AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

HAMARTIOLOGJIA

Fjala “hamartiologji” vjen nga fjala greke “hamartia”, qė do tė thotė mėkat, pra, hamartiologjia ėshtė doktrina mbi mėkatin.

I. OrigJina e MEkatit

A. Hyrja e mėkatit nė gjithėsi.

Tek Ezekieli 28:11-19 shohim qė ishte Luciferi qė e solli mėkatin nė gjithėsi: “Zemra jote ishte ngritur pėr bukurinė tėnde; ke korruptuar diturinė tėnde pėr shkak tė shkėlqimit tėnd. Unė po tė hedh pėr tokė, po tė vė pėrpara mbretėrve, me qėllim qė tė tė shohin” (vargu 17). Nuk pati asnjė mėkat para se tė mėkatonte Luciferi qė u bė Djalli, Satani. Mėkati tij, i pari nė gjithėsi, ishte kur ai zgjodhi vullnetin e tij mbi atė tė Perėndisė, duke dėshiruar tė jetė i barabartė me Perėndinė. Pse e lejoi Perėndia mėkatin tė hynte nė gjithėsi? Kjo ėshtė njė pyetje sė cilės Perėndia nuk i ėshtė pėrgjigjur akoma.

B. Paraqitja e mėkatit nė racėn njerėzore.

Pėrderisa ka mėkat nė racėn njerėzore, duhet tė ketė pasur njė fillim tė mėkatit. Nė qoftė se nuk ka njė fillim tė mėkatit, atėherė njeriu u krijua nė mėkat. Sipas kėsaj, del qė Perėndia ėshtė krijuesi i mėkatit, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Mėkati erdhi nė racėn njerėzore nėpėrmjet mashtrimit dhe mosbindjes, nxitur prej mosbesimit. “Dhe nuk u gėnjye Adami, por gruaja u gėnjye dhe ra nė shkelje” (1 Timoteu 2:14). Pse e lejoi Perėndia njeriun tė mėkatojė? E vetmja pėrgjigje e mundur qė mund tė japim ėshtė Efesianėt 2:7: “pėr tė treguar nė epokat qė do tė vijnė pasurinė e pamasė tė hirit tė tij, me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus”.

II. Realiteti i Mėkatit

A. Shkrimi shpall faktin e mėkatit. “Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23). “Por Shkrimi i mbylli tė gjitha gjėrat nėn mėkatin, qė t’u jepej besimtarėve premtimi nėpėrmjet besimit tė Jezus Krishtit” (Galatasve 3:22).

B. Natyra shpall faktin e mėkatit. “Sepse e dimė se deri tani mbarė bota e krijuar rėnkon dhe ėshtė nė mundim” (Romakėve 8:22).

C. Ligji zbulon faktin e mėkatit. “Sepse asnjė mish nuk do tė shfajėsohet para tij pėr veprat e ligjit; me anė tė ligjit nė fakt arrihet njohja e mėkatit” (Romakėve 3:20). Apostulli Pal mendoi qė ishte i lirė nga mėkati, derisa ai tė shikonte nė pasqyrėn e ligjit tė Perėndisė: “Mėkatin unė nuk do ta kisha njohur, veē se me anė tė ligjit; sepse unė nuk do ta kisha njohur lakminė, po tė mos thoshte ligji: ‘Mos lakmo!’” (Romakėve 7:7b).

D. Pėrvoja vėrteton faktin e mėkatit. Pėrvojat e Moisiut, Davidit, Pjetrit dhe Gjonit tregojnė faktet e mėkatit. Madje, edhe pėrvoja juaj vetjake e provon kėtė gjė.

E. Njeriu rrėfen faktin e mėkatit.

1. Shenjtorėt e kanė pranuar. Ishte vetė Jobi qė tha: “Ja, jam shpirtvogėl, ēfarė mund tė tė pėrgjigjem”. Isaia deklaroi: “I mjeri unė, unė jam i humbur”. Danieli, pėr tė cilin nuk ėshtė pėrmendur asnjė shenjė mėkati, tha: “ēehrja e bukur ndryshoi nė tė zbehtė dhe forcat e mia u ligėshtuan”. Pjetri bėrtiti: “Largohu prej meje, unė jam njeri mėkatar”. Pali theksoi: “Jezus Krishti erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt, ndėr tė cilėt unė jam i pari”. Martin Luteri tregoi: “Unė jam mė shumė i frikėsuar nga zemra ime sesa nga Papa dhe tė gjithė Kardinalėt”. Dwight Moody tha: “Njeriu qė kam mė shumė probleme me tė ėshtė ai qė ecėn nėn kapelen time”.

