AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Njeriu nE Gjendjen e tij tE MEkatit

A. Rėnia e njeriut.

Disa mund tė thonė qė rėnia e njeriut ėshtė njė fabul e vjetėr, por, qė tė kuptojmė qė ai ka pėsuar njė rėnie, mjafton vetėm tė shikojmė njeriun dhe mund ta vėmė re qė punon fort pėr bukėn e tij, dobėsohet nga sėmundjet dhe vdes nė mjerimin e tij. “Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan” (Romakėve 5:12).

1. Burimi i mėkatit. “Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar dhe i tha gruas: ‘A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: <<Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?>>’” (Zanafilla 3:1). “Por druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit” (2 Korintasve 11:3). Perėndia nuk po flet pėr njė bishė kur Ai pėrmend gjarpėrin, por pėr njė person. Vini re qė Shkrimi nuk thotė “mė dinaku se ndonjė bishė tjetėr e fushės” por lė jashtė fjalėn “tjetėr” duke theksuar vetėm qė ai ėshtė mė dinak se ndonjė bishė. Kjo ėshtė thjesht njė shprehje e asaj qė Perėndia mendon pėr djallin. Askund nė Shkrime nuk thuhet qė djalli ishte gjarprin, por thotė qė gjarpri ishte djalli. “Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet” (Zbulesa 20:2).

2. Natyra e mėkatit. “Atėherė gjarpri i tha gruas: ‘Ju s’keni pėr tė vdekur aspak; por Perėndia e di qė ditėn qė do t’i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen’. Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t’u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte e dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai” (Zanafilla 3:4-6). Fruti ishte nė rregull, ishte frut i mirė, vetėm se Perėndia e ndalonte. Disa mund tė thonė qė ishte njė gjė e vogėl qė solli rėnien e njeriut, por ne bėjmė pyetjen: “Sa hapa duhen pėr tė rėnė poshtė rrėpirės?”

          a. Ai e vuri nė dyshim dashurinė e Perėndisė. Duke dyshuar dashurinė e Perėndisė, njeriu mohoi mirėsinė e Perėndisė, veproi nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė mėkatar. “Ėshtė njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė rrugėt e vdekjes” (Fjalėt e Urta 14:12). Shihni gjithashtu Isaia 55:6.

          b. Ai e vuri nė dyshim Fjalėn e Perėndisė. Duke dyshuar Fjalėn e Perėndisė, njeriu mohoi tė vėrtetėn e Tij; duke mohuar tė vėrtetėn e Tij, ai veproi nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė kriminel. “Kush qėndron nė tė nuk mėkaton; kush mėkaton nuk e ka parė dhe as nuk e ka njohur” (1 Gjoni 3:4).

          c. Ai vuri nė dyshim autoritetin e Perėndisė. Duke dyshuar autoritetin e Perėndisė, njeriu mohoi hyjninė e Perėndisė; duke mohuar hyjninė e Tij, ai u bė i kundėrt me Perėndinė. Kėshtu, ai u bė armiku i Perėndisė dhe njė rebel nė universin e Perėndisė. “Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet. Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund t’i pėlqejnė Perėndisė” (Romakėve 8:7-8). Prova u dha pėr tė parė nėse njeriu do tė qėndronte i vėrtetė ndaj Perėndisė. Ai dėshtoi, sepse dėshiroi tė ishte njė perėndi. Djalli vetė ra (Isaia 14), sepse ai deshi tė ishte si Shumė i Larti. Kjo solli rėnien e tij, kėshtu, ai mbolli tė njėjtėn farė tė ambicies sė keqe nė Adamin dhe Evėn pėr tė parė nėse do tė sillte rėnien e tyre dhe e bėri njė gjė tė tillė.

Disa mund tė pyesin: “A ishte kjo e drejtė pėr ta?” Ata ishin paralajmėruar dhe u vendosėn roje kundėr Satanit. Kishte vetėm njė gjė tė ndaluar nė kopėsht. Ata nuk kishin nevojė pėr frutin, atyre nuk u mungonte gjė.

3. Pasojat e mėkatit.

          a. Pasojat e menjėhershme mbi Evėn.

