AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

III. PErvijimi (skicimi) i EngjEjve

A. Engjėjt e mirė.

1. Adhurimi i tyre. “Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ‘Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė’” (Hebrenjve 1:6). Shihni edhe Isaia 6:3; Gjoni 12:41 dhe Zbulesa 5:11-12. Tek Kolosianėt 2:18 thuhet qė tė mos adhurojmė kurrė engjėjt.

2. Shėrbesa e tyre.

a. Zbulesa engjėllore. Ata janė nė gjendje tė ēojnė vullnetin e Perėndisė tek njeriu. “Sepse, nė qoftė se fjala qė u fol nga engjėjt ėshtė e patundur dhe ēdo shkelje e mosbindje mori njė shpagim tė drejtė” (Hebrenjve 2:2). Shihni gjithashtu Danieli 8:16-17; Luka 1:11-13 dhe Veprat 1:9-11.

          b. Ruajtja engjėllore. Engjėjt dėrgohen pėr tė ndihmuar shenjtorėt e Perėndisė. “Ai foli pėrsėri: ‘Ja, unė po shoh katėr burra tė palidhur, qė ecin nė mes tė zjarrit, pa pėsuar asnjė dėm; dhe pamja e tė katėrtit i pėrngjan asaj tė njė biri tė Perėndisė’” (Danieli 3:25). Shihni pėr kėtė edhe 2 Mbretėrve 6:15-18 dhe Hebrenjve 1:14.

          c. Nxitja engjėllore. Ata dėrgohen pėr t’u dhėnė zemėr bijve tė Perėndisė. “Sepse kėtė natė m’u shfaq njė engjėll i Perėndisė, tė cilit unė i pėrkas dhe tė cilit unė i shėrbej, duke thėnė: ‘Pal, mos druaj, ti duhet tė dalėsh para Cezarit dhe ja, Perėndia ty t’i ka dhėnė tė gjithė ata qė lundrojnė me ty’. Prandaj, o burra, kini zemėr tė gėzuar, sepse unė besoj nė Perėndinė se do tė ndodhė pikėrisht ashtu siē m’u tha” (Veprat 27:23-25).

          d. Ēlirimi engjėllor. Ata dėrgohen pėr tė ēliruar fėmijėt e Perėndisė. “Por njė engjėll i Zotit, natėn, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtė, tha: ‘Shkoni, paraqituni nė tempull dhe i shpallni popullit tė gjitha fjalėt e kėsaj jete’” (Veprat 5:19-20).

          e. Mbėshtetja engjėllore. “Atėherė djalli e la; dhe ja, u afruan engjėjt dhe i shėrbenin” (Mateu 4:11). Shihni gjithashtu Luka 22:43.

          f. Udhėheqja engjėllore. “Dhe njė engjėll i Zotit i foli Filipit, duke i thėnė: ‘Ēohu dhe shko drejt jugut, nė rrugėn qė nga Jeruzalemi zbret nė Gaza; ajo ėshtė e shkretė’” (Veprat 8: 26). Shihni edhe Zanafilla 24:7; Eksodi 23:20-23; Numrat 20:16 dhe Veprat 10:3-8.

          g. Administrimi engjėllor. Engjėjt plotėsojnė vullnetin e Perėndisė. “Bekoni Zotin, ju, tėrė ushtritė e tij, ju, tėrė ministrat e tij, qė zbatoni vullnetin e tij. Bekoni Zotin, ju, tė gjitha veprat e tij, nė tė tėra vendet e sundimit tė tij. Shpirti im, beko Zotin” (Psalmi 103:21-22).

                    (1) Nė gjykim. “U shpėrndafshin si byku nga era dhe engjėlli i Zotit i dėboftė” (Psalmi 35:5). Shihni gjithashtu 1 Kronikave 21:15 dhe 2 Mbretėrve 19:35.

                    (2) Nė ruajtjen e tė shpėtuarve. “Nė atė kohė do tė dalė Mikaeli, princi i madh, mbrojtėsi i bijve tė popullit tėnd” (Danieli 12:1a). Shihni edhe Hebrenjve 1:14.

                    (3) Nė ruajtjen e tė vdekurve. “Por ndodhi qė lypėsi vdiq dhe engjėjt e ēuan nė gji tė Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosėn” (Luka 16:22).

