Shqiperia
ne shekujt e pare te Mesjetes
1.
Shqipėria- provincė e Bizantit
Nė
vitin 95, Perandoria Romake u nda nė dy pjesė tė veēanta e tė
pavarura nga njėra-tjetra: Perandoria Romake e Perėndimit, me
kryeqytet Romėn, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siē quhet
ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kėsaj tė fundit u bė
Kostandinopoja, e quajtur pėr nder tė perandorit tė Konstandin i
Madh, themelues i saj mė 330. Provincat e Ilirikut, ndėr tė cilat
Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, iu bashkangjitėn
Perandorisė Bozante, nė suazėn e sė cilės qėndruan pėr gati 10
shekuj. Pozita gjeografike nė kufi me Italinė e rriti sė tepėrmi
rolin e kėtyre trevave nė kuadrin e Perandorisė Bozante. Ato u
kthyen nė njė nyje komunikimi ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Njė
rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme
dhe e rrjetit rrugor qė fillonte nga brigjet lindore tė Adriatikut e
tė Jonit dhe shtrihej nė thellėsi tė gadishullit, duke lidhur me
bregdetin qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishi, Shkupi, Ohri,
Kosturi, Selaniku, e vetė Kostandinopoja. Ashtu si nė shekujt e mėparshėm,
Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor tė komunikimit ndėrmjet
provincave tė Perandorisė nė rrafshin horizontal. Me zotėrimin e kėsaj
rruge lidhen njė sėrė betejash tė mėdha ushtarake qė u zhvilluan
nė truallin shqiptar nė shekujt e mesjetės: Durrėsi, "metropoli
i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit nė
krahun perėndimor tė tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale pėr
pajisjen e ushtrisė dhe tė flotės perandorake. Megjithėse u dėmtua
nga tėrmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimėkėmb e u pasurua me
ndėrtesa tė reja publike e private. Nė Durrės u zhvillua njė
shtresė e fuqishme e aristrokracisė civile, ushtarake e kishtare, qė
luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn e qytetit e mė gjerė. Nė
vitin 491njė pėrfaqėsues i saj arriti tė bėhej perandor i
Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bėri mjaft
ndėrtime nė qytetin e tij tė lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe
muret e fuqishme rrethuese qė mund tė shihen ende sot dhe qė e bėnė
Durrėsin tė papushtueshėm nė tallazet e shekujve. Pėrveē Durrėsit,
njė numėr qytetesh e kėshtjellash u trashėguan nga periudha antike,
si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia,
Butrinti, Adrianopoja (pranė Gjirokastrės) etj. U krijuan edhe
qytete tė reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por nė
kushtet e reja historike, qė u karakterizuan pėrgjithėsisht nga
kriza e jetės qytetare, njė pjesė e kėtyre qyteteve u rudhėn nė
funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kėshtjella ushtarake ose
si qendra kishtare, kurse kėshtjella tė tjera, si Onhesmi, Skampini,
Amantia nuk pėrmenden mė pas shekullit VI.
2.
Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Ndėr
dukuritė mė tė rėndėsishme qė shoqėruan kalimin nė mesjetė
ishte pėrhapja e krishterimit, qė u bė fe zyrtare nė kohėn e
perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrėnjė nė
trevat e Ilirisė qysh nė shekujt e parė tė erės sonė. Si kudo,
edhe kėtu vatra tė krishterimit u bėnė qendrat qytetare, ku u
ngritėn bashkėsitė e para fetrare dhe vendet e kultit tė ri
kristian. Me pėrsosjen e organizimit kishtar, nė qytetet kryesore u
krijuan peshkopatat, qė e shtrinin juridiksionin e tyre nė gjithė
krahinėn (dioqezėn). Peshkopatat u ngritėn nė qytetet mė tė mėdha
e mė tė vjetra, si nė Lezhė, nė Bylis, nė Apoloni, nė Amantia,
nė Aulona (Vlorė), nė Butrint, nė Adrianopojė, nė Finiq, nė
Onhesėm, nė Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitė, tė
vendosura nė qendrat e provincave. Nė trevat shqiptare, nė shekujt
IV-IX funksiononin metropolitė e SHkodrės (Prevali), e Shkupit (Dardani),
e Durrėsit (Epiri i Ri), e Nikopojės (Epiri i Vjetėr). Kėto
metropoli kishin pėrkatėsisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varėse (sufragane).
