AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

IV. Ardhja e DytE e Krishtit

A. Rėndėsia e doktrinės.

Ėshtė thėnė qė njė nė njėzet e pesė vargje tė Dhiatės sė Re flet pėr Ardhjen e Dytė, ndėrsa nė Dhiatėn e Vjetėr janė tetė vargje nė lidhje me Ardhjen e Dytė pėr ēdo varg nė lidhje me Ardhjen e Parė. Nė premtimin e Shpengimtarit (Zanafilla 3:15), Ardhja e Dytė ėshtė pėrmendur pėrpara Ardhjes sė Parė. “Do ta shtypė kokėn [ndodh nė Ardhjen e Dytė] dhe ti do t’i plagosėsh thembrėn e tij [ndodhi nė Ardhjen e Parė]”.

1. Dėshmia e Zotit Tonė. “Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju” (Gjoni 14:3). Shihni gjithashtu Mateu 24-25; Mark 13 dhe Luka 21.

2. Dėshmia e engjėjve. “Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell” (Veprat 1:11).

3. Dėshmia e Pjetrit. “Ai tė dėrgojė Jezus Krishtin qė ju ishte predikuar mė parė juve” (Veprat 3:20). Shihni gjithashtu 1 Pjetri 5:4 dhe 2 Pjetri 1:16.

4. Dėshmia e Palit. “Pėrherė i faleminderit Perėndisė tim pėr ju, pėr hirin e Perėndisė … sepse nė atė ju u bėtė tė pasur nė tė gjitha, … kaq sa nuk ju mungon asnjė dhunti, ndėrsa prisni zbulesėn e Zotit tonė Jezus Krishtit” (1 Korintasve 1:4-7). Shihni edhe Romakėve 11:26; 1 Korintasve 15:23; 2 Korintasve 5; Filipianėve 3:20; Kolosianėve 3:4; 1 Thesalonikasve (krejt libri); 2 Thesalonikasve 1:7, 10; 1 Timoteu 6:14; 2 Timoteu 4:8; Titit 2:11-14 dhe Hebrenjve 9:28.

5. Dėshmia e Jakobit. Profetėt e cituar nga Jakobi, e pėrfaqėsojnė Zotin duke thėnė: “Pas kėtyre gjerave, unė do tė kthehem dhe do ta rindėrtoj tabernakullin e Davidit qė ėshtė rrėzuar, do t’i restauroj gėrmadhat e tij dhe do ta ngre pėrsėri mė kėmbė” (Veprat 15:16). Shihni gjithashtu Jakobi 5:7.

6. Dėshmia e Gjonit. “Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi, por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai” (1 Gjoni 3:2). Shihni pėr kėtė edhe 1 Gjoni 2:28 dhe Librin e Zbulesės.

7. Dėshmia e Judės. “Dhe pėr kėta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thėnė: ‘Ja, Zoti erdhi me mijėrat e tij tė shenjtė’” (Juda 14).

B. Kuptimi i Ardhjes sė Dytė.

1. Negativ.

          a. Nuk ėshtė vdekje. Vdekja ėshtė largimi i shenjtorit, jo ardhja e Zotit. Zoti do tė vijė, por vdekja ndoshta nuk do tė na vijė.

          b. Ardhja nuk ėshtė rėnia e Jeruzalemit. Ngjarjet tek Luka 21:20-24 dhe 1 Thesalonikasve 4:13-18 nuk ndodhėn kur ra Jeruzalemi. Ardhja e dytė e Krishtit ėshtė e lidhur me mbledhjen e Izraelit dhe jo me shpėrndarjen.

          c. Nuk ėshtė ardhja e Frymės sė Shenjtė. Krishti tha qė Ai do tė dėrgonte njė tjetėr (Gjoni 14:16). Ajo qė gjendet te 1 Thesalonikasve 4:13-18 nuk ndodhi as kur erdhi Fryma e Shenjtė. Vini re qė tė gjitha Letrat qė flasin pėr Ardhjen e Dytė, u shkruan pas Rrėshajve.

          d. Kjo ardhje nuk ėshtė kthimi i njė mėkatari. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, Ai ka ardhur me miliona herė. Sipas 1 Korintasve 15:51-57, tė vdekurit do tė duhej tė ringjalleshin ēdo herė qė shpėtohet njė shpirt dhe tė kthehen nė varr, duke pritur pėr njė tjetėr pėr t’u shpėtuar.

          e. Ardhja e Dytė nuk ėshtė shpėrndarja e krishterimit. Me kėtė disa nėnkuptojnė pėrhapjen e Ungjillit, por mbani mend qė, ky i njėjti Jezus, njė Krisht personal, duhet tė vijė pėrsėri.

          f. Ardhja e Dytė e Krishtit nuk ėshtė fundi i botės. Kur Krishti vjen, bota nuk do tė shkatėrrohet, sepse Ai do tė mbretėrojė njė mijė vjet pasi tė shfaqet.

