Shoqeria
Shqiptare ne Mesjete
1.
Fshati shqiptar nė shek.XIII-XIV
Nė
shek.XIII-XIV nė Shqipėri dalloheshin dy zona me zhvillim e me
drejtim tė ndryshėm ekonomik: ultėsira bregdetare dhe fushat e
brendshme pjellore, qė kishin arritur njė shkallė tė lartė tė
zhvillimit tė feudalizmit dhe ku fshati i qėndrueshėm bujqėsor
(villa, horion) pėrfaqėsonte tipin kryesor tė vendbanimit, si dhe
zona malore, ku veprimtaria kryesore ishte blegtoria dhe punimi i tokės
pėrbėnte njė veprimtari ndihmėse. Viset malore kishin qenė
tradicionalisht vatra tė fshatarėsisė sė lirė. Megjithatė, nė
shekujt XIII-XIV edhe kėtu vihet re dėpėrtimi i marrėdhėnieve
feudale. Procesi i diferencimit shoqėror kishte nxjerrė nė krye tė
tyre krerėt e vendit, nė duart e tė vilėve qenė grumbulluar bagėtitė
dhe pjesa mė e madhe e tokave tė punueshme. Pushteti qendror u
kishte dhėnė kėtyre krerėve edhe funksione tė pushtetit shtetėror,
duke i njohur si pėrfaqėsues e ndėrmjetės tė tij nė marrėdhėniet
me banorėt e viseve malore. Nė fillim tė shek. XIV, mjaft nga kėta
krerė tė malėsive e kishin shtrirė pushtetin e tyre nga malėsitė,
nė drejtim tė fushave rreth e rrotull. Kėshtu Skurajt e malėsisė
sė Tiranės kishin zėnė, nga mesi i shek.XIII, njė pjesė tė fushės
sė Tiranės, qė mori emrin "Skurie" pikėrisht prej tyre.
Po ashtu Muzakajt e Oparit shfaqen nga fundi i atij shekulli edhe si
zotėrues tokash nė fushėn e Korēės dhe nė ultėsirėn perėndimore,
qė filloi tė quhej Muzakja (Muzeqe) qysh nga fundi i shek.XIV.
Ndryshe nga malėsitė, nė zonat e ulėta fushore marrėdhėniet
feudale u zhvilluan nė formėn e tyre klasike. Aty njiheshin dhe
funksiononin tė gjitha institucionet feudale, si institucioni i pronės
nė formėn e pronėsisė sė plotė (bashtinė) ose tė kushtėzuar (pronjė),
institucioni i vasalitetit, i imunitetit etj. Nė shek.XIII-XIV kėto
vise po shkonin drejt njėsimit tė formave tė pronės feudale. Prona
feudale e kuzhtėzuar (pronja) u bė e trashėgueshme; ajo shitej e
blihej dhe u ēlirua nga detyrimet ndaj kryezotit. Njė gjė e tillė
ēoi nė fuqizimin ekonomik e politik tė klasės feudale, por e keqėsoi
mė tej gjendjen e fshatarėve bujkrobėr, mbi tė cilėt feudali
ushtronte tashmė njė pushtet absolut e tė pakontrolluar. Krahas
detyrimeve nė natyrė e nė tė holla, bujqit duhej tė kryenin edhe
punė angari pėr feudalin. Kjo ėsthė njė nga arsyet qė nė kėtė
kohė vihet re njė lėvizshmėri e madhe e popullsisė fshatare qė
braktiset fshatin e vet pėr t'u strehuar nė qytet ose nė zotėrimet
e feudalėve tė tjerė. Qendrėn e vendbanimit fshatar e pėrbėnte
vendbanimi i feudalit, qė zakonisht ishte njė kullė e fortifikuar,
e ngritur nė njė vend nga ku mund tė zotėrohej territori. Ajo
ishte e pajisur dhe me mjedise qėndrimi pėr tė afėrmit dhe pėr
skortėn e feudalit, me magazina dhe me punishte tė ndryshme (kovaēanė,
furrė etj.). Kasollet e bujqve ndodheshin tė shpėrndara nė
territorin pėrreth kullės sė feudalit. Nė mjaft vende, pushteti
feudal pėrfaqėsohej nga institucionet fetare, veēanėrisht nga
manastiret. Manastiret e Deēanit, tė Arkanjellit, nė zonėn e Kosovės,
manastiret e Shirgjit dhe tė Vraninės, nė zonėn e Shkodrės,
peshkopatat e Durrėsit e tė Ohrit si dhe manastiret e Shėn Kollit e
