AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. PErdorimi i FjalEs

Meqė fjala “kishė” ėshtė njė pėrshtatje nga fjala greke “eklezia”, me kuptimin shoqėri e thirrur ose “asamble”, do ta drejtojmė vėmendjen tonė tek ato pjesė tė Shkrimit, qė merren me trupin e besimtarėve. Fjala “eklezia” ėshtė e pėrdorur me kėto kuptime:

A. Njė bashkėsi vendore (kishė).

“Pali, Silvani dhe Timoteu, kishės sė Thesalonikasve nė Perėndinė Atė dhe nė Zotin Jezus Krisht: paēi hir dhe paqe prej Perėndisė, Atit tonė, dhe prej Zotit Jezus Krisht” (1 Thesalonikasve 1:1). “Kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, tė shenjtėruarve nė Krishtin Jezus, tė thirrur shenjtorė, bashkė me tė gjithė ata qė nė ēdo vend e thėrrasin emrin e Jezus Krishtit, Zotit tė tyre dhe tonit” (1 Korintasve 1:2).

B. Bashkėsitė vendore (kishat). Nė kėtė rast, fjala shėnon shumė bashkėsi vendore. “Pali … dhe gjithė vėllezėrit qė janė me mua, kishave tė Galatisė: Paēi hir e paqe nga Perėndia Ati dhe nga Zoti ynė Jezus Krishti” (Galatasve 1:1-3).

C. Trupi i besimtarėve tė gjallė (i panumėruar).

Me kėtė grup fjalėsh kuptojmė njė grup besimtarėsh tė pacaktuar nė numėr, qė jetojnė nė njė grup tė veēantė, dhe qė nuk i pėrkasin ndonjė grupim vendore. Pėr shembull, kur njė predikues flet pėr kishėn nė Tiranė, Shkodėr, etj., e kuptojmė qė ai po u drejtohet tė gjithė besimtarėve tė krishterė nė kėto qytete. Ilustrimi mė i mirė nė Bibėl ėshtė: “Sepse ju keni dėgjuar pėr sjelljen time tė atėhershme nė judaizėm, si e pėrndiqja me egėrsi tė madhe kishėn e Perėndisė dhe e shkatėrroja” (Galatasve 1:13). Sauli (Pali) nuk e pėrkufizoi pėrndjekjen e tij tek njė bashkėsi e veēantė, as tek disa “asamble” vendore. Ai shkoi gjithkund, duke futur nė burg dhe duke miratuar ndėshkimin me vdekje pėr tė krishterėt e hershėm. Ai i trajtonte tė gjithė tė krishterėt si Kisha.

D. Trupi i plotė i Krishtit.

Trupi i plotė i Krishtit ėshtė quajtur Kisha dhe pėrbėhet nga tė gjithė besimtarėt qysh prej Rrėshajve deri nė Rrėmbim. “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė” (Efesianėve 5:25).

Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.