallim nga tė gjitha krijesat, mund tė adhurojė Perėndinė.

2. Pozitive. Njeriu ėshtė njė krijesė e drejtpėrdrejtė e Perėndisė. “Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn” (Zanafilla 1:27).

B. Natyra e tij.

1. Shėmbėllimi fillestar i njeriut. “Pastaj Perėndia tha: ‘Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne’” (Zanafilla 1:26a). “Cilido qė derdh gjakun e njė njeriu, gjaku i tij do tė derdhet nga njė njeri, sepse Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij” (Zanafilla 9:6). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 11:7 dhe Jakobi 3:9.

          a. E parė nė tre njėsitė pėrbėrėse tė njeriut. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). “Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht” (1 Thesalonikasve 5:23).

          b. E parė nė natyrėn intelektuale dhe morale tė njeriut. “Mos gėnjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshėt njeriun e vjetėr me veprat e tij, edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė njohurinė sipas shėmbullit tė atij qė e krijoi” (Kolosianėve 3:9-10). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėt 4:24.

          c. E parė nė shėmbėllimin fizik. Ėshtė e vėrtetė qė Perėndia ėshtė njė Frymė (Gjoni 4:24) dhe Perėndia ėshtė i padukshėm (Kolosianėve 1:15), por gjithmonė Perėndia ka patur njė formė nė tė cilėn Ai e ka shfaqur Veten e Tij: “Sa pėr mua, pėr hir tė drejtėsisė do tė shoh fytyrėn tėnde; do tė ngopem nga prania jote kur tė zgjohem” (Psalmi 17:15). Shihni gjithashtu Filipianėve 2:6-7, Mark 15:12 dhe Gjoni 5:37.

Krishti nuk u formua nė formėn apo shėmbėlltyrėn e Adamit, por Adami u bė nė formėn dhe shėmbėlltyrėn e Krishtit, qė do tė vinte: “por vdekja mbretėroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata qė nuk kishin mėkatuar me njė shkelje tė ngjashme nga ajo e Adamit, qė ėshtė figura e atij qė duhej tė vinte” (Romakėve 5:14).

2. Pafajėsia fillestare e njeriut. Disa shpallin qė Adami u krijua nė shenjtėri ose nė drejtėsi. Kjo nuk ėshtė krejt e saktė. Njeriu u krijua i pėrsosur jo nė drejtėsi, por nė pafajėsi. Ka ndryshim tė madh midis pafajėsisė dhe drejtėsisė. Pafajėsia ėshtė pastėrti (tė jesh pa mėkat) qė nuk ėshtė vėnė kurrė pėrballė provės. Drejtėsia ėshtė pafajėsi qė ėshtė provuar e sprovuar dhe qė ka dalė fitimtare.

C. Ndėrtimi i tij.

Siē do ta shohim, njeriu ėshtė i pėrbėrė nga elemente tokėsore (Zanafilla 2:7) dhe frymėrore (1 Thesalonikasve 5:23; Hebrenjve 4:12).

1. Trupi. Trupi i tij u bė nga toka. Kjo ishte pjesa e parė e njeriut qė u formua. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). Trupi paraqitet nė Shkrim si shtėpia e njeriut tė brendshėm. “Aq mė tepėr tek ata qė banojnė nė shtėpi prej argjile, themelet e tė cilave janė nė pluhur dhe shtypen si njė tenjė” (Jobi 4:19). Shihni edhe 2 Korintasve 5:1, 3-4. Procesi me anė tė tė cilit Perėndia e krijoi njeriun, nuk ėshtė i njohur. Kėtė ia lėmė Perėndisė. Njerėzit japin mendimet dhe hamendjet e tyre, por ato mbeten vetėm hamendje. Fjala “pluhur” nuk do tė thotė argjilė apo pisllėk i vjetėr, por lėnda mė cilėsore e tokės.

          a. Analiza vėrteton burimin e njeriut. Analiza kimike moderne zbulon nė trupin e njeriut po ato elemente qė janė edhe nė tokė, poshtė kėmbėve tė njeriut, si: natrium, karbon, hekur etj.

