AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

ESKATOLOGJIA

Eskatologjia ėshtė doktrina e gjėrave tė fundit.

I. Vdekja Fizike

Bibla jep gjithmonė informacion tė mjaftueshėm pėr besimin e njė tė krishteri. Bibla nuk ėshtė kurrė njė libėr thjesht pėr tė kėnaqur kureshtjen. Perėndia i mėson qeniet e kufizuara tė ecin me anė tė besimit nė pafundėsinė e pashpjeguar.

A. Vdekja nuk ėshtė mbarim i tė qenit.

Tre mijė e pesėqind vjet mė pėrpara Jobi pyeti: “Nėse njė njeri vdes, a do tė jetojė pėrsėri?” Kjo pyetje qė ėshtė bėrė gjatė mijėra vjetėve, bėhet edhe sot nė mbarė botėn, sepse prek njė temė me interes parėsor. Duket jo e drejtė—dhe, nė fakt, nuk ėshtė e drejtė—qė njerėzit qė ne duam, tė vdesin e tė varrosen. Perėndia nuk e krijoi njeriun qė tė vdesė. Ai e krijoi qė tė jetonte dhe tė kishte pėrbashkėsi me Atė (Perėndinė), por mėkati solli vdekjen dhe varrin, kėshtu qė erdhi edhe ndarja nga Perėndia. Nėse Zoti vonon kthimin e Tij, tė gjithė qė i lexojnė kėto fjalė, duke pėrfshirė edhe autorin, do tė vdesin, sepse vdekja ka kaluar mbi tė gjithė njerėzit (Romakėve 5:12).

Njė poemė zgjat mė shumė sesa poeti, zėri nė kasetė mund tė dėgjohet edhe mbasi kėngėtari ka vdekur, fotografitė e njerėzve tė dashur mbeten edhe pasi ata kanė vdekur.

Gjėrat nė kėtė tokė nuk janė tė barabarta. Tė pasurit i kanė shtypur gjithmonė tė varfėrit, tė poshtrit kanė triumfuar gjithmonė mbi tė drejtėt. Drejtėsia njerėzore kėrkon njė barazim tė gjitha gjėrave nė njė jetė pas vdekjes. Ne po jetojmė nė njė botė qė ndryshon. Gushkuqėt i ndėrtojnė foletė e tyre, ashtu si i ndėrtuan nė Kopshtin e Edenit dhe kafshėt zotėrojnė tė njėjtat karakteristika si nė fillim. Megjithatė njeriu nuk jeton ashtu siē jetonte dikur, qoftė edhe njėzet e pesė vjet mė parė. Megjithėse kjo ėshtė e vėrtetė, pėrsėri mendja kėrkuese e njeriut bėn tė njėjtėn pyetje: “Nėse njė njeri vdes, a do tė jetojė pėrsėri?”

Ka njė besim tė pėrgjithshėm nė njė jetė pas vdekjes. Nė qoftė se ti shkon nė pjesėt mė tė errėta tė Afrikės, ku nuk ėshtė predikuar kurrė Krishti, do tė zbulosh qė njerėzit atje besojnė nė njė jetė pas vdekjes. Pse disa paganė i djegin gratė e tyre? Pse disa varrosin ushqim me trupin? Ata besojnė se i larguari duhet tė ketė njė shoqėrues dhe ushqim nė udhėtimin e tij pėrtej varrit. Egjiptianėt sillnin njė statut, njė libėr pėr udhėtimin dhe e vendosnin me trupin. Pse fluturojnė zogjtė drejt jugut? Instikti nė ta vėrteton qė ka njė tokė jugore. Zemra e njeriut dhe instikti i tij i brendshėm janė prova qė dėshmojnė qė pas vdekjes fizike ka njė jetė. Tė dyja, fiziologjia dhe filozofia, shpallin qė ka njė jetė pas vdekjes.

Ka dy vende tė pėrgatitura:

1. Vendi i pėrgatitur pėr tė krishterin. “Qoftė bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, i cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jezus Krishtit prej sė vdekurish pėr njė trashėgim tė paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ju” (1 Pjetri 1:3-4). Tek Filipianėt 1:23 apostulli Pal pėrdori fjalėn “ik” pėr tė pėrshkruar vdekjen. Me kėtė ai nuk nėnkuptonte qė do tė pushonte sė qeni. “Largohem” do tė thotė largohem. A e kishte fjalėn qė ai tė ikte nė varr me Krishtin? Sigurisht qė jo, sepse Krishti nuk ėshtė nė varr. Ai ėshtė nė qiell. 2 Korintasve 5:8 e bėn edhe mė tė qartė ēėshtjen kur thotė: “Jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė shkojmė e tė banojmė bashkė me Zotin”. Vdekja e njė tė krishteri ėshtė paraqitur si njė anije qė tėrheq spirancėn dhe vazhdon lundrimin pėr nė shtėpi; me fjalė tė tjera, vdekja e njė tė krishteri do tė thotė “tė shkosh nė shtėpi”.