                    (4) Nė shqiptimin e ligjit. “Atėherė, pse u dha ligji? Ai u shtua pėr shkak tė shkeljeve, deri sa tė vinte pasardhja sė cilės i qe bėrė premtimi; dhe ky ligj u shpall nėpėrmjet engjėjve, me anė tė njė ndėrmjetėsi” (Galatasve 3:19). Shihni gjithashtu Hebrenjve 2:2.

                    (5) Nė shoqėrimin e Krishtit. “Kurse juve, tė munduarve, (do t’u jepet) tė preheni bashkė me ne, kur Zoti Jezus Krisht tė shfaqet nga qielli me engjėjt e pushtetit tė vet” (2 Thesalonikasve 1:7).

                    (6) Nė rimbledhjen e Izraelit. “Dhe kur tė vijė Biri i njeriut nė lavdinė e tij, bashkė me tė gjithė engjėjt e shenjtė, atėherė do tė ulet mbi fronin e lavdisė sė vet” (Mateu 25:31).

                    (7) Nė korrjen e fundit tė kohėrave. “I lini tė rriten bashkė deri nė tė korra. Nė kohėn e korrjes unė do t’u them korrėsve: Mblidhni mė parė egjrėn, lidheni nė duaj pėr ta djegur; por grurin futeni nė hambarin tim” (Mateu 13:30).

B. Engjėjt e kėqinj.

Kėta janė ndjekėsit engjėllorė tė Djallit, prandaj pėr ta ėshtė pėrgatitur ferri.

1. Emėrtimi i tyre. Ata janė frymėra tė kėqija, joshės, tė ndyrė dhe demonė. “Dhe kur arriti nė bregun tjetėr, nė krahinėn e Gergesenasve, i dolėn para dy tė demonizuar, qė kishin dalė nga varret, dhe ishin aq tė tėrbuar sa qė askush nuk mund tė kalonte nė atė udhė” (Mateu 8:28). Shihni pėr kėtė edhe Mateu 9:33; 10:1; 12:43; Marku 1:26; 5:2-5; 9:17-20; Luka 6:18 dhe 9:39.

2. Ndarja e tyre.

          a. Tė rėnė e tė lirė.

          b. Tė rėnė e tė lidhur. “Sepse, nė qoftė se Perėndia nuk i kurseu ėngjėjt qė mėkatuan, por i hodhi nė tartar tė lidhur me pranga terri qė tė ruhen pėr gjyq …” (2 Pjetri 2:4). Shihni edhe Efesianėve 6:12 dhe Juda 6.

3. Engjėjt e lirė.

          a. Veprimtaritė e tyre.

                    (1) Ata mund tė hyjnė nė trupat e njerėzve. “Ata qė e kishin parė ngjarjen, u treguan atyre si ishte shėruar i demonizuari” (Luka 8:36).

                    (2) Ata largohen vullnetarisht nga trupat e njerėzve. “Tani kur fryma e ndyrė ka dalė nga njė njeri, endet nėpėr vende tė thata, duke kėrkuar qetėsi, por nuk e gjen” (Mateu 12:43).

          b. Energjitė e tyre.

                    (1) Ata e pėrplasėn njė njeri dhe nuk e lėnduan. “Por Jezusi e qortoi duke thėnė: ‘Hesht dhe dil prej tij!’ Dhe demoni, pasi e pėrplasi pėrpara tyre, doli prej tij pa i bėrė asgjė tė keqe” (Luka 4:35).

                    (2) Ata e pėrplasėn njė njeri dhe e copėtuan. “Dhe, ndėrsa fėmija po afrohej, demoni e pėrpėliti atė dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymėn e ndyrė, e shėroi djalin dhe ia dorėzoi atit tė vet” (Luka 9:42).

                    (3) Ata e ēuan njė njeri nė shkretėtirė. “Sepse Jezusi po i jepte urdhėr frymės sė ndyrė tė dilte nga ai njeri, sepse shumė herė e kishte pushtuar dhe ndonėse e kishin lidhur me zinxhirė e me pranga dhe e ruanin, ai i kėpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nėpėr shkretėtirat” (Luka 8:29).

          c. Karakteristikat.

                    (1) Disa janė tė shurdhėt. “Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi frymėn e ndyrė duke thėnė: ‘O frymė memece dhe e shurdhėt, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos hyr mė kurrė tek ai!’” (Marku 9:25).

                    (2) Disa janė tė pagojė. “Dhe dikush nga turma, duke u pėrgjigjur, tha: ‘Mėsues, tė prura djalin tim qė ka njė frymė memece’” (Marku 9:17).

