AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

VIII. MijEvjeCari

Mijėvjeēari ėshtė mbretėrimi njėmijėvjeēar i Krishtit, menjėherė pas Fatkeqėsisė sė Madhe. Fjala “Mijėvjeēar” nuk ėshtė njė fjalė biblike, por ėshtė njė e vėrtetė biblike.

A. Fakti i Mijėvjeēarit.

1. Zoti e ka dekretuar (Psalmi 2).

2. Krishti e mėsoi kėtė gjė (Mat. 24; Marku 13; Luka 21).

3. Shkrimet na e thonė (Isaia 2, 11).

4. Psalmisti e pėrshkroi (Psalmi 72).

5. Engjėjt e shpallėn (Luka 1).

6. Shpėrfytyrimi e portretizon (Mateu 16:28; 17:1).

7. Njė Ungjill e pėrshkruan (Marku 6:45-56).

8. Apostujt e predikuan (Veprat 2, 3).

9. Natyra e dėshiron fort (Romakėve 8).

B. Pėrshkrimi i Mjėvjeēarit.

1. Njė mijė vjetėt (Zbulesa 21:1-7).

2. Epoka qė do tė vijė (Efesianėve 1:21).

3. Dita e Zotit (Zbulesa 6:12-17; Joeli 2:10-11, 30-31; Hagai 2:6-7; Mateu 24; Zakaria 14:1-5).

4. Nė atė ditė (Isaia 4:2; 2:11, 17, 20-21; 11:11).

5. Ripėrtėritja e tė gjitha gjėrave (Mateu 19:18; Isaia 32). “[Zoti do] tė dėrgojė Jezus Krishtin qė ju ishte predikuar mė parė juve, tė cilin qielli duhet ta mbajė deri nė kohėn e ripėrtėritjes tė tė gjitha gjėrave, pėr tė cilėn Perėndia ka folur nėpėrmjet gojės sė gjithė profetėve tė tij tė shenjtė, qė nga fillimi i botės” (Veprat 3:20-21). Disa e pėrdorin kėtė varg me kuptimin e ripėrtėritjes sė mėkatarėve qė kundėrshtuan Krishtin, duke pėrfshirė edhe Djallin! Vini re qė vargu i mėsipėrm thotė: “pėr tė cilėn Perėndia ka folur nėpėrmjėt gojės sė profetėve tė tij tė shenjtė”. Profetėt nuk thonė asgjė pėr ripėrtėritjen e Djallit dhe tė mėkatarėve.

          (a) Izraeli nė Tokėn e Premtuar (Isaia 11: 10-12).

          (b) Pendimi i kombeve ndaj Jehovait (Zak. 12:10-14).

          (c) Heqja e grupit tė paudhėsisė (Zakaria 3:9).

          (d) Ridhėnia e shiut (Joeli 2:23-29).

          (e) Riskalitja e ligjit tė Perėndisė (Jeremia 31:28-37).

          (f) Rishpėrndarja e tokės (Ezekieli 48).

          (g) Rindėrtimi i Jeruzalemit (Isaia 62; Ezekieli 40).

          (h) Ripėrtėritja prej robėrisė sė frikės (Isaia 14:1-3; Jeremia 33:14-16).

          (i) Ripėrtėritja e dashurisė sė Jehovait (Zak. 3:16-20).

6. Guri qė godet (bie) (Danieli 2).

C. Tipet (pėrngjasimet) e Mijėvjeēarit.

1. Viti i Jubileut (Levitiku 25).

2. Festa e Kasolleve (Tabernakujve) (Levitiku 23).

3. Sabati. Ky ėshtė pushimi qė do tė vijė.

4. Mbretėria e Izraelit nėn mbretėrimin e Solomonit. Ky ishte njė mbretėrim i plotė paqeje.

D. Kushtet gjatė Mijėvjeēarit.

1. Kisha. “Kjo fjalė ėshtė e vėrtetė, sepse, nėse ne vdiqėm me tė, me tė edhe do tė rrojmė; nė qoftė se vuajmė, do tė mbretėrojmė bashkė me tė; po ta mohojmė, edhe ai do tė na mohojė” (2 Timoteu 2:11-12). Kudo qė tė jetė Zoti, atje do tė jemi edhe ne me Tė (1 Thesalonikasve 4:17). Ne do tė mbretėrojmė dhe ne do tė gjykojmė engjėjt dhe botėn. 1 Korintasve 6:2-3 thotė: “A nuk e dini ju se shenjtorėt do tė gjykojnė botėn? … A nuk e dini ju se ne do tė gjykojmė engjėj”?

