AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

IV. C’ eshtE Kisha?

A. Kisha ėshtė njė mister.

“Me zbulesė, ai ma bėri tė njohur misterin, sikurse ju shkrova mė pėrpara me pak fjalė. Duke i lexuar kėto, ju mund tė kuptoni cila ėshtė inteligjenca ime nė misterin e Krishtit, qė nuk iu bė i njohur nė epokat e tjera bijve tė njerėzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve tė shenjtė dhe profetėve tė tij me anė tė Frymės, qė johebrenjtė tė jenė bashkėtrashėgimtarė tė tė njėjtit trup dhe bashkėpjesėtarė tė premtimit tė tij nė Krishtin nėpėrmjet ungjillit … pėr t’u manifestuar tė gjithėve pjesėmarrjen e misterit, i cili nga epokat mė tė lashta qe fshehur nė Perėndinė, i cili krijoi tė gjitha gjėrat nėpėrmjet Jezus Krishtit” (Efesianėve 3:3-6, 9). Njė “mister” nė Shkrime do tė thotė njė “e vėrtetė e shfaqur pėr herė tė parė”. Nė vargjet e mėsipėrme, Fryma e Shenjtė na tregon qė Kisha (Trupi i Krishtit) iu shfaq sė pari Apostullit Pal dhe nuk ishte e njohur nga profetėt e Dhiatės sė Vjetėr. E vėrteta e Kishės nuk ishte e fshehur nė shkrimet e Dhiatės sė Vjetėr, por ishte e fshehur nė Perėndinė.

B. Kisha ėshtė njė trup, Kreu i tė cilit ėshtė Krishti.

“Sepse ashtu si trupi ėshtė njė, por ka shumė gjymtyrė, dhe tė gjitha gjymtyrėt e tė njėtit trup, megjithse janė shumė, formojnė njė trup tė vetėm, kėshtu ėshtė edhe Krishti. Sepse tė gjithė ne jemi pagėzuar nė njė Frymė tė vetėm nė tė njėjtin trup, qofshin hebrenjtė apo grekėt, qofshin skllevėrit a tė liruarit, dhe tė gjithė jemi ujitur nė tė njėjtin Frymė. Sepse edhe trupi nuk ėshtė njė gjymtyrė e vetme, por shumė … qė tė mos kishte pėrēarje nė trup, por tė gjitha gjymtyrėt tė kenė tė njėjtin kujdes pėr njera-tjetrėn. Dhe nėse vuan njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė; kurse po tė nderohet njė gjymtyrė, tė gjitha gjymtyrėt gėzohen bashkė me tė. Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrėt e tij, veē e veē” (1 Korintasve 12:12-14, 25-27).

Trupi ėshtė njė organizėm i pėrbėrė nga shumė gjymtyrė. Tė gjitha gjymtyrėt nuk kanė tė njėjtin funksion. Kisha nuk ėshtė njė trup fizik, por njė trup frymėror. Besimtarėt nė Krishtin bėhen gjymtyrė tė kėtij trupi frymėror me anė tė pagėzimit tė Frymės. Ka nga ata qė thonė qė 1 Korintasve 12:13 flet pėr pagėzimin e ujit, por ky argument mund tė kundėrshtohet lehtė nga njė Shkrim tjetėr. 1 Korintasve 12:13 thotė qė ne bėhemi gjymtyrė tė Trupit me anė tė pagėzimit (tė Frymės), ndėrsa Efesianėve 3:6 deklaron qė ne bėhemi gjymtyrė tė Trupit me anė tė Ungjillit. Nė qoftė se 1 Korintasve 12:13 flet pėr pagėzimin e ujit, atėherė pagėzimi i ujit ėshtė njė pjesė thelbėsore e Ungjillit tė Efesianėve 3:6. Megjithatė e dimė se pagėzimi i ujit nuk bėn pjesė nė Ungjill. Ungjilli ėshtė vdekja, varrimi dhe ringjallja e Jezus Krishtit (1 Korintasve 15:1-4).