Peshkopėt e provincvave mblidheshin periodikisht, nėn kryesinė e
metropolitit, nė sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej pėr
ēėshtje qė kishin tė bėnin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse
metropolitėt dhe krerėt e peshkopatave mė tė rėndėsishme
shqiptare merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku diskutoheshin
prebleme qė kishin tė bėnin me dogmėn e krishtere nė pėrgjithėsi
dhe me hierarkinė e lartė kishtare. Kėshtu, nė koncilin e Efesit,
mė 41, mori pjesė dhe metropoliti i Durrėsit, Eukariti, i shoqėruar
nga varėsit e tij, peshkopėt e Apolonisė e tė Bylisit, si dhe
metropoliti i SHkodrės. Ndonėse politikisht trevat shqiptare bėnin
pjesė nė Perandorinė e Lindjes, nga pikėpamja kishtare ato u vunė
nėn autoritetin e papės sė Romės. Pėr t'i forcuar lidhjet e tijh
me kishėn e kėtyre vendeve, papa caktoi njė vikar (mėmkėmbės) tė
pėrgjithshėm me qendėr nė Selanik, qė kishte pėr detyrė tė
shuguronte peshkopėt e Ilirikut, tė kryesonte sinodet e provincave
dhe tė zgjidhte grindjet kishtare, pėrveē rasteve tė rėnda, qė
ishin nė kompetencė tė Romės. Nė shek.V u shtuan pėrpjekjet e
Patrikanės sė Kostandinopojės pėr t'i shkėputur peshkopatat e
Ilirikut Lindor nga Roma e pėr t'i futur nėn varėsinė e vet. Por kėto
pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshimin e papės dhe tė vetė peshkopėve
vendės, tė cilėt e shquan pėr besnikėri ndaj Romės, veēanėrisht
peshkopėt e Dardanisė. Perandori Justinian (527-565) me origjinė
ilire, e njohu pushtetin e papės mbi kishėn e Ilirikut. Krahas
Selanikut, ai ngriti njė vikariat tė dytė nė Shkup, afėr fshatit
tė tij tė lindjes, Tauresium, qė e quajti Justiniana Prima. Kisha e
Dardanisė dhe e Prevalit u vu nė varėsi tė kėtij tė fundit, ndėrkohė
qė peshkopatat e Epirit tė Ri e tė Epirit tė Vjetėr vazhduan tė
vareshin nga vikariati i Selanikut. Tė dy vikariatėt, i Shkupit dhe
i Selanikut, mbetėn nėn autoritetin e papės sė Romės. Por gjendja
ndryshoi krejtėsisht nė kohėn kur nė Bizant shpėrtheu e
ashtuquajtura "lufta kundėr ikonave" (ikonoklastia) mė 70.
Nė kėtė rast, peshkopėt e Ilirikut iu kundėrvunė politikės
zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytėzoi kėtė
rrethanė pėr ta shkėputur kishėn e Ilirikut nga Roma e pėr ta
lidhur atė me Patrikanėn e Kostandinopojės (72). Megjithatė, mjaft
peshkopė shqiptarė vazhduan edhe paskėtaj t'i mbanin lidhjet me Romėn.
Periudha e hershme e krishterimit nė Shqipėri, pėrveēėsee nga
dokumentet historike, dėshmohet edhe nga njė numėr i konsiderueshėm
monumentesh kulti. Shprehja mė e arrirė e tyre janė bazilikat,
mbeturina tė tė cilave shihen ende sot nė Skampė (Elbasan),
Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorė), Arapaj (Durrės). Pėr t'u veēuatr
ėshtė bazikika e Butrinit, qė ruhet nė gjendje mjaft tė mirė.
Kisha mė tė vogla paleokristiane janė zbuluar nė Tiranė, Lin (Pogradec),
Paleokastėr (pranė Gjirokastrės), Jermė, Bylis etj. Ndėr dėshmitė
mė me vlerė tė arkitekturės dhe tė artit paleokristian nė Shqipėri
ėshtė Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndėr realizimet mė tė
shquara nė fushėn e baptisterėve me planimetri qendrore. Salla e
pagėzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathė koncentrikė me 16
kolona e ndajnė sallėn nė tri unaza, nė qendėr tė tė cilave
ndodhet vaska e pagėzimit. Kolonat janė marrė nga ndėrtesa antike.
Nė Baptisterin e Butrinit si dhe nė pjesėn mė tė madhe tė
bazilikave dhe tė kishave paleokristiane tė zbuluara nė vendin tonė
ka gjetur zbatim tė gjerė teknika e mozaikut. Me tė janė zbukuruar
sipėrfaqe tė tėra, lryesisht, dyshemetė. Nė kėta mozaikė mbizotėrojnė
motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikė e artit
dhe e simbolikės kristiane.
3.
Shqipėria nė kohėn e dyndjes sė popujve dhe tė vendosjes sė
sllavėve nė Ballkan
Kalimi
nga antiketi nė mesjetė u karakterizua nga ndryshime e pėrmbysje tė
mėdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike nė botėn e
vjetėr. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu
shmangėn goditjeve tė popujve "barbarė", qė kapėrcenin
kufirin e Danubit e depėrtonin nė thellėsi tė jugut. Gotė, hunė,
antė, herulė, gepidė, avarė, e mė nė fund edhe sllavė shkelėn
gjatė shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollėn kudo shkatėrrim e pasiguri.