                    (3) Disa janė gėnjeshtarė. “Zoti i tha: ‘Nė ēfarė mėnyre?’. Ai u pėrgjigj: ‘Do tė dal dhe do tė jem fryma e gėnjeshtrės nė gojėn e tėrė profetėve tė tij’. Zoti i tha: ‘Do t’ia dalėsh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu’” (1 Mbretėrve 22:22). Shihni gjithashtu 1 Timoteu 4:1.

                    (4) Janė tė ndyrė. “Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi frymėn e ndyrė” (Marku 9:25a).

          d. Fuqia e tyre ėshtė e mahnitshme.

                    (1) Ata kontrollojnė trupat e njerėzve dhe tė bishave (Marku 5:8:13).

                    (2) Ata shkaktojnė ligėsi fizike. “A nuk duhej, pra, tė zgjidhej nga kėto pranga, ditėn e shtunė, kjo qė ėshtė bijė e Abrahamit dhe qė Satani e mbajti lidhur prej tetėmbėdhjetė vjetėsh?” (Luka 13:16).

                    (3) Ata shkaktojnė mangėsi mendore. “Vazhdimisht, natėn dhe ditėn, nėpėr varre e mbi male, shkonte duke bėrtitur dhe duke e rrahur veten me gurė” (Marku 5:5).

                    (4) Ata nxjerrin papastėrti morale. “Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i doli pėrpara nga varrezat njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė” (Marku 5:2). Shihni gjithashtu edhe Mateu 10:1.

          e. Ekzistenca e tyre. Fjala “djall” pėrkthehet shumė mė mirė demon. Ka vetėm njė Djall, por shumė demonė dhe Djalli ėshtė princi i tyre. Nė ditėt e sotme ekziston edhe ajo qė quhet pushtimi me demonė. Misionarėt nė vende tė huaja dėshmojnė pėr kėtė fakt. Njerėzit e pushtuar nga demonėt kanė fuqi mbinjerėzore dhe janė krejtėsisht tė kontrolluar nga demonėt.

Theksojmė se demonėt kanė folur gjithmonė nėpėrmjet gojės sė atyre qė i mbanin. Demonėt nė kėta njerėz e njohėn Zotin Jezus dhe Ai bėri dallim mes demonit dhe njeriut. Atyre nuk u pėlqeu tė shtrupėzoheshin, por u pėlqeu qė tė hidhen nė njė tufė derrash (Marku 5:1-20).

          f. Dėshmia e tyre. Demonizmi nuk ishte i kufizuar vetėm pėr kohėt e Krishtit. Faktet e provojnė kėtė ekzistencė edhe pėrpara ardhjes sė Tij tė parė:

                    (1) Katėr Ungjijtė e paraqitėn demonizmin si diēka qė ishte e njohur.

                    (2) Njerėzit nuk tregonin habi pėr pushtimin e demonėve.

                    (3) Judenjtė shpallnin qė dėbonin demonė me fuqinė e tyre (Mateu 12:27).

                    (4) Pas kohės sė Krishtit, Etėrit Apostullorė tė hershėm patėn pėrballime me demonizmin (Mateu 10:1; Marku 16:17; Veprat 8:7).

                    (5) Demonizmi shihet edhe sot nė analet e misionarėve modernė (Efesianėve 2:2; 6).

4. Engjėjt e burgosur.

          a. Mėkatet e tyre. “Sepse, nė qoftė se Perėndia nuk i kurseu ėngjėjt qė mėkatuan, por i hodhi nė tartar tė lidhur me pranga terri qė tė ruhen pėr gjyq …” (2 Pjetri 2:4). Shkrimi i mėsipėrm tregon shumė qartė se kėta engjėj nuk ishin me Satanin kur ai rebeloi. Dėbimi i Satanit ndodhi para kohės sė Adamit. Engjėjve kėtu u drejtohet sikur kanė mėkatuar qė nga koha e Adamit.

Me siguri kėta duhet tė jenė “bijtė e Perėndisė” qė u martuan me “bijat e njerėzve”. “Kur njerėzit filluan tė shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindėn atyre vajza, djemtė e Perėndisė panė qė vajzat e njerėzve ishin tė bukura dhe morėn pėr gra tė gjitha ato qė i zgjodhėn vetė … Kishte gjigantė mbi tokė nė ato kohė, madje edhe mė vonė, kur bijtė e Perėndisė iu afruan bijave tė njerėzve dhe kėto u lindėn atyre fėmijė. Ata janė heronjtė qė jetuan nė kohėt e lashtėsisė, janė njerėzit e famshėm tė kėtyre kohėve” (Zanafilla 6:1-2, 4).