          b. Toka mbėshtet ekzistencėn e njeriut. Trupi mbahet nga ajo qė rritet nga toka. Ėshtė trupi i njeriut dhe jo fryma e tij qė mbahet e ushqehet. Zija e bukės nė ditėt e sotme ka vėrtetuar qė, nėse ushqimi hiqet, hiqet edhe jeta. Nėse vret ushqimin, do tė vrasėsh njeriun.

          c. Vdekja konkretizon elementet e njeriut. Me vdekjen, fillon prishja dhe trupi i njeriut sė shpejti kthehet nė pluhur nga i cili ishte formuar (Zanafila 3:19).

2. Shpirti. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45. Shpirti ėshtė mbajtėsi i ndjenjave dhe orekseve. Bimėt, kafshėt dhe njeriu kanė trupa. Kafshėt dhe njeriu kanė shpirt, por vetėm njeriu ka njė frymė. Shpirti ėshtė jeta e ndėrgjegjshme qė ėshtė nė njeriun dhe nė kafshėn. Bimėt kanė jetė, por kjo ėshtė jetė e pandėrgjegjshme. Ka njė ndryshim midis shpirtrave tė njerėzve dhe shpirtrave tė kafshėve. Shpirti i kafshės ėshtė i lidhur me trupin e saj, ndėrsa shpirti i njeriut ėshtė i lidhur me frymėn e tij. Shpirti i kafshės vdes bashkė me kafshėn, kurse shpirti i njeriut nuk vdes kurrė, sepse ai u krijua “shpirt i gjallė” (1 Korintasve 15:45), si njė shpirt qė nuk do tė vdiste kurrė.

Siē ėshtė theksuar, shpirti i njeriut ėshtė mbajtėsi i ndjenjave dhe orekseve tė tij dhe Shkrimi i mėposhtėm do tė nxjerrė nė pah shkallėt e secilės … Orekset: “Por sa herė qė tė duash, mund tė vrasėsh kafshė dhe tė hash mishin e tyre nė tė gjitha qytetet, simbas bekimit qė tė ka bėrė Zoti; atė mund ta hanė si i papastri, ashtu dhe i pastri, siē bėhet me mishin e gazelės dhe tė drerit;” (Ligji i Pėrtėrirė 12:15). Dėshirat: “Dhe nė qoftė se njeriu i thoshte: ‘Mė parė tė tymoset dhjami, pastaj tė marrėsh sa tė duash’ ai pėrgjigjej: ‘Jo, duhet tė ma japėsh tani; pėrndryshe do ta marr me forcė’” (1 Samueli 2:16). Shihni gjithashtu Ligji i Pėrtėrirė 12:20; Psalmi 107:18; Fjalėt e Urta 6:30; Isaia 29:8 dhe 1 Samueli 18:1. Urrejtjet: “Davidi tha atė ditė: ‘Kushdo qė i mund Jebusejtė, tė arrijė deri nė kanal dhe t’i zmprapsė ēalamanėt dhe tė verbėrit qė i urren Davidi’. Prandaj thonė: ‘I verbri dhe ēalamani nuk do tė hyjnė nė Shtėpi’” (2 Samueli 5:8). Vajtimet: “Ai ndjen vetėm dhembjen e madhe tė mishit tė tij dhe pikėllohet pėr veten e tij” (Jobi 14:22). Trishtimi: “Lėre tė qetė, sepse e ka shpirtin tė trishtuar dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar” (2 Mbretėrve 4:27b). “U tha atyre: ‘Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar’” (Marku 14:34). Ngazėllime: “Unė do tė gėzohem shumė tek Zoti, shpirti im do tė kremtojė Perėndinė tim, sepse mė ka veshur me rrobat e shpėtimit, mė ka mbuluar me mantelin e drejtėsisė, ashtu si njė dhėndėr qė vė njė diademė, si njė nuse qė zbukurohet me xhevahiret e saj” (Isaia 61:10). Vuajtjet: “Atėherė i thonin njėri-tjetrit: ‘Ne jemi me tė vėrtetė fajtorė ndaj vėllait tonė, sepse e pamė ankthin e shpirtit tė tij kur ai na lutej, por nuk ia vumė veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqėsi’” (Zanafila 42:21).

