AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

II. PErshkrimi

A. Personaliteti i engjėjve.

Ata janė qenie personale dhe jo ndikime jopersonale, si pėr shembull mendime apo ide. Pali shkruan qė “mbase” Perėndia do t’u japė “atyre qė kundėrshtojnė vetveten” “pendesė pėr njohjen e sė vėrtetės … dhe tė vijnė nė vete, duke shpėtuar nga laku i djallit, qė i ka zėnė robėr tė vullnetit tė tij” (2 Timoteu 2:25-26). Shihni edhe tek 2 Samueli 14:20; Zbulesa 12:9, 12; 22:8-9.

B. Origjina e tyre.

Engjėjt janė qenie tė krijuara dhe qėndrojnė mė lart se njeriu, por ata nuk janė ashtu sikur i pikturojnė artistėt, me krahė dhe gjėra tė tjera. S’ka dyshim qė kanė trupa, por jo sikur trupat tanė. Nė qoftė se sytė tanė nuk do tė ishin verbuar nga rėnia e njeriut, ne mund tė kishim qenė nė gjendje pėr t’i parė. Eva e pa Satanin si njė engjėll drite. Engjėjt nuk janė qenie tė pėrjetshme. Megjithėse ata do tė jetojnė gjithmonė, nuk kanė jetuar gjithmonė, sepse janė qenie tė krijuara. Ata u krijuan si njeriu, por jo si qenie njerėzore. Njė i krishterė nuk bėhet engjėll kur vdes, por, nė Krishtin, ai ėshtė shumė mė i madh sesa mund tė jenė engjėjt. “Sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė” (Kolosianėve 1:16). Shihni pėr kėtė edhe Nehemia 9:6; Zanafilla 18:8 dhe Luka 24:37.

C. Numėrimi i engjėjve.

“Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit tė Perėndisė sė gjallė, qė ėshtė Jeruzalemi qiellor, edhe morisė sė engjėjve” (Hebrenjve 12:22). “A kujton ti, vallė, se unė nuk mund t’i lutem Atit tim, qė tė mė dėrgojė mė shumė se dymbėdhjetė legjione engjėjsh?” (Mateu 26:53). Njė “legjion” ishte i barabartė me numrin gjashtė mijė dhe Zoti mund tė kishte kėrkuar shtatėdhjetė e dy mijė engjėj pėr ndihmė qė e kishte dėshiruar kaq shumė. Shihni edhe Danieli 7:10 dhe Psalmi 68:17.

D. Banesa e engjėjve.

Shumė engjėj jetojnė nė qiej. “Nė ringjallje, pra, as martohen as martojnė, por ata do tė jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė” (Mateu 22:30). Shihni edhe Mateu 18:10; Luka 2:13-15; Gjoni 1:15; Galatasve 1:8 dhe Zbulesa 5:11; 7:11.

E. Karakterizimi i tyre.

1. Engjėjt janė frymėra. “Kurse pėr engjėjt thotė: ‘Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri’” (Hebrenjve 1:7). Shihni gjithashtu Hebrenjve 1:14 dhe Psalmi 104:4.

2. Engjėjt janė truporė. Edhe pse duke qenė frymėra, ata kanė trupa tė njė lloji dhe kryejnė veprime trupore. Maria “pa dy engjėj, tė veshur me tė bardha, ndenjur njėri te kryet dhe tjetri te kėmbėt e vendit, ku qe trupi i Jezusit” (Gjoni 20:12). Shihni edhe tek Zanafilla 18:1-8; 19:1-3 dhe Gjyqtarėt 6.

3. Engjėjt janė mashkullorė. Ėshtė gabim tė thuash qė ata janė tė paseks. Ata shfaqen gjithmonė nė formėn e njė burri. Pėr ta pėrdoren gjithmonė pėremra mashkullorė. “Hynė, pra, nė varr dhe panė njė djalosh qė ishte ulur nė tė djathtė, tė veshur me tė bardha, dhe mbetėn tė trembura. Dhe ai u tha atyre: ‘Mos u trembni! Ju kėrkoni Jezusin Nazareas qė ka qenė kryqėzuar; ai u ringjall, nuk ėshtė kėtu; ja vendi ku e kishin vėnė’” (Marku 16:5-6). Shihni gjithashtu Mateu 28:2-4 dhe Luka 1:26.