2. Pozitiv.

          a. Ardhja do tė jetė njė ardhje personale. Gjoni 14:3 thotė: “Unė do tė vij”. Ne nuk duhet tė presim njė frymė, por njė Frymė nė trup. 1 Thesalonikasve 4:16-17 pėrdor fjalėn “vetė”. Veprat 1:11 thotė “ky Jezus”; asnjė person apo gjė tjetėr nuk pritet, veē Krishtit Vetė.

          b. Do tė jetė njė ardhje e dukshme. “Sepse, si vetėtima qė del nga lindja dhe flakėron deri nė perėndim, kėshtu do tė jetė ardhja e Birit tė njeriut” (Mateu 24:27). Shihni gjithashtu Zakaria 12:10 dhe Zbulesa 1:7.

          c. Kuptimi i fjalėve tė pėrdorura.

                    (1) Parusia. Kjo nėnkupton praninė personale, praninė e ardhshme. Kjo nuk ėshtė thėnė vetėm pėr ardhjen e Zotit, por edhe pėr ardhjen e njerėzve tė tjerė (1 Korintasve 16:17; 2 Korintasve 7:6-7; Filipianėve 1:26). Nė lidhje me ardhjen e Zotit, ėshtė ēasti kur pushon mungesa dhe fillon prania (Mateu 24:3, 27; 1 Korintasve 15:23; 1 Thesalonikasve 2:9; Jakobi 5:8).

                    (2) Epifania. Kjo do tė thotė thjesht “shfaqje”. Ėshtė pėrdorur pėr tė dy ardhjet (2 Timoteu 1:10; 2 Thesalonikasve 2:8; 1 Timoteu 6:14; 2 Timoteu 4:1, 8; Titi 2:13).

                    (3) Apokalupsis. Kuptimi i vėrtetė ėshtė “zbulim qė heq velin” dhe thekson dukshmėrinė e kthimit tė Zotit (2 Thesalonikasve 1:7; 1 Pjetri 1:7, 13; 4:13). Kjo ėshtė pėrdorur edhe pėr njerėz (Romakėve 8:19; 2 Thesalonikasve 2:3, 6, 8).

          d. Ėshtė njė ardhje nė dy faza.

                    (1) Kur Krishti vjen pėr shenjtorėt e Tij nė ajėr. “Ju lutemi, o vėllezėr, lidhur me ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht dhe me tubimin tonė me tė” (2 Thesalonikasve 2:1). Premtimi i kthimit tė Krishtit tek Veprat 1:9-20 u dha pėrpara se tė shfaqej Rrėmbimi. Hebrenjve 9:28 nuk ka tė bėjė me Rrėmbimin.

                    (2) Kur Krishti vjen me shenjtorėt nė tokė. “Dhe pėr kėta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thėnė: ‘Ja, Zoti erdhi me mijėrat e tij tė shenjtė’” (Juda 14).

                    (3) Kėto dy faza janė tė ndryshme.

                             (a) Tė ndryshme nė karakter. “Pėr popullin e Tij” ėshtė njė akt besimi; “me popullin e Tij” ėshtė njė akt gjykimi.

                             (b) Tė ndryshme nė mėnyrė. Njėra ėshtė sekret, kurse tjetra ėshtė njė shfaqje.

                             (c) Tė ndryshme nė vend. “Pėr popullin e Tij” nė ajėr (1 Thesalonikasve 4:17); “me popullin e Tij” nė tokė (Zakaria 14:14).

                             (d) Tė ndryshme nė kohė. “Pėr popullin e Tij” ndodh pėrpara Rrėmujės (shqetėsimi i Jakobit); “me popullin e Tij” ndodh pas Rrėmujės (ankthi i Jakobit). Nė Shkrimet nuk ėshtė thėnė qė duhet tė presim shenjat qė e paraprijnė ardhjen e Tij pėr shenjtorėt e Tij, por njerėzve u thuhet qė tė shohim pėr shenja pėrpara se Ai tė vijė me shenjtorėt e Tij (Krahaso 2 Thesalonikasve 2:1-3 me Isaia 13:6-9).

                             (e) Tė ndryshme nė dispensacion. Ardhja “pėr shenjtorėt e Tij” ndodh nė fillimin e dispensacionit tė Rrėmujės, kurse ardhja “me shenjtorėt e Tij” ndodh nė fillimin e dispensacionit tė Mijėvjeēarit.

                             (f) Tė ndryshme nė qėllim. Ardhja “pėr shenjtorėt e Tij” pėrmbush premtimin e Tij pėr tė mbledhur popullin e Tij (Gjoni 14:3), por ardhja “me shenjtorėt e Tij” si njė njeri lufte, pėrmbush premtimin e Tij pėr tė mposhtur armiqtė e Tij (Juda 14).