2. Mėkatarėt e kanė pranuar. Shkrimi ėshtė i mbushur me rrėfimin e mėkatarit dhe mėkatit tė tij. Faraoni shpalli: “Kėtė herė unė mėkatova” (Eksodi 9:27b). Akani u pėrgjigj: “Nė tė vėrtetė jam unė qė kam mėkatuar” (Jozueu 7:20b). Balaami pranoi: “Kam mėkatuar” (Numrat 22:34b). Madje edhe Juda, i cili tradhtoi Zotin, tha: “Kam mėkatuar” (Mateu 27:4).

III. Natyra e Mėkatit

A. Mendimi modern pėr mėkatin.

1. Shoqėria e quan pakujdesi.

2. Studiuesit e emėrtojnė si padituri.

3. Evolucionistėt thonė se ėshtė tipar i kafshės.

4. Feja “Shkenca e krishterė” mėson se ėshtė mungesė nė tė mirėn.

5. Njeriu mishor e shfajėson atė si dobėsi tė pafajshme.

6. Teologėt e rinj shpallin qė ėshtė thjesht egoizėm.

B. Mendimi biblik pėr mėkatin.

1. Mėkati ėshtė humbje e synimit. “Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23). Shihni gjithashtu Romakėt 5:12. Mėkat do tė thotė “tė humbėsh synimin hyjnor tė Perėndisė”.

2. Mėkati ėshtė shkelje. “Kush bėn mėkat, bėn edhe shkelje tė ligjit; dhe mėkati ėshtė shkelje e ligjit” (1 Gjoni 3:4). Shkelja e ligjit mund tė jetė e vullnetshme ose e pavullnetshme. Qė tė dyja janė mėkat. Pati mėkat pėrpara ligjit, por nuk pati shkelje. Shihni Numrat 4:15; Jozueu 7:11,15; Isaia 24:5; Danieli 9:11; Osea 6:7; 8:1.

3. Mėkati ėshtė shtrembėrim i asaj qė ėshtė e drejtė. “I drejtė” do tė thotė nė vijė tė drejtė. Mėkati ėshtė shtrembėrimi i asaj qė ishte njė herė nė vijė tė drejtė. “Kur Davidi pa engjėllin qė godiste popullin, i tha Zotit: ‘Ja, unė kam kryer njė mėkat, kam vepruar nė mėnyrė tė padrejtė, por kėto dele ē’kanė bėrė? Prandaj dora jote tė drejtohet kundėr meje dhe kundėr shtėpisė sė atit tim!” (2 Samueli 24: 17). Shihni gjithashtu Romakėve 1:18; 6:13; 2 Thesalonikasve 2:12; 2 Pjetri 2:15; 1 Gjoni 5:17.

4. Mėkati ėshtė rebelim kundėr Perėndisė. “Dėgjoni; o qiej; dhe dėgjo, o tokė, sepse Zoti ka folur: ‘Kam edukuar fėmijė dhe i rrita, ata u rebeluan kundėr meje’” (Isaia 1:2). Shihni edhe 2 Thesalonikasve 2:4, 8.

5. Mėkati ėshtė njė borxh. “Falna borxhet tona, ashtu si ua kemi falur edhe ne borxhlinjve tanė” (Mateu 6:12, CHC). Shihni gjithashtu Luka 11:4. Fjalėt “detyrė” (Luka 17:10) dhe “duhet” (Gjoni 13:14 dhe 2 Thesalonikasve 2:13) janė tė dyja nga e njėjta fjalė greke qė pėrcakton borxhin.

