AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Shqiperia ne Shek. XI-XII

1. Zhvillimi i marrėdhėnieve feudale. Fisnikėt shqiptarė

Kapėrcimi i mijėvjeēarit tė parė u karakterizua nga ndryshime tė thella nė strukturat ekonomike e sociale tė shoqėrisė shqiptare. Si rezultat i njė procesi qė vazhdonte prej kohėsh, nė shek.XI ishte krijuar njė klasė pronarėsh tė mėdhenj (dinatėt), qė pėrbėhej nga pjesėtarė tė aristrokacisė civile dhe tė klerit. Ndėrkohė, nė krahun tjetėr qe shtuar masa e pronarėve tė vegjėl dhe e bujqėve ushtarė (stratiotė), qė pėr njėren ose pėr tjetrėn arsye i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin tė vendoseshin nė pronat e dinatėve e t’i punonin ato si qiramarrės (mortites) ose si punėtorė me mėditje (mistotes). Procesi i fedualizmit u pėrshpejtua sė tepėrmi me zbatimin e institucionit tė pronjės nga shteti bizantin. Pronja pėrfaqėsonte njė numėr tė caktuar ekonomish fshatare qė perandori bizantin me anė tė njė diplome tė posaēme (krysobullė) ia jepte njė personi pėr pėrdorim.Zotėruesi i pronjės kishte tė drejtė tė mbante pėr vete njė pjesė tė detyrimeve qė bujqit e pronjės sė tij mė pėrpara ia dotėzonin shtetit. Nga ana e tij, pronjari ishte i detyruar qė, pėr sa kohė mbante pronjėn, tė kryente bashkė me trupėn e tij shėrbim ushtarak pėr perandorin. Nė Shqipėri, format e para tė pronjės dėshmohen qė nė fillimet e shek.XI. Dokumente tė tjera tė mėvonshme vėrtetojnė se marrėdhėniet feudale kishin pėrparuar nė zonat bujqėsore tė vendit, nė fushėn bregdetare perėndimore si dhe nė krahinėn e Devollit, nė atė tė Dibrės, tė Kosovės etj. Kėtu pėrmenden gjithnjė e mė shpesh bujarė nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., qė ngjitėnshkallėt mė tė larta tė karrierės ushtarake nė provincė e nė qendėr. Kėshtu, aty nga viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut. Njė i afėrm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magistėr, rreth vitit 1050 kryente detyrėn e komandantit tė provincave perėndimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, mė 1185, ishte dukė i themės sė Durrėsit. Njė bujar nga Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bėnte pjesė nė rrethin e komandantėve mė tė besuar tė perandorit bizantin Aleski I Komnen. Perandorėt bizantinė u dhanė bujarėve shqiptarė pronja, privilgje, si edhe tituj nga mė tė lakmueshmit. Ndonjė familje shqiptare, si p.sh., jo e princėrve tė Arbirit, nė shek.XIII, e Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve tė Epirit, nė shek.XIII-XV, arritėn tė krijonin edh lidhje familjare me dinastitė perandorike bizantine si dhe me dinastitė perėndimore. Zhvillimi i marrėdhėnieve feudale u shoqėrua edhe me tronditje tė mėdha sociale. Gjatė gjithė shek.XI shqiptarėt morėn pjesė nė njė varg kryengritjesh qė drejtoheshin kundėr politikės fiskale tė shtetit bizantin. Herė-herė kėto lėvizje merrnin karakter tė hapur politik. Kėshtu, mė 1043 shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e strategut bizantin tė Sicilisė, Gjergj Maniakut.