Ka nga ata qė thonė qė “bijtė e Perėndisė” ishin bijtė e Setit dhe qė “bijat e njerėzve” ishin bijat e Kainit. Kjo kundėrshtohet thjeshtė duke pyetur: “Si mund tė lindte Seti bij tė Perėndisė?”

Disa tė tjerė besojnė qė “bijtė e Perėndisė” ishin njerėz tė rilindur (tė shpėtuar), tė cilėt u martuan me gra tė pashpėtuara, tė quajtura “bijat e njerėzve”. Edhe sot shohim qė ndodh e njėjta gjė, por nuk lindin gjigantė pėr shkak tė kėtij bashkimi tė pabarabartė.

Pėr tė qenė tė sigurt pėr interpretimin e saktė, le tė gjejmė se kush mund tė ishin “bijtė e Perėndisė”. Janė disa persona tė quajtur “bijtė e Perėndisė” nė Shkrime:

          1. Jezus Krishti—Biri i Perėndisė—me anė tė marrėdhėnies.

          2. Adami—njė bir i Perėndisė—me anė tė krijimit (Luka 3:38).

          3. Engjėjt—bijtė e Perėndisė—me anė tė krijimit (Jobi 1-2).

          4. Njerėzit e rilindur (tė shpėtuar) —bijtė e Perėndisė—me anė tė rilindjes (ripėrtėritjes) dhe birėsimit.

Mbani mend tani, ne jemi vetėm fėmijė tė Perėndisė me anė tė ripėrtėritjes (rilindjes); ne do tė shpallemi pėr tė qenė bij nė birėsimin tonė—“pėr tė dėshmuar shpengimin e trupit tonė”.

Me anė tė pėrjashtimit tė thjeshtė, zbulojmė se kush ishin “bijtė e Perėndisė”: Krishti pėrjashtohet, edhe Adami gjithashtu, pėrderisa ai kishte kohė qė kishte vdekur. Ata nuk mund tė ishin njerėz tė rilindur, sepse birėsimi nuk kishte ndodhur akoma. Kjo lė vend vetėm pėr engjėjt.

Natyrshėm del pyetja: “A nuk e mėsojnė Shkrimet qė engjėjt nuk mund tė martohen?” Shkrimet nuk e thonė kėtė, ato mėsojnė qė engjėjt nuk martohen nė qiell. Njeriu martohet nė tokė, por nuk do tė martohet nė qiell. Atėherė, si u martuan ata me bijat e njerėzve? Ne nuk e dimė, por vargjet pasuese e vėrtetojnė pa asnjė dyshim qė ata u martuan. Kėtė besim tonin e provon jo vetėm Juda 6, qė kemi pėrmendur mė sipėr, por edhe vargu shtatė qė po japim kėtu poshtė: “Ai i ruajti me pranga tė pėrjetshme nė errėsirė pėr gjyqin e ditės sė madhe edhe engjėjt qė nuk e ruajtėn gjendjen e tyre tė parė, po e lanė banimin e tyre, posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet pėrreth, qė u dhanė pas kurvėrimit dhe u dhanė pas ēoroditjesh seksuale, janė vėnė pėrpara si shembull, duke pėsuar ndėshkimin e njė zjarri tė pėrjetshėm” (Juda 6-7). Kėshtu, besoj, qė vėrtetohet plotėsisht se engjėjt mėkatuan nė ngjashmėri me Sodomėn dhe Gomorėn.

Ky bashkim solli njė racė gjigantėsh—gjigantė nga trupi dhe gjigantė nė mėkat. Ata u shkatėrruan nga pėrmbytja. Pushtimi nga demonėt ishte pjellor pėrpara pėrmbytjes dhe Zoti Jezus na tregoi: “Por, ashtu si qe nė ditėt e Noeut, kėshtu do tė jetė edhe nė ardhjen e Birit tė njeriut” (Mateu 24:37). Ky pushtim do tė jetė nė veprimtari tė plotė gjatė Mundimit tė Madh (Zbulesa 12), pėrpara zbulesės sė Krishtit nė ardhjen e Tij tė dytė.

          b. Pozita e tyre. Ata janė hedhur nė Tartar, burgu mė i brendshėm i Hadesit, tė lidhur me zinxhirė nė errėsirė, duke pritur ditėn e tyre tė gjykimit (2 Pjetri 2:4).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.