Ashtu siē ėshtė e vėrtetė pėr trupin fizik, ėshtė e vėrtetė edhe pėr Trupin frymėror. Kur njė gjymtyrė e Trupit vuan, tė gjitha gjymtyrėt vuajnė bashkė me tė. Asnjė i krishterė nuk mund tė vuajė pėrndjekje, pa u lėnduar edhe i gjithė Trupi. Njė gjymtyrė nuk mund tė trishtohet vetėm, por i gjithė Trupi trishtohet bashkė me tė. Kur Trupi vuan, vuan edhe Kreu. Kur ne pėrndiqemi, edhe Krishti pėrndiqet: “Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?” (Veprat 9:4).

Mbani mend qė Trupi ėshtė njė organizėm dhe duhet tė trajtohet si i tillė. Njė ndėrtesė, pėr shembull, mund tė riparohet duke i zėvendėsuar pjesėt e vjetėruara me tė reja, por, kur njė gjymtyrė e trupit hiqet, siē mund tė jetė njė dorė, njė kėmbė, njė sy ose diēka tjetėr, gjymtyra nuk mund tė zėvendėsohet kurrė. Nė qoftė se do tė ishte e mundur qė njė gjymtyrė e Trupit tė Krishtit tė humbiste shpėtimin e tij, atėherė Trupi i Krishtit do tė gjymtohej, por kjo nuk mund tė ndodhė kurrė. Kėtu kemi katėr nga karakteristikat e Trupit tė Krishtit:

1. Njėjtėsia. Njė trup ėshtė njė, njė tėrėsi e plotė, njė njėsi organike. I tillė ėshtė Trupi i Krishtit.

2. Pavdekshmėria. Trupi i Krishtit nuk do tė vdesė kurrė, sepse ėshtė i lidhur me Kreun e gjallė.

3. Shfaqja. Qėllimi i vetėm i Trupit tė Krishtit ėshtė tė shfaqė ose tė shpalosė Krishtin. “Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim” (Filipianėve 1:21). “Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua” (Galatasve 2:20).

4. Shėrbesa. Mendimet dhe planet e kreut duhet te kryhen nga trupi. Po kėshtu edhe Trupi i Krishtit duhet tė kryejė vullnetin e Kreut tė tij, Zotit Jezus Krisht. Atė qė urdhėron Ai, ne duhet ta bėjmė. Vullneti i Tij do tė drejtojė lėvizjet tona.

C. Kisha ėshtė njė ndėrtesė.

“Ju, pra, nuk jeni mė tė huaj, as bujtės, por bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe pjestarė tė familjes sė Perėndisė, tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, duke qenė Jezus Krishti vetė guri i qoshes, mbi tė cilin gjithė ndėrtesa, e lidhur mirė, rritet pėr tė qenė njė tempull i shenjtė nė Zotin, nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė” (Efesianėve 2:19-22). Apostujt dhe profetėt e Dhiatės sė Re janė themeli i Ndėrtesės (Kishės). Ata ishin tė parėt qė besuan nė Zotin Jezus dhe ishin tė parėt qė shpallėn Jezus Krishtin.

“Edhe ju, si gurė tė gjallė, ndėrtoheni pėr tė qenė njė shtėpi frymėrore, njė priftėri e shenjtė, pėr tė ofruar flijime frymėrore, qė i pėlqejnė Perėndisė me anė tė Jezus Krishtit” (1 Pjetri 2:5). Ne besimtarėt jemi gurė tė gjallė tė kėsaj ndėrtese tė re tė Perėndisė. Kur pėrbėrėsit e tempullit tė vjetėr u ngritėn, nuk pati krismė ēekiēi, dalte apo sharre. Tė gjitha lėndėt ishin bėrė qė mė pėrpara. Kėshtu jemi edhe ne, sepse u zgjodhėm pėrpara hedhjes sė themelit tė botės. Gurėt e brendshėm tė tempullit nuk mund tė shiheshin, sepse ishin tė mbuluar me dru kedri dhe me ar. Vetėm ari mund tė shihej. Ne, gurėt e gjallė tė Ndėrtesės sė Perėndisė, nuk duhet tė shihemi. Vetėm Krishti duhet tė shihet.

Ashtu si ndėrtesa u ndėrtua me gurė tė ngjyrave tė ndryshme, kėshtu edhe Ndėrtesa e Perėndisė ėshtė e pėrbėrė nga raca e zezė, e kuqe, e verdhė dhe e bardhė. Perėndia banoi nė tempull dhe Ai tashmė banon brenda nesh.