6. Mėkati ėshtė mosbindje. Mėkati ėshtė mungesė e pėrgjigjes ndaj Perėndisė. “Nė tė cilat ecnit mė parė sipas jetės sė kėsaj bote, duke ndjekur prijėsin qė sundon mbi ajrin, frymėn qė tani po vepron nė bijtė e mosbindjes (Efesianėve 2:2, CHC). Shihni gjithashtu Efesianėve 5:6 dhe Gjoni 3:36.

7. Mėkati ėshtė shmangje nga kėrkesa e Perėndisė. Kjo nėnkupton njė rėnie; ēdo fyerje kundėr Perėndisė ėshtė njė rėnie. Mėkati ėshtė gjithmonė njė rėnie qė tė lėndon, “por nė qoftė se ju nuk ua falni njerėzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falė juve gabimet tuaja” (Mateu 6:14). Shihni gjithashtu Galatasve 6:1; Romakėve 5:15-20.

8. Mėkati ėshtė mosbesim. “Ai qė beson nė Birin e Perėndisė ka kėtė dėshmi nė vetvete; ai qė nuk beson te Perėndia, e ka bėrė atė gėnjeshtar, sepse nuk i besoi dėshmisė qė Perėndia dha pėr Birin e tij” (1 Gjoni 5:10).

9. Mėkati ėshtė paudhėsi ose paperėndishmėri. “Ndėrsa atij qė nuk vepron, por beson nė atė qė shfajėson tė paudhin, besimi i tij i numėrohet pėr drejtėsi” (Romakėve 4:5). “Sepse, ndėrsa ishin akoma pa forcė, Krishti vdiq nė kohėn e tij pėr tė paudhėt” (Romakėve 5:6). Shihni pėr kėtė edhe 1 Timoteut 1:9; 1 Pjetri 4:18; 2 Pjetri 2:5,7; Juda 4,15.

10. Mėkati ėshtė vepra e mishit. Me kėtė kuptojmė njė veprim tė gabuar ndaj rregullit moral tė gjithėsisė. “Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto, pėr tė cilat po ju paralajmėroj, sikurse ju thashė edhe mė parė, se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė” (Galatasve 5:19-21). Shihni gjithashtu Kolosianėve 3:5-9 dhe Marku 7:19-20.

C. Thėnia biblike e mėkatit.

“Ēdo paudhėsi ėshtė mėkat; por ka mėkat qė nuk ēon nė vdekje” (1 Gjoni 5:17). Shihni gjithashtu 1 Gjoni 3:4; Fjalėt e Urta 14:21; 21:4; 24:9; Romakėve 3:23; 6:23; 1 Samueli 15:23; Jeremia 3:25; 14:7; Jakobi 2:9; 4:17; Romakėve 14:23.

D. Pėrkufizime teologjike pėr mėkatin.

1. Mėkati ėshtė shkelje ose mungesė e njėjtėsimit me ligjin e Perėndisė.

2. Mėkati ėshtė paplotėsi dashurie ndaj Perėndisė dhe njeriut.

3. Mėkati ėshtė pėlqim i vetes mė shumė se i Perėndisė.

4. Mėkati ėshtė mosbindje (mosnėnshtrim).

5. Mėkati ėshtė mungesa e njėjtėsimit me Perėndinė ose ligjet e Tij morale nė veprim apo gjendje.

6. Mėkati ėshtė ajo qė nuk duhet tė jetė.

E. Pėrmbledhja e Shkrimit nė lidhje me mėkatin.

1. Ndaj Perėndisė.

          a. Rebelim. “Sepse rebelimi ėshtė si mėkati i shortarisė dhe kryeneēėsia ėshtė si kulti i idhujve dhe i perėndive shtėpiake” (1 Samueli 15:23a).

          b. Dėshtim pėr ta dashur Perėndinė nė mėnyrėn mė tė lartė. “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me tėrė forcėn tėnde” (Ligji i Pėrtėrirė 6:5).

2. Ndaj ligjit hyjnor.

          a. Shkelje e vullnetshme. “Por ai qė kryen njė mėkat me qėllim, qoftė i lindur nė vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij” (Numrat 15:30).

          b. Dhunim nėpėrmjet padijes. “Nė qoftė se ėshtė njė person i vetėm qė kryen mėkatin nga padituria, ai tė ofrojė njė dhi motake si flijim pėr mėkatin” (Numrat 15:27). Shihni edhe Hebrenjve 9:7.

