AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



A eshte Kurani fjale e Perendise?

Titulli i veprės: A ėshtė Kurani fjalė e Perėndisė?

Titulli origjinal: Is the Qur’an the Word of God?

Autori: Grup autorėsh

Boton: Shtėpia Botuese TENDA

Editor: Femi Cakolli

Pėrktheu: Shaqir Dulla & Muzafer Ramiqi

Korrektor: Belkize Kryeziu

Shtypi: Multi Graphics

Made in Kosova

Viti i shtypit: 2001

Tirazhi: 1500 copė

Copyright: © Tenda

 

Adresa:

Shtėpia Botuese TENDA

rr. Nazim Gafurri nr.76/A

Prishtinė, Kosovė

Tel.044118088

E-mail: Tenda_al@yahoo.com

 

Tė gjitha tė drejtat e kėtij botimi pėr gjuhėn shqipe i mban botuesi, andaj ndalohet me ligj shumėzimi dhe fotokopjimi si dhe pėrdorimi i paautorizuar i kėtij libri, si tėrėsi apo pjesė e tij, pa lejen paraprake tė botuesit!

 

Permbajtja

            Parathenie.................................

  1. Hyrje.....................................................

  2. Problemi me gojedhenat islamike.......

        1. Burimet...........................

        2. Datat e voneshme............

           a. Shkrimet.............

           b. Vjetersia..........

           c. Doreshkrimet...........

        3. Besueshmeria..........

        4. Kundertheniet........

        5. Ngjashmerite........

        6. Riprodhimi..........

        7. Isnadi............

        8. Tregimet.............

     C. Nje kritike e brendshme e Kuranit.........

1.      Berja e Kuranit.................

          a. Paimitueshmeria...........

          b. Dobesia strukturore te Kuranit.........

          c. Defektet letrare...........

          d. Universialiteti...........

          e. Shtimi i disa elementeve...........

        2. Burimet Talmudike ne Kuran.........

          a. Tregimi mbi Kainin e Abelin...........

          b. Tregimi mbi Abrahamin..............

          c. Tregimi mbi Solomonin e Sheben......

        3. Veēorite shkencore ne Kuran..........

        4. Nje zgjidhje e mundshme (Historia e Shpetimit).......

     D. Nje kritike e jashtme e Kuranit........................

        1. Hixhri........................

        2. Kibla.....................

        3. Hebrenjte..................

        4. Meka......................

        5. Guri i Zi ................

        6. Muhamedi ....................

        7. Musimanet dhe islami ...........

        8. Kurani ............................

     E. A mund t’i perdorim keto burime joislamike?...........

     F. Perfundim

     G. Referencat e cituara

 

PARATHENIE

Libri “A ėshtė Kurani fjalė e Perėndisė”, i shkruar nga njė grup autorėsh amerikanė, para dy vjetėve, doli si rezultat i njė “lufte mediale” pėrmes internetit qė u zhvillua nga dy taborre shumė tė fuqishme. Nga njėra anė qėndronin teologė dhe shkencėtarė krishterė, dhe nga ana tjetėr mbrojtėsit dhe pėrhapėsit mė tė denjė tė islamit sot nė botė. Kjo do tė ishte historia e shkurtėr e kėtij debati, megjithėse nė kėtė betejė ishin futur me mijėra lexues, tė krishterė dhe myslimanė. Polemikat e zhvilluara pėrmes internetit, nuk dhanė kėtė libėr, apo vetėm kėtė temė, por nė tė vėrtetė kjo ishte njė konferencė temash, andaj shtėpia botuese Tenda, mori guximin dhe tė drejtėn qė disa prej kėtyre materialeve tė botohen edhe nė gjuhėn shqipe.

Pėr lexuesin shqiptar, duke ditur se shumica e tyre janė myslimanė, ky libėr paraqet njė provokim tė hollė kundėr tė menduarit autoritar dhe diktatorial, si dhe ndaj atij teokratik.

