AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

ANGJELOLOGJIA

Angjelologjia ėshtė doktrina e engjėjve.

I. Perkufizimi

A. Shprehja. “I bėn erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij” (Psalmi 104:4). “Engjėlli i Zotit zė vend rreth atyre qė kanė frikė prej tij dhe i ēliron” (Psalmi 34:7). “Ēfarė ėshtė njeriu, qė ta mbash mend, dhe biri i njeriut, qė ta vizitosh? Megjithatė ti e bėre pak mė tė ulėt se Perėndia, dhe e kurorėzove me lavdi dhe me nder” (Psalmi 8:4-5). “Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim pėr tė pėrgatitur rrugėn para meje” (Malakia 3:1a). “Pastaj ai do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtė: “Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij” (Mateu 25:41). Shihni gjithashtu Zanafilla 19:1,15; 24:7; 28:12; Psalmi 103:20; Hebrenjve 1:7,14; Mateu 11:10 dhe Luka 7:27.

B. Shpjegimi.

1. Pėrkthimi. Hebraishtja e Testamentit tė Vjetėr dhe greqishtja e Testamentit tė Ri e pėrkthejnė fjalėn “engjėll” si “ambasador, lajmėtar, deputet, ose shėrbėtor”.

          a. Pėr lajmėtarėt njerėzorė. Nga njė njeri tek tjetri: “Kur lajmėtarėt e Gjonit u larguan, ai filloi t’u thotė turmave pėr Gjonin: ‘Ē’dolėt tė shihni nė shkreti? Njė kallam qė e tund era’?” (Luka 7:24a).

          b. Pėr lajmėtarėt njerėzorė qė mbajnė njė lajm hyjnor. “Atėherė Hagai, lajmėtari i Zotit, i shpalli popullit mesazhin e Zotit, duke thėnė: ‘Unė jam me ju, thotė Zoti’” (Hagai 1:13). Shihni gjithashtu Galatasve 4:14.

          c. Pėr pėrkujdesje jopersonale. Kjo mund tė jetė ndonjė gjymtim fizik. “Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, m’u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh” (2 Korintasve 12:7).

          d. Pėr peshkopėt ose predikuesit. “Engjėllit tė kishės nė Efes shkruaji: kėtė thotė ai qė mban tė shtatė yjet nė tė djathtėn e tij dhe qė ecėn nė mes tė shtatė shandanėve prej ari” (Zbulesa 2:1). Shihni edhe Zbulesa 1:20; 2:8,12,18; 3:1,7,14.

          e. Pėr demonėt pa trup. “Por farisenjtė, kur e dėgjuan kėtė, thanė: ‘Ky i dėbon demonėt vetėm me fuqinė e Beelzebubit, princit tė demonėve’” (Mateu 12:24; 25:41).

          f. Pėr qeniet qiellore. Shihni Zanafilla 18.

          g. Pėr njė engjėll tė shquar mbi tė tjerėt: Engjėlli i Zotit. “Dhe Engjėlli i Zotit iu shfaq nė njė flakė zjarri, nė mes tė njė ferrishtjeje. Moisiu vėshtroi dhe ja qė ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej” (Eksodi 3:2).

2. Simbolika. Termi “engjėll” nuk ėshtė njė emėr personal, por ėshtė mė shumė njė titull qė pėrshkruan njė zyrė.

C. Emėrtimi.

Janė tre engjėj, emrat vetjakė tė tė cilėve ne i dimė:

1. Luciferi. Ky ėshtė emri i Djallit para se tė binte. Satan ėshtė emri i tij pas rėnies. “Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet?” (Isaia 14:12).

2. Mikael—Kryeengjėlli. Sipas Shkrimeve, ka vetėm njė kryeengjėll. Ai ėshtė pėrmendur nė librin e Danielit dhe tė Zbulesės. Mikaeli ka tė bėjė me ringjalljen. Ėshtė ai qė do t’i bjerė borisė dhe jo Gabrieli. “Por kryeengjėlli Mikael, kur nė kundėrshtim me djallin debatonte pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi tė shqiptojė njė gjykim fyes, por tha: ‘Zoti tė qortoftė!’” (Juda 9). “Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli [Mikael] dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt” (1 Thesalonikasve 4:16).

          a. Princ i popullit tė Danielit, hebrenjtė.

          b. Kreu i ushtrisė qiellore tė engjėjve.

3. Gabriel. Ky emėr gjendet tek Danieli dhe tek Luka. “Dėgjova pastaj nė mes tė lumit Ulai zėrin e njė burri, qė bėrtiste dhe thoshte: ‘Gabriel, shpjegoja kėtij vegimin’” (Danieli 8:16). “Dhe engjėlli, duke iu pėrgjigjur, i tha: ‘Unė jam Gabrieli qė rri nė prani tė Perėndisė, dhe mė kanė dėrguar qė tė flas me ty dhe tė tė njoftoj kėto lajme tė mira’” (Luka 1:19). Shihni gjithashtu Danieli 9:21-27 dhe Luka 1:26-27.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.