3. Ndaj njeriut.

          a. Padrejtėsi. “Nuk do tė mundosh fqinjin tėnd dhe as do ta vjedhėsh; mėditjen e punėtorit mos e mbaj te ti deri nė mėngjesin vijues” (Levitiku 19:13).

          b. Dėshtim pėr ta dashur atė si vetveten. “Nuk do tė hakmerresh dhe nuk do tė mbash mėri kundėr bijve tė popullit tėnd, por do ta duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde. Unė jam Zoti” (Levitiku 19:18).

4. Ndaj vetes.

          a. Egoizmi. “Ē’pėrfitim ka njeriu nėse fiton gjithė botėn dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose ēfarė do tė japė njeriu si shkėmbim tė shpirtit tė vet?” (Mateu 16:26).

          b. Paudhėsi (shthurje). “Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi, dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat” (Psalmi 51:5).

IV. Shtrirja e Mėkatit

A. Nė qiell.

Shkrimet shfaqin faktin qė si mėkati, ashtu edhe shpėtimi filluan nė qiell dhe erdhėn nė tokė. Mėkati filloi nė qiell me rėnien e Satanit (Ezekieli 28). Shpėtimi ėshtė plotėsuar nė qiell me punėn ndėrmjetėsuese tė Krishtit (Hebrenjve 9:24).

B. Nė tokė.

1. Bota e perimeve. “Pastaj i tha Adamit: ‘Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: <<Mos ha prej saj>>, toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e jetės sate. Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore dhe ti do tė hash barin e fushave’” (Zanafilla 3:17-18). Isaia 55:13 tregon faktin e bekuar qė mallkimi do tė hiqet nga bota e perimeve kur vjen Krishti: “Nė vend tė ferrave do tė rritet selvia, nė vend tė hithrave do tė rritet mersina; kjo do tė jetė pėr Zotin njė titull lavdie, njė shenjė e pėrjetshme qė nuk do tė shkatėrrohet”.

2. Bota e kafshėve. Pėrpara rėnies sė njeriut, nuk pati ndonjė kafshė mishngrėnėse. Isaia 11:6-9 na tregon qė ky mallkim do tė hiqet me ardhjen e dytė tė Krishtit: “Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė. Lopa do tė kullosė bashkė me arushen, tė vegjėlit e tyre do tė rrinė bashkė dhe luani do tė ushqehet me kashtė si kau. Foshnja e gjirit do tė lozė mbi vrimėn e gjarpėrit dhe fėmija i zvjerdhur do tė vėrė dorėn e tij nė ēerdhen e nėpėrkės. Nuk do tė bėhet asnjė e keqe, asnjė shkatėrrim mbi tėrė malin tim tė shenjtė, sepse vendi do tė mbushet me njohurinė e Zotit, ashtu si ujėrat mbulojnė detin”.

3. Raca e njerėzimit.

          a. Gjithėpėrfshirja e mėkatit. Tė gjithė njerėzit janė mėkatarė: “sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23).

          b. Plotėsia e mėkatit. Njeriu ėshtė mėkatar: trupi, shpirti dhe fryma e tij. “Tė gjithė kanė dalė nga udha e tij, qė tė gjithė janė bėrė tė padobishėm, nuk ka asnjė qė tė bėjė tė mirėn, as edhe njė … nuk ka druajtje tė Perėndisė para syve tė tyre … Por ne e dimė se gjithēka qė thotė ligji, e thotė pėr ata qė janė nėn ligj, me qėllim qė ēdo gojė tė heshtė dhe gjithė bota t’i jetė nėnshtruar gjykimit tė Perėndisė” (Romakėve 3:12, 18-19).

V. Rrafshet e Mėkatit

A. Si veprim. Njeriu kryen mėkat me sjelljen e tij.

B. Si gjendje. Njeriut i mungon drejtėsia.

C. Si natyrė. Njeriu ėshtė ngjizur nė mėkat, ka lindur nė mėkat dhe ėshtė, pėr pasojė, mėkatar nga natyra.

VI. Ndėshkimi i Mėkatit

A. Ndėshkimi natyror.

Kjo mund tė ilustrohet mė sė miri me anė tė shembullit tė njė fėmije, tė cilit i ishte ndaluar tė hante nga njė ushqim i caktuar. Ai nuk u bind dhe hėngri shumė, dhe pastaj u sėmur. Pasoja natyrore e mosbindjes sė tij ishte sėmundja. Ndėshkimi natyror i mėkatit ėshtė sėmundje, zhgėnjim dhe vdekje fizike.