Njė libėr i tillė, shėnon njė rast tė ri nė botimet shqipe, dhe si gjest i tillė duam qė tė kuptohet se shoqėria shqiptare ėshtė e lirė nė lirinė e fjalės dhe tė shprehjes. Vetėm nė dhjetė vjetėt e fundit, botues tė ndryshėm nga Kosova dhe Shqipėria kanė botuar me qindra e qindra libra, broshura, traktate kundrejt vėrtetėsisė sė Biblės. Me anė tė kėtij botimi, do tė thyhet heshjta, dhe do tė ketė pėrgjigjje vetėm pėr ato lloj dilema apo vlera qė e meritojnė njė korrenspodim tė ngjashėm.

Libri “A ėshtė Kurani fjalė e Perėndisė”, s’duhet lexuar si njė traktat kundėr Kuranit, e aq mė pak kundėr myslimanėve, por vetėm si njė kthjellim dhe njė thellim kritikė i lexuesve shqiptarė.

Femi Cakolli, editor

A. HYRJE

Nė gusht tė vitit 1995 isha i ftuar nė njė debat me temė “A ėshtė Kurani Fjalė e Perėndisė” me Dr. Jamal Badawi. Ky debat mbahej nė Kolegjin e Trinisė nė Kembrixh, dhe pasi qė materialet tona ishin prezentuar, debati ishte hapur dhe pėrgjatė njė ore pyetjesh nga ana e myslimanėve dhe tė krishterėve. Mė poshtė ėshtė pėrmbajtja e  materialit tė prezentuar nė debat, gjithashtu dhe materiali qė kam pėrdorur nė kohėn e pyetjeve dhe pėrgjigjeve, e pastaj dhe shėnimet qė kanė dalur qysh nga koha e debatit. Pėr shkak tė interesimit tė treguar lidhur me kėtė temė, ne kemi nxjerrur kėtė letėr sė bashku me dhjetė letrat tjera apologjetike, si dhe kundėrshtimet islamike ndaj kėtij materiali, gjithashtu dhe njė numėr tė 99 Trakteve tė popullarizuara tė sė Vėrtetės nė faqėn e internetit (ju lutemi pėrdornie kėtė si hyrje: http://www.domini.org/debate/home.htm

Ne shpresojmė se ky material nė kėtė faqe interneti se ky debat do tė vazhdojė pėrgjatė tėrė botės dhe ndihmon tė gjallėrojė dialogun qė veēse ka filluar nga debati i  Kembrixhit.

Islami pretendon qė Kurani jo vetėm se ėshtė fjalė e Perėndisė, por se ėshtė zbulimi pėrfundimtar qė i ėshtė dhėnė njerėzimit. Ai vjen nga “nėna e gjithė librave” sipas Surės 43:2-4. Myslimanėt theksojnė se Kurani ėshtė njė kopje fjalė pėr fjalė e zbulimit pėrfundimtar tė Perėndisė e cila ėshtė gjetur nė pllakat origjinale qė kanė ekzistuar gjithnjė nė Qiell. Ata i referohen Surės 85:21-22 ku thotė, “Ja ky ėshtė Kurani i lavdueshėm, (bashkėshkruar ) nė pllakat e ruajtura”. Shkencėtarėt islamikė mbrojnė atė se ky citat i referohet pllakave qė kurrė nuk janė krijuar. Ata besojnė se Kurani ėshtė njė kopje identike e librit intern qiellor, edhe pėr sa i pėrket pikėsimit titujve ndarjes sė kapitujve gjithashtu.

Sipas traditės myslimane, kėto zbulesa  kanė filluar tė zbresin poshtė, sura 17:85,  nė qiellin mė tė ultė nga shtatė qiejt nė muajin e Ramazanit, gjatė natės sė fuqisė sė fatit

(lailat al Qadr; Pfander, 1910:262). Nga kėtu ato i janė zbuluar Muhamedit nė pjesė, si nevojė e ngritur, pėrmes engjėllit Gabriel, Sura 25:32. Nė mėnyrė konstante ēdo shkronjė e ēdo fjalė ėshtė e lirė nga ndikimi njerėzor, ēka i jep Kuranit njė oreol tė autoritetit, madje edhe shenjtėrinė, dhe integritetin e vet.

