A parathuhet ne Bibel ardhja e Muhamedit?
Njė analizė objektive
A
ėshtė Jezusi personi kryesor nė lidhje me marrėdhėnien tonė me Zotin
apo ėshtė Muhamedi vula e profetėve, siē pretendon Kurani? Nėse kjo
ėshtė e vėrtetė, duhet tė gjejmė patjetėr mjaft profeci pėr ardhjen e
Muhamedit nė Bibėl, madje duhet tė gjejmė mė shumė sesa pėr Jezusin,
meqė Kurani pretendon qė Muhamedi ėshtė mė i madh sesa Jezusi.
Myslimanėt pėrpiqen tė vėrtetojnė se ardhja e Muhamedit parathuhet nė
Bibėl. Kurani vetė thotė se Bibla ėshtė Fjala e Zotit1
dhe se ardhja e Muhamedit parathuhet nė Dhiatėn e Vjetėr dhe nė
Dhiatėn e Re.2
Studiues tė shumtė tė islamit kanė kėrkuar me zell pėr tė gjetur
profecitė qė mbėshtesin besimin e tyre se ardhja e Muhamedit
parathuhet vėrtet. Megjithatė, ata shpesh janė ēuditur kur kanė
zbuluar se subjekti i shumė profecive del se ėshtė Jezu Krishti dhe jo
Muhamedi. Megjithėse ka interpretime tė ndryshme nė lidhje me
profecitė e Biblės qė flasin pėr Muhamedin, shumica dėrrmuese e
myslimanėve mbajnė dy pasazhe nga Bibla, tė cilat mendojnė se i
referohen Muhamedit. Le ta analizojmė nė mėnyrė objektive:
Referenca tė Dhiatės sė Vjetėr
Unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe
do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia dhe ai do tu thotė atyre tė
gjitha ato qė unė do ti them.
(Bibla, Ligji i Pėrtėrirė
18:18)
Myslimanėt e mbajnė kėtė varg si referim tė qartė pėr ardhjen e
Muhamedit, siē parashikohet nga Moisiu. Arsyjet qė japin janė: 1.
Muhamedi pėrseriti fjalėt e Perėndisė, prandaj ky varg i referohet
Muhamedit. 2. Profeti qė do tė vinte duhej tė ishte nga gjri i
vėllezėrve tė Izraelit, pra nga ismailitėt, sepse Izraeli (Jakobi) dhe
Ismaili ishin tė dy pasardhės tė Abrahamit. 3. Muhamedi supozohet tė
ketė qenė si Moisiu nė aq shumė drejtime, sa profecia mund ti
referohet vetėm atij.
Megjithatė, kur merret nė shqyrtim ndonjė pjesė nga Shkrimi i Shenjtė,
ai nuk duhet izoluar nga konteksti. Pėr tė kuptuar identitetin e
vėrtetė tė vėllezėrve tė tyre duhet tė shqyrtohet konteksti. Nė tė
njetjtėn pasazh, disa vargje mė pėrpara, zbulohet se kujt i referohet
pėrcaktimi vėllezėr:
Tėrė priftėrinjtė levitė, tėrė fisi i Levit, nuk do tė kenė pjesė as
trashėgimi nė Izrael; ... Nuk do tė kenė asnjė trashėgimi nga
vėllezėrit e tyre.
(Bibla, Ligji i Pėrtėrirė 18:1-2)
Nga
kjo pjesė duket qartė qė fjala vėllezėrit u referohet fiseve tė
Izraelit, gjithnjė si vėllezėrit nga shtėpia e Jakobit ose 12 fiset e
Izraelit. Ky pėrdorim i fjalės vėllezėr ėshtė e qartė nė shumė vargje
tė tjera tė Dhiatės sė Vjetėr.3
Gjithashtu, nė vargun qė lexuam nė fillim, thuhet se do tė vijė njė
profet si Moisiu. Duke lexuar Biblėn dhe Kuranin ėshtė e qartė se
Jezusi i ngjante shumė mė tepėr Moisiut, sesa Muhamedi: Jezusi ishte
izraelit si Moisiu, Muhamedi nuk ishte. Jezusi ishte thirrur nga
Egjipti si Moisiu4, Muhamedi asnjėherė ska qenė nė
Egjipt. Moisiu dhe Jezusi braktisėn pasuri tė mėdha pėr tu bashkuar
nė varfėrinė e popullit tė tyre5, gjė qė Muhamedi
nuk bėri. Jezusi dhe Moisiu flisnin me Zotin ballė pėr ballė, kurse
Muhamedi mori fjalėt nga njė engjėll. Vetė Dhiata e Re, qindra vite
pėrpara Muhamedit, pohon qartė qė Moisiu fliste pėr Jezusin6.