tė tjera, nė zonėn e Delvinės e tė Ēamėrisė, zotėronin
fshatra tė tėra qė u ishin dhuruar atyre nė kohė tė ndryshme nga
pushteti laik. Manastiri qe kthyer nė njė qendėr tė rėndėsishme
ekonomike ku realizohej prodhimi bujqėsor dhe zejtar. Pėr mė tepėr,
nė ditė festash aty organizoheshin panaire tė mėdha. Ashtu si
vendbanimet e feudalėve laikė, mjaft manastire, duke u rrethuar me
mure, u kthyen me kohė nė qendra tė fortifikuara. Rreth gjysmės sė
dytė tė shek.XIV, pas tėrheqjes sė pushteteve tė huaja nga Shqipėria,
feudalėt mė tė fuqishėm shqiptarė e zhvendosėn vendbanimin e
tyre nė qytetet ku deri atėherė qe vendosur administrata e huaj. Kėshtu
Shpatajt u vendosėn nė Artė, Zenebishajt nė Gjirokastėr, Muzakajt
nė Berat, Topiajt nė Krujė e nė Durrės, Dukagjinėt nė Lezhė,
Gropajt nė Ohėr, Zahirajt nė Danjė. Balashajt lėviznin nė Shkodėr,
nė ulqin e nė Tivar. Shumė feudalė shqitparė ushtronin tė
pavarur jo vetėm pushtetin ekonomik, por dhe atė
politiko-administrativ madje dhe atė gjyqėsor.
2.
Zhvillimi i qyteteve nė shek.XIII-XIV
Nė
krahasim me periudhėn pararendėse, kur qyteti ishet thjesh njė seli
e qeveritarit dhe e peshkopit, nga shek.XII qyteti u kthye nė njė
qendėr tė rėndėsishme ekonomike e tregtare. Rritja e rolit
ekonomik u shoqėrua me njė rritje tė konsiderueshme demografike tė
tij me popullsi fshatare. Nė shek.XIII qyteti i Durrėsit arriti
shifrėn nė 25 000 banorė. Numėr relativisht tė lartė nanorėsh
kishin edhe Tivari, Drishti, Berati, Prizreni etj. Shtimi i popullsisė
sė qytetit solli shtrirjen e tij jashtė mureve tė vjetėr, duke
formuar kėshtu lagjet e jashtme (suburbia). Njė pjesė e mirė e
popullsisė vazhdoi tė merrej me bujqėsi, duke kultivuar arat,
vreshtat e ullishtat rreth e rrotull qytetit. Por ndėrkohė u rrit
numri i atyre qė i kushtoheshin zejeve, pėrpunimit tė metaleve, tė
leshit, tė lėkurėve, tė drurit, tė gurit etj. Punimi i metaleve tė
ēmuara, artit dhe argjendit, kishte mjeshtėrit e vet nė tė gjitha
qytetet shqiptare, si nė Prizren, nė Shkodėr, nė Durrės, nė Vlorė
etj. Nė prodhimin zejtar filluan tė lindnin forma tė reja tė
organizimit, siē qenė shoqatat e korporatat zejtare. Sipas
shembullit tė qyteteve italiane e dalmatine, kėto qeheshin "shkolla"
ose "vėllazėri" dhe mbanin emrin e njė shenjtori qė e
konsideronin si padronin e tyre. Kėshtu nė Shkodėr pėrmenden mė
1416 vėllazėritė e Shėn Barbarės, tė Shėn mėrkurit e tė
Kryqit tė Shenjtė. Kėto vėlalzėri ishin organizata qė nuk kishin
vetėm karakter ekonomik, por edhe karakter fetar dhe humanitar. Njė
faktor i rėndėsishėm ė tregtinė e brendshme ishin tregjet dhe
panairet qė organizoheshin periodikisht nė qytete ose pranė
manastireve tė mėdha. Intensifikimi i shkėmbimeve brenda dhe jashtė
vendit bėri qė tė lindjte njė shtresė tregtarėsh profesionistė,
qė organizonin grumbullimin me shumicė tė produkteve tė ndryshme
dhe hedhjen e tyre nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme. Megjithatė,
kjo veprimtari vazhdoi tė mbulohej nė njė pjesė tė mirė nga
tregtarėt e huaj, kryesisht venedikas dhe raguzanė. Raguza dhe
venediku kishin, qė nga shek.XIII, pėrfaqėsitė e etyre tregtare nė
Durrės, nė Vlorė, nė Spinaricė etj. Njė rol tė madh nė