Shumė perėndimorė kanė pranuar kėto pretendime nga vlerėsimet e myslimanėve. Ata kurrė nuk kanė pasur aftėsi qė tė argumentojnė vėrtetėsinė e tyre, sepse kėto pretendime nuk mund as tė vėrtetohen e as tė mohohen, pėrderisa autoriteti i tyre ka rrjedh nga vetė Kurani (duke shpėrndarė ēdo orvatje tė shtrembėrojnė (nxjerrin) nga faqetė e profecive tė pėrmbushura tė Biblės, Ligjin i Ripėrtrirė 18, Gjoni 14,16 e ndoshta dhe tjera).

Aty shihet edhe njė heshtje lidhur me ēėshtjet e Kuranit e profetėve qė kanė tė bėjnė me pėrgjigjet kundėrshtuese tė drejtuara atyre qė kanė qenė mjaftė tė guximshėm pėr pėrpjekjet nė tė kaluarėn. Fakti ėshtė se pėr njė kohė tė gjatė perėndimorėt kanė qenė tė kėnaqur duke marrė me mend se myslimanėt kanė fakte dhe dėshmi qė tė vėrtetojnė pretendimet e tyre.

Dhe vetėm tani, si shkencėtarėt sekular tė islamit, tė njohur si orientalistė, rishikojnė burimet islamike, ky fakt ka hedhur nė pah ēka sjellė nė pyetje mė tepėr atė qė na ka udhėhequr tė besojmė lidhur me Muhamedin dhe dhe zbulesėn e tij, Kuranin.

Zbulimet e kėtyre shkencėtarėve tregojnė se Kurani nuk i ėshtė zbuluar vetėm njė njeriu, por ėshtė njė pėrmbledhje e redaktimeve tė mėvonshme, ose e botimeve tė formuluara nga njė grup i njerėzve, pėrgjatė njė periudhe prej njėqind vjetėve (Ripin 1985:155; dhe 1990:3,25,60). Me fjalė tjera Kurani tė cilin e lexojmė sot nuk ėshtė ai qė ka ekzistuar nė mesin e shekullit tė shtatė, por ishte mė tepėr si njė produkt i shekullit tetė e nėntė  (Wansbrough 1977:160-163). Ishte nė atė kohė, thonė orientalistėt, pjesėrisht nė shekullin e nėntė qė islami mori identitetin klasik dhe u bė ai qė ėshtė i njohur sot. Nė mėnyrė tė vazhdueshme, faza formuese e islamit, ata ngulmojnė se nuk ishte nė kohėn e Muhamedit por kishte evoluar pėrgjatė njė periudhe prej 200-300 vjetėve (Humphrezs 1991:71,83-89).

Materiali burimor i kėsaj periudhe, sidiqoftė, ėshtė i rrallė. Thelbėsisht tė vetmet burime qė u janė qenė nė dispozicion historianėve ishin burimet myslimane. Pėr mė tepėr, pėrveē Kuranit tė gjithat burimet tjera janė tė vonshme. Para vitit 750 PAS K., ne s’kemi asnjė dokument mysliman tė vėrtetuar qė mund tė na japin njė dritare nė kėtė periudhė formuese tė islamit (Wansbrough, 1978:58-59). Nuk ekziston asgjė qė mund tė vėrtetoj materialin e Traditės Myslimane (kjo ėshtė historia islamike e bazuar nė traditėn e tyre). Dokumnetet e mėvonshme thjeshtė bazohen nė dokumentet e mėherėshme, tė cilat nuk ekzistojnė sot, nėse kanė ekzistuar ndonjėherė (Crone 1987:225-226; Humphreys 1991:73). Kjo periudhė klasike, rreth 800 PAS K.) pėrshkruan peiudhėn e mėherėshme, por nga pikėvėshtrimi i saj, mė tepėr si njė i pjekur, i cili duke shkruar pėr fėmijėrinė e tij do tė mbajė nė mend pjesėt qė i kanė pėlqyer mė tepėr. Nė kėtė mėnyrė, shpjegimi ėshtė ngjyrosur dhe tendencioz, aq sa tė mos mund tė pranohet si autentik nga ana e shkencėtarėve historianė (i referohet studimeve tė Crone mbi problemet e traditės, posaēėrisht ato qė janė varur nga tregimtarėt lokal, nė Tregun e Mekės 1987, fq. 203-230 dhe Skllevėrit nė kuaj (Slaves on Horses, 1980, fq.3-17).

