AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Lufterat Politike ne Shqiperi ne shek.XII-XIII. Principiata e Arbrit

1. Ekspansioni i shtetit serb tė Rashės nė viset veriore shqiptare

Nė periudhėn e kalimit nga shek. XII nė shek XIII pati njė ndryshim tė madh tė rrethanave politike brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Forcimi i pėrpjekjeve pėr shkėputje nga Bizanti, nga njėra anė, dhe rėnia e shpejtė e Perandorisė, nga ana tjetėr, favorizuan krijimin e shteteve tė reja nė Ballkan. Tė tilla qenė Mbretėria Serbe e Rashės, Mbretėria Bullgare, Principiata e Arbrit dhe Despotati i Artės (i Epirit). Shteti serb i Rashės u krijua aty nga fundi i shek.XII dhe fillimisht pėrfshiu krahinėn e Rashės, nė veri tė Novipazarit, qė ishte njėkohėsisht atdheu i parė i serbėve. Por nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek.XII, zhupani i madh serb Stefan Nemanja mundi t'i shtrinte kufijtė e shtetit tė tij nė drejtim tė jugut dhe tė jugperėndimit. Kronikat e vjetra serbe thonė se nė vitet e fundit tė shek.XII Nemanja arriti tė merrte pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Sipėrme (Dioklenė dhe Kosovėn). Po sipas kėtyre kronikave, serbėt shkretuan me atė rast qytetet e lulėzuara tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Shkodrės, tė Drishtit dhe tė Danjės. Nė vendet e pushtuara, paria vendėse u shpronėsua, qytetet u ngarkuan me tribute tė rėnda. Nė Kosovė dhe nė Diokle kishat e manastiret u zunė nga pushtuesit qė dėbuan andej klerin vendės shqiptar dhe vunė klerikė sllavė. Shumė shpejt mbretėrit serbė e lanė Rashėn dhe e zhvendosėn rezidencėn e tyre nė qendrat e pasura tė posapushtuara. Mė 1250 edhe kisha serbe, tashmė autoqefale, e transferoi selinė e saj nga Ziēa nė Pejė. E mbėshtetur fuqimisht nga mbretėrit serbė, ajo iu vu punės pėr asimlimin fetaro-kulturor tė popullsisė shqiptare nėpėrmjet konvertimit (ndėrrimit) tė dhunshėm tė saj nė ortodoksinė serbe.

2. Principiata e Arbrit