4. Engjėjt nuk martohen. Nuk ka asnjė dėshmi qė engjėjt tė jenė martuar me engjėj. “Nė ringjallje, pra, as martohen as martojnė, por ata do tė jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė” (Mateu 22:30). Shkrimi i pėrmendur nuk thotė qė do tė jemi tė paseks, por qė ne nuk do tė martojmė.

F. Pėrsosmėria e tyre—tiparet.

1. Ata janė tė pavdekshėm. Ata nuk do tė vdesin kurrė dhe nuk do tė pushojnė sė qeni. Ata nuk vjetėrohen. “Por ata qė do tė gjenden tė denjė tė kenė pjesė nė botėn tjetėr dhe nė ringjalljen e tė vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnė; ata as nuk mund tė vdesin mė, sepse janė si engjėjt dhe janė bij tė Perėndisė, duke qenė bij tė ringjalljes” (Luka 20:35-36).

2. Ata janė tė pandryshueshėm. S’ka asnjė pjesė nė ta qė mund tė ndryshojė.

3. Ata janė jovendorė (nė lidhje me vendin e tyre). Ata nuk i nėnshtrohen kufizimit ose hapėsirės, kurse ne po (Veprat 17:26). Megjithatė ata nuk janė kudo tė pranishėm.

4. Ata janė tė fuqishėm. Ata nuk janė tė gjithėfuqishėm. Ata janė mė tė fuqishėm sesa ne, por janė mė tė ulėt se Perėndia. “Kurse juve, tė munduarve, (do t’u jepet) tė preheni bashkė me ne, kur Zoti Jezus Krisht tė shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit tė vet” (2 Thesalonikasve 1:7). Shihni edhe Veprat 5:19; 12:5-11,23; Psalmi 103:20 dhe 2 Pjetri 2:10-11.

5. Ata janė tė menēur. Ata zotėrojnė inteligjencė mbinjerėzore, por akoma nuk janė tė gjithėdijshėm. Njė nga qėllimet e predikimit tė Palit ishte “qė nėpėrmjet kishės, nė kohėn e tashme t’u manifestohej principatave dhe pushtetėve, nė vendet qiellore, dituria e shumėllojshme e Perėndisė, sipas qėllimit tė pėrjetshėm qė ai kreu nė Krishtin Jezus, Zotin tonė” (Efesianėve 3:10-11). Shihni edhe 2 Samueli 14:17-20; Mateu 24:36; Marku 13:32 dhe 1 Pjetri 1:10-12.

6. Ata janė tė varur. Ata janė gjithmonė tė nėnshtruar ndaj Perėndisė. Edhe Djalli ėshtė nė kėtė kategori. Ai nuk mund tė bėjė asgjė jashtė vullnetit tė Perėndisė. “[Jezus Krishti] shkoi nė qiell dhe ėshtė nė tė djathtėn e Perėndisė ku i janė nėnshtruar engjėj, pushtete dhe fuqi” (1 Pjetri 3:22). Shihni gjithashtu Hebrenjve 1:4-8, 13-14.

G. Shkallėzimi i engjėjve.

1. Engjėlli i Zotit. Ky engjėll paraqitet si asnjė engjėll tjetėr nė Shkrime, i cili zotėron njė pozitė qė asnjė engjėll tjetėr nuk mund ta ketė. Ai ėshtė vetė Zoti Jezus Krisht qė iu shfaq Hagarit, Abrahamit dhe Gideonit.

2. Kerubinė. Ata janė qenie tė fuqishme, tė lidhur gjithmonė me fronin e Perėndisė, dhe tė pranishėm nė Kopshtin e Edenit ku u vendosėn pėr tė mos i lejuar Adamin dhe Evėn tė hynin pėrsėri nė kopsht. Sipas Shkrimit, duket sikur janė mė shumė sesa qenie engjėllore, sepse janė tė lidhur me Perėndinė si njė simbol i vetė Perėndisė. Shėmbėlltyrat e kerubinėve bėheshin prej ari dhe mbikėqyrnin pajtuesin. Pajtuesi ėshtė njė tip i Krishtit, kėshtu qė kerubinėt paraqiten sikur mbikėqyrin punėn e Krishtit nė dashuri dhe dritė.