Nė mėnyrė konstante, vija e demarkacionit nė mes asaj qė historianėt do tė pranonin dhe asaj ēka tradita myslimane mbron, po rritet pėr disa  arsye:

Islami, sipas shkencėtarėve ortodoksė myslimanė, jep njė besim tė plotė intervenimit hyjnor pėr kėtė zbulesė. Tradita myslimane, pohon se Allahu ka dėrguar poshtė kėtė zbulesė Muhamedit pėrmes engjėllit Gabriel (Xhebrail) pėrgjatė njė periudhe prej njėzet e dy (610-632 PAS K.), nė tė cilėn kohė shumė ligje dhe tradita tė cilat skicojnė atė qė ne e definojmė si islam ishin formuluar dhe pėrpunuar.

Prapė ėshtė ky skenar nė tė cilin shkencėtarėt historian po ngulin kėmbė sot, ashtu siē ishte parasupozuar se nė fillim tė shekullit tė shtatė, islami, njė religjion i sofistifikimit tė madh, i ligjeve dhe i traditave tė intriguara ishin formuluar nė kulturėn e prapambetur nomade dhe ishte bėrė funksionale  vetėm pėr njėzet e dy vjet.

Hijaz (Arabia qendrore) para kėsaj kohe nuk ishte mirė e njohur nė botėn e civilizuar. Po ashtu dhe traditat e vjetra i referohen kėsaj periudhe siē ėshtė periudha e Jahiliyya’s ( periudha e injorancės, duke pėrfshirė dhe prapambeturinė e saj ). Arabia para Muhamedit nuk kishte njė kulturė tė urbanizuar, as nuk mund tė mburret me njė infrastrukturė tė sofistikuar, duke lėnė mėnjanė skenarin e pikturuar nga traditat e mėvonshme pėr periudhėn e hershme tė islamit (Rippin 1990:3-4). Pra, si u krijua kjo aq shpejt e aq pastėr? Nuk ka asnjė presendencė historike pėr njė skenar tė tillė. Mund tė presim njė shkallė aq tė lartė tė sofostifikimit pėr njė periudhė prej njė ose dy shekujsh, pėr kėtė ishin pėrdorur dhe burime tjera, siē ishin kulturat e fqinjėve prej ligjeve dhe traditave tė tė cilėvejanė huazuar, por sigurisht jo brenda njė ambienti tė josofistikuar shkretinor dhe sigurisht jo brenda njė periudhe  prej mė shumė se 22 vitesh.

Historianėt sekularė nuk mund thjeshtė ta pranojnė pozitėn e vendosur nga traditat e mėvonshme se gjithė kjo ka rrjedh nga zbulimi hyjnor, siē pohojnė ata se e tėrė historia duhet tė pėrbėhet nga faktet historike. Ata janė tė shtyrė tė shtyhen prapa dhe se si e dimė atė qė dimė, prej nga rrjedhin shėnimet dhe dhe a mos qėndrojnė nė njė paanėshmėri ose nė analizė neutrale historike.

Historianėt  janė futur nė njė dilemė. Sipas presupozimeve sekulare tė tyre ata nuk mund ta bazojnė kėrkimin  e tyre nė ekzistencėn e Perėndisė, por ata ende nuk mund tė hudhin poshtė traditat myslimane, tė cilat natyrisht presupozojnė ekzistencėn e Tij, sepse ato ishin mė tė mira dhe pėr kohėn dokumentacionet mė tė vlefėshme. Kjo ėshtė, deri nė kohėt e fundit .