Duke filluar nga shek.XI, burimet historike i japin njhė vend tė veēantė viseve shqiptare midis Drinit e SHkumbinit ,tė cilat quheshin Arabnon (Arbėr). Qė nė kohė kėtu ishin zhvilluar struktura politike autonome. Perandoria Bizantine, e ndohdur nė vėshtirėsi tė mėdha, ishte e shtrėnguar t'i njhte fisnikėrisė sė Arbrit tė drejta e privilegje gjithnjė mė tė mėdha. Mė 1166 burimet historike perėndim pėr herė tė parė njė dinjitar vendės me titullin prior Arbanensis (i pari i Arbrit). Nė fund tė shek.XII, nė Arbėr sundonte njė dinasti vendėse. Themeluesi i saj ishte Progoni (1190-1198). Sundimin e tij e trashėguan bijtė, nė fillim Gjini (1198-1208) e pas tij Dhimitri (1208-1216). Nėn drejtimin e kėtij tė fundit Principiata e Arbrit arriti kulmin e fuqisė sė saj. Dokumentet perėndimore tė kohės i atribuojnė atij titujt gjykatės (judex) e princi i arbėrve (princeps Arbanorum), kurse ato bizantine e quajnė arkond i madh (megas arhon). Martesa me Komenenėn, vajzė e mbretit serb Stefan Nemanja dhe mbesė e perandorit bizantin Aleksi III Engjėll, i solli Dhimitrit edhe titullin e lartė bizantin tė panhyperssebastit. Dhimitri kishte nė varėsi njė numėr krerėsh tė tjerė tė Arbrit qė ai i quante "njerėzit e mi" (homines mei). Ndėrmjet tyre pėrmendet edhe shtėpia e njohur e Jonimėve. Krushqia e lidhur me Nemanjėn nuk e mėnjanoi rrezikun e ekspansionit serb nė tokat e Principiatės sė Arnrit. Por, pas vitit 1204, rrezik mė imediat pėrbėnte Dukati venedikas i Durrėsit, njė ndėr formacionet latine qė u krijuan nė territoret e Perandorisė Bizantine pas Kryqėzatės IV. Pėr tė siguruar aleatė, Dhimitri nenshkroi mė 1209 njė traktat me Republikėn e Raguzės (Dubrovniku i sotėm). Po atė vit, Dhimitri i Arbrit filloi trataivat me papėn Inocenti III pėr konvertimin e tij, tė klerit, tė fisnikėve dhe tė popullit tė tij, nė ritin katolik. Hapi i principit Dhimitėr ishte njė veprim i shkathėt politik pėr t'u lidhur, nėpėrmjet Papatit, me botėn perėndimore dhe pėr tė siguruar aleatė kundėr Venedikut, qė nuk shihej me sy tė mirė nga fuitė e tjera tė Perėndimit pėrfshirė dhe Papatin. Konflikti i Dhimitrit tė Arbrit me Dukatin venedikas tė Durrėsit kaloi nė plan tė dytė, kur nė jug tė Shkumbinit filloi tė rritej rėndėsia e njė formacioni tė ri, tė lindur pas Kryqėzatės IV e Despotatit tė Artės.

