AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. RipErtErirja

A. Citimi.

“Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė’ … Jezusi u pėrgjigj: ‘Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė’”(Gjoni 3:3-5). Ne jemi “ringjizur jo nga njė farė qė prishet, por qė nuk prishet, me anė tė fjalės sė Perėndisė sė gjallė dhe qė mbetet pėrjetė” (1 Pjetri 1:23). “Kush lindi nga Perėndia nuk kryen mėkat, sepse fara e Perėndisė qėndron nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė sepse lindi nga Perėndia” (1 Gjoni 3:9). Shihni gjithashtu 1 Gjoni 2:29; 5:4, 18.

B. Shpjegimi.

1. Ripėrtėritja nuk ėshtė reformim (ndryshim). Disa njerėz mendojnė qė, duke shpalosur njė faqe tė re, njė njeri bėhet fėmijė i Perėndisė. Disa njerėz e lėnė pijen pėr shkak tė zemrės sė sėmurė dhe jo sepse ata e dinė qė ėshtė mėkat kundėr Perėndisė. Njė njeri mund tė largohet nga tė gjithė mėkatet, por akoma kjo nuk ėshtė ripėrtėritje.

2. Ripėrtėritja nuk ėshtė kthim. Shumė herė flasim pėr ripėrtėritjen si kthim, por nė tė vėrtetė “kthim” do tė thotė tė kthehesh, tė largohesh. Njerėzit e shpėtuar mund tė jenė kthyer edhe pasi janė shpėtuar, siē ishte Pjetri. Ai ishte shpėtuar shumė mė pėrpara se Zoti Jezus tė deklaronte: “Simon, Simon, ja, Satani ka kėrkuar t’ju shoshė ashtu siē shoshet gruri. Por unė jam lutur pėr ty, qė besimi yt tė mos mpaket; dhe ti, kur tė jesh kthyer, forco vėllezėrit e tu’” (Luka 22:31-32).

3. Ripėrtėritja nuk ėshtė krezmim. Disa kisha, ndėrsa kryejnė njė rit tė veēantė tė kishės, thonė qė pjesėmarrėsit (zakonisht fėmijėt dymbėdhjetė ose trembėdhjetė vjeē) marrin Frymėn e Shenjtė me vajosjen e vajit. Kjo ėshtė njė doktrinė e rreme. Njeriu nuk e merr Frymėn e Shenjtė me anė tė ndonjė veprimi tė njeriut, por me pranimin e Krishtit si Shpėtimtar.

4. Ripėrtėritja nuk ėshtė pagėzimi me ujė. As ujėrat e tė gjithė botės nuk sjellin shpėtim. Dikush mund tė pyesė atėherė: “Pse jemi urdhėruar tė pagėzohemi?” Ėshtė kėrkesa e njė ndėrgjegjeje tė mirė ndaj Perėndisė (1 Pjetri 3:21b). Ėshtė njė urdhėresė qė pėrshkruan vdekjen, varrimin dhe ringjalljen e Krishtit dhe asgjė mė tepėr.

5. Ripėrtėritja nuk ėshtė anėtarėsi nė kishė. Tek Hebrenjtė 10:25 thuhet tė mos heqim dorė “nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa”. Megjithatė, kjo nuk sjell njė ndryshim nė zemrėn e njė mėkatari. Mbani mend, fjala “kishė” do tė thotė njė grup i thirrur ose asamble. Bashkimi me njė asamble njerėzore nuk mund tė sjellė shpėtim. Disa njerėz besojnė qė Kisha tė shpėton. Tani pėrkthejeni kėtė thėnie saktėsisht: “Asambleja tė shpėton”. A ka ndonjė asamble mbi tokė qė mund tė tė japė shpėtim? A ka ndonjė grup njerėzish qė mund ta bėjnė njė person fėmijė tė Perėndisė? Jo! Nuk ka asnjė asamble tė cilės do t’i besonim pėr shpėtimin e shpirtit tonė.

6. Ripėrtėritja nuk ėshtė marrja e Darkės sė Zotit. Nuk ka asnjė veprim shėlbues ose pastrim mėkati nė pjesėmarrjen nė elementet e Darkės sė Zotit. Darka e Zotit merret vetėm nė pėrkujtim tė Krishtit dhe punės sė Tij nė Kalvar. Ne do ta bėjmė kėtė nė pėrkujtimin e Tij derisa Ai tė vijė.

7. Ripėrtėritja ėshtė lindja e re. “Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja” (2 Korintasve 5:17). “Nė qoftė se e dini se ai ėshtė i drejtė, ta dini se kushdo qė praktikon drejtėsinė ka lindur prej tij” (1 Gjoni 2:29).

C. Detyrimi.

Ju duhet tė rilindni. Ėshtė njė domosdoshmėri e shpallur nga Vetė Zoti.

1. Shihet nė ēoroditjen e njeriut. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:6). Fjalėt, “duhet tė lindni pėrsėri” mund tė pėrkthehen mė mirė “duhet tė lindni prej sė larti”. Njeriu duhet tė ketė njė lindje nga lart, nė qoftė se do tė jetojė njė ditė sipėr nė qiell.

2. Shihet nė tėrėsinė e njeriut. Nuk ka ndokund njeri qė nuk duhet tė rilindė. “Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė” (Romakėve 3:23).

3. Shihet nė shenjtėrinė e Perėndisė. Nė qoftė se njė do tė pranohet dhe tė bėhet fėmijė i Perėndisė nga njė Perėndi i drejtė dhe i shenjtė, njė ndryshim i madh duhet tė ndodhė qė ta bėjė atė tė shenjtė. “Sepse ėshtė shkruar: ‘Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė’” (1 Pjetri 1:16).

D. Kushti.

1. Puna hyjnore. Procesi pėr t’u bėrė fėmijė i Perėndisė nuk ėshtė nga breznia natyrore. Njeriu nuk mund ta ripėrtėrijė vetveten. Nuk ėshtė ēėshtje e vullnetit njerėzor, por ėshtė ēėshtje e Perėndisė. “Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij, tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia” (Gjoni 1:12-13). Duke folur praktikisht, ne nuk patėm tė bėnim fare me lindjen tonė tė parė dhe nuk mund tė kemi tė bėjmė fare me lindjen e dytė.

2. Elementi njerėzor. Perėndia ėshtė Ai qė ripėrtėrin njė mėkatar qė beson, por prapė ka njė pjesė qė njeriu duhet tė bėjė. Ai duhet tė besojė! “Ju nė fakt jeni shpėtuar me anė tė hirit”; po, por “nėpėrmjet besimit”. “Askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje”. Po, Jezusi ėshtė udha, por mėkatari duhet tė vijė! Mėkatari duhet ta pranojė Krishtin me anė tė besimit tė tij vetjak. Kjo ėshtė pjesa njerėzore. Perėndia kryen pjesėn tjetėr.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.