Ka edhe mjaft fakte tė tjera qė na bėjnė tė qartė se nuk ėshtė
Muhamedi personi pėr tė cilin bėhet fjalė nė Librin e Ligjit tė
Pėrtėrirė, por ai profet ishte Jezu Krishti, ardhja e tė cilit
parathuhet nė atė varg.
Referenca tė Dhiatės sė Re
Vargjet e Dhiatės sė Re qė citohen nga studiuesit myslimanė pėr tė
mbėshtetur pretendimin e tyre se ardhja e Muhamedit parathuhet nė
Bibėl, janė vargjet qė flasin pėr Ngushėlluesin, d.m.th. pėr Frymėn
e Shenjtė. Le tė shikojmė dy prej kėtyre pasazheve:
Jezusi
tha: Dhe unė do ti lutem Atit dhe ai do tju japė njė Ngushėllues
tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė
bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e
nhihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju. (Bibla, Gjoni
14:16-17)
Fjala
nė greqishten e asaj kohe, nė greqishten koine, pėr Ngushėllues ėshtė
parakletos. Studiuesit myslimanė pretendojnė qė kėtu flitet pėr
Muhamedin, sepse emri i Muhamedit do tė thotė i lavdėruari dhe kjo
fjalė nė greqisht ėshtė periklutos.
Fakt
ėshtė qė fjala nė greqisht ėshtė parakletos. Nuk ka fakte qė
mbėshtesin argumentin se fjala origjinale ka qenė periklutos. Kemi
mijėra dorėshkrime tė Dhiatės sė Re qė datojnė para lindjes sė fesė
islame ku asnjė prej tė cilave nuk e pėrmban fjalėn periklutos.
Gjithashtu, njė lexim, qoftė edhe sipėrfaqėsor i teksteve ku gjendet
fjala parakletos, do tė tregonte se ajo ėshtė e vetmja fjalė qė i
pėrshtatet kontekstit.
Prandaj ka shumė studiues myslimanė qė pranojnė se pėrkthimi i saktė
ėshtė Ngushėllues, por pretendojnė se Muhamedi ishte Ngushėlluesi.
Mirėpo nė dritėn e referimeve tė qarta qė tregojnė se Ngushėlluesi
ėshtė Shpirti i Shenjtė (Gjoni 14:17+26; 15:26; 16:13 etj.), ėshtė e
vėshtirė tė nxirret ndonjė pėrfundim tjetėr i mundshėm apo qė mund tė
jetė i vėrtetė. Le tė shohim disa fakte:
Ai
do tju japė njė Ngushėllues tjetėr:
Jezusi u premtoi dishepujve tė Tij se Perėndia do tua dėrgonte
Ngushėlluesin. Do tia dėrgonte Shpirtin e sė Vėrtetės Pjetrit, Gjonit
dhe dishepujve tė tjerė dhe jo banorėve tė Mekės, Medinės apo arabėve.
Qė
do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju:
Kur erdhi Muhamedi, nuk qėndroi me popullin e tij pėrgjithmonė, por
vdiq nė vitin 632 pas Krishtit dhe varri i tij ėshtė nė Medinė ku
trupi prehet pėr mėse 1300 vjet. Megjithatė, Jezusi tha se
Ngushėlluesi, me tė ardhur, nuk do ti linte mė dishepujt e Tij, por
do tė ishte me ta pėrgjithmonė.
Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė:
Kurani thotė se Muhamedi u dėrgua pėr tė gjithė njerėzit, si lajmės
universal (Sure 34:28). Po tė qe kėshtu, Jezusi nuk i referohej
Muhamedit, sepse Ai tha se bota si e tėrė nuk mund ta marrė
Ngushėlluesin, Shpirtin e sė Vėrtetės.