3. Despotati i Artės dhe Principiata e Arbrit

Pas rėnies sė Kostandinopojės nė duar tė latinėve, mė 1204, njė pinjoll i familjes perandorake bizantine, Mihali I Engjėlli krijoi nė trevat e themės sė dikurshme tė Nikopojės (Epir) njė formacion tė ri politik, Despotatin e Artės. Fillimisht ky formacion pėrfshinte treva e popullsi kryesisht shqiptare. Despoti, Mihali I Engjėlli, i zgjeroi zotėrimet e tij vazhdimisht nė veri. Mė 1210 ai kishte mbėrritur nė rrjedhėn e lumit Shkumbin. Pa pėrfilluar marrėveshjen e nėnshkruar atė vit me dukėn e Venedikut, Pietro Zian, despoti i Artės sulmoi mė 1213 Durrėsin dhe e pushtoi atė. Kėshtu mori fund Dukati venedikas i Durrėsit. Deri nė fund tė jetės sė tij (Mihali I u vra mė 1216 nė kėshtjellėn e Beratit), Despotati i Artės arriti njė shtrirje tė gjerė, nga Gjiri i Korintit, nė jug, e deri nė Durrės, nė veri. Vėllai i Mihalit I, Teodori, e ēoi mė pėrpara politikėn e pushtimeve. Ai e mbante veten pėr trashėgimtar tė ligjshėm tė frontit bizantin, tė uzurpuar nga latinėt. Nė kėtė kuadėr, mė 1217 ai i zuri pritė dhe shpartalloi perandorinė e porsaemėruar latin tė Kostandinopojės, Pier dė Kurtėne, qė kishte zbarkuar nė Durrės dhe po marshonte drejt kryeqytetit. Nė kėtė betejė, qė u zhvillua nė luginėn e Shkumbinit, ai u ndihmua nga forcat e Arbrit. Pas vdekjes sė Dhimitrit, mė 1216, nė Arbėr erdhi nė fuqi fisniku Grigor Kamona. Princi i ri i Arbrit, qė u martua me tė venė e Dhimitrit, u vu nėn ndikimin politik tė despotit tė Artės. Ndėrkohė, edhe kisha e Arbrit, pas hapave tė bėrė nė drejtim tė Papait nė kohėn e Dhimitrit, u rikthye nė traditėn ortodokse e u vui nė varėsi tė kryepeshkopit tė fuqishėm tė Ohrit, Dhimitėr Komantiani, qė ishte bashkėpunėtor i ngushtė i despotit tė Artės. Pas fitores nė Arbanon kundėr perandorit latin Pjer dė Kurtėne, despoti i Artės Teodor Engjėlli pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Tesalisė e tė Maqedonisė. Mė 1224 ai u mori latinėve qytetin e Selanikut, ku u kurorėzua perandor. Teodori ishte shumė pranė qėllimit tė tij final, pushtimit tė Kostandinopojės dhe restaurimit tė Perandorisė Bizantine, kur mė 1230 forcat e tij u asgjėsuan nė Klokotnicė (Trakė) nga cari bullgar Ivani II Asen. Pas kėsaj Despotati i Artės, qė kishte pėrfshirė ndėrkohė popullsi sa shqiptare, aq edhe vllahe, sllave e greke, u shpėrbė dhe u rrudh nė shtrirjen historike tė tij nė Shqipėrinė e Poshtme. Viset midis Ohrit, Vlorės e Durrėsit pėr gati 10 vjet ranė nėn sundimin bullgar derisa despoti i ri i Artės, Mihali II Engjėlli, i ribashkoi ato me zotėrimet e tij (1241). Por mbajtja e tyre u bė e vėshtirė, pasi kėtej e tutje pėr ato filloi tė kishte pretendime edhe Perandoria e Nikesė, njė formacion bizantin i krijuar nė Azinė e Vogėl pas vitit 1204. Nė fillim tė viteve 50, nė vijim tė disa fushatave, fitimtare, perandori Jan Vatace i nikesė pushtoi territoret e Despotatit tė Artės. Mė 1252 ai mori krejt zonėn e Devollit e tė Kosturit. Princi Gulam i Arbrit, qė atij fronti, u bashkua me perandorinė Vatace. Por pasardhėsi i Vataces, Teodor Laskari, e trajtoi Arbrin si njė provincė tė nėnshtruar. Popollsisė iu ngarkuan taksa tė rėnda dhe vendi u privua nga autonomia politike qė, kur mė shumė e kur mė pak, e kishte gėzuar nė tė gjitha kohėrat. Nė Arbėr u vendos njė administratė ushtarake nėn komandėn e gjeneralit bizantin Kostandin Habaronit. Forcimi i kontrollit ushtarak dhe vendosja e taksave dhe e detyrimeve mbi popullsinė e Arbrit shkaktoi shpėrthimin e njė kryengritje tė fuqishme antibizantine qė u shtri edhe nė viset jugore shqiptare tė Despotatit tė Artės. Despoti Mihali II Engjėlli e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr tė kaluar nė kundėrsulm, duke i shkėputur rivalit tė tij tė Nikesė njė sėrė kėshtjellash nė Maqedoni. Por, nė betejėn finale nė Pelagoni (afėr Manastirit), trupat e despotit tė Artės u detyruan tė kapitullonin pėrballė forcave superiore tė perandorit tė ri tė Nikesė, Mihali VIII Paleologu, dhe tė linin nė duart e kėtij tė fundit pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė Despotatit.