                    (1) Turp. “Dhe burri e gruaja e tij ishin qė tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kėsaj … Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t’u mbuluar” (Zanafilla 2:25, 3:7). Perėndia vetė ėshtė i mbėshtjellur me njė rrobė drite (Psalmi 104:2); dhe, kur Ai bėri njeriun, e bėri atė nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Tij. Kėshtu, besojmė qė edhe njeriu ishte i veshur me njė rrobė drite. Kur njeriu mėkatoi, kjo veshje humbi dhe ai i bėri vetėvetes njė mbulesė me gjethe fiku pėr tė zėnė vendin e asaj qė kishte humbur. Qysh atėherė, njeriu ėshtė pėrpjekur tė veshė atė qė Perėndia i ka dhėnė njė herė, por ai nuk ka asgjė, pėrveē leckave tė fėlliqura.

                    (2) Frikė. “Ai u pėrgjigj: ‘Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha’” (Zanafilla 3:10). Njeriu ende mundohet tė fshihet prej Perėndisė.

                    (3) Ndarje nga Perėndia. Nuk ka asnjė dyshim qė njeriu e humbi natyrėn e tij tė pėrsosur dhe i dha fund bashkėsisė me Perėndinė. Pėr njeriun e pashpėtuar, nuk ekziston Atėsia e Perėndisė dhe vėllazėria e njeriut.                                                                             (4) Dėbim nga kopshti. “Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga Kopshti i Edenit, me qėllim qė tė punonte tokėn prej nga kishte dalė. Kėshtu, ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės” (Zanafilla 3:23-24).

                    (5) Humbi mbretėrimin mbi krijimin. Nė fillim Adami ishte me tė vėrtetė mbretėruesi i tė gjitha krijesave tokėsore: “E bėre tė mbretėrojė mbi veprat e duarve tė tua dhe vure ēdo gjė nėn kėmbėt e tij! Dhentė dhe bagėtitė e tjera, madje bishat e egra, zogjtė e qiellit dhe peshqit e detit, tėrė ato qė kalojnė nėpėr shtigjet e detit” (Psalmi 8:6-8). Kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr njeriun sot. Ai e ka humbur atė mbretėrim. Krishti do t’ia kthejė kėtė njeriut kur tė vijė pėrsėri (Hebrenjve 2 dhe Isaia 11).

          b. Pasojat e thella mbi pasardhjen e Adamit.

                    (1) Fryma ėshtė errėsuar. “Kėtė, pra, po dėshmoj nė Zotin: tė mos ecni mė si po ecin ende johebrenjtė e tjerė, nė kotėsinė e mendjes sė tyre, tė errėsuar nė mendje, tė shkėputur nga jeta e Perėndisė, pėr shkak tė padijes qė ėshtė nė ta dhe ngurtėsimit tė zemrės sė tyre” (Efesianėve 4:17-18). Dhoma e errėt e tė kuptuarit do tė mbetet e errėsuar, derisa Fryma e Shenjtė tė vijė pėr tė ndriēuar.

                    (2) Shpirti ėshtė i poshtėruar dhe i ēoroditur. “Ata (jobesimtarė), duke u bėrė tė pandjeshėm, e dhanė veten nė shthurje, duke kryer ēdo papastėrti me lakmi tė pangopur” (Efesianėve 4:19). Shihni gjithashtu Jeremia 17:9.

                    (3) Trupi pėson sėmundje dhe vdekje. “Me shpresė qė vetė krijesa tė ēlirohet nga skllavėria e prishjes pėr tė hyrė nė lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė” (Romakėve 8:21).

4. Efektet mbi mėkatin.

          a. Shprehja e menjėhershme e gjykimit tė Perėndisė.

                    (1) Mbi gjarprin. “Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: ‘Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj’” (Zanafila 3:14-15). Satani nė gjithė madhėshtinė e tij trajtohet si njė gjarpėr. Kjo ėshtė njė figurė letrare, sepse e dimė qė gjarpėrinjtė nuk hanė pluhur. Dekreti i Perėndisė mbi gjarprin qė ai do tė hante pluhur tė gjithė ditėt e jetės sė tij, shfaqi pėrbuzjen qė Ai kishte pėr Djallin.

                    (2) Mbi gruan. “Gruas i tha: ‘Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty’” (Zanafilla 3:16).

                    (3) Mbi krijimin. “Pastaj i tha Adamit: ‘Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: <<Mos ha prej saj>>, toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e jetės sate. Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave’” (Zanafilla 3:17-18).