2. Normanėt dhe kryqėzatat nė Shqipėri

Nė gjysmėn e dytė tė shek.XI pozita e jashtme e Shqipėrisė pėsoi njė ndryshim tė madh nė varėsi me ngjarjet qė po zhvilloheshin nė Perėndim, posaēėrisht nė Itali. Nė vitin 1071, nėn goditjen e nomanėve, Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste pėrgjithmonė zotėrimet e saj nė Sicili e nė Italinė e Jugut. Nėn drejtimin e prijėsit tė tyre Robert Guiskardit, normanėt krijuan aty njė mbretėri tė fortė qė zbatoi menjėherė politikėn e pushtimeve nė Lindje. Shqipėria, qė pėrbėnte kufirin perėndimor tė Perandorisė Bizantine, merrte pėr normanėt e Sicilisė funksionin e njė kryeure ekspansionin e tyre nė Ballkanin bizantin. Nė pranverėn e vitit 1081 ushtritė normane, tė komanduara nga Robert Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan nė bregdetin shqiptar dhe pushtuan njėrėn pas tjetrės Vlorėn, Kaninėn, Orikumin, Bylisin e Butrintin. Prej kėndej, normanėt iu drejtuan Durrėsit dhe e rrethuan atė nga toka dhe nga deti. Nė tetor tė atij viti mbėrriti nė Shqipėri vetė perandori bizantin Aleksi I Komnen, i cili i sulmoi forcat normane nė njė vend tė hapur afėr Durrėsit. Bizantinėt pėsuan njė disfatė tė rėndė. Perandori ALeks Komneni, sė bashku me dukėn e Durrėsit e me mbeturinat e ushtrisė sė tij, u tėrhoq nė drejtim tė Ohrit, ndėrkohė qė mbrojtja e ushtrisė sė tij, u tėrhoq nė drejtim tė Ohrit, ndėrkohė qė mbrojtja e Durrėsit iu besua komandantit shqiptar tė Arbanonit (treva midis Durrėsit, Dibrės e Ohrit). Por, nė shkurt tė vitit 1082, qyteti ra nė dorė tė normanėve, si rezultat i tradhtisė sė kolonėve venecianė qė ndodheshin nė qytet. Paskėtaj ushtritė normane u lėshuan nė drejtim tė lindjes, por sa mė shumė pėrparonin nė thellėsi tė vendit, aq mė tepėr dobėsohej forca e tyre goditėse dhe aq mė shumė fuqizohej qėndresa e ushtrive bizantine tė ndihmuara nga popullsia vendėse. Kėshtu, nė vitin 1084, Robert Guiskardi ishte i detyruar tė tėrhiqte trupat e tij nga Shqipėria. Mė 1107, normanėt e Iztalisė sė Jugut, nėn komandėn e Boemindit, pushtuan pėrsėri bregdetin shqiptar. Nė atė rast krahina e Arbanotit u bė vatra kryesore e qendresės. Normanėt edhe kėsaj radhe u tėrhoqėn. Rreth njė shekull pas ekspeditės sė tyre tė parė, normanėt bėnė pėrpjekjen e fundit pėr tė pushtuar Perandorinė Bizantine (1185). Atė kohė marrėdhėniet e shqiptarėve me Bizantin ishin nė krizė tė thellė dhe fushata e normanėve zhvillohej nė njė terren tė favorshėm. Qysh pėrpara fillimit tė ekspeditės, banorėt e Vajenetisė (Ēamėrisė) kishin ngritur krye kundėr perandorit bizantin. I pakėnaqur ndaj kėtij tė fundit, strategu shqiptar i Durrėsit, Gjon Vrana, ia dorėzoi pa luftė qytetin mbretit norman Guljelmi II. Tė njėjtėn gjė bėnė me Selanikun luftėtarėt nga Kunavia e Arbanotit, qė qenė caktuar pėr mbrojtjen e tij. Fushata e vitit 1185, ndonėse pėrparoi mė shumė se tė tjerat, nė fund tė fundit pėrfundoi edhe ajo me tėheqjen e forcave normane nga Shqipėria. Por me atė rast u pa qartė se pushteti bizantin nė Shqipėri ishte dobėsuar si asnjėherė.

3. Gjendja kishtare nė Shqipėri

Qė nga shek.VIII, tė gjtiha peshkopatat shqiptare u vunė nė varėsi tė Patrikanės tė Kostandinopojės. Megjithatė, disa nga kėto i ruajtėn marrėdhėniet me Romėn. Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė pėr peshkopatat e Dioklesė. Nė kuadrin e pėrpjekjeve tė tyre pėr pavarėsi nga Bizanti, princėrit e Dioklesė i pėrkrahėn pėrpjekjet e kishės sė atjeshme pėr t'u shkėputur nga Kostndinopoja e pėr t'u lidhur me Papatin. Nė kėtė mėnyrė, ndarja pėrfundimtare e kishave e vitit 1054, nė kishė katolike tė Perėndimit dhe nė kishė ortodokse tė Lindjes, i gjeti peshkopatat diokleate tė Tivarit, tė Ulqinit, tė Shkodrės, tė Pultit, tė Drishit tė lidhura administrativisht me Papatin. Selitė peshkopale nė fjlaė u vunė nėn varėsinė e Tivarit, qė u ngrit nė rangun e kryepeshkopatės. Duke u nisur nga Dioklea, riti katolik filloi tė pėrhapej edhe ndėr treva tė tjera qė tradicionalisht kishin qenė tė lidhura me kishėn e Kostandinopojės. Nė gjysmėn e dytė tė shek.XII rezulton se edhe Peshkopata e Arbrit (Arbnotit) kishte kaluar me papėn. Riti katolik u pėrhap edhe nė viset e Dardanisė sė vjetėr (Kosovė e Maqedoni Veriperėndimore), qė deri nė atė kohė kishin qenė nė varėsi tė kryepeshkopatės sė fuqishme bizantine-ortodokse tė Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 aty dėshmohet prania e kishave katolike-romane si nė Prizren, nė Shkup, nė Graēanicė, nė Trepēė, nė Novobėrde etj. Pėrhapja e ritit katolik nė Kosovė e nė treva tė tjera veriore shqiptare ėshtė lidhur me pushtimin e tyre nė atė kohė nga ana e shtetit serb tė Rashės. Lėvizja fetare mori njė karakter tė theksuar kombėtar. Kjo qe arsyeja qė shteti dhe kisha serbe ndėrmorėn njė luftė tė egėr pėr t'i shkėputur shqiptarėt nga "herezia katolike" e pėr t'i detyruar ata tė futeshin e tė ripagėzoheshin nė kishėn ortodokėse serbe. Ndonėse nė Veri arriti suksese tė rėndėsishme, katolicizmi nuk mundi ta shtrinte ndikimin e vet nė viset jugore shqiptare. Pėrpjekjet e Papatit nė kėtė drejtim nuk mundėn t'i rrezikonin asnjėherė seriozisht pozitat e kishės sė Kostandinopojės. Pėrveē kėsaj u krijua njė zonė katolike nė veri dhe njė tjetėr ortodokse nė jug. Midis tyre, nė Shqipėrinė e Mesme (Arbanon) u pėrvijua njė trevė, qė nė pikėpamje kishtare mbeti e pėrcaktuar deri nė kohėn e pushtimit osman.

 

Shėnim: Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė Arsimit!

 


Kthehu tek faqja: Historia e Popullit Shqiptar

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.