2. Vendi i pėrgatitur pėr tė paperėndishmit (tė patėnzot). “Zoti di t’i shpėtojė nga tundimi tė perėndishmit dhe t’i ruajė tė padrejtėt qė tė ndėshkohen ditėn e gjyqit” (2 Pjetri 2:9).

B. Vdekja nuk ėshtė gjumė i shpirtit.

Fjala “gjumė” nė Shkrime, nė lidhje me tė vdekurit nė Krishtin, do tė thotė pushoj. Nuk do tė thotė pandėrgjegjėsi. Trupi mund tė vdesė, por shpirti dhe fryma nuk do tė vdesin kurrė. Nė ringjallje, ėshtė trupi qė ngrihet, jo shpirti dhe fryma. Shkrimet theksojnė qartė qė shpirti ėshtė larg prej trupit, i pranishėm me Zotin dhe shpirtrat e frymėrat janė krejtėsisht tė zgjuar dhe nė dijeni pėr gjėrat rreth tyre. Njė ilustrim i pėrsosur mbi tė vėrtetėn e mėsipėrme gjendet tek Zbulesa 6:9-10: “Dhe kur hapi vulėn e pestė, unė pashė nėn altar shpirtrat e atyre qė ishin therur pėr shkak tė fjalės sė Perėndisė dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin; dhe ata thirrėn me zė tė madh duke thėnė: ‘Deri kur, o Zot, qė je i Shenjtė dhe i Vėrtetė, nuk gjykon dhe nuk merr hak pėr gjakun tonė nga ata qė banojnė mbi dhe?’”. Kėtu shohim shpirtrat e shtrupėzuar, tė gjallė, duke arsyetuar me Perėndinė.

Apostulli Pal thotė: “Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim” (Filipianėve 1:21). Me fjalėn “tė jetuarit” Pali kuptonte qė kishte pėrbashkėsi tė pėrsosur me Krishtin e gjallė. Nė qoftė se vdekja ėshtė fundi, pse do tė thoshte Pali: “dhe tė vdekurit fitim”?

C. Vdekje do tė thotė ndarje.

Vdekja nė Shkrime gjithmonė nėnkupton “ndarje”. Vdekja fizike ėshtė ndarja e shpirtit nga trupi. Vdekja frymėrore ėshtė ndarja pėrfundimtare, e plotė dhe e pėrjetshme nga Perėndia (Zbulesa 21:8).

Fjala “jetė” do tė thotė bashkim (Gjoni 3:16). Vdekja do tė thotė “ndarje” (Romakėve 8:35, 39). Ego-ja, Uni, jeton nė shtėpinė e mishit. Ju nuk jeni njė trup, qė ka shpirt dhe frymė, por jeni shpirt dhe frymė qė zotėron njė trup. Shkencėtarėt mė parė tregonin qė trupat ku jetojmė, ndryshojnė ēdo shtatė vjet, kurse tani ata thonė qė trupat ndryshojnė ēdo shtatė ditė. Trupat tanė mund tė ndryshojnė, por ne vetė, domethėnė ego-ja jonė (uni), nuk ndryshon kurrė. Njerėzit nuk mund tė na shohin ne, egon (unin), por vetėm shtėpinė ose ēadrėn nė tė cilėn banojmė. Vdekja ėshtė largimi nga kjo shtėpi (2 Pjetri 1:13-14; Filipianėve 1:21, 24; Galatasve 2:20; 2 Korintasve 5:6-7; Gjoni 19:26; Luka 16:26; 2 Timoteu 4:6; 2 Korintasve 12:2). Njerėzit kanė varrosur trupa pėr gjashtė mijė vjet, por vetėm trupat dhe jo njerėzit.

Shpirti ėshtė mbajtėsi i ndjenjės dhe i oreksit. Nga Shkrimi besojmė qė shpirti ėshtė kopja e saktė e trupit. Fryma ėshtė mbajtėsi i inteligjencės sė njeriut. Kur Samueli u thirr me kėrkesėn e Saulit, ishte fryma e tij qė u duk, jo trupi i tij. Kėshtu, vdekja nuk ėshtė njė rreth ose njė katror. Ne nuk do tė jemi pa formė nėse largohemi nga kjo jetė, por shpirtrat dhe frymėt tona do tė jenė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm, duke qenė nė tė njėjtėn formė e trajtė ashtu si trupat tanė.

Kujtesa mund tė gjendet nė tru, por truri nuk ėshtė burimi i mendimit. Ne mund tė mbajmė mend gjėra qė kanė ndodhur dhjetė vjet mė pėrpara, por nuk kemi tė njėjtin tru qė kishim dhjetė vjet mė pėrpara. Unė zotėroj njė tru, por truri nuk ėshtė Uni. Vdekja thjesht nėnkupton, “unė kam ikur (larguar)”, pra, jam ndarė nga trupi im.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Bibles

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.