D. Kisha ėshtė njė nuse.

Disa kanė thėnė qė Nusja e Krishtit ėshtė e njėjtė si Gruaja e Jehovait, qė ėshtė Izraeli. Megjithatė, ka njė Shkrim qė e hedh poshtė kėtė teori, dhe kjo ėshtė Zbulesa 22:17: “Dhe Fryma dhe nusja thonė: ‘Eja!’. Dhe ai qė dėgjon le tė thotė: ‘Eja!’. Dhe ai qė ka etje, le tė vijė; dhe ai qė do, le tė marrė si dhuratė ujin e jetės”. Vargjet e mėsipėrme shpallin qė Fryma dhe Nusja e bėjnė ftesėn pėr mėkatarėt qė kėta tė besojnė nė Zotin Jezus Krisht. Nėse Nusja ėshtė Izraeli, atėherė ėshtė Fryma dhe Izraeli qė e bėjnė ftesėn. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse pjesa mė e madhe e Izraelit sot ėshtė nė mosbesim. Kush i fton apo kush i nxit njerėzit pėr tė pranuar Krishtin? Ėshtė Kisha dhe jo Izraeli. Prandaj Nusja ėshtė Kisha, Trupi i besimtarėve.

Efesianėve 5:25-32 thekson qartė faktin qė burri dhe gruaja kanė tė njėjtėn marrėdhėnie si ajo e Krishtit me Nusen e Tij, Kishėn. Kėtė e shohim veēanėrisht nė vargjet 28-30: “Kėshtu burrat duhet t’i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn, sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij”.

1. Nusja ėshtė blerė nga Krishti. “Ju, burra, t’i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė” (Efesianėve 5:25). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 6:19-20. Nė vendet e Lindjes burrat i blinin gratė e tyre. Kėto para u pėrdorėn pėr pajė. Krishti e bleu Kishėn e Tij me gjakun e Tij tė ēmuar. Gjaku i Tij ėshtė paja e saj pėrgjithmonė!

2. Nusja ėshtė e fejuar me Krishtin. “Jam xheloz pėr ju me xhelozinė e Perėndisė, sepse ju fejova me njė burrė, qė t’ju nxjerr para Krishtit si virgjėreshė tė dlirė” (2 Korintasve 11:2). Martesa orientale nė vendet e Lindjes ndryshon shumė nga martesa qė njohim ne. Zakonet lindore tė martesės ndodhnin nė njė mėnyrė tė tillė: sė pari, blihej nusja (ne jemi blerė nga Krishti); sė dyti, kryhej ceremonia, duke pėruruar periudhėn e fejesės, qė zgjaste pėr njė vit. Gjatė kėsaj kohe nusja trajtohej si gruaja e burrit tė saj, por akoma nuk jetonin sė bashku. Periudha e pritjes njėvjeēare ishte mbrojtje e familjes sė ardhshme. Nė qoftė se do tė kishte tė meta nė karakterin dhe sjelljen e nuses, ato do tė dilnin nė dritė gjatė kėsaj kohe. Nusja e Krishtit ėshtė tani nė periudhėn e fejesės. Gjatė kėsaj periudhe, tė metat e Nuses, nėse ka ndonjė, me siguri do tė shfaqen. Historia ka vėrtetuar qė ka patur shumė qė kishin dukjen e perėndishmėrisė, por ishin mohues tė fuqisė sė saj. Kėto tė meta (kėta njerėz) zhduken. Dhe, sė fundi, vjen plotėsimi i martesės.

3. Nusja ėshtė e martuar me Krishtin. “Le tė gėzohemi dhe tė ngazėllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij ėshtė pėrgatitur! Dhe i ėshtė dhėnė tė vishet me li tė hollė, tė pastėr dhe tė shkėlqyeshėm, sepse liri i hollė janė veprat e drejta tė shenjtorėve” (Zbulesa 19:7-8). “Atėherė mbretėria e qiejve do t’u ngjajė dhjetė virgjėreshave, tė cilat i morėn llampat e tyre, dhe i dolėn para dhėndrit” (Mateu 25:1). Ky ėshtė plotėsimi i martesės sė Krishtit me Kishėn e Tij. Koha e fejesės ka mbaruar. Ajo ėshtė tashmė me burrin e saj dhe kėshtu do tė jetė gjithmonė me Tė (1 Thesalonikasve 4:17).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.