Ku e merr njeriu shpirtin e tij?

          a. Paraekzistenca. Kjo teori mėson qė tė gjithė shpirtrat qė kanė qenė ndonjėherė ose qė do tė jenė nė botė, u krijuan nė fillim. Nė kohėn e ngjizjes, ato bashkohen me trupin. Kjo u mėsua nga Platoni, por nuk u pranua kurrė nga kisha, sepse ishte pa bazė nė Shkrimin e Shenjtė.

          b. Teoria e dyzet ditėve. Kjo teori shpall qė pas dyzet ditėsh nga ngjizja, shpirti bashkohet me trupin. Katolicizmi romak e propozon kėtė gjė. Nėse ky besim ėshtė i vėrtetė, atėherė Perėndia ėshtė krijuesi i shpirtrave mėkatarė.

          c. Trashėgimia. Kjo ėshtė e vėrteta qė mbėshtetet nė thėnien se edhe shpirti, edhe trupi janė tė ardhur nga prindėrit. “Adami jetoi njėqind e tridhjetė vjet dhe i lindi njė djalė qė i pėrngjiste, njė lloj nė shėmbėlltyrė tė tij dhe e quajti Seth” (Zanafilla 5:3). Shihni gjithashtu Veprat 17:24-26.

3. Fryma. Kėtu ėshtė pika ku njeriu ndryshon nga tė gjitha krijesat e tjera. Tek Hebrenjtė 12:9 Perėndia thuhet tė jetė “Ati i frymėrave”. Kjo nuk do tė thotė Ati i engjėjve, por i frymėrave tė njerėzve qė janė bėrė tė pėrsosur. Nuk ėshtė thėnė kurrė qė Perėndia tė jetė Ati i shpirtrave. “Sepse, sikurse trupi pa frymėn ėshtė i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, ėshtė i vdekur” (Jakobi 2:26). Kur njė trup vdes, shpirti shkon me frymėn e njeriut. Shpirti dhe fryma mund tė ndahen: “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės” (Hebrenjve 4:12). Megjithatė nuk ka asnjė provė biblike qė ato janė ndarė ndonjėherė. Pasaniku tek Luka 16 shkon nė ferr dhe ai ka me vete si frymėn, ashtu edhe shpirtin. Shihni edhe Mateu 10:28.

Fryma e njeriut ėshtė mbajtėsi i inteligjencės sė tij. “Sepse cili nga njerėzit, pra, njeh gjėrat e njeriut, pėrveē se fryma e njeriut qė ėshtė nė tė? Po kėshtu, asnjeri s’i njeh gjėrat e Perėndisė, pėrveē Fryma e Perėndisė” (1 Korintasve 2:11). Kafshėt nuk zotėrojnė inteligjencė. “Mos u bėni si kali dhe si mushka qė nuk kanė mend, goja e tė cilėve duhet tė mbahet me fre dhe me kapistėr, pėrndryshe nuk tė afrohen” (Psalmi 32:9).

Fjala “frymė”, si nė hebraisht, ashtu edhe nė greqisht ėshtė pėrkthyer si frymėmarrje dhe erė. Konteksti vendos pėr pėrkthimin. Materialistėt thonė qė fjala pėr frymėn duhet tė jetė “frymėmarrje” dhe qė, kur njeriu vdes, ai shuhet pėrgjithmonė. Disa njerėz mendojnė qė njeriu e humbi frymėn qė nga Rėnia dhe e rimerr frymėn e tij nė ēastin e kthimit nė besim. Kjo do ta bėnte njeriun njė qenie dyshe, megjithatė kjo nuk ka asnjė bazė nė Shkrimin e Shenjtė.