Grupi i ri i historianėve islamikė, siē janė Dr. John Wansbrough, Michael Cok (tė dy nga SOAS), Patricia Crone nga Oxfordi, tash ligjėruese nė Cambridge, Zehuda Nevo nga Universiteti i Jeruzalemit, Andrew Rippin nga Kanada e tė tjerė), pėrderisa ata pranojnė se aty ėshtė njė mister lidhur me ēėshtjen e ndėrhyrjes hyjnore, tash ata po shikojnė mė pėr sė afėrmi nė burimet tjera lidhur me Kuranin qė tė vėrtetojnė ēėshtjet kyqe tė origjinės sė tij. Janė kėto burime tė cilat tash janė duke zbuluar faktin lidhur me shpjegimet alternative lidhur me fillimin e njė religjioni i cili sot pėrfshinė 1/5 e popullsisė botėrore, dhe po rritet mė shpejt se ēdo religjion tjetėr i madh.

Ėshtė puna e  tyre, prandaj, qė unė dua tė shfrytėzoj, qė tė kuptoj mė mirė origjinėn e Kuranit. Janė materialet e tyre, dhe tė tjerėve, tė cilėt  e ndjej se apologjistėt myslimanė duhet tė ballafaqohen seriozisht nė vitet qė vijnė sidomos lidhur me shėnimet e reja qė kanė sjellė nė dyshim serioz shumicėn e pohimeve tė dhėna mė parė nga shkencėtarėt tradicional myslimanė lidhur me librin e tyre tė shenjtė, Kuranin dhe profetin e tyre Muhamedin. Le tė fillojmė me analizėn duke vėshtruar burimet qė ne i dimė lidhur me islamin, profetin e tyre dhe librin e tyre.

B. PROBLEMET ME TRADITAT ISLAME

Nė mėnyrė qė t’i bėjmė kritikė Kuranit ėshtė me rėndėsi qė tė mos dėgjojmė ēfarė interpretuesit thonė sot, por le tė kthehemi qysh nga fillimi, deri te burimet e hershme  tė Kuranit tė cilat i keni nė dispozicion pėr tė gjetur ēelėsin dhe autencitetin e tij. Njė gjė mund tė pohojmė se kjo mund tė jetė e lehtė pėr ta bėrė, sepse ėshtė vetėm njė pjesė e re e literaturės, tė cilat janė paraqitur nė skenė sipas myslimanėve para 1400 vitesh.

1.      B. Burimet

Ēėshtja e burimeve ka qenė njė fushė e diskutimeve pėr sekularėt islamikė, si ēdo studim mbi Kuranin duhet tė fillojė me problemin e burimeve parėsore kundrejt burimeve dytėsore. Burimet parėsore janė ato materiale tė cilat janė mė tė afėrta ose kanė qasje tė drejtpėrdrejtė nė ngjarjen. Burimet dytėsore kanė tė bėjnė me ēdo lloj materiali tė cilat tentojnė tė jenė mė tė fundit dhe nė mėnyrė konsekuente tė varen nga burimet parėsore. Nė islam, burimet parėsore tė cilat i posedojmė datojnė nga vitet 150 – 300, pas ngjarjeve qė i pėrshkruajnė dhe prandaj janė shumė tė largėta nga ngjarja (Nevo 1994108; Wansbrough 1978:119; Crone 1987:204). Pėr kėtė arsye ato janė pėr ēdo qėllim praktik burime dytėsore, pėrderisa mbėshteten nė materialet tjera, shumica e tė cilave mė nuk ekzistojnė. Nė nga kėto burime mė tė mėdha dhe mė tė para ėshtė ajo nga  “Traditat myslimane ose islamike”. Pėr shkak tė rėndėsisė sė traditave myslimane ėshtė ēėshjte kyēe qė ne duhet tė ballafaqohemi sė pari me ato.