B. Ndėshkimi pozitiv.

Pėr tė vazhduar me shembullin e mėsipėrm, zbulojmė qė ndėshkimi natyror ėshtė sėmurja e fėmijės. Ndėshkimi pozitiv ėshtė se fėmijėn e rrahu i ati. Ndėshkimi pozitiv i mėkatit ėshtė pėrshkruar si mė poshtė:

1. Vdekja. “Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:23). Vdekje, nė Shkrimin e Shenjtė nuk do tė thotė asgjėsim ose shkatėrrim i plotė. Nuk ka asnjė vend nė Bibėl ku tė zėvendėsohet fjala “vdekje” me “asgjėsim”.

          a. Vdekja frymėrore. “Ndėrsa ajo qė jeton e shthurur, ndonėse rron, ėshtė e vdekur” (1 Timoteu 5:6).

          b. Vdekja e pėrjetshme. “Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakėn nė liqenin e zjarrit. Kjo ėshtė vdekja e dytė” (Zbulesa 20:14). “Kurse juve, tė munduarve, tė preheni bashkė me ne, kur Zoti Jezus Krisht tė shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit tė vet, nė njė zjarr flakėrues, pėr t’u hakmarrė kundėr atyre qė nuk njohin Perėndi dhe tė atyre qė nuk i binden ungjillit tė Zotit tonė Jezus Krisht. Ata do tė ndėshkohen me shkatėrrim tė pėrjetshėm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisė sė tij” (2 Thesalonikasve 1:7-9). Shihni gjithashtu Zbulesa 20:12; 21:8. Nuk pati vdekje para se mėkati tė vinte nė jetėn e njeriut. Njeriu u krijua qė tė banonte pėrjetėsisht me Perėndinė. Vdekja thuhet se “u shtri tek tė gjithė njerėzit” (Romakėve 5:12). Fjala “u shtri” (nė greqisht dierkomai) pėrkthehet “tejshpoi” tek Luka 2:35; “kaloj­ė” Mateu 19:24 dhe “shkuan nėpėr” nė 1 Korintasve 10:1.

2. I humbur. “Kur isha me ata nė botė, unė i kam ruajtur nė emrin tėnd; unė i kam ruajtur ata qė ti mė ke dhėnė dhe askush nga ata nuk ka humbur, pėrveē birit tė humbjes, qė tė pėrmbushej Shkrimi” (Gjoni 17:12). Fjala “humb” ėshtė e njėjtė me “humbas” (Gjoni 3:16) dhe “shkatėrroj” (Mateu 10:28, CHC).

3. I dėnuar. “Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė” (Gjoni 3:18). Fjala “dėnim” ėshtė njė term i ligjshėm dhe tregon njė vendim juridik. Pikėrisht kjo fjalė “dėnim” ėshtė edhe tek Gjoni 5:29 dhe “gjyq” tek Mateu 11:22, 24; 2 Pjetri 2:4, 9; 3:7; 1 Gjoni 4:17; Juda 6.

4. Faj. “Por ne e dimė se gjithēka qė thotė ligji, e thotė pėr ata qė janė nėn ligj, me qėllim qė ēdo gojė tė heshtė dhe gjithė bota t’i jetė nėnshtruar gjykimit tė Perėndisė” (Romakėve 3:19).