4. Zemra. Kur flasim pėr zemrėn, nuk nėnkuptojmė muskujt nė trup, por mbajtėsin e ndėrgjegjes. “Le t’i afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjes sė ligė dhe trupin tė larė me ujė tė kulluar” (Hebrenjve 10:22). Shihni gjithashtu 1 Gjoni 3:19-20; Veprat 2:26; 5:3, 5; Mateu 22:37. Paralajmėrimi ėshtė qė mund tė ketė njė rrėfim gojor, njė njohuri pa njė besim zemre. “Shumė do tė mė thonė atė ditė: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?’ Dhe atėherė unė do t’u sqaroj atyre: ‘Unė s’ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi’” (Mateu 7:22-23).

D. Gjendja e tij.

Me kėtė nėnkuptojmė kushtin e njeriut nė gjendjen e tij para se tė binte.

1. Njohuria e tij. Ai kishte njohuri tė menjėhershme, njohuri ndjesore. Ai nuk ishte njė foshnjė e rritur. Ai ua vuri emrin tė gjitha kafshėve qė erdhėn nga dora e Perėndisė. Do tė duhej njė njeri inteligjent pėr ta bėrė kėtė. “Dhe njeriu u vuri emra tėrė bagėtisė, zogjve tė qiellit dhe ēdo kafshe tė fushave; por pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė” (Zanafilla 2:20).

2. Pėrbashkėsia e tij. Pėr njeriun ishte e mundur qė tė kishte bashkėsi me Perėndinė. “Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: ‘Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit’” (Zanafilla 2:16). “Dhe Perėndia tha: ‘Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t’ju shėrbejė si ushqim’” (Zanafilla 1:29).

3. Shtėpia e tij. Kjo shtėpi ishte e vendosur nė njė kopėsht. “Pastaj Zoti Perėndi mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje, dhe vendosi nė tė njeriun qė kishte formuar” (Zanafilla 2:8). Disa njerėz besojnė qė njeriu primitiv ishte njė njeri shpellash, por kjo nuk ėshtė kėshtu, sepse ai ishte njė njeri i kopshtit. Dėshmia e parė e njerėzve qė jetuan nė shpella, flet pėr tė pėrndjekurit dhe tė ēmendurit: “(bota nuk ishte e denjė pėr ta), u sollėn nėpėr shkretėtira e nėpėr male, nėpėr shpella dhe nėpėr guva tė dheut” (Hebrenjve 11:38). “Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i doli pėrpara nga varrezat njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė” (Marku 5:2). Ky kopsht nuk ėshtė quajtur Eden, por Kopshti nė Eden. Fjala “Eden” do tė thotė rrafshinė ose rrafshnaltė. Armenia ėshtė pa dyshim vendi ku filloi njeriu.

4. Mikja e tij. “Pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė ... Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu” (Zanafilla 2:20, 22). Fjalėt “ndihmė e pėrshtatshme” nuk janė fjalė e pėrbėrė, por dy fjalė mė vete, qė do tė thonė e pėrshtatshme pėr (diēka ose dikė). Eva ishte e pėrshtatshme pėr Adamin. Disa qė qeshin me kėtė “histori tė brinjės”, nuk mund tė na tregojnė se nga erdhi gruaja. Si mendoni ju, pse nuk e bėri Perėndia gruan nga pluhuri? Pėr shkakun e thjeshtė qė Perėndia nuk deshi qė njeriu tė ketė dy origjina.

Perėndia mund tė krijojė njė qenie njerėzore nė katėr mėnyra:

          1) Me anė tė ngjizjes.

          2) Pa ndihmėn e njė gruaje, si Evėn.

          3) Pa ndonjė burrė apo grua, si Adamin.

          4) Pa ndonjė burrė, me anė tė gruas, si Krishtin.

5. Puna e tij. “Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: ‘Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė’” (Zanafilla 1:28). “Zoti Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante” (Zanafilla 2:15). Kishte punė nė kopėsht, por jo punė me stėrmundim. Kishte punė, por jo njė lloj pune qė tė rraskapit. Fjala “ruaj” nė Zanafilla 2:15 ėshtė pėrkthyer shumė mirė me fjalėn “mbroj”. Nga kush do ta mbronte Adami kopshtin? Nga kafshėt e egra? Jo, sepse nuk kishte. Nga njerėzit e egjėr? Jo, sespe Adami ishte i vetmi njeri. Ai ishte vendosur qė ta ruante kopshtin kundėr shfaqjes sė Djallit. Sa herė qė njeriu vendoset nė njė pozitė besimi, Perėndia gjithmonė jep njė paralajmėrim tė mjaftueshėm.

