AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

VI. Mundimi

Ka tre Mundime (fatkeqėsi) tė ndryshme nė Shkrime dhe do tė ketė ngatėrresė nė qoftė se nuk dallohen prej njėra-tjetrės. Ndėrsa Fjala thotė qė Trupi i Krishtit po duron mundime (dhimbje), thuhet gjithashtu qė Izraeli do tė ketė fatkeqėsi. Atėherė do tė jenė tre vjet e gjysėm tė Mundimit tė madh, aq sa bota nuk do ta ketė parė kurrė. Nė kėtė pikė shumė njerėz ngatėrrohen me kombinimin e kėtyre tė trejave nė njė fatkeqėsi. Megjithatė ato janė tė ndara nė mėnyrė tė qartė. Sė pari, ėshtė Mundimi i Kishės, qė ėshtė pėr Trupin e Krishtit dhe ėshtė tani i pranishėm. Sė dyti, ėshtė Mundimi i njohur si Ankthi i Jakobit, qė zgjat shtatė vjet dhe ėshtė nė tė ardhmen. Sė fundi, ėshtė Mundimi i Madh, qė fillon nė mes tė Ankthit tė Jakobit dhe zgjat pėr tre vjet e gjysėm. Mundimi i parė ėshtė pėr Kishėn dhe shkaktohet nga Satani. Mundimi i dytė ėshtė mbi Izraelin dhe shkaktohet nga Perėndia. Mundimi i Madh shpallet mbi Izraelin dhe mbi botėn dhe do tė shkaktohet nga Perėndia nėpėrmjet Satanit.

A. Mundimi i Trupit tė Krishtit.

Nuk mund tė mohohet fakti qė Kisha ėshtė duke duruar mundime. “Sepse, edhe kur ishim midis jush, ju parashikuam se do tė heqim vėshtirėsi, pikėrisht sikurse ndodhi, dhe ju kėtė e dini” (1 Thesalonikasve 3:4). “Tė gjithė ata qė duan tė rrojnė me perėndishmėri nė Krishtin Jezus do tė pėrndiqen” (2 Timoteu 3:12). Ėshtė natyra e Kishės qė tė vuajė. Bota shtrihet nė duart e tė paudhit; ne, duke qenė me origjinė hyjnore, do tė pėrndiqemi nga Satani dhe kohorta e tij. Kisha ėshtė njė Trup dhe ėshtė e natyrshme pėr tė qė tė vuajė. Njė pjesėtar nuk mund tė ketė dhimbje, pa pasur dhimbje i gjithė Trupi.

Pali, duke iu folur kolosianėve, tha: “Dhe tani gėzohem pėr vuajtjet e mia tė cilat po i heq pėr shkakun tuaj dhe po e plotėsoj nė mishin tim atė qė u mungon mundimeve tė Krishtit pėr Trupin e vet, qė ėshtė kisha” (Kolosianėve 1:24). Vini re qė fjala “mundime” ėshtė fjala greke “thlipsis”, qė do tė thotė fatkeqėsi. Ėshtė e njėjta fjalė qė ėshtė pėrdorur pėr Mundimin dhe pėr Mundimin e Madh. Kėshtu, ky ėshtė Mundimi i Krishtit ose i Trupit tė Krishtit, Kishės. Pėrderisa ėshtė e natyrshme pėr Trupin qė tė vuajė dhe, ndėrkohė, kolosianėt nuk ishin duke vuajtur, Palit iu desh tė pėrmbushte diēka qė mungonte nga ana e kolosianėve. Ai e thekson njė gjė tė tillė nė kėtė varg. Nė qoftė se kjo nuk do tė ishte kėshtu, si mund tė vuante ai pėr kolosianėt? Sepse Ai nuk kishte qenė kurrė atje. Ai njihte vetėm pak tė krishterė atje dhe ishte nė Romė, qindra kilometra larg tyre. Si mund tė ishte kjo vuajtje e tij nė Romė e frytshme pėr ata nė Kolos? Pėrgjigjja e vetme ėshtė qė ai duhej tė bėnte diēka pėr mungesėn e vuajtjes nga ana e kolosianėve. Tek Kolosianėt 1:13 Pali flet pėr Kishėn si mbretėria e Birit tė dashur tė Perėndisė dhe pastaj nė vargun 24 thekson vuajtjen e saj ose fatkeqėsinė.

Gjoni thotė tė njėjtėn gjė tek Zbulesa 1:9: “Unė, Gjoni, qė jam edhe vėllai juaj dhe pjestar bashkė me ju nė pikėllimin, nė mbretėrinė dhe nė durimin e Jezus Krishtit, isha nė ishullin qė quhet Patmos, pėr fjalėn e Perėndisė dhe pėr dėshminė e Jezus Krishtit”. Nė tė vėrtetė, Kisha ėshtė duke duruar mundime dhe ky ėshtė Mundimi i Krishtit.

