|
Nje nga fete qe ka
ekzistuar mes shqiptareve tashme prej disa shekujve eshte Islami.
Kjo fe i ka rrenjet e veta thelle ne kulturen dhe ndergjegjen
e shqiptareve. Ajo eshte nje nga tre fete kryesore monoteiste boterore (Judaizmi, Krisherimi dhe Islami). Ajo e konsideron veten
si trashegimtarja, perfeksionuesja dhe plotesuesja e te gjitha ketyre feve,
dhe e vendos besimin e saj ne librin e
vet te shenjte Kur'anin.
Megjithese Islami ka shume gjera te perbashketa me
Judaizmin dhe Krishterimin, ai njekohesisht, ka
plote kundershtime
me keto dy fe. Fakti eshte, qe te treja keto fe jane 'ekskluziviste' ne vetvete.
Dhe pershkak se ato e shohin vetveten si feja e vertete, pranimi i
plote i bindjeve te fese tjeter, drejte-per-se-drejti do ti dobesonte
ose shkaterronte pohimet e veta. Por kjo nuk duhet ta ndaloje
dialogun dhe mirekuptimin e pergjithshem.
Megjithese jo te gjitha idete apo bindjet nuk jane te barabarta dhe as
te verteta, njerezit jane! Dhe sidomos per te krishteret, eshte
imperative qe ne te jemi te paret qe te tregojme dashurine dhe
respektin e duhur ndaj besimtereve te fese Islame.
Ne keto faqe qellimi yne eshte
qe te merremi me aspektet e shumta qe kane te bejne me marreveshjet
/ mosmarreveshjet,
perputhjet dhe kundershtimet doktrinore, fetare, etj., midis Krishterimit
dhe Islamit.
Ne duam qe nepermjet ketyre faqeve te ndihmojme te
krishteret qe ta kuptojme dhe njohin me mire fene Islame, ne menyre qe
zvogelojme numrin e keqkuptimeve midis te dyja feve. Nga ana tjeter,
njekohesisht ne
duam qe ti inkurajojme te krishteret qe t'ju deshmojne me shume
miqve te
tyre muslimane. Dhe qe ta bejne kete ne nje menyre te
mire-informuar,
me respekt, mirekuptim dhe dashuri te krishtere.
Deshira dhe qellimi yne eshte qe te bejme nje prezantim
sa me te qarte te fakteve dhe mesimeve te te dyja feve. Dhe
si rezultat ti krahasojme ato me njera-tjetren. Njekohesisht, qellimi
yne nuk eshte qe te ofendojme miqte tane muslimane.
Edhe megjithese ne do te prezantojme artikuj dhe shkrime qe mund te
duken sikur jane keqdashese. Por ajo qe ne duam mbi gjithēka eshte e
verteta dhe drejtesia qe vjen prej Perendise. Dhe prandaj duam qe
t'ju ftojme edhe juve (besimtaret muslimane) qe ti konsideroni
me kujdes materialet qe ne do te
publikojme.
Faleminderit
|