6. Ushqimi i tij. “Dhe Perėndia tha: ‘Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t’ju shėrbejė si ushqim’” (Zanafilla 1:29). Njeriu i parė dhe kafsha e fushės ishin vegjetarianė. Dietat e tyre nuk pėrfshinin fare mish. Njeriu nuk ishte mishngrėnės, siē besojnė evolucionistėt.

7. Pėrgjegjėsia e tij.

          a. Tė mbushė tokėn me njė rregull tė ri—njeriu. “Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: ‘Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė’” (Zanafilla 1:28). Adami ishte njeriu i parė: “Kėshtu edhe ėshtė shkruar: ‘Njeriu i parė, Adami, u bė shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė’” (1 Korintasve 15:45). Eva ėshtė nėna e gjithė qenieve njerėzore: “Dhe burri i vuri gruas sė tij emrin Evė, sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve” (Zanafilla 3:20).

          b. Tė pėrmbahej pėr tė mos ngrėnė frutin. Ky frut ishte nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes. “Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: ‘Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri’” (Zanafilla 2:16-17).

Ata ishin tė lejuar tė hanin ē’tė donin, pėrderisa kishte bollėk. Ishte vetėm njė pemė qė u ishte ndaluar atyre. Ne nuk e dimė se ēfarė lloj fruti ishte. Nuk kishte gjė tė keqe me frutin. Ishte thjesht fakti qė Perėndia e ndaloi. Perėndia donte qė Adami dhe Eva tė kishin njohuri, por jo qė ata ta fitonin me anė tė mosbindjes. Mbani mend, pra, qė njeriu ishte vendosur pėr tė ruajtur. Ai ishte paralajmėruar pėr armikun, prandaj Satani nuk erdhi papritmas. Duke qenė kjo e vėrtetė, pse lejoi Perėndia qė Adami dhe Eva t’i nėnshtroheshin sulmit tė Djallit? Prova vjen gjithmonė pėrpara njė bekimi. Njeriu gjithmonė duhet tė provohet, pėrpara se tė emėrohet nė njė pozitė.

E. Kryesia e tij.

E gjithė raca njerėzore vjen nga ai njeri i vetėm, Adami. Ashtu siē ėshtė kreu, ashtu janė edhe pasardhėsit.

1. Etnografia. Kjo ėshtė njė degė e antropologjisė qė e trajton njeriun gjeografikisht dhe nė mėnyrė pėrshkruese, duke trajtuar nėndarjet e racave, shkaqet e migrimit dhe ēėshtje tė tjera qė janė tė lidhura me kėtė. Kjo shkencė i drejtohet njė mėmėdheu tė pėrbashkėt, qė ėshtė Armenia.

2. Filologjia krahasuese. Kjo ėshtė shkencė e gjuhės dhe mendon qė tė gjithė njerėzit vijnė nga e njėjta origjinė.

3. Psikologjia. Kjo ėshtė shkenca e mendjes qė, gjithashtu, tregon se njeriu ka ardhur nga njė origjinė.

4. Fiziologjia. Ėshtė shkenca qė merret me strukturėn organike tė trupit dhe shpall qė njeriu vjen nga i njėjti burim, njė origjinė e pėrbashkėt.


[1] William Jennings Bryan (1860-1925) ishte avokat dhe udhėheqės politik nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili fitoi njė gjyq kundėr John Thomas Scopes, mėsues i shkencės qė mėsoi teorinė e evolucionit kundėr ligjeve tė atėhershme qė ndaluan mėsimin e doktrinave kundėr Biblės. Sot ligji amerikan ndalon mėsimin e Biblės apo krijimit nė shumicėn e shkollave shtetėrore (shėnim i pėrkthyesve).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.