B. Mundimi i Izraelit.

Njė term mė i njohur ėshtė “Ankthi i Jakobit”. “Medet, sepse ajo ditė ėshtė e madhe; nuk pati kurrė ndonjė tė ngjashme me tė; do tė jetė njė kohė ankthi pėr Jakobin, por ai do tė shpėtojė prej tij” (Jeremia 30:7). Kjo periudhė zgjat pėr shtatė vjet dhe ėshtė e njohur si java e shtatėdhjetė e Danielit. “Shtatėdhjetė javė janė caktuar pėr popullin tėnd dhe pėr qytetin tėnd tė shenjtė, pėr tė t’i dhėnė fund shkeljes, pėr t’i dhėnė fund mėkatit, pėr tė shlyer paudhėsinė, pėr tė sjellė njė drejtėsi tė pėrjetshme, pėr tė vulosur vegimin dhe profecinė, pėr tė vajosur vendin shumė tė shenjtė. Prandaj dije dhe kuptoje se, qė kur ka dalė urdhri tė restaurohet dhe tė rindėrtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do tė duhen shtatė javė dhe gjashtėdhjetė e dy javė tė tjera; ai do tė ndėrtohet pėrsėri me sheshe dhe me ledhe, por nė kohėra plot ankth. Mbas gjashtėdhjetė e dy javėve Mesia do tė vritet dhe askush nuk do tė jetė me tė. Dhe populli i njė princi qė do tė vijė ka pėr tė shkatėrruar qytetin dhe shenjtėroren; fundi i tij do tė vijė me njė pėrmbytje, dhe deri nė mbarim tė luftės janė dekretuar shkatėrrime. Ai do tė lidhė gjithashtu njė besėlidhje me shumė njerėz pėr njė javė, por nė mes tė javės do t’i japė fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahėt e veprimeve tė neveritshme do tė vijė njė shkatėrrues, deri sa shkatėrrimi i plotė, qė ėshtė dekretuar, do tė bjerė mbi shkatėrruesin (Danieli 9:24-27).

Me anė tė kėtyre vargjeve mėsojmė qė shtatėdhjetė javėt[1], katėrqind e nėntėdhjetė vitet, ishin tė vendosura pėr popullin e Danielit, judenjtė. Qė nga koha qė doli urdhėri pėr tė rindėrtuar Jeruzalemin deri nė kohėn e vrasjes sė Mesisė (Krishtit), ishin gjashtėdhjetė e nėntė javė, ose katėrqind e tetėdhjetė e tre vite. Mes javės sė gjashtėdhjetė e nėntė dhe tė shtatėdhjetė ėshtė njė zbrazėti, e njohur si Epoka e Kishės, pėr tė cilėn Danieli nuk dinte gjė fare dhe madje asnjė profet i Dhiatės sė Vjetėr nuk e dinte (Efesianėve 3:5). Ne e dimė qė kėto njėzet javė kanė tė bėjnė vetėm me Izraelin. Duhet tė pohojmė qė vitet gjatė periudhės sė Kishės kanė qenė tė dobėta pėr judenjtė. Duket sikur Perėndia i ka braktisur ata, por jo. Pasi tė plotėsohet Epoka e Kishės, e njohur si “tėrėsia e johebrenjve” (Romakėve 11:25), kisha do tė rrėmbehet dhe Zoti pėrsėri do t’u kushtojė vėmendje tė plotė judenjve (Izraelit). Kjo do tė jetė java e shtatėdhjetė, e njohur si Mundimi, qė zgjat shtatė vjet.

Kisha nuk do tė pėrshkojė asnjė pjesė tė kėtij Mundimi shtatėvjeēar. Zbulesa 4-5 e pėrshkruan plotėsisht Rrėmbimin e Kishės pėrpara Mundimit. Kapitujt 6-19 merren me Mundimin. Mundimi njėjtėsohet kur Antikrishti miraton besėlidhjen me judenjtė, dhe mbyllet me zbulesėn e Krishtit nė gjykim.

C. Mundimi i Madh.

Ndėrsa ėshtė akoma Ankthi i Jakobit, gjykimi do tė dendėsohet nė tre vjet e gjysėm tė fundit tė Mundimit. Kjo shėnohet nga thyerja e besėlidhjes nga Antikrishti dhe me zbulimin e Antikrishtit si Gėnjeshtra. “Ai do tė lidhė gjithashtu njė besėlidhje me shumė njerėz pėr njė javė, por nė mes tė javės do t’i japė fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahėt e veprimeve tė neveritshme do tė vijė njė shkatėrrues, deri sa shkatėrrimi i plotė, qė ėshtė dekretuar, do tė bjerė mbi shkatėrruesin” (Danieli 9:27). Zoti Jezus e ritheksoi kėtė tė vėrtetė kur Ai i shtoi disa hollėsi Shkrimit tė cituar mė sipėr: “Kur tė shihni, pra, neverinė e shkretimit, qė ėshtė parathėnė nga profeti Daniel, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė), atėherė ata qė janė nė Jude, le tė ikin ndėr male, sepse atėherė do tė ketė njė mundim aq tė madh, sa nuk ka ndodhur kurrė qė nga krijimi i botės e deri mė sot, dhe as nuk do tė ketė mė kurrė!” (Mateu 24:15-16, 21). Nga fjalėt e Danielit dhe tė Zotit Jezus mėsojmė qė nga mesi i Mundimit Antikrishti e thyen besėlidhjen e tij me judenjtė, u jep fund riteve flijimore dhe e vendos vetveten nė vendin e shenjtė qė pėrshkruhet si neveria e shkretimit. 2 Thesalonikasve 2:4 e pėrshkruan kėtė ngjarje nė hollėsi tė shtuara: “… kundėrshtari (Antikrishti), ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi”.

