AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

V. Dhuntite e Trupit

“Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masės sė dhuntisė sė Krishtit. Pėr ē’ka Shkrimi thotė: ‘Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerėzve’ … Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues” (Efesianėve 4:7-8, 11).

A. Apostujt.

Kėta ishin dhuntia e parė qė iu dhanė Kishės (Trupit). Mbi Apostujt u ndėrtua Kisha e hershme. Fjala “apostull” nė greqisht ėshtė e njėjtė me fjalėn “misionar” nė latinisht, qė do tė thotė i dėrguari. Sigurisht, Kisha ka misionarė (njerėz tė dėrguar) edhe sot, por jo apostuj.

B. Profetėt.

Kėtyre njerėzve Perėndia u dha zbulesėn e Tij. Nė fillim, Kisha nuk e kishte Dhiatėn e Re, por njerėzit ende kishin nevojė tė dinin doktrinat e Perėndisė, prandaj Perėndia u dha atyre Fjalėn e Tij tė pashkruar dhe kėta ua dhanė njerėzve. Kisha nuk ka profetė sot, sepse ne e kemi tė vėrtetėn e Perėndisė tė plotė dhe tė shfaqur, Dhiatėn e Re.

C. Ungjilltarėt.

Njė tjetėr dhunti pėr Kishėn ishin ungjilltarėt. Kėta njerėz shpallėn plot zell Ungjillin. Ata ishin njerėz tė pėruljes, tė ngarkuar me njė barrė pėr tė humburit. Pastorit i kėrkohet tė bėjė punėn e njė ungjilltari (2 Timoteu 4:5). Dita e ungjilltarit nuk ka kaluar dhe nuk do tė kalojė derisa tė vijė Krishti pėr tė mbretėruar mbi tokė.

D. Pastorėt (barinjtė) dhe mėsuesit.

Fjala “pastor” do tė thotė bari. Pastori duhet tė jetė bariu i deleve tė tij, qė kujdeset pėr tufėn e tij, qė qan e ngazėllen me to. Sot kisha ka nevojė tė madhe pėr pastorė. I bekuar ėshtė njeriu qė ka zemrėn e njė pastori! Njė pastor nuk ėshtė i thirrur pėr tė predikuar tre mesazhe nė javė; ai ėshtė thirrur pėr t’i ruajtur, pėr t’i mbajtur si bariu, pėr t’u kujdesur, pėr t’i vizituar, pėr t’i dashur, pėr t’i mbrojtur dhe pėr t’i mėsuar delet. Ēdo pastor, duke bėrė punėn e ungjilltarit, qė ėshtė fitimi i shpirtrave, duhet tė jetė njė njeri qė ėshtė i aftė t’ia mėsojė Fjalėn tufės sė tij. Ku do ta marrin Fjalėn anėtarėt e kishės, nėse nuk e marrin nga pastorėt? E vetmja e vėrtetė qė disa njerėz mund tė marrin, do tė dalė prej shėrbesės sė dielės. Disa bėjnė dallim midis pastorit dhe mėsuesit, duke besuar qė ka nga ata qė janė tė thirrur vetėm pėr tė qenė mėsues. Kjo mund tė jetė e vėrtetė, por ne e dimė qė tė gjithė pastorėt duhet tė jenė edhe mėsues: tė gjithė mėsuesit mund tė mos jenė pastorė, por tė gjithė pastorėt duhet tė jenė mėsues.

Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.