AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. Besimi (nE anglisht, “faith”)

A. Citimi.

“Ungjilli i Krishtit … ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson … sepse drejtėsia e Perėndisė ėshtė zbuluar nė tė nga besimi nė besim, siē ėshtė shkruar: ‘I drejti do tė jetojė me anė tė besimit’” (Romakėve 1:17). “Ne, pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit” (Romakėve 3:28). Shihni edhe Mateu 9:22; Veprat 26:18; Romakėve 4:5; 2 Korintasve 5:7; Efesianėve 2:8; Hebrenjve 11:6; Jakobi 5:15; 1 Pjetri 1:5.

B. Shpjegimi.

Njė shpjegim i mirė i besimit ėshtė: mirėbesim tek tė tjerėt; mbėshtetje nė dėshmi. Besimi i vėrtetė ėshtė i pėrbėrė nga:

1. Njohuria. Njeriu duhet tė informohet, pėrpara se tė besojė. Kjo ėshtė e vėrtetė nė gjėrat e njeriut, ashtu siē ėshtė nė Krishtin. Ėshtė e pamundur tė kesh besim nė Krishtin, pa Fjalėn. “Besimi, pra, vjen nga dėgjimi dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė” (Romakėve 10:17). Nganjėherė mund tė kėrkojmė pėr mė shumė besim, por kjo ėshtė thjesht gabim. Pėr tė rritur besimin, njeriu duhet tė lexojė mė shumė Fjalėn e Perėndisė. Pėrpara se njė njeri mund tė ketė besim, ai duhet ta dijė qė ekziston.

2. Pranimi (besimi, nė anglisht “belief”). Ky ėshtė elementi i dytė i besimit. Ēdonjėri e di ēfarė do tė thotė pranim (besim), qė nėnkupton ta pranosh si tė vėrtetė diēka. Njerėzit mund ta dinė qė ka njė Shpėtimtar me emrin Jezus dhe besojnė qė Ai mund tė tė shpėtojė, por ky nuk ėshtė besim shėlbues (shpengues). Pėr tė patur besim nė njė karrige, njė njeri duhet tė dijė qė ajo ekziston dhe tė besojė qė ajo mund ta mbajė njeriun, por ky nuk ėshtė besimi i plotė nė karrigen, derisa tė pėrfshihet elementi i tretė qė ėshtė:

3. Mbėshtetja e plotė (besim, nė anglisht “trust”). Kjo ėshtė thelbėsore pėr besimin tek diēka. Ėshtė shumė thelbėsore nė besimin shėlbues. Ėshtė njė gjė tė dish qė Krishti vdiq dhe ta pranosh si tė vėrtetė, dhe ėshtė njė gjė krejt tjetėr tė mbėshtetesh plotėsisht tek Shpėtimtari i vdekur dhe i ringjallur pėr shpėtim. Le tė marrim pėrsėri karrigen si shembull: njė njeri mund ta dijė qė njė karrige ekziston dhe mund ta pranojė qė ajo mund ta mbajė, por besimi nė atė karrige nuk ushtrohet plotėsisht derisa ai tė ulet nė tė. A i besoni (mbėshtetje e plotė) krejtėsisht Krishtit pėr shpėtimin tuaj? Kjo nėnkupton mbėshtetje tėrėsore nė Krishtin. Kur njė njeri shtrihet nė njė krevat, ai ēlodhet krejtėsisht mbi tė dhe pushon. Kur vėmė besimin tonė nė Atė, duhet tė mbėshtetemi mbi Atė dhe tė pushojmė.

C. Dhurimi.

1. Me anė tė Perėndisė Atė. “Sepse, pėr hirin qė mė ėshtė dhėnė, unė i them secilit prej jush tė mos e vlerėsojė veten mė shumė se sa duhet ta ēmojė, por tė ketė njė vlerėsim tė pėrkorė, sipas masės sė besimit qė Perėndia i ndau secilit” (Romakėve 12:3).

2. Me anė tė Perėndisė Bir. Jezusi ėshtė “kreu dhe plotėsonjėsi i besimit, i cili, pėr gėzimin qė ishte pėrpara tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit tė Perėndisė” (Hebrenjve 12:2).

3. Me anė tė Perėndisė Frymė e Shenjtė. “Dikujt, pra, i jepet, me anė tė Frymės, fjalė diturie … njė tjetri besim, nga po ai Frymė; njė tjetri dhuntitė e shėrimeve, nėpėrmjet po atij Frymė (1 Korintasve 12:8-9).

D. Pėrqendrimi.

Objekti i besimit ėshtė Krishti dhe vetėm Ai.

E. Prodhimi.

Fundi i besimit ėshtė shpėtimi. “Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush” (Efesianėve 2:8-9).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.