Traditat myslimane pėrbėhen nga shkrimet tė cilat janė tė pėrmbledhura nga myslimanėt vonė nė shekullin tetė e dhjetė lidhur me atė se ēka ka thėnė profeti Muhamedi dhe dhe se ēka ka bėrė nė shekullin e shtatė, dhe komentet mbi Kuranin. Ato janė mė tepėr njė trup mė i gjerė i materialeve qė kemi sot lidhur me periudhėn e hershme tė islamit. Ato gjithashtu kanė detaje mė tė gjera se ēdo material tjetėr qė kemi, ēka ato pėrfshijnė, dhe datat gjithashtu, dhe shpjegimet pėr atė ēka ka ndodhur. Ato janė plotėsim i  Kuranit .

Kurani nė vete ėshtė i vėshtirė pėr ta ndjekur, pėrderisa e vė lexuesin nė konfuzion, pėrderisa kalon nga njė tregim nė tjetrin, me njė shpjegim tė mangėt tė prapavijės. Nė kėtė pikė traditat janė tė rėndėsishme sepse plotėsojnė nė detaje tė cilat pėrndryshe do tė humbeshin. Nė disa raste traditat mbulojnė Kuranin, pėr shembull kur Kurani i referohet lutjes tri herė nė ditė, sura 11:114; 17:78-79; 30:17-18 si dhe  24:58), pėrderisa lutja pesė herė nė ditė ėshtė pėrcaktuar nga traditat qė janė adoptuar mė vonė nga myslimanėt (Glasse 1991; 381).

Njė numėr i  llojeve ekziston dhe brenda kėtyre traditave. Shkruesit e tyre nuk ishin vetė autorėt e tyre, por ishin pėrmbledhės, grumbullues, dhe botues tė cilėt mbledhėn nė njė vend informatat qė u “ishin pasuar” atyre dhe i kishin riprodhuar. Ata ishin tė shumtė, por katėr nga ta janė tė konsideruar nga myslimanėt si mė autoritativ nė ēdo lloj, dhe tė cilėt kishin pėrmbledhur materialet nė vitet 750 – 923 PAS K. (ose pėrndryshe 120-290 vite pas vdekjes sė Muhamedit). Ėshtė e vlefshme qė t’i radhisim veprat e tyre sipas datave:

  1. Llogaritė e Siras lidhur me jetėn tradicionale tė profetit, duke pėrfshirė dhe betejat e tij). Sira mė e kuptueshme ka qenė e shkruar nga Ibn Ishaq (ka vdekur nė vitin 765 PAS K.), edhe pse asnjė nga kėto dorėshkrime nuk ekziston sot. Pra, ne jemi tė varur nga Sira e Ibn Hisham (ka vdekur mė 833 PAS K.), e cila supozohet tė jetė e marrur nga ajo e Ibn Isakut, me lejen e tij, sipas hulumtimeve tė Patricia Crone, ai la anash ato fusha, pjesė, tė cilat kanė mundur tė shkaktojnė ofendime, gjithēka qė ai e ka kuptuar si tė neveritėshme, poezitė qė nuk ishin testuar askund tjetėr, si dhe ēėshtjet tė cilat nuk ka mundur t’i pranojė si tė vlefshme (Crone 1980:6).

  2. Hadithet janė me mijėra nė numėr dhe janė tregime tė shkurta (akhbar) mbi atė ēka ka thėnė dhe vepruar profeti, e tė cilat ishin mbledhur nga myslimanėt nė shekullin e nėntė dhe tė dhjetė. Nga gjashtė pėrmbledhjet e famshme tė Haditheve, ato nga al-Bukhari (ka vdekur mė 870, PAS K.) janė konsideruar nga myslimanėt si mė autoritative.

  3. Ta’rikh-et janė histori ose kronologji nga jeta e profetit, mė e njohura ėshtė shkruar nga al-Tabari (ka vdekur mė 923, PAS K.) herėt nė shekullin e dhjetė.

  4. Tafsir-et janė komente ose shpjegime mbi Kuranin, gramatikėn e tij dhe pėrmbajtjen e tij; mė e njohura ėshtė e shkruar gjithashtu nga al-Tabari ( ka vdekur mė 923, PAS K.).

