AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

V. ShenjtErimi

Kjo ėshtė njė fazė e shpėtimit qė ėshtė shumė e ngatėrruar sot. Studiuesi i Biblės do tė mahnitet pėr ato qė ka pėr tė thėnė Perėndia rreth shenjtėrimit. Shumė ėshtė folur pėr pėrvojėn dhe ne besojmė nė tė, por le tė jemi tė kujdesshėm dhe ta lėmė Fjalėn e Perėndisė tė interpretojė pėrvojėn tonė dhe jo pėrvoja jonė tė interpretojė Fjalėn e Perėndisė.

A. Citimi.

“Ky ėshtė vullneti i Perėndisė: shenjtėrimi juaj; tė hiqni dorė nga kurvėria … Sepse Perėndia nuk na thirri nė ndyrėsi, por nė shenjtėrim” (1 Thesalonikasve 4:3, 7). “Kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, tė shenjtėruarve nė Krishtin Jezus, tė thirrur shenjtorė, bashkė me tė gjithė ata qė nė ēdo vend e thėrrasin emrin e Jezus Krishtit, Zotit tė tyre dhe tonit” (1 Korintasve 1:2). “Sepse ai qė shenjtėron dhe ata qė shenjtėrohen janė tė gjithė prej njė; prandaj as nuk turpėrohet t’i quajė vėllezėr” (Hebrenjve 2:11). “Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė” (Hebrenjve 12:14). Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:2; Gjoni 17:17; Eksodi 13:2; Jeremia 2:3; Efesianėve 1:1.

B. Shpjegimi.

1. Shenjtėrimi nuk ėshtė njė pėrmirėsim i mishit. Nuk thuhet kurrė nė Shkrim qė puna e Frymės sė Shenjtė ėshtė tė pėrmirėsojė natyrėn e vjetėr. Njeriu natyror nuk mund ta kuptojė Frymėn e Shenjtė. Si mund tė pėrmirėsohet njeriu natyror nga Fryma? Kjo ėshtė e vėshtirė pėr t’u thėnė, por megjithatė, ėshtė e vėrtetė qė mishi i besimtarit nuk ėshtė mė i mirė sesa mishi i mėkatarit. Shkrimet thonė “Bėjini tė vdesin veprat e mishit”.

2. Shenjtėrimi nuk ėshtė ērrėnjosja e natyrės mėkatare. Ka nga ata qė thonė qė njė besimtar mund tė ketė njė pėrvojė pastrimi qė do tė djegė gjithė natyrėn mishore, duke e bėrė kėshtu tė pamėkat, tė paaftė tė kryejė njė mėkat. Ne e paralajmėrojmė besimtarin qė ta vėrtetojė pėrvojėn e tij me anė tė Fjalės sė Perėndisė dhe jo tė vėrtetojė Fjalėn me anė tė pėrvojės.

Pėr ata qė thonė qė shenjtėrimi ėshtė njė pėrvojė me anė tė sė cilės natyra mėkatare ērrėnjoset, le tė shkojmė tek Fjala dhe tė shohim si ėshtė pėrdorur shenjtėrimi: “Do tė vajosh altarin e olokausteve dhe tėrė orenditė e tij; do tė shenjtėrosh kėshtu altarin dhe altari do tė jetė shumė i shenjtė” (Eksodi 40:10). Ku ėshtė ērrėnjosja kėtu? A kishte altari njė natyrė mėkatare? Ja edhe njė shembull tjetėr: “Moisiu i tha Zotit: ‘Populli nuk mund tė ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhėruar solemnisht, duke thėnė: <<Vėr kufi rreth malit dhe shenjtėroje>>’” (Eksodi 19:23). A kishte Mali Sinai njė natyrė mėkatare? “Edhe priftėrinjtė qė do t’i afrohen Zotit tė shenjtėrohen, qė Zoti tė mos sulet kundėr tyre” (Eksodi 19:22). Si mund ta ērrėnjosnin priftėrinjtė natyrėn e tyre mėkatare vetjake? “Ju thoni se ai, qė Ati e ka shenjtėruar dhe e ka dėrguar nė botė, blasfemon, sepse ka thėnė: ‘Unė jam Biri i Perėndisė’” (Gjoni 10:36). Kėtu flitet pėr Vetė Krishtin si i shenjtėruar. Nuk bėhet fjalė pėr natyrė mėkatare kėtu! “Dhe unė pėr ta po shenjtėroj vetveten, qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetė” (Gjoni 17:19). A nėnkupton kjo ērrėnjosje tė natyrės mėkatare? Sigurisht qė jo. “Sepse burri jobesimtar ėshtė shenjtėruar me anė tė gruas, dhe gruaja jobesimtare ėshtė shenjtėruar me anė tė burrit, sepse pėrndryshe fėmijėt do tė ishin tė papastėr; kurse kėshtu janė tė shenjtė” (1 Korintasve 7:14). A ėshtė e mundur pėr gratė besimtare qė tė ērrėnjosin natyrėn mėkatare prej burrave tė tyre jobesimtarė? Nė qoftė se shenjtėrim do tė thotė ērrėnjosje e natyrės mėkatare, shpjegojeni kėtė: “madje shenjtėroni Zotin Perėndinė nė zemrat tuaja dhe jini gjithnjė gati pėr t’u pėrgjigjur nė mbrojtjen tuaj kujtdo qė ju kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju, por me butėsi e me druajtje” (1 Pjetri 3:15). Tė krishterėt mishorė janė tė shenjtėruar. Kjo nuk flet pėr ērrėnjosje tė natyrės mėkatare (1 Korintasve 1:1-2, 3:1, 3).