Perandorėt bizantė u pėrpoqėn t'i frenonoim sulmet barbare duke
ngritur sisteme tė fortifikuara nė viset e rrezikuara. Perandori
Justinian (527-565) ndėrtoi dhe rindėrtoi pėr kėtė qėllim 167 kėshtjella
nė provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė
Epirit tė Vjetėr. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veēanėrisht
ato avarosllave u intensifikuan sė tepėrmi. Duke ardhur nga veriu,
sllavėt shpėrthyen nė Maqedoni, Trakė, Tesali, Atikė e Peloponez.
Sulme tė izoluara sllave u bėnė edhe nė provincat ilire tė Epirit
tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Si pasojė e tyre, njė numėr
qyteetsh tė vjetra pėrfshirė edhe Durrėsin, u dėmtuan rėndė.
Qyteti i Lezhės u mor nga sllavėt rreth vitit 590 dhe u mbajt prej
tyre pėr disa vjet. Dyndjet sllave u shoqėruan me njė dukuri tė
re, me atė tė kolonizmit sllav, qė njohu kulmin e vet gjatė
sundimit tė perandorit HerakØØel (610-649). Perandoria Bizante u
detyrua tė lejonte ngulitjen e masave sllave nė vise tė ndryshme tė
Ballkanit. Pėr rrjedhojė, nė fillimet e shek. VII, mjaft treva si
Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pėsuan ndryshime tė mėdha nė
strukturėn e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pėsoi rrudhje tė
ndjeshme. Masa sllave u vendosėn nė viset e Ilirisė Veriore, kurse
nė provincat ilire tė Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri
dhe tė Epirit tė Vjetėr pati infiltrime grupesh tė vogla sllave, qė
me kohė u tėrhoqėn pėrsėri ose u asimiluan. Sidoqoftė, burimet
historike dhe gjetjet arkelogjike e pėrjashtojnė kolonizimin sllav tė
kėtyre katėr provincave qė pėrfaqėsojnė hapėrsirėn etnike tė
shqiptarėve gjatė mesjetės e deri nė kohėt e reja. nė Preval, i
cili nė kohėt e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetė, nė Dardani (Kosovė),
nė Maqedoninė e sotme Perėndimore, nė Epirin e Ri (Arbanon) e nė
Epirin e Vjetėr (Shqipėria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare
pėrbėnte njė masė kompakte dhe homogjene. Por ishuj tė popullsisė
sė vjetėr ilire vazhduan tė mbijetonin deri nė fund tė mesjetės
edhe pėrtej kėsaj shtrirjeje, nė viset e Raguzės (Dubrovnikut),
deri thellė nė Bosnjė e Hercegovinė, ose nė brezin
Maqedoni-Tesali, nė kufi me Epirin. Deri nė fund tė periudhės
osmane kėtu dėshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar
ka qenė nė jug tė Gjirit tė Artės, nė Etoli dhe nė Akarnani, ku
edhe sot hasen gjurmė tė toponimisė sė vjetėr Shqiptare.
4.
Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve
Nė
tė gjithė kėtė shtrirje gjeografike tė pėrfaqėsuar nga
provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit
tė Vjetėr, qė njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarėve, mbi bazėn
e elementit tė vjetėr ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike tė
formimit tė popullit shqiptar. Bazuar nė lidhjet gjenetike tė
shqipes me ilirishten si dhe me marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e
vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur nė pėrfundimin
se folėsit e hershėm tė asaj gjuhe, arbrit, kanė populluar njė
trevė qė ishte nė kontakt me tė tria kėto grupe gjuhėsore dhe qė,
pėr rrjedhojė, pėrputhet me trevėn ku ata banojnė ende sot. Ky pėrfundim
mbėshtetet edhe nga tė dhėnat e arkeologjisė. Kultura e hershme
materiale e shqiptarėve (arbėrve), e njohur pėrgjithėsisht me
emrin "kultura e Komanit", sipas emrit tė fshatit, ku u
gjetėn mė 1898 gjurmėt e saj flet qartė pėr vazhdimin e traditave
ilire dhe pėr marrėdhėnie tė pandėrprera me kulturėn
romane-bizante tė epokės sė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė.
Gjurmė tė kulturės arbėrore tė Komanit janė gjetur sė fundi
edhe nė rrethet e Lezhės, tė Krujės, tė Tiranės, tė Mirditės,
tė Pukės, tė Matit, tė Kukėsit, tė Ohrit etj. Sė fundi, vetė
emri i shqiptarėve tė hershėm, i arbėrve (lat. Albani, greq.