intensifikimin e shkėmbimeve ndėrmjet krahinave shqiptare luajti
rrjeti rrugor. Nė rrafshin horizontal kishin rėndėsi tė veēantė
artetriet qė lidhnin portet bregdetare tė Kotorrit, tė Tivarit, tė
Ulqinit, tė Lezhės, tė Durrėsit, tė Vlorės, tė Burtinit, tė
Artės etj., me viset e begata tė Kosovės, tė Maqedonisė, tė
Kosturit, tė Janinės etj. Gruri dhe kripa qenė ndėr produktet
kryesore qė eksportoheshin nė Vendik, nė Raguzė, nė Ankonė e nė
qytete tė tjera italiane. Nė shek.XIII, pėrveē qyteteve-porte tė
njohura, lindėn njė sėrė tregjesh-skela qė u specializuan me
tregtinė e kėtyre produkteve. Tė tilla ishin skela e Shirgjit nė
breg tė Bunės, skela e Shėngjinit mė nė jug, skela e Shufadesė,
e Vregut (nė derdhjen e Shkumbimit), e Pirgut (nė derdhjen e Semaint),
e Spinaricės (nė derdhjen e Vjosės). Me tregtinė e drithit e tė
kripės u morėn pak a shumė tė gnjitheØfeudalėt shqitparė, nga
balshajt te Topiajt, Muzakajt e zenebishajt. Kjo tregti rriste fuqinė
monetare tė tyre. Zhvillimi i vrullshėm ekonomik e bėri qytetin njė
vend ku ndesheshin klasa e shtresa tė ndryshme shoqėrore. Masa e
madhe e popullsisė qytetare pėrfaqėsohej nga vegjėlia, punėtorėt
e punishteve, punėtorėt e krahut, detarėt, hamenjtė dhe masa e
madhe e tė ikurve nga fshati, qė punonin si mėditėstė thjeshtė.
Pronarėt e vegjėl e tė mesėm tė punishteve, tė anijeve, mjeshtėrit,
muratorėt etj., bėnin pjesė nė klasėn e qytetarėve. Fisnikėria
pėrfaqėsohej nga qytetarėt e pasur, pronarėt e mėdhenj tė
punishteve, tė anijeve, nga tregtarėt e mėdhenj. Kėtu bėnin pjesė
edhe pėrfaqėsues tė bujarisė sė tokės, qė gjithnjė e mė shumė
vinin e vendoseshin nė qytet. Qytetet si Durrėsi, Shkodra, Drishti,
Tivari, Ulqini zhvilluan me kohė forma tė vetėqeverisjes, qė ishin
tipike pėr qytetet e pellgut italo-dalmatin (komuna). Element i rėndėsishėm
i saj ishte mbledhja e pėrgjithshme e qytetarėve, nga ku dilte kėshilli
i qytetit, qė nga ana e tij caktonte nėpunėsit e ndryshėm. Pėr sa
kohė qė trevat shqiptare ishin nėn pushtimin e huaj, autoriteti mė
i lartė nė qytet mbetej pėrfaqėsuesi (mėkėmbėsi) i kryezotit, qė,
sipas rastit, quhej kont, kapiten ose qefali. Nė shek.XIV Durrėsi,
Drishti, Tivari, Shkodra e ulqini kishin statutet e tyre. Kėto
rregullonin marrėdhėniet e brendshme socialekonomike etė qytetit,
marrėdhėniet mepushtetin e kryezotit dhe me qytetet e me fedalėt
fqinjė. Nė qytetet Krujė, Kaninė, Janinė etj. Si dokument juridik
i ngjashėm shėrbenin privilegjet, qė perandorėt bizantinė lėshonin
herė pas here. Institucionet fetare luanin njeØrol tė rėndėsishėm
nė jetėn e qyteteve duke u bėrė shpeshherė epiqendra e jetės jo
vetėm shqiprtėrore, por edhe ekonomike e politike-administrative.
Klerikėt, pėrveē funksioneve fetare, kryenin edhe detyre publke, si
mėsues, noterė, kancelarė, ambasadorė. Madje nė qytetin e
Drishtit klerikėt bėnin dhe roje nė muret e qytetit. Nė kohen e rėnies
sė sundimit tė huaj (gjysma e dytė e shek.XIV) nė disa qytete tė
veriut, si nė Drisht e nė Shas, peshkopi mori nė dotrė edhe
pushtetin civil. Nė atė kohė disa qytete kishin njėsitė matėse,
peshat e tyre dhe prisnin monedha. Monedha prenė qytetet e Ulqinit, tė
Shkodrės, tė Tivarit dhe tė Shasit.
3.