3. Shenjtėrimi nuk ėshtė shtirje (besim sa pėr sy e faqe). Shenjtėrimi nuk ėshtė njė pėrkushtim i shtirur e hipokrit dhe nuk ėshtė as shenjtėri e rreme. Shenjtėrimi nuk dallohet nga mbajtja e njė mjekre apo pėrdorimi i sandaleve me kėmbė tė zbathura, apo diēka tjetėr. Ju mund ta dalloni kur njė shenjtėrim ėshtė i rremė ose i vėrtetė.

4. Shenjtėrimi nuk ėshtė njė “bekim i dytė”. Tek 2 Korintasve 1:15 Pali flet pėr dėshirėn pėr t’i dhėnė Kishės njė “vepėr tė mirė” apo pėrfitim tė dytė, jo njė “bekim tė dytė”. Letra u shkrua pėr njerėz qė tashmė ishin shenjtėruar. (1 Korintasve 1:2 dhe 6:11).

5. Shenjtėrimi ėshtė “tė veēohesh mėnjanė”. Ideja rrėnjėsore ėshtė gjithmonė “i vėnė mėnjanė” ose “ndarje” (veēim). Tė shenjtėrosh gjithmonė ka kuptimin “tė veēosh mėnjanė” pėr njė qėllim, qoftė nė lidhje me shenjtorin apo mėkatarin. Njerėzit e pashpėtuar mund ta veēojnė ose ta shenjtėrojnė veten nė mėkat. “Ata qė shenjtėrohen dhe pastrohen pėr tė vajtur nė kopshtet, prapa njė idhulli qė gjendet nė mes, ata qė hanė mish derri, gjėra tė neveritshme dhe minj, do tė konsumohen tė gjithė, thotė Zoti” (Isaia 66:17). Jezusi e shenjtėroi Vetveten dhe tė themi qė Ai e bėri Veten pa mėkat ėshtė blasfemi. Sabati (e shtuna) ishte e shenjtėruar dhe e dimė qė Sabati nuk kishte natyrė mėkatare.

Pėrsėri po theksojmė qė fjalėt “shenjtėri, shenjtėrim dhe shenjtor” tė gjitha vijnė nga i njėjti kuptim rrėnjėsor: “i vėnė mėnjanė”, “i veēuar”. Fjala “shenjtėro” tek Eksodi 13:2, fjala “shenjtėri” nė Psalmin 29:2 dhe fjala “shenjtor” tek Psalmi 34:9 janė e njėjta fjalė. Fjala “shenjtėroj” tek Gjoni 17:17, fjala “shenjtor” tek Filipianėve 1:1 dhe fjala “shenjtėri” tek Hebrenjtė 12:10 janė tė gjitha nga e njėjta fjalė.

Pėr shenjtėrimin, veēim mėnjanė, flitet nė tri mėnyra:

          a. Pozicional. “Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė” (1 Korintasve 6:11). Ne shenjtėrohemi nė atė ēast qė besojmė. Shkrimi i mėsipėrm shpall qė ne shenjtėrohemi pėrpara se tė shfajėsohemi. “Por ne duhet ta falėnderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur nga Zoti, sepse Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr t’ju shpėtuar, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn” (2 Thesalonikasve 2:13). Sipas radhės, shenjtėrimi zė patjetėr vendin e parė. Shihni gjithashtu 1 Pjetri 1:2. Perėndia nuk na lejon kurrė tė punojmė pėr njė pozitė. Ai para sė gjithash na vė ne nė njė pozitė tė veēuar pėr Tė dhe na thotė qė tė jemi besnik ndaj kėtij pozicioni. Njė shenjtor ėshtė me tė vėrtetė njeriu i Perėndisė.

          b. Praktik. “Duke i pasur kėto premtime, o tė dashur, le ta pastrojmė veten nga ēdo ndotje e mishit dhe e frymės dhe ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė druajtjen e Perėndisė” (2 Korintasve 7:1). “Por rrituni, nė hirin dhe nė njohjen e Zotit dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht. Atij i qoftė lavdia, tani dhe pėrjetė. Amen” (2 Pjetri 3:18).