Ju
e njihni:
Pėrderisa Muhamedi lindi 500 vjet mė vonė, sigurisht qė nuk mund tė
ishte ai.
Ai
do tė jetė nė ju:
Fjala nė greqisht kėtu ėshtė "en" dhe kjo do tė thotė
pikėrisht brenda. Ashtu siē ishte nė Jezusin, ashtu Shpirti do tė
ishte edhe pikėrisht brenda dishepujve.
Vetėm
brenda dhjetė ditėsh pas ngritjes sė Jezusit nė qiell, dishepujt morėn
shpejt Ngushėlluesin, ashtu siē u premtua nga Jezusi. Dhe
Ngushėlluesi, d.m.th. Shpirti i Shenjtė, erdhi tek dishepujt nė tė
njėjtėn mėnyrė siē erdhi tek Jezusi vetė.7
Ka
shumė fakte tė tjera qė tregojnė shumė qartė se ardhja e Muhamedit nuk
parathuhej nė Bibėl.8
Pėrfundimi
Ēfarėdolloj interpretimi qė tė ketė pėr parashikimin e ardhjes sė
Muhamedit nė Bibėl, ky ėshtė bazuar nė vargje qė janė shkėputur nga
konteksti i tyre. Po ta shikojmė me vėmendje kontekstin, del qė flitet
pėr Jezusin jo pėr Muhamedin. Nga ana tjetėr, mund tė gjejmė qindra
profeci qė e parashikojnė ardhjen e Jezusit: qė do lindte prej njė
virgjėreshe (Isaia 7:14); qė do tė lindte nė Betlehem (Mikea 5:2); qė
do tė lindte nga fisi i Jakobit (Numrat 24:17), Judės (Zanafilla
49:10) dhe Davidit (Jeremia 23:5); qė do tė kryente mrekulli specifike
(Isaia 32:3-4; 35:5-6); qė do tė kryqėzohej (Zakaria 12:10; Isaia
53:12); qė do tė ringjallej (Psalmeve 16:10; 30:3; 118:18; Osea 6:2)
dhe shume tė tjera.
Po tė
analizojmė vetėm kėto tė dhėna, mund tė arrijmė nė njė pėrfundim tė
vetėm: Muhamedi nuk e plotėson kushtin qė tė jetė profet sipas Biblės,
kurse Jezusi provon qė ėshtė mė shumė se profet: Ai ėshtė Shpėtimtari
i dėrguar nga Zoti, Ai quhet Bir i Perėndisė.9
Shėnimet:
(1)
Kurani: Sura 3:84; 5:43-47 etj.
(2)
Kurani: Sura 7:157 (Tevrati = Thora = pjesa e Dhiatės sė Vjetėr;
Inxhili = Ungjilli = pjesa e Dhiatės sė Re)
(3)
Bibla: shih gjithashtu Gjyqtarėt 20:13; 21:22; 2 Samuelit 2:26; 2
Mbretėrve 23:9; 1 Kronikave 12:32; 2 Kronikave 28:15; Nehemia 5:1 etj.
(4)
Bibla: Pėr Moisiun lexojmė: Me anė tė besimit e la Egjiptin...
(Hebrenjve 11:27). Pėr Jezusin lexojmė: E thirra birin tim nga
Egjipti (Mateu 2:15).
(5)
Bibla: Pėr Moisiun lexojmė tek Hebrenjve 11:25-26; pėr Jezusin lexojmė
tek 2 Korintasve 8:9.
(6)
Bibla: Gjoni 5:45-46; Veprat 3:22; 7:37; 7:52.
(7)
Bibla: Krahaso Luka 3:22 dhe Veprat 2:3-4.
(8)
Shih: Libri Debati nga Xhosh Mek-Dauell
(9)
Bibla nuk e ka fjalėn pėr njė bir fizik, por Biri i Perėndisė do tė
thotė qė Jezusi ėshtė nga Zoti, me gjithė personalitetin, karakterin
dhe fuqinė e Zotit. Me njė fjalė, Jezusi ėshtė hyjnor.
Shėnim: Ky artikull ėshtė ofruar nga Faqja "Jam
Dakord".