4. Mbretėria e Sicilisė dhe Shqipėria

Nė betejėn e pelagonisė, despotit Mihali II Engjėlli i erdhėn nė ndihmė dy dhėndėrat e tij, princi frėng i Akesė, Guljelmi II Villėharduen dhe sovrani gjerman i Mbretėrisė sė Sicilisė, Manfred Hohenshtaufen. Ky i fundit, qė nga ardhja e tij nė pushtet, mė 1254, zbatoi me vendosmėri politikėn e dikurshme lindore tė normanėve tė Sicilisė. Nė dimrin e vitit 1257, duke pėrfituar nga trazirat nė bregun tjetėr, ushtritė e tij zbarkuan dhe pushtuan kėshtjellat shqiptare tė Durrėsit, tė Spinaricės, tė Beratit dhe tė Kaninės. Despoti Mihali II Engjėlli u detyrua ta pranonte faktin e kryer. Madje, me qėllim qė ta tėrhiqte nė konfliktin e tij me Nikenė, ai i dha Manfredit vajzėn Helenė pėr grua dhe si pajė zotėrimit e Korfuzit, tė Himarės e tė Butrinit. Si mėkėmbės tė zotėrimeve tė tij tė reja nė Shqipėri, Manfredi caktoi komandantin e flotės sė tij, admiralin Filip Kinardi, qė u martua me njė grua fisnike nga Kanina. Pėr qeverisjen e trevės shumė tė rėndėsishme tė Arbrit, Manfredi krijoi njė ofiq tė ri, atė tė "kapitenit tė Arbrit", qė e kishte selinė nė Durrė. Kėtė detyrė tė rėndėsishme Manfredi ia besoi njė fisniku shqiptar nga dera e Vranajve, Andrea Vranės. I angazhuar me njė konflikt tė egėr kundėr Papait dhe pėrkrahėsve tė tij nė itali, mbreti i Sicilisė, u pėrpoq tė bėnte pėr vete fisnikėt shqiptarė, duke i tėrhequr nė qeverisjen e zotėrimeve tė tij. Vrasja e Manfredit nė betejėn e Beneventit, mė 1266, dhe kurorØzimi i ngadhėnjyesit, kontit frėng Karl Anzhu, si mbret i ri i Sicilisė, ngjalli shqetėsim tė madh nė zotėrimet shqiptare. Karli kishte famėn e njė sovrani mizor, ndaj pėrpjekjet e tij pėr t'i marrė pa luftė zotėrimet e pėrtej detit hasėn nė kundėrshtiminin e fisnikėve shqiptarė. Por shtimi i presionit bizantin dhe serbi bindi, mė 1272, krerėt e Arbrit, si dhe fisnikėt e qyteitt tė Durrėsit, qė tė binin nė ujdi me Karlin I Anzhu. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė afrim kisha katolike e Arbrit dhe e Durrėsit, qė u rreshtuan nė pozitat filo-anzhuine tė Papatit.Nė traktatin e nėnshkruar nė shkurt tė vitit 1272 ndėrmjet mbretit Karl dhe bujarėve shqiptarė vendosej krijimi i Mbretėrisė sė Arbrit (Regnum Albanie) nėn sovranitetin e Karlit I Anzhu, qė me kėtė rast u quajt mbret i Sicilisė dhe i Arbrit. mbreti anzhuin merrte pėrsipėr t'i mbronte bujarėt shqiptarė nga armiqtė dhe t'u garantonte atyre pronat, titujt, privilegjet qė u kishin dhėnė perandorėt e Bizantit, si dhe tė respektonte "zakonet e tyre tė mira", qė nėnkuptonte ruajtjen e formave tradicionale tė vetėqeverisjes. Pavarėsisht nga kėto premtime, anzhuinėt vendosėn nė zotėrimet shqiptare njė regjim tė rreptė pushtimi. Sundimi i tyre filloi me vendosjen e njė administrate ushtarake tė pėrfaqėsuar nga funksionarė francezė, ku elementi vendės u rrėnjanua krejtėsisht. Vendosja e anzhuinėve u shoqėrua gjithashtu nga shpronėsime tė shumta tė pronarėve vendės. Mjaft pinjollė tė familjeve Skurra, Muzaka, Blinishti etj. u dėrguan nė atė kohė si pengje ose robėr nė kėshtjellat anzhuine tė Barit, tė Tranit, tė Molfesė etj. Kjo politikė shtoi pakėnaqėsinė e vendėse. Si rrjedhojė shpėrthyen kryengritje tė hapura antianzhuine, tė cilat u nxitėn dhe u pėrkrahėn edhe nga perandori Mihali VIII Paleologu i Bizantit, qė u mundua ta shfrytėzonte situatėn pėr tė dėbuar anzhuinėt dhe pėr tė rivendosur kontrollin e tij nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė pranverėn e vitit 1281 trupat anzhuine pėsuan njė disfatė tė rėndė nėn muret e kėshtjellės sė beratit. Brendas vitit 1285 anzhuinėt u detyruan tė braktisin tė gjitha kėshtjellat shqiptare, mė pėrjashtim tė Butrintit. Nė vendet e zbrazura prej tyre u rivendos pushteti bizantin.

 

Shėnim: Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė Arsimit!

 


Kthehu tek faqja: Historia e Popullit Shqiptar

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.