AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

SOTERIOLOGJIA

Soteriologjia ėshtė doktrina e shpėtimit.

I. Pendimi

A. Citimi.

“Tani nė ato ditė erdhi Gjon Pagėzori, qė predikonte nė shkretėtirėn e Judesė, dhe thoshte: ‘Pendohuni, sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr!’” (Mateu 3:1-2). “Jezusi filloi tė predikojė dhe tė thotė: ‘Pendohuni, sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr!’” (Mateu 4:17). Pali dėshmoi: “duke u deklaruar solemnisht judenjve dhe grekėve mbi pendimin te Perėndia dhe pėr besimin nė Zotin tonė Jezus Krisht” (Veprat 20:21). “Unė tė gjithė ata qė i dua i qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu” (Zbulesa 3:19). Shihni gjithashtu Marku 6:12; Luka 24:47; Veprat 2:38; 11:18; 26:20; 2 Pjetri 3:9.

Pėr ata qė thonė se pendimi nuk duhet predikuar sot dhe se nuk ėshtė thelbėsor pėr shpėtimin, theksojmė qė pendimi u predikua nga Gjoni Pagėzori, Zoti Jezus Krisht dhe Apostulli Pal. Pendimi u shpall para Rrėshajve, ditėn e Rrėshajve dhe pas Rrėshajve. “Nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė gjithė me tė njėjtėn mėnyrė” (Luka 13:5).

B. Shpjegimi.

1. Nuk ėshtė reformim. Pendimi ėshtė njė veprim krejtėsisht i brendshėm i mendjes. Pėr shumė njerėz kjo do t­ė thotė tė largohesh nga mėkatet, por, nėse do tė ishte kėshtu, ky do tė ishte reformim. Pendimi nuk ėshtė tė bėsh diēka, si njė veprim, sepse asnjė nuk shpėtohet sepse heq dorė nga diēka. Njė njeri mund tė largohet nga mėkatet e tij dhe pėrsėri mund tė mos jetė njė i krishterė.

2. Nuk ėshtė keqardhje (trishtim). Me kėtė duam tė themi qė pendimi nuk ėshtė njė trishtim i shpirtit pėr mėkatin. Shumė njerėz nė burg ndjejnė keqardhje. A u vjen atyre keq pėr krimin e tyre? Jo. Atyre u vjen keq sepse i kanė kapur. Megjithatė ne besojmė qė nė njė rast tė vėrtetė pendese, mėkatari do tė ndjejė keqardhje pėr mėkatet e tij. Vetėm tė kesh keqardhje pėr mėkatet, nuk ėshtė pendim, por kjo mund tė tė udhėheqė nė pendim. “Trishtimi sipas Perėndisė nė fakt, sjell pendim pėr shpėtim, pėr tė cilin njeriut nuk i vjen keq, por trishtimi i botės shkakton vdekje” (2 Korintasve 7:10).

3. Nuk ėshtė dėnesė. Dėnesa ėshtė njė shprehje e trishtimit (me anė tė njė veprimi) qė bėhet pėr tė paguar pėr mėkatin. Kjo ėshtė e ngjashme me ndėshkimin.

4. Ėshtė njė ndryshim i mendjes. Kuptimi i drejtėpėrdrejtė i pendimit ėshtė “rimendim” ose “rishqyrtim”. Me “ndryshim tė mendjes” ne nuk kuptojmė “ndryshim mendimi”. Njė “ndryshim i mendjes” ėshtė zėvendėsimi i njė mendjeje tė vjetėr me njė tė re. Ėshtė e re nė karakter. Pendimi i vėrtetė ėshtė njė ndryshim mendjeje qė do tė ēojė nė njė ndryshim veprimi, por mė parė le tė themi qė ėshtė e mundur tė kemi njė ndryshim veprimi pa njė ndryshim mendjeje. Njė shembull i mirė i pendimit gjendet tek Mateu 21:28-29: “Ē’mendoni? Njė njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar tė parit tha: ‘Bir, shko sot tė punosh nė vreshtin tim’; por ai u pėrgjigj dhe tha: ‘Nuk dua’; por mė vonė, i penduar, shkoi”.

Pėrpara se tė shpėtohet njė njeri, duhet tė pendohet. Duhet tė ketė njė ndryshim mendjeje pėr shumė gjėra: mėkati, vetja, Perėndia dhe Jezus Krishti. “Shėrbėtori i Zotit” duhet tė mėsojė “tė jetė i butė me tė gjithė, … duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt, me shpresė se Perėndia ua jep atyre tė pendohen, qė arrijnė tė njohin tė vėrtetėn” (2 Timoteu 2:25). Me fjalė tė tjera, pendesė do tė thotė jo vetėm njė ndryshim mendjeje, pendesa ėshtė qėndrimi qė merr dikush ndaj vetes dhe vendosja e tij nė anėn e Perėndisė. Kėshtu, pendimi ėshtė vetėgjykim.

C. Shfaqja.

1. Ndryshim nė intelekt.

2. Ndryshim nė ndjenjė.

3. Ndryshim nė vullnet.

4. Ndryshim nė veprim.

D. Kushti.

1. Nėpėrmjet mirėsisė sė Perėndisė. “Apo i pėrēmon pasuritė e mirėsisė sė tij, tė durimit dhe zemėrgjerėsisė sė tij, duke mos njohur qė mirėsia e Perėndisė tė prin nė pendim?” (Romakėve 2:4). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 3:9.

2. Nėpėrmjet ungjillit tė Perėndisė. “Kur ata i dėgjuan kėto gjėra, u pikėlluan nė zemėr dhe pyetėn Pjetrin dhe apostujt: ‘Vėllezėr, ē’duhet tė bėjmė?’ Atėherė Pjetri u tha atyre: ‘Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jezus Krishtit pėr [pėr shkak tė] faljen e mėkateve, dhe ju do tė merrni dhuratėn e Frymės sė Shenjtė … Dhe ata qė e pranuan fjalėn e tij me gėzim, u pagėzuan; atė ditė u shtuan rreth tre mijė veta” (Veprat 2:37-38, 41).

3. Nėpėrmjet mėsimit biblik. “Sepse shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė zihet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė pėr tė mėsuar njerėzit dhe i durueshėm, duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt, me shpresė se Perėndia ua jep atyre tė pendohen, qė arrijnė tė njohin tė vėrtetėn” (2 Timoteu 2:24-25).

4. Nėpėrmjet qortimit tė Perėndisė. “Pendohu, pėrndryshe do tė vij sė shpejti te ti dhe do tė luftoj kundėr tyre me shpatėn e gojės sime” (Zbulesa 2:16). Shihni gjithashtu Zbulesa 2:5; 3:3; Hebrenjve 12:6-11.

E. Pėrkufizimi.

Pendimi ėshtė puna e Perėndisė qė pėrfundon me njė ndryshim mendjeje nė lidhje me marrėdhėnien e njeriut me Perėndinė. Nuk ėshtė as trishtim, as dėnesė, megjithėse trishtimi mund tė ēojė nė njė ndryshim tė mendjes. Pendimi ėshtė gjithmonė njė element i besimit shpėtues.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.