Arbanoi) e ka origjinėn te fisi ilir me tė njėjtin emėr, qė
Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon nė viset midis Durrėsit e
Dibrės. Po kėshtu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton
se banorėt e kėsaj treve me rėndėsi tė veēantė gjeostrategjike
vazhdonin tė quheshin arbėr (arbanoi) edhe nė kohėn e tij. Ky emėr
u pėrgjithėsua edhe pėr popullsinė shqiptare tė trevave tė tjera
qė mė parpara emėrtohej sipas emrave tė krahinave ose tė qyteteve.
Burimet historike tregojnė se viset shqiptare gjatė mesjetės
shtriheshin nga Gryka e Kotorrit nė veri, deri nė Gjirin e Artės, nė
jug. Tė gjitha ato treva nė atė kohė pėrfshiheshin nėn emėrtimin
Arbėria (Albania).
5.
Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare
Shqipėria
dhe Mbretėria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave nė ballkan,
Shqipėria, ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizante, i humbi
lidhjet tokėsore me Perandorinė. Nė kėto kushte, nė qytete ose
jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes, qė pėrfaqėsoheshin
nga fisnikėt e qyteteve (arkondėt) dhe nga bujaria e fshatit. Por
nga fillimi i shek.IX, situata politike nė Perandorinė Bizantine
ndryshoi. E ēliruar nga presioni i arabėve nė Lindje, ajo i drejtoi
sytė nga provincat e saj perėndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e
Shqipėria, qė qenė bėrė objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke.
Pėr kėtė arsye, duke filluar nga ajo kohė, Perandoria Bizantine e
forcoi praninė e saj nė kėto provinca nėpėrmjet riorganizimit tė
tyre administrativ dhe krijimit tė provincave ushtarake, themave.
Trevat shqiptare u pėrfshinė nė themat e Durrėsit (shtrirja
Tivar-Vlorė) tė Nikopojės, qė mbėrrinte deri nė Gjirin e
Korintit, e tė Selanikut, qė pėrfshinte edhe viset lindore
shqiptare (tė Madeqonisė sė sotme Perėndimore) dhe atė tė Kosovės.
Mė vonė kėtu u krijua njė themė e re, ajo e Shkupit. Nė krye tė
themės qėndronte njė funksionar i lartė bizantin, strategu, i
veshur njėherėsh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themės sė
Durrėsit dhe ai i Nikopojės quheshin edhe dukė. Nėn urdhrat e tyre
ishte njė aparat i tėrė nėpunėsish ushtarake e civilė qė shėrbenin
nė qendėr e nė bazė. Organizimi i ri i themave synonte tė
konsildonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė
ushtrie tė rekrutuar nė vend, nga radhėt e stratiotėve (bujqve-ushtarė)
qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt
kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendėse nė
ushtrinė e themės sė Durrėsit bėri qė shumė fisnikė shqiptarė
tė ngjitnin shkallėt e karrierės ushtarake dhe tė arrinin poste tė
larta, deri nė atė tė strategut. Regjimi i themave nė Shqipėri nėnkuptonte
marrėdhėnie tė caktuara tė pushtetit qendror bizantin me forcat
dhe me strukturt vendėse. Shqiptarėt do tė jepnin ndihmesė
ushtarake pėr tė mbrojtur, nė emėr tė perandorisė, nė radhė tė
parė trevat e tyre. Nė tė njėjten kohė ata liroheshin nga
detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkės perandorake dhe ē'ėshtė
mė kryesorja, fitonin njė shkallė tė lartė autonomie politike.
Megjithėse qėllimi kryesor pėr tė cilin u ngritėn themat e Perėndimit
ishte frenimi i ekspansionit tė shtetit bullgar, ky i fundit, nga
gjysma e shek.IX e sidomos nėn sundimin e car Simeonit (893-927),
ankesoi dora-dorės territore tė Tesalisė, tė themės sė Nikopojės
dhe tė themės sė Durrėsit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014)
qė i dha Mbretėrisė Bullgare shtrirjen e saj mė tė gjerė. Aty
nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrėsit. Pastaj ai vuri nėn
kontroll edhe krahinėn e Dioklesė. Princi i saj Gjon Vladimiri
pranoi tė njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provė basnikėrie
u martua me Kosarėn, vajzėn e Samuelit. Me ardhjen nė fron tė
perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi nė sulm nė tė
gjtiha frontet. Mė 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori njė
sėrė premtimesh, ia dorėzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po
atė kohė Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenė. Mė 1018
mbeturinat e fundit tė forcave bullgare, tė komanduara nga djemtė e
Samuelit (cari bullgar ndėrkohė kishte vdekur), pėsuan afėr
Beratit disfatėn pėrfudimtare nė luftė bizantinėt. Kjo ngjarje shėnoi
rivendosjen e pushtetit nė trevat shqiptare.
Shėnim:
Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e
Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės
sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė
Arsimit!