                    (4) Mbi njeriun. “Do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh’” (Zanafilla 3:19). Shihni dhe Zanafilla 5:29.

          b. Shprehja e ardhshme e gjykimit tė Perėndisė. “Kurse pėr frikacakėt dhe tė pabesėt, dhe tė neveritshmit dhe vrasėsit, dhe kurvėruesit, dhe magjistarėt, dhe idhujtarėt, dhe gjithė gėnjeshtarėt, pjesa e tyre do tė jetė nė liqenin qė digjet me zjarr dhe squfur, qė ėshtė vdekja e dytė” (Zbulesa 21:8).

5. Premtimi pėr mėkatarin. “‘Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj” (Zanafilla 3:15). Nė kohėn kur njeriu mėkatoi, Perėndia premtoi njė Shpengimtar. Fara e gruas nuk mund tė jetė askush tjetėr, pėrveē Jezus Krishtit. “Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi” (Zanafilla 3:21). Kur ata e kuptuan lakuriqėsinė e tyre, e mbuluan veten me mbulesa me gjethe fiku. Perėndia, nė vend tė kėsaj, i veshi me lėkurė kafshėsh. Sa pėr mbulesėn e lakuriqėsisė sė tyre, gjethet e fikut ishin njėsoj si lėkura e kafshėve, megjithatė duhej derdhur gjak, “sespe pa derdhje gjaku nuk ka falje mėkatesh”. Ata duhej tė mbuloheshin me atė qė u ther pėr mėkatet e tyre. Ashtu edhe mėkatari sot duhet tė vishet me drejtėsinė e Atij qė vdiq pėr tė.

B. Bijtė e rėnė tė Adamit.

1. Qėndrimi i tyre.

          a. Nė Adamin. “Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anė tė njė njeriu, kėshtu erdhi dhe ringjallja e tė vdekurve me anė tė njė njeriu. Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:21-22). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45, 47 dhe Romakėve 5:12-21. Ka vetėm dy njerėz pėrfaqėsues nė botė: njeriu i parė dhe njeriu i dytė, Adami i parė dhe Adami i fundit. Tė gjithė njerėzit lindin nė Adamin; tė gjithė tė rilindurit janė nė Krishtin.

          b. Ndaj mėkatit dhe fajit. “E ēfarė pra? A kemi ne ndonjė epėrsi? Aspak! E kemi treguar nė fakt qė mė pėrpara se si judenjtė ashtu edhe grekėt janė tė gjithė nėn mėkat, siē ėshtė shkruar: ‘Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė’” (Romakėve 3:9-10). Shihni gjithashtu Romakėve 3:19.

2. Gjendja e tyre. Me anė tė gjendjes sė tyre nėnkuptojmė kushtin e tyre frymėror, qė do tė thotė mungesė e drejtėsisė nė jetėn e tyre frymėrore.

          a. Mėkatar nga natyra. “Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat” (Psalmi 51:5). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėve 2:3; Zanafilla 6:5; Jeremia 17:9; Romakėve 8:9 dhe Galatasve 5:19-21.

          b. Mėkatar nė praktikė. “Sepse edhe ne dikur ishim tė pamendė, rebelė, endacakė, robėr tė lakmive tė ndryshme dhe tė qejfeve, duke jetuar nė ligėsi dhe nė smirė, tė urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirėsia e Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe dashuria e tij pėr njerėzit” (Titi 3:2-3). Shihni gjithashtu Romakėve 3:23; Kolosianėve 1:21 dhe Psalmi 14:1-3.

          c. I humbur nė mėkat. “Sepse Biri i njeriut erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur” (Luka 19:10). Shihni gjithashtu Isaia 53:6 dhe 2 Korintasve 4:3-4.

          d. Frymėrisht i vdekur. “Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate, … edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit)” (Efesianėve 2:1, 5). Piktura e Perėndisė pėr njė mėkatar ėshtė njė njeri i vdekur, njė njeri me tė gjitha organet e lėvizjes, por pa lėvizje. Ashtu edhe mėkatari nuk mund tė lėvizė nė gjėrat e Perėndisė.

          e. Nėn zemėrimin e Perėndisė. “Sepse zemėrimi i Perėndisė zbulohet nga qielli pėr ēdo pabesi e padrejtėsi tė njerėzve, qė mbysin tė vėrtetėn nė padrejtėsi” (Romakėve 1:18). Shihni gjithashtu Gjoni 3:36.

          f. Pret pėr vdekjen. “Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė dhe mė pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27).

          g. I sigurt pėr ferrin. “Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit” (Zbulesa 20:15). Shihni edhe Zbulesa 21:8.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.