AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


 

IX. Gjykimet

Bibla nuk flet pėr njė gjykim tė pėrgjithshėm. Pėrkundrazi, Bibla na bėn tė ditur qė ka shumė gjykime, disa tė kaluara, disa tė tanishme dhe disa tė ardhshme. Pėr shembull, ka njė gjykim tė shkuar mbi Sodomėn dhe njė gjykim tė ardhshėm mbi Babiloninė.

A. Gjykimet e tė krishterit

1. Gjykimi mbi mėkatin. Kur ndodhi ky? Pėr tė krishterin ky ėshtė njė gjykim i kaluar, sepse tė gjitha mėkatet tona u gjykuan nė Kalvar. “Sepse edhe Krishti ka vuajtur njė herė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, pėr tė na ēuar te Perėndia. U vra nė mish, por u ngjall nga Fryma” (1 Pjetri 3:18). “Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetri 2:24). Shihni edhe Galatasve 3:13; Gjoni 3:16 dhe Isaia 53:5-6.

2. Gjykimi mbi shėrbesėn e krishterė. Asnjė i krishterė nuk do tė gjykohet pėr mėkatet e tij. Ato janė kryqėzuar tashmė mbi Kryqin e Kalvarit. I krishteri do tė duhet t’i pėrgjigjet Perėndisė pėr veprat e tij. “Sepse ne tė gjithė duhet tė dalim para gjyqit tė Krishtit, qė secili merr shpagimin e gjėrave qė ka bėrė me anė tė trupit, nė bazė tė asaj qė ka bėrė, qoftė nė tė mirėn apo nė tė keqen” (2 Korintasve 5:10). Ėshtė fakt qė i krishteri i ka shpėtuar gjykimit tė ardhshėm tė tė paudhėve (“Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė”, Gjoni 5:24), por ai do tė qėndrojė pėrpara gjykimit tė Krishtit, pėr tė marrė shpėrblime pėr veprat e kryera nė trup. Fjala “gjykimi” ėshtė nga fjala greke “bema”, por pėrkthimi mė i mirė do tė ishte: Tribuna e Shpėrblimeve. Kjo do tė ngrihet kur tė vijė Krishti. “Dhe ja, unė vij shpejt, dhe shpėrblimi im ėshtė me mua, pėr t’i dhėnė gjithsecilit sipas veprave qė ai ka bėrė” (Zbulesa 22:12).

Disa nga kurorat qė i krishteri mund tė marrė, janė kėto:

          a. Kurora e jetės. “Lum njeriu qė ngulmon nė provė, sepse kur del i aprovuar, do tė marrė kurorėn e jetės, tė cilėn Zoti ua premtoi atyre qė e duan” (Jakobi 1:12). Shihni edhe tek Zbulesa 2:10. Kjo jepet si shpėrblim pėr besnikėri, madje deri nė vdekje.

          b. Kurora qė nuk prishet. “Dhe kushdo qė merr pjesė nė garė kontrollon veten nė tė gjitha; dhe ata e bėjnė kėtė pėr tė marrė njė kurorė qė prishet, kurse ne pėr njė kurorė qė nuk prishet” (1 Korintasve 9:25). Ky ėshtė njė shpėrblim pėr ata qė bėjnė jetė tė veēuar pėr Zotin.

          c. Kurora e gėzimit. “Cila nė fakt ėshtė shpresa jonė, a gėzimi, a kurora e lavdisė? A nuk jeni pikėrisht ju, pėrpara Zotit tonė Jezus Krisht nė ardhjen e tij?” (1 Thesalonikasve 2:19). Kjo ėshtė kurora e atij qė fiton shpirtra.

          d. Kurora e lavdisė. “Ruani tufėn e Perėndisė qė ėshtė midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dėshirė, jo pėr pėrfitim tė pandershėm, po me vullnet tė mirė dhe jo si zotėronjės mbi ata qė ju janė besuar, por duke u bėrė shembull pėr tufėn. Dhe kur tė shfaqet kryebariu, do tė merrni kurorėn e lavdisė qė nuk fishket. Gjithashtu ju, tė rinjtė, nėnshtrojuni pleqėve. Po, nėnshtrojuni tė gjithė njeri-tjetrit dhe vishuni me pėrulje, sepse Perėndia i kundėrshton krenarėt, por u jep hir tė pėrulurve. Pėruluni, pra, nėn dorėn e fuqishme tė Perėndisė, qė ai t’ju lartėsojė nė kohėn e duhur” (1 Pjetri 5:2-4). Ky ėshtė shpėrblimi pėr barinjtė, pastorėt, pėr shėrbėtorėt.

          e. Kurora e drejtėsisė. “Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsiė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij” (2 Timoteu 4:8). Kjo kurorė u jepet tė gjithė atyre qė e duan ardhjen e Tij tė dytė. Nė qoftė se ti e do shfaqjen e Tij, atėherė ti do tė flasėsh pėr Tė.