                             (g) Tė ndryshme nė lidhje. “Pėr shenjtorėt e Tij” ėshtė birėsimi i fėmijėve tė Perėndisė; “me shenjtorėt e Tij” ėshtė koha qė bijtė e Perėndisė i shfaqen botės (Romakėve 8:19, 23).

C. Ngjarjet e Ardhjes sė Dytė nė lidhje me trupin e Krishtit.

Ndėrsa trajtojmė Rrėmbimin e Kishės, ne e kuptojmė faktin qė fjala “rrėmbim” nuk ėshtė njė fjalė biblike. Megjithatė Rrėmbimi ėshtė njė fakt biblik.

1. Ringjallja e tė vdekurve nė Krishtin. “Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt” (1 Thesalonikasve 4:16). Gjėja e parė qė ndodh, ėshtė ringjallja e trupit tė Krishtit. Kjo do tė pėrfshijė me siguri tė gjithė ata qė vdesin pa arritur moshėn e pėrgjegjėsisė, si foshnjat, ata me mangėsi mendore etj. Nė qoftė se Krishti nuk vjen, nuk do tė ketė ringjallje dhe, nėse nuk ka ringjallje, njeriu do tė jetė njė frymė e pėrjetshme. Nė qoftė se diamantet mund tė bėhen nga bloza, safira nga argjila dhe gurėt e ēmuar nga rėra, ēfarė do tė bėjė Perėndia nga trupat tanė? Do tė jetė e mrekullueshme, apo jo?

2. Pėrtėritja e tė gjallėve nė Krishtin. “Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment … ne do tė shndėrrohemi … dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė” (1 Korintasve 15:51-53). I krishteri ėshtė njeriu qė nuk pret vdekjen, por pret fitimtarin mbi vdekjen. Fjalėt “ne nuk do tė flemė” do tė thonė ne nuk do tė vdesim. Ēfarė shprese e lavdishme qė ėshtė! Ēfarė britme do tė jetė atė ditė! “O vdekje, ku ėshtė gjėmba jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote?” (1 Korintasve 15:55). A nuk ėshtė njė shpresė e bekuar qė ne mund tė shkojmė pa vdekur? Asnjė njeri, madje as edhe njė i krishterė nuk dėshiron tė vdesė. Kjo ėshtė e natyrshme. Megjithatė i krishteri ėshtė i vetmi njeri, i cili ka njė shpresė qė tė mos e shohė kurrė vdekjen. Po, ne e dimė qė Shkrimi thotė: “Ėshtė e caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė”, por Shkrimi nuk thotė vetėm tė gjithė njerėzit. Ndryshimi ynė qė jemi gjallė dhe mbetemi nė ardhjen e Tij nuk ėshtė vdekje, sepse ne nuk do tė vdesim tė gjithė!

3. Rrėmbimi i tė gjithėve nė Krishtin. “Ju lutemi, o vėllezėr, lidhur me ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht dhe me tubimin tonė me tė, tė mos lejoni qė menjėherė t’ju prishet mendja ose tė trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjė letre gjoja tė shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit” (2 Thesalonikasve 2:1-2). Shkrimi i mėsipėrm dhe fraza “tė gjithė do tė shndėrrohemi” e zhduk mundėsinė e njė rrėmbimi tė pjesshėm. Krejt Trupi i Krishtit do tė rrėmbehet (ngrihet lart). Trupi i Krishtit do tė jetė i plotė. Asnjė pjesėtar i Trupit tė Tij nuk do tė lihet qė tė pėrshkojė Rrėmujėn. Disa thonė: “Si mund tė ndodhė kjo”? Perėndia e mori lart Elijan pa vdekur dhe po aq lehtė Ai mund tė marrė njė milion ose dhjetė milionė njerėz tė tjerė.

Rrėmbimi i Kishės do tė shkaktojė njė ndarje tė madhe. Tė gjithė jobesimtarėt do tė lihen kėtu qė tė pėrjetojnė Rrėmujėn. Rrėmbimi i Kishės do tė jetė mėnyra e njė bashkimi tė madh. “Pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin” (1 Thesalonikasve 4:17). Ē’fjalė e mrekullueshme ėshtė fjala “bashkė”! Tė gjithė tė dashurit tanė nė Krishtin “sė bashku” edhe njėherė!

Duhet tė “rrojmė me urtėsi, me drejtėsi dhe me perėndishmėri nė kėtė jetė, duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezus Krisht” (Titi 2:12-13). Ēfarė kuptojmė kur themi “duke pritur Krishtin”? Nuk do tė thotė qė ne besojmė qė Ai mund tė vijė nė ēdo ēast, por presim qė Ai tė vijė. A po e prisni sot? A po e prisni sonte? Ky ėshtė kuptimi i shprehjes “duke e pritur Atė”.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.