Iliria
nen perandorine Romake
1.
Politika e pushtuesve romakė nė Iliri
Nė
vitin 167 p.K. pas pushtimit tė Shkodrės, senati romak shpalli se
ilirėt do tė ishin tė lirė, se ata qė u bashkuan me romakėt nė
luftėn kundėr Gentit do tė pėrjashtoheshin nga taksat, kurse tė
tjerėt do tė paguanin gjysmėn e taksave. Pas kėsaj romakėt e ndanė
Ilirinė nė disa njėsi administrative. Tokat ilire nė veri tė
lumir Mat deri nė Danub u pėrfshinė nė Provincėn e Ilirikut,
kurse tokat nė jug tė Matit u pėrfshhinė deri nė Provincėn e
Maqedonisė. Nė shek.IV pasuan ndarje tė tjera. Iliria e Jugut u nda
nė 4 provinca: Prevali (me qendėr Shkodrėn), Dardania (me qendėr
Shkupin), Epiri i Ri (me qendėr Durrėsin) dhe Epiri i Vjetėr (me
qendėr Nikopojėn). Liria e premtuar nga romakėt nuk ishte tjetėr
veēse fillimi i nėnshtrimit tė plotė ushtarak tė Ilirisė.
Ndarjet administrative qė u bėnė dhe njė sėrė masash tė tjera
ekonomike e politike dėshmojnė see romakėt qė nė fillim u pėrpoqėn
me ēdo mėnyrė tė pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirėve nuk
u lejohej tė mbanin flotė detare ose tė ndėrtonin anije. Ashtu si
nė Maqedoninė e pushtuar, edhe nė Iliri asnjėrit nuk i lejohej tė
tregonte ose tė martohej pėrtej krahinės ku jetonte. Mbledhjet
popullore mund tė bėheshin vetėm brenda ēdo krahine. Shtypja dhe
shfytėzimi romak erdhi duke u shtuar. Njė pjesė e banorėve u shpėrngulėn
nga trojet e tyre. Shumė banorė u kthyen nė skllevėr. Taksat erdhėn
duke u rritur.
2.
Kryengritjet ilire
Pesha
e rėndė e pushtimit dhe e shfrytėzimit bėri qė ilirėt tė
ngriteshin herė pas here nė kryengritje, tė cilat u shtypėn
mizorisht nga romakėt. Nė vitin 50. p.K., ngritėn pirustėt, dalmatėt
dhe mė vonė parthinėt. Por kryengritja mė e fuqishme ilire ėshtė
ajo qė shpėrtheu nė vitin 6 e qė vazhdoi vjet. Nė kryengritje morėn
pjesė panonėt, dalmatėt, pirustėt, desidiatėt e shumė fise tė
tjera. Kryengritėsit krijuan njė ushtri tė madhe e pėrbėrė prej
200 000 kėmbėsorėsh e 9000 kalorėsish. Drejtimi i pėrgjithshėm
iu ngarkua dy udhėheqėsve, Batos dhe Pinit. Komandantėt e
kryengritjes ishin shumė tė guximshėm e tė stėrvitur mjaft mirė.
Zemėrimi i kryengritėsve u drejtua veēanėrisht kundėr ushtarėve,
tregtarėve dhe qytarėve romakė qė ishin vendosur nė Iliri, njė
pjesė e madhe e tė cilėve u vranė. Kjo ngjalli tmerr te romakėt.
Perandori shpalli nė senatin romak se, po tė mos merreshin masa tė
shpejta, pėr 10 ditė armiku do tė hynte brenda nė Romė. Nė dy
vjetėt e parė kryengritėsit e ruajtėn pėrparėsinė ushtarake mbi
romakėt, por mė pas fiset panone u pėrēanė. Batoja i tradhtoi
kryengritėsit prandaj ata e kapėn dhe e vranė. Pini, udhėheqėsi
tjetėr i kryengritėsve, u dorėzua te romakėt. Kryengritjen e
vazhduan dalmatėt, desidiatėt dhe pirustėt. Kryengritėsit treguan
shkathtėsi e vendosmėri tė veēantė. Nė raste rrethimi, pėr tė
mos u dorėzuar, ilirėt udhėheqėshin me rrėnjė e barishte, kurse
gratė e qyteteve Metul e Arduba, qė tė mos u dorėzoheshin romakėve
pushtues, u hodhėn nė zjarr bashkė me fėmijėt e tyre ose u mbytėn
nė lumė. Lufta qė bėnė romakėt pėr tė shuar kėtė kryengritje
tė madhe u quajt atė kohė si lufta mė e tmerrshme qė bėnė romakėt
jashtė iItalisė. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė vitin 9 qendresa
ilire mori forma tė reja. Pėrhapje tė madhe nė tokat e pushtuara
ilire mori lėvizja e kaēakėve, tė cilėt sulmonin tregtarėt dhe
ushtrinė romake. Janė shumė tė njohur nė histori kaēakėt dardanė
e dalmatė, tė cilėt u shtuan nė njė numėr tepėr tė madh.