Emigrimet shqiptare nė mesjetė
Lėvizjet
e popullsisė drejt vendeve tė tjera janė njė dukuri qė ndeshet
gjatė gjithė mesjetės. Edhe shqiptarėt kanė lėvizur qysh nė
shekujt e parė tė mesjetės. Njė valė e madhe shqitparėsh u
zhvendos drejt jugut, nė Greqi e nė Peloponez, qysh nė kohėn e
dyndjeve sllave (shek.VI-VII). Edhe nė shekujt XIV-XV, nė Shqipėri
u krijuan kushte tė veēanta qė shkaktuan valė tė reja emigrimesh,
tė cilat jlanė gjurmė tė thella si nė vendin e origjinės, asjtu
dhe nė vendbanimet e reja. Valėt e emigracionit shqiptar tė
shek.XIV-XV ndoqėn dy drejtime kryesore: atė verior, qė preku Raguzėn
(Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera tė Dalmacisė, Venedikun dhe
bregdetin italian tė Adriatikut, sidomos provincėn italiane Marke. Kėtu
mjaft emigranttė shqiptarė mundėn tė sistemoheshin dhe tė fitonin
statusin e banorit tė pėrhershėm (habitator) dhe ndonjė syresh
mundi tė fitonte edhe statusin e qytetarit me tė drejta tė plota (civis).
Megjithatė, emigracioni shqiptar nė Dalmaci e nė qendrat italiane tė
Adriatikut Verior nuk arriti tė krijonte ngulime kompakte masive, e
pas 2-3 shekujve, bashkėsitė shqiptare tė atjeshme u tretėn nė
popullsinė vendėse. Shtegtimet shqiptare nė krahun tjetėr, atė
jugor, qenė shumė mė intensive se nė veri. Kėto shtegtime prekėn
fillimisht viset e Greqisė. Prej kėndej, nga fudi i shek.XV, njė
pjesė e tyre kaloi nė Sicili e nė Italinė e Jugut. Nė vitet 20-30
tė shek.XIV njė valė emigracioni shqiptar pėrfshiu Tesalinė
Lindore. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare nė zonėn
e Vlorės, tė Devollit e tė Tesalisė Veriperėndimore nga perandori
bizantin Androniku III. Kalimin e shqiptarėve drejt jugut e ushqeu nė
atė kohė edhe rritja e presionit tė shtetit serb nė trevat
shqiptare. Si rezultat, viset e Tesalisė Lindore, nė jug tė rrjedhės
sė Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarėt. Mjaft shqiptarė u
vendosėn nė ishullin e Eubesė si dhe nė krahinat e Beotisė, tė
Atikės e tė Korintit. Valė shtegtarėsh qė vinin sa nga Tesalia,
aq edhe nga Shqipėria e Poshtme, kaluan nė fillim tė shek.XV nė
krahinat e Peloponezit. Vetėm nė vitin 1405, sipas njė dėshmie tė
kohės, 10 mijė emigrantė shqiptarė, me familjet , pasuritė e bagėtitė
e tyre, me leje tė despotit Teodor Paleologu u sistemuan nė krahinėn
e Akesė. Kėtė valė e pasuan nė vitet e mėvonshme flukse tė
tjera qė vinin nga Atika, Nga Beotia, nga Tesalia ose drejtėpėrdrejt
nga trevat shqiptare tė kėrcėnuara nga invazioni osman. Aty nga
mesi i shek.XV, krahina tė tėra tė Tesalisė, tė Atikės, tė
Beotisė e sidomos tė Peloponezit (Moresė), ishin tė banuara nė mėnyrė
intensive nga popullsia shqiptare. Nė njė defter osman tė vitit
1458, ku ėshtė regjistruar popullsia e Peloponezit Qendror, ndėr
198 fshatrat e regjistruara, 155 cilėsoheshin shprehimisht si fshatra
shqiptare. Njė tjetėr regjistėr i vitit 1461 veēon si shqiptare
16, ndėr 20 vendbanimet qė kishte zona e Korintit. Shumė shqiptarė
nga Peloponezi u hodhėn nė ishujt e afėrt tė Egjeut, nė Salaminė
(Kultur), Hidėr, Poros, Sdpecia etj. Shqiptarėt u vendosėn nė toka
tė brakisura e tė lėna djerrė. "Shqiptarėt, -shkruan njė
autor i shek.XV, -u vendosėn nė zona tė shkreta; ata i shpyllėzuan
ato dhe i bėnė tė banueshme. Shumė vende tė egra, qė deri atėherė
kishin qenė strehė banditėsh, u pastruan dhe dora e kėtyre bujqve
me pėrvojė i mbolli dhe i kultivoi ato".
Shėnim:
Ky material ėshtė marrė nga libri i hartuar nėn drejtimin e
Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės
sė Shqipėrisė!
Miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Historisė pranė Ministrisė sė
Arsimit!