3. Kerubini i vajosur. Pa dyshim ky ishte Satani nė gjendjen e tij para rėnies. “Ti ishe njė kerubin i vajosur, njė mbrojtės. Unė tė kisha vėnė nė malin e shenjtė tė Perėndisė dhe ti ecje nė mes gurėsh zjarri” (Ezekieli 28:14).

4. Serafinėt. Kėto qenie engjėllore pėrmenden vetėm tek Isaia. Ata i kushtojnė vėmendje Zotit tė Ushtrive. “Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin. Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte … Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari” (Isaia 6:1-2, 6).

5. Kryeengjėlli. “Por kryeengjėlli Mikael, kur nė kundėrshtim me djallin debatonte pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi tė shqiptojė njė gjykim fyes, por tha: ‘Zoti tė qortoftė!’” (Juda 9). Shihni edhe 1 Thesalonikasve 4:16.

6. Froni. “Sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė” (Kolosianėve 1:16).

7. Zotėrimi. Perėndia e vuri Krishtin “tė ulej nė tė djathtėn e tij nė vendet qiellore, pėrmbi ēdo principatė, pushtet, fuqi, zotėrim dhe ēdo emėr qė pėrmendet jo vetėm nė kėtė epokė, por edhe nė atė tė ardhme” (Efesianėve 1:20,21). Shihni gjithashtu Kolosianėve 1:16.

8. Pushtetet. “Sepse unė jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė qė ėshtė nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 8:38-39). Shihni gjithashtu Kolosianėve 1:16; Efesianėve 6:12 dhe 1 Pjetri 3:22.

9. Principatat.. “Nėpėrmjet kishės, nė kohėn e tashme u manifestohej principatave dhe pushteteve, nė vendet qiellore, dituria e shumėllojshme e Perėndisė” (Efesianėve 3:10). Shihni edhe nė Kolosianėve 1:16 dhe Efesianėve 1:21.

10. Dinjitetet. “Nė tė njėjtėn mėnyrė ndotin edhe kėta ėndėrrues mishin, pėrbuzin pushtetin dhe blasfemojnė kundėr dinjiteteve” (Juda 8). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 2:10.

H. Ndarja e tyre.

Engjėjt janė tė ndarė nė dy rrafshe ose sfera tė mėdha morale:

1. Engjėjt e shenjtė—Engjėjt e Perėndisė. “Ndėrsa Jakobi vazhdonte rrugėn e tij, i dolėn pėrpara engjėj tė Perėndisė. Mbasi i pa Jakobi, tha: ‘Ky ėshtė fushimi i Perėndisė’; dhe e quajti atė vend Mahanaim” (Zanafilla 32:1-2). Shihni edhe te Mateu 25:31 dhe Danieli 4:13.

2. Engjėjt e rėnė—Engjėjt e Satanit. “Edhe u bė luftė nė qiell: Mikaeli dhe engjėjt e tij luftuan kundėr dragoit; edhe dragoi dhe engjėjt e tij luftuan, por nuk fituan, e nuk u gjet mė pėr ta vend nė qiell. Kėshtu dragoi i madh, gjarpėri i lashtė, qė ėshtė quajtur djall, edhe Satan, qė mashtron gjithė dheun, u hodh mbi tokė; me tė u hodhėn edhe engjėjt e tij” (Zbulesa 12:7-9). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 2:4-6 dhe Juda 6-7.

Kėta qė quhen engjėjt e Satanit, nuk u krijuan nga ai, por u bėnė tė tijtė me zgjedhjen e tyre. Tė gjithė engjėjt u krijuan nė shenjtėri. Duke zotėruar njė vullnet tė lirė, ata mund tė zgjidhnin: ose t’i shėrbenin Perėndisė, ose Satanit. “Perėndisė ia kanė frikėn shumė nė kuvendin e shenjtorėve, dhe respektohet thellė nga tėrė ata qė e rrethojnė” (Psalmi 89:7). Shihni edhe Mateu 18:10; 13:9; Marku 8:38; Gjoni 8:34; 2 Pjetri 2:4; Juda 6 dhe 1 Gjoni 5:18.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.