2. Satani. Satani do tė vuloset dhe do tė lidhet pėr njė mijė vjet (Zbulesa 20:1-7). Pėrpara kėsaj, Antikrishti hidhet nė liqenin e zjarrit (Zbulesa 19:20).

3. Izraeli. Ky do tė bėhet pėrsėri kreu i tė gjitha kombeve dhe nuk do tė mbetet mė bishti siē ėshtė sot (Isaia 2:1-4; 11:3-4; 61:5; Zakaria 8:23; Ligji i Pėrtėrirė 28:13).

4. Kombet e botės. Tė gjitha kombet do tė duhet tė vijnė nė Jeruzalem ēdo vit dhe tė adhurojnė Perėndinė Jehova atje. Nė qoftė se ata nuk e mbajnė Festėn e pėrvjetshme tė Kasolleve, Perėndia do tė bėjė qė tė mos bjerė shi fare mbi atė komb (Zakaria 14:16; Isaia 2).

5. Njerėzia.

          a. Kushti frymėror. Disa shtyhen qė tė mendojnė qė nuk do tė ketė mėkat gjatė Mijėvjeēarit. Por mėkat do tė ketė. Natyra njerėzore nuk ka ndryshuar kurrė nga njė dispensacion nė tjetrin. Do tė ketė adhurim mbarėbotėror tė Krishtit (Hebrenjve 8:11; 2:14; Filipianėve 2:10-11), por do tė jetė njė bindje e shtirur nga shumė njerėz. Pėr shembull, shumė njerėz nė burg u binden mbikqyrėsve tė tyre jo sepse i duan, por sepse kėshtu duhet. Nga do tė vijnė kėta mėkatarė, pėrderisa Mijėvjeēari fillon vetėm me besimtarė tė rilindur. Ata do tė lindin nga prindėr tė shpėtuar qė do tė dalin tė gjallė nga Fatkeqėsia.

          b. Kushti fizik. Jeta njerėzore do tė zgjatet. Disa do tė jenė nė gjendje tė jetojnė gjatė gjithė Mijėvjeēarit. Do tė ketė vdekje gjatė mbretėrimit tė Krishtit jo pėr besimtarėt, por pėr jobesimtarėt. Shihni edhe Isaia 65:20.

          c. Kushti moral. Kjo nuk do tė jetė njė periudhė pėrsosmėrie. Megjithatė mėkati nuk do tė lejohet qė tė ngrejė krye. Krishti do tė mbretėrojė me njė skeptėr hekuri (Psalmi 46:9; Isaia 2:4). Dhe prapėseprapė mėkati do tė kryhet nė zemrat e njerėzve.

6. Krijimi.

a. Fizik. Kur Adami ra, toka u mallkua (Romakėve 8:18-23). Njeriu ka kryer mrekulli me sistemin e tij ujitės, por shihni ēfarė do tė bėjė Perėndia! “Shkretėtira dhe toka e thatė do tė gėzohen, vetmia do tė gėzohet dhe do tė lulėzojė si trėndafili” (Isaia 35:1). Shihni gjithashtu Isaia 55:13. Krijimi do tė rivendoset plotėsisht; s’do tė ketė mė tėrmete, stuhi, zi buke dhe muratjė (Joeli 2).

          b. Bota e kafshėve. Pėrpara se njeriu tė mėkatonte, Perėndia kishte vėnė frikėn e njeriut tek kafshėt. Ata hanin barin e fushave. Gjatė Mijėvjeēarit ato do tė kthehen pėrsėri tek i njėjti rregull qė Ai kishte patur synim pėr to (Isaia 11:6-9). “Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė” (Isaia 9:6). Kjo do tė thotė qė fėmijėt, gjatė Mijėvjeēarit, nė kuptimin e mirfilltė do tė ecin bashkė me kafshėt. Zoti nuk ėshtė duke thėnė qė fėmijėt do tė udhėheqin mėkatarė tek Zoti.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.