Iliret
1. Origjina
e Ilirėve
Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė
Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė
tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit
Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet
antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore
tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin
nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė
mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė
Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė
jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i
Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e
Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė
veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire
fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e
formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės
ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga
periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet
etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt
u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme
eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e
antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur
nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga
studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė
varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk
janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm
nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė
ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė
Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve
kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė
metaleve.
2. Fiset kryesore ilirie
Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt,
dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt
etj.
- TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e
Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky
fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė
shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin
e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė
vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.
- ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth
liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė
Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore
ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e
fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė
peshkatarė tė zotė.
- DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė
Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e
drithėrave tė bukės. Njė qytet me tė njohura ishte Pelioni (qyteza
nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij
fisi ishte edhe Antipatra (Berati).
- ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e
qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi
i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė
mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.
- ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth
gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė
pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn
sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė
luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn
kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve
ishte Shkodra.
- DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė
u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror,
kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin
thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka
qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve.
Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė
mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.
- DALMATĖT: Banonin nė brigjet e
Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e
llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur
me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia
romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i
njohur i tyre ka qenė Delmini.
- PENESTĖT: Banonin nė luginėn e
Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė
vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė
Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14
qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu,
Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e
tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.
- MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset
kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė
rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė
formimit tė shtetit tė Epirit.
- KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje
tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė
e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i
Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė
Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti
i Gjirokastrės).
- THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug
tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden
nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga
dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.
3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
Vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit (shek.XI-V p.K.)
ndodhen nė vende tė ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe njė
mbrojtje tė sigurt natyrore. Pėrreth tyre kalonin rrugėt
tradicionale tė komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve mė
tė lashta, bronzit e fillimi i epokės sė hekurit. Vendbanimet ilire
ishin tė fortifikuara dhe tė hapura. Vazhduan tė pėrdorėshin edhe
vendbnime tė tipit palafit. Tipi i parė i vendbanimit ishte i
fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim tė drunjtė. Kishte edhe
vendbanime tė rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (nė afėrsi
tė Shkodrės) ėshtė vendbanimi mė tipik pėr trevat e Ilirisė sė
Jugut. Ajo ėshtė e ngritur mbi njė lartėsi jo tė madhe. I gjithė
vendbanimi ėshtė i fortifikuar me mure guri tė trasha rreth 3 m. Dy
faqet e murit janė tė punuara me mure guri tė thyer. Fortifikimet nė
kėtė kohė nuk kanė qenė tė pajisura me kulla mbrojtese. Porta e
vendbanimit tė Gajtanit ėshtė e punuar me gurė tė mėdhenj, tė
latuar mė mirė. Banesat kanė qenė prej druri, nė trajtė
kasollesh, tė ngritura nė faqet e malit, brenda sistemit fortifikues.
Sipėrfaqja e kėtyre vendbanimeve ėshtė 4-5 ha. Ka edhe vendbanime
me pėrmasa mė tė mėdha, deri nė 15 ha. Vendbqanimet e kėsaj kohe
kanė pasur ekonomi fshatare, me njė artizanat tė zhvilluar tė
qeramikės e tė metaleve. Mėnyra karakteristike e varrimit pėr ilirėt
ishte varrimi nė tuma, nė kodra artificiale prej dheu. Pėrmasat e kėtyre
tumabe shkojnė nė lartėsinė 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m.
Nė mesi e ēdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parė. Ai vihej
nė sipėrfaqe tė tokės ose i futur nė taban. Herė-herė ky varr
rrethohej me njė unazė tė madhe prej gurėsh. E gjithė kjo sipėrfaqe
mbulohej me dhe e gurė, duke krijuar njė kodėr ku vazhdonin tė bėheshin
varrimet.
4. Kolonitė helene nė Iliri
Helenėt themeluan kolonitė e para tė tyre nė brigjet e Jonit
dhe tė Adriatikut Lindor, nė shek. VIII p.K. nė Ambraki (Artė) dhe
nė Korkyrė (Korfuz), ku qenė vendosur tregtarėt librunė, tė cilėt
kishin zbritur nga viset veriore tė Ilirisė. Nė vitin 627 p.K.
helenėt themeluan Dyrrahun (Durrėsi), kurse nė vitin 588 p.K.
themeluan Apoloninė (Pojani i Fierit), mbi bazėn e vendbanimėve mė
tė vjetra ilire. Mė vonė themeluan edhe koloni tė tjera si Farin (Hvar),
Isen (Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (korculla). Themelimi i kolonive
ndikoi nė rritjen dhe nė zhvillimin e tregtisė sė ilirėve me botėn
helene dhe nė futjen e kulturės helene nė trevat e Ilirisė.
Dyrrahu, qė mbante edhe emrin Epidamm, qė nė shek. V p.K. u kthye nė
njė qytet-shtet (polis) tė zhvilluar. Interesat e mėdha qė kishte
Greqia pėr kėtė qytet bėnė qė pėr shkak tė grindjeve qė
kishin plasur nė Dyrrah, tė fillonte lufta e Peloponezit, e cila fėrfshiu
Greqinė dhe vazhdoi pėr 30 vjet rresht. Ilirėt lejoheshin tė
vendoseshin nė Dyrrah, prandaj kjo koloni pati njė numėr tė madh
ilirėsh. Dyrrahu shumė shpejt u shndėrrua nė njė port tė rėndėsishėm
dhe u njoh si porti mė i madh i Adriatikut. Qė nė shek. V.p.K ky
qytet preu monedhėn e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotė se Dyrrahu
u kthye nė koloni romake. Apolonia ishte qyteti mė i madh ndėr 30
qytetet qe nė antikitet mbanin kėtė emėr. Edhe ky qytet-shtet, qė
nė shek. V.p.K. preu monedhėn e vet tė argjendė, e cila u pėrhap
shumė nė Ballkan e jshtė tij. Apolonia nuk ishte vetėm qendėr e rėndėsishme
ekonomike, por edhe qendėr kulture. Kėtu vinin edhe nga vende tė
tjera pėr tė mėsuar. Cicerroni e quan Apoloninė "qytet i madh
e hijerėndė". Kėtu, shtu si nė Dyrrah, lulėzuan skulptura,
mazaiku dhe muzika. Pėr rėndėsinė e madhe qė kishte, Apolonia u bė
arnė luftimesh ndėrmjet ilirėve, epiriotėve, maqedonasve e romakėve.
3. Pellazgėt
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Nė
mesin e mijėvjeēarit tė tretė p.K. dhe nė fillimet e mijėvjeēarit
tė dytė p.K. erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash
blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua
bashkėsia e re kulturore e popullatės indioevropiane nė tė gjithė
Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e
lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė
vjetėr si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgėt njihen si banorėt
mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e
Ballkanit e nė pellgun e Rgjeut. Nė fillimet e shfaqjes sė tyre,
pellazgėt kishin organizim shoqėror matriarkal. Pėr karakterin
etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme, ndonjėherė dhe
kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e
Rilindjes Shqiptare, tė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi
teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė
i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Studiues tė
tjerė e kundėrshtojnė kėtė. Gjatė epokės sė bronzit filoi
procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor.
Herodoti, historiani i lashtė grek i shek. V.p.K., jep disa tė dhėna
pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha
e pėllazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi
e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. Pellazgėt ngritėn
murin qė rrethonte Akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u
dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat, edhe pse
ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.
Shėnim:
Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e
Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės
sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė
Arsimit!