3.
Ndryshimet nė jetėn qytetare - Amfiteatri
i Durrėsit
Tė
gjitha kėto luftėra nė Iliri u shoqėruan me shkatėrrime tė mėdha
dhe rėnie ekonomike. Gjendja u keqėsua edhe mė shumė nga masat
kufizuese qė morėn romakėt. Nė tėrė shtrirjen e ilirėve u pakėsua
shumė numri i qyteteve. Disa u shkatėrruan, tė tjera u kthyen nė
fshatra ose nė qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua
nė njė numėr tė pakėt qytetesh. Qytetet qė u ruajtėn morėn
organizim social.politik romak dhe mbėshteteshin nė rritjen e shfrytėzimit
skllavopronar. Ato qytete qė morėn statusin e kolonisė, si Shkodra,
Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patėn njė hov tė ri zhvillimi.
Ngritje patėn edhe municipet, qytete tė vogla me pavarėsi tė
kufizuar, si Ulpiana afėr Prishtinės. Pėr shkak tė interesave
tregtare e ushtarake romake, njė shtrirje tė madhe mori rrjeti
rrugor. Shumė e njohur nė botėn antike u bė Via (rruga) Egnatia, e
cila lishte Dyrrahun e Apoloninė me Kostandinopojėn. Nė qytet morėn
njė lulėzim tė ri skulptura, mozaikėt, ndėrtimi i godinave
zyrtare dhe i atyre argėtuese. Nė Apoloni u ngritėn odeoni,
biblioteka dhe selia e kėshillit tė qytetit. Durrėsi, me zhvillimin
qė mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri,
ku bėheshin pėrleshje tė gladiatorėve. Ndėrtime tė reja u bėnė
nė Butrint, nė Shkup etj. Nė fshat gjendja u keqėsua pa masė.
Tokat mė tė mira u shpronėsuan dhe iu dhanė nė pronėsi kolonėve
dhe veteranėve romakė, tė cilėt krijuan latifundet. Gjatė periudhės
romakė u ndie ndikimi i artit e i kulturės romake si dhe i gjuhės
Latine. Nė shek.III-IV nė Perandorinė Romake shpėrtheu kriza
social- ekonomike e politike dhe nė vitin 95 Perandoria u nda nė dy
pjesė, nė Lindore e nė Perėndimore. Qė nė periudhėn e krizės
ekonomike romake, nė trevat ilire filloi njė ripėrtėritje e
traditave etnike ilire nė qytete e nė fshatra. Efektet romanizuese tė
pushtimit nuk arritėn tė shuanin traditat etnike vendėse, meqenėse
ilirėt kishin njė nivel tė lartė kulturor dhe luftėrat e
vazhdueshme kundėr pushtuesve e forcuan edhe mė shumė ruajtjen e
traditave vendėse nė gjuhė e nė kulturė. Krijimi i bashkėsive tė
lira fshatare ilire qė nė shek.III-IV, i dha nė njė hov tė ri ripėrsėritjes
sė trashėgimisė kulturore. Pas dhėnies sė qytetarisė romake tė
gjithė banorėve tė lirė tė Perandorisė romake (viti 212), ilirėt
filluan tė luanin rol tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė administratė
e nė ushtri, aq sa disa komandantė ilirė u shpallėn perandorė tė
tė gjithė shtetit romak. Gjatė shek.III-IV njihen si perandorė
romakė me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndėr perandorėt
romakė mė tė mėdhenj ilirė janė Diokleciani dhe Konstandini i
Madh.
Shėnim:
Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e
Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės
sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė
Arsimit!