Gjatė kėtyre tre vjet e gjysėm tė fundit, kur Antikrishti do tė kėrkojė tė adhurohet si Perėndi, njeriu nuk do tė jetė nė gjendje tė blejė ose tė shesė pa shenjėn e tij (Zbulesa 13:17).

Shumė herė bėhet pyetja: “A do tė shpėtohet ndonjė gjatė Mundimit (duke pėrfshirė edhe Mundimin e Madh)? Po. Njerėzit do tė shpėtohen. Largimi i shenjtorėve do t’i bindė shumė jobesimtarė pėr tė vėrtetėn e Ungjillit, megjithatė kėta besimtarė nuk do tė jenė njė pjesė e Trupit tė Krishtit. Disa mund t’i vėnė nė dyshim kėto thėnie, duke cituar vargjet: “Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij. Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme, dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar. E prandaj Perėndia do t’u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t'i bėjė tė gabojnė, qė t’i besojnė gėnjeshtrės, qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!” (2 Thesalonikasve 2:8-12).

Vargjet e mėsipėrme duket sikur mėsojnė qė, nėse ndonjė e ka kundėrshtuar Krishtin pėrpara Rrėmbimit, nuk do tė jetė e mundur qė ai tė shpėtohet gjatė Mundimit, por ne tėrheqim vėmendjen mbi faktin qė Perėndia bėn qė ata t’i besojnė Gėnjeshtrės dhe ata nuk do tė jenė nė gjendje ta besojnė Gėnjeshtrėn deri nė mesin e periudhės sė Mundimit, pėrderisa Antikrishti nuk do tė shfaqet deri atėherė si i tillė. Prandaj shtyhemi qė tė besojmė se ftesa do t’u jepet pėrsėri njerėzve qė tė shpėtohen edhe gjatė periudhės sė parė tė fatkeqėsisė, por, nė qoftė se ata e kundėrshtojnė Krishtin gjatė kėsaj kohe, Perėndia do t’u japė mashtrime tė mėdha qė tė besojnė Gėnjeshtrėn dhe do tė jetė e pamundur pėr ata qė tė shpėtohen gjatė periudhės sė dytė tė Mundimit.

Natyrshėm bėhet pyetja: “A do tė shpėtohet ndonjė njeri gjatė periudhės sė fundit prej 3 vjet e gjysmė?” Zbulesa 7 thotė mjaft qartė qė do tė shpėtohet njė masė e panumėrueshme e hebrenjve dhe e johebrenjve gjatė kėsaj periudhe, qė njihet si Mundimi i Madh. Tė shpėtuarit gjatė Mundimit tė Madh do tė jenė ata qė nuk e kanė dėgjuar kurrė Ungjillin dhe nuk e kanė marrė shenjėn e bishės. Shpėtimi i tyre do tė vijė si pasojė e predikimit tė njė lėvizjeje tė madhe ungjillizuese, qė ne besojmė se do tė pėrbėhet nga 144 000 izraelitė (Zbulesa 7:4-8).

Ju mund tė pyesni: “Si do tė jetė e mundur pėr ata qė tė shpėtohen, nė njė kohė kur Fryma e Shenjtė ėshtė larguar nga bota?” Le tė shkojmė tek pėrkthimi CHC dhe tė lexojmė: “Misteri i paudhėsisė ėshtė tashmė nė veprim dhe kėshtu do tė vazhdojė derisa ai qė e pengon tani, tė mos jetė i pranishėm” (2 Thesalonikasve 2:7). Ne besojmė qė Fryma e Shenjtė nuk do tė largohet nga toka, por do tė heqė dorėn e Tij frenuese nga njeriu mėkatar dhe do t’ia dorėzojė krejtėsisht mėkatit. Fryma e Shenjtė do tė jetė akoma kėtu, sepse Ai ėshtė i kudondodhur. Ai nuk do ta shfaqė Veten gjatė Mundimit tė Madh, ashtu siē bėri pėrpara dispensacionit tė hirit. Pėrsėri ne ju kujtojmė qė Mundimi i Madh pėrfundon me ardhjen e Krishtit nė tokė.


[1] Fjala “javė” (nė hebraisht “shabua”) do tė thotė shtatė; nuk duhet tė ketė kuptimin e shtatė ditėve. Nė kėtė rast, “njė javė” (pra, “njė shtatė”) ėshtė shtatė vjet, jo shtatė ditė (shėnim i pėrkthyesve).


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.