5. Humbje. “Ju veē, silluni nė mėnyrė tė denjė nė ungjillin e Krishtit, qė, kur tė vij e t’ju shoh, ose nga larg kur s’jam aty, tė dėgjoj pėr ju se qėndroni fort nė njė frymė tė pėrbashkėt, duke luftuar bashkė me njė shpirt pėr besimin e ungjillit, duke mos u lėnė tė trembeni nė asnjė gjė nga kundėrshtarėt; kjo ėshtė pėr ta njė provė humbjeje, kurse pėr ju shpėtimi, edhe kjo nga ana e Perėndisė” (Filipianėve 1:27-28). Shihni edhe Gjoni 17:12; 2 Thesalonikasve 2:3; Hebrenjve 10:39; 2 Pjetri 3:7; Zbulesa 17:8,11. Po kjo fjalė “humbje” ėshtė pėrkthyer shkatėrrim tek Mateu 7:13: “Hyni nga dera e ngushtė, sepse e gjėrė ėshtė dera dhe e hapur ėshtė udha qė tė ēon nė shkatėrrim dhe shumė janė ata qė hyjnė nėpėr tė”. Shihni gjithashtu Romakėve 9:22; Filipianėve 3:19; 2 Pjetri 3:16. (Nė Dhjatėn e Re, fjala “shkatėrrim” do tė thotė shkretim). Tek Mateu 26:8 ėshtė pėrkthyer shpenzim: “Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e tij u zemėruan dhe thanė: ‘Pėrse gjithė ky shpenzim i kotė?’”. Fjala “humbas” tek Mateu 9:17 ėshtė e njėjta fjalė me “rrėnim”: “Dhe as nuk shtihet vera e re nė kacekė tė vjetėr; pėrndryshe kacekėt shpohen, vera derdhet dhe kacekėt humbin; por shtihet vera e re nė kacekė tė rinj, kėshtu qė ruhen tė dy”.

6. Ndėshkimi. “Dhe ata do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm dhe tė drejtėt nė jetėn e pėrjetshme” (Mateu 25:46). Ka njė ndryshim midis Shkrimit tė mėsipėrm dhe Hebrenjve 12:6: “sepse Perėndia ndreq atė qė do dhe fshikullon ēdo bir qė i pėlqen”. Ndėshkimi ėshtė pėr mėkatarin, qortimi pėr shenjtorin.

7. I pėrjetshėm, i pafund. “Dhe ata do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm, dhe tė drejtėt nė jetėn e pėrjetshme” (Mateu 25:46). Shihni gjithashtu Juda 6; 2 Thesalonikasve 1:9; Zbulesa 20:10; 14:11.

Disa thonė qė fjalėt “i pafund” dhe “i pėrjetshėm” kanė kuptimin njė gjatėsi jete, njė kohė, gjatėsia e njė kohe. Me fjalė tė tjera, ata thonė qė mėkatarėt fajtorė do tė durojnė flakėt e zjarrit vetėm pėr njė kohė. Pasi tė jenė pastruar, ata do tė shijojnė hare tė pėrjetshme me shenjtorėt e tjerė tė Perėndisė. Ne shtojmė edhe kėtė: “Nė qoftė se ferri dhe ndėshkimi nuk janė pėrjetėsisht, atėherė nuk ka diēka qė quhet jetė e pėrjetshme apo shpėtim i pėrjetshėm”. E njėjta fjalė “i pafund” dhe “i pėrjetshėm” ėshtė e pėrdorur pėr Perėndinė. “Sa mė tepėr gjaku i Krishtit, i cili nėpėrmjet Frymės sė pėrjetshme ia dha veten e Vet tė panjollosur Perėndisė, do tė pastrojė ndėrgjegjen tonė nga veprat qė ēojnė nė vdekje, qė ne t’i shėrbejmė Perėndisė sė gjallė!” (Hebrenjve 9:14, CHC). “Zbulesa e misterit … tani u shfaq e u zbulua me anė tė Shkrimeve tė profetėve, sipas urdhėrimit tė Perėndisė tė pėrjetshme dhe u njoh ndėr tė gjitha kombet, pėr t’i sjellė nė dėgjesėn e besimit” (Romakėve 16:26). Nė qoftė se ndėshkimi nė ferr pėr tė dėnuarit nuk ėshtė i pėrjetshėm, atėherė shpėtimi nuk ėshtė i pėrjetshėm dhe Perėndia nuk ėshtė i pėrjetshėm! Por Perėndia ėshtė i pėrjetshėm! I tillė ėshtė edhe shpėtimi, i pėrjetshėm; i pėrjetshėm ėshtė edhe ndėshkimi.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.