Kjo ėshtė gjendja jonė e tanishme e shenjtėrimit. Njė shenjtor nuk rritet kurrė deri nė shenjtėrim, por rritet shenjtėrim. Ēdo besimtar ėshtė njė shenjt; megjithatė disa besimtarė nuk veprojnė gjithmonė si shenjtorė. I krishteri i gjallė e ka ende mishin nė tė dhe i bindet nganjėherė. Atėherė Perėndia, me anė tė Jezus Krishtit, nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė, jep qortim. Shihni pėr kėtė Gjoni 17:17; 1 Thesalonikasve 4:3; Hebrenjve 12:10 dhe 2 Korintasve 3:18.

          c. Pėrfundimtar. Shenjtėrimi i pėrsosur do tė ndodhė nė tė ardhmen, nė ardhjen e dytė tė Krishtit. “Dhe Zoti shtoftė dhe teproftė nė dashurinė pėr njeri tjetrin dhe pėr tė gjithė, ashtu si edhe ne ndaj jush, pėr tė bėrė tė pa tundura zemrat tuaja, pa tė meta nė shenjtėri pėrpara Perėndisė dhe Atit tonė, nė ardhjen e Perėndisė sonė Jezus Krisht bashkė me gjithė shenjtorėt e tij. Amen” (1 Thesalonikasve 3:12-13).

C. Kushti.

1. Ana hyjnore.

          a. Nėpėrmjet Perėndisė Atė. “Mė shenjtėro ēdo tė parėlindur, ai qė ēel barkun ndėr bijtė e Izraelit, qofshin njerėz apo kafshė; mė takon mua” (Eksodi 13:2).

          b. Nėpėrmjet Jezus Krishtit Bir. “Prandaj edhe Jezusi, pėr tė shenjtėruar popullin me gjakun e vet, pėsoi jashtė derės (sė qytetit)” (Hebrenjve 13:12).

          c. Nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė. “Por ne duhet ta falėnderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr ju, o vėllezėr tė dashur nga Zoti, sepse Perėndia ju zgjodhi qė nė fillim pėr t’ju shpėtuar, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės dhe tė besimit nė tė vėrtetėn” (2 Thesalonikasve 2:13).

2. Ana njerėzore.

          a. Besimi nė veprėn shpenguese tė Krishtit. “Por prej tij ju jeni nė Krishtin Jezus, i cili nga Perėndia u bė pėr ne dituri, drejtėsi, shenjtėrim dhe shpengim” (1 Korintasve 1:30).

          b. Studim dhe bindje ndaj Fjalės sė Perėndisė. “Ju tashmė jeni tė pastėr, pėr shkak tė fjalės qė ju kumtova” (Gjoni 15:3).

          c. Nėpėrmjet nėnshtrimit (dorėzimit). “Unė po flas njerėzisht pėr shkak tė dobėsisė sė mishit tuaj. Sepse ashtu si njė kohė i kishit pėrkushtuar gjymtyrėt tuaja pėr tė qenė shėrbėtorė tė papastėrtisė dhe tė paudhėsisė pėr tė bėrė paudhėsinė, kėshtu tani pėrkushtoni gjymtyrėt tuaj pėr tė qenė shėrbėtorė tė drejtėsisė pėr shenjtėrim” (Romakėve 6:19).

          d. Nėpėrmjet qortimit. “Sepse Perėndia ndreq atė qė do dhe fshikullon ēdo bir qė i pėlqen … ēdo ndreqje, pra, aty pėr aty, nuk duket se sjell gėzim, po hidhėrim; por mė pas u jep njė fryt drejtėsie atyre qė janė ushtruar me anė tė tij” (Hebrenjve 12:6, 11).

D. Pėrkufizimi.

1. Shenjtėrimi ėshtė puna e Krishtit pėr besimtarin, qė e vė mėnjanė pėr Perėndinė.

2. Shenjtėrimi ėshtė ajo punė e Perėndisė nė besimtarin, nėpėrmjet Frymės dhe Fjalės, qė e kthen besimtarin nė mėnyrė tė vazhdueshme nė shėmbėlltyrėn e Krishtit.

3. Shenjtėrimi ėshtė puna e Perėndisė qė e pėrsos besimtarin nė ngjashmėrinė e Krishtit me anė tė shfaqjes sė Tij nė lavdi.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.