B. Gjykimi i kombeve.

Kjo ndodh nė fillimin e mbretėrimit njėmijėvjeēar (Mateu 25:31-46). Njė emėr mė i mirė pėr “kombet” ėshtė “johebrenjtė”. Ky ėshtė gjykimi i tė gjithė johebrenjve qė dalin tė gjallė nga Mundimi (Fatkeqėsia). Janė pėrmendur tre klasa njerėzish: dele, dhi dhe vėllezėr. Vėllezėrit janė hebrenjtė; delet janė tė drejtėt dhe dhitė janė tė padrejtėt.

Tė drejtėt (delet, johebrenjtė) shkojnė nė mbretėri dhe pastaj nė jetė tė pėrjetshme. Tė padrejtėt (dhitė, johebrenjtė) dėrgohen menjėherė nė liqenin e zjarrit, prandaj ata nuk do tė gjykohen tek Froni i Madh i Bardhė. Ata shkojnė atje njė mijė vjet mė pėrpara se tė kenė shkuar tė paudhėt e vdekur.

Ka nga ata qė mendojnė qė ky ėshtė njė gjykim i veprave dhe qė njerėzit shkojnė nė parajsė apo nė ferr nė bazė tė veprave tė tyre, sepse, sipas tyre, Shkrimet thonė qė ky gjykim ėshtė i bazuar nė fjalėt: “pėr aq sa keni bėrė dhe nuk keni bėrė”. Megjithatė ne do tė tregojmė qė ky mbetet prapėseprapė njė gjykim i bazuar mbi besimin. Zoti ėshtė gjykatėsi kėtu dhe Ai do tė gjykojė nė bazė tė veprave. Por le tė pyesim: “Ēfarė i shtyu delet nga kombet e tjera pėr t’u shėrbyer vėllezėrve, hebrenjve, gjatė Fatkeqėsisė?” Ata e bėnė kėtė, sepse pranuan predikimin e vėllezėrve. A mendoni qė ata do t’i kishin vizituar, veshur, ushqyer dhe do t’u kishin shėrbyer vėllezėrve gjatė Mundimit, nė qoftė se nuk do tė kishin besuar ende? Mbani mend, Mundimi do tė jetė njė kohė rreziku. Njeriu nuk do tė jetė nė gjendje tė blejė ose tė shesė pa shenjėn e bishės. Delet (johebrenjtė) e thyejnė kėtė urdhėr, e kundėrshtojnė shenjėn e bishės dhe pranojnė ata qė predikojnė vėllezėrit. Ne e dimė qė ata e pranojnė Krishtin, sepse Zoti ka thėnė: “Ai qė ju pranon, mė pranon mua” (Mateu 10:40). Pėrsėri ne theksojmė qė delet (johebrenjtė) shpėtohen me anė tė besimit tė tyre nė Krishtin, sepse Zbulesa 7:14 shpall: “Atėherė ai mė tha: ‘Kėta janė ata qė kanė ardhur nga shtrėngimi i madh dhe i kanė larė rrobat e tyre dhe i kanė zbardhur nė gjakun e Qengjit’”.

Kombet e padrejta (dhitė, johebrenjtė) hidhen nė ferr pėr shkak tė mosbesimit tė tyre. Ata i kundėrshtuan vėllezėrit dhe, si rrjedhim, kundėrshtuan edhe Krishtin.

C. Gjykimi nė Fronin e Madh e tė Bardhė.

Ky gjykim i madh gjendet tek Zbulesa 20:11-15: “Pastaj pashė njė fron tė madh tė bardhė dhe atė qė ulej mbi tė, nga prania e tė cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vėnd pėr ata. Dhe pashė tė vdekurit, tė mėdhenj e tė vegjėl, qė rrinin nė kėmbė pėrpara Perėndisė, edhe librat u hapėn; dhe u hap njė libėr tjetėr, qė ėshtė libri i jetės; dhe tė vdekurit u gjykuan nė bazė tė gjėrave tė shkruara nė libra, sipas veprave tė tyre. Dhe deti i dorėzoi tė vdekurit qė ishin nė tė, dhe vdekja dhe Hadesi dorėzuan tė vdekurit qė ishin nė ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave tė veta. Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakėn nė liqenin e zjarrit. Kjo ėshtė vdekja e dytė. Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit”. Ėshtė gjykim vetėm pėr tė paudhėt e vdekur qė janė ringjallur nė ringjalljen e fundit. Asnjė besimtar i rilindur nuk do tė shfaqet kėtu. Tė paudhėt e vdekur nuk do tė provohen nėse do tė shkojnė nė ferr ose parajsė, sepse ata vdiqėn tė dėnuar (Gjoni 3:18). Ky gjykim ėshtė qė tė vendosė shkallėt e ndėshkimit, “sipas veprave tė tyre” (Zbulesa 20:13).

Ka dy dėshmitarė kundėr tyre: Libri dhe Librat, domethėnė, Libri i Jetės dhe Librat e Veprave. Ne nuk e dimė se cilat do tė jenė shkallėt e ndryshme tė ndėshkimit.


Kthehu tek faqja: Doktrinat e Biblės

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.