2.      B.  Datat e voneshme

Normalisht, pyetja e parė tė cilėn duhet bėrė ėshtė se pse kėto tradita janė shkruar aq vonė,150 deri 300 vite pas. Ne thjeshtė nuk kemi asnjė “llogari nga komuniteti islamik gjatė 150 viteve (tė fillimit), nė mes tė pushtimeve tė para arabe (nė filim tė shekullit tė shtatė) dhe shfaqjes sė saj, me tregimet sira-maghayi, tė literaturės sė hershme islamike”(afėr fundit tė shekullit tė tetė, Wansbrough 1978:119). Ne do tė prisnim tė gjejmė, ndėrmjet kėtyre 150 vjetėve sė paku mbeturinat e fakteve mbi zhvillimin e religjionit tė vjetėr arab drejt islamit, pėr shembull traditat myslimane; ende ne nuk kemi gjetur asgjė (Nevo 1994:108; Crone 1980:5-8).

Ka edhe myslimanė qė nuk pajtohen, duke pohuar se ka fakte mbi traditat e hershme, posaēėrisht Muwatta nga Malik ibn Anas (i lindur mė 712, PAS K., dhe vdiq mė 795, PAS K.). Norman Calder, nė librin e tij “Studime mbi Jurisprodencėn e hershme myslimane” nuk pajtohet me ekzistimin e kėtyre datave dhe ēėshtjeve tė hershme, si dhe me atė se kėto vepra mund t’i ngarkohen kėtyre autorėve tė lartėpėrmendur. Ai kundėrshton se shumica e teksteve tė cilat i kemi nga kėta autorė tė cekur janė “tekste shkollore”, tė bartura dhe tė zhvilluar nga disa gjenerata dhe duke marrė formėn nė tė cilėn janė pėrshkruar mė pak se vepra tė autorėve specifik tė cilėve u janė veshur. Duke ndjekur pohimin aktual se “ligji i Shafit”, i cili pretendon se ēdo hadith duhet t’i referohet Muhamedit, nuk vjen nė shprehje deri pas vitit 820 PAS K., ai konkludon se pėrshkak se Mudawwana nuk flet mbi autoritetin profetik tė Muhamedit ashtu siē Muwatta cek, por dokumenti i Muwattas ėshtė dokument i vonshėm. Pra, Calderi i pozicionon shkrimet e Muwattas si tė shkruara pas 795 PAS K., ose mė mirė dikur pas atyre tė Mudanawwas tė cilat janė shkruar pas 854, PAS K. Nė fakt Calder e vendos Muwattan madje as nė Arabinė e shekullit tė tetė por nė shekullin e nėntėmbėdhjetė nė Kordobė, Spanjė ( Calder 1993). Nėse ai ėshtė korrekt atėherė ne kemi mbetur me pak fakte lidhur me traditat nga periudha e hershme e islamit.

Humphrey kristalizon kėtė problem kur  thekson, “myslimanėt, duhet tė supozojmė, sigurisht janė kujdesur qė t’i regjistrojnė tė arriturat e tyre spektakulare pėrderisa shoqėritė e emancipuara, tė urbanizuara, nė nivel tė lartė, tė cilat ata i kanė nėnshtruar, vėshtirė mund tė kapin atė se ēka i ka gjetur” (Humphrey 1991: 69). Ende sipas Humphreyt krejt ēka gjejmė nga kjo periudhė janė disa burime tė cilat janė  “ose fragmentare ose prezentojnė njė perspektivė specifike ose ekscentrike”, duke anuluar nė mėnyrė komplete ēdo mundėsi adekuate tė rekonstruktimit tė isamit tė shekullit tė parė (Humphrey 1991:69). Pyetja, prandaj, mund tė formulohet, kėshtu: prej nga kanė marrė materialet e tyre pėrshkruesit e shekullit tė tetė dhe tė nėntė?

Pėrgjigja ėshtė se ne thjeshtė nuk e dimė.”Faktet tona pėr dokumentat prioritare tė vitit 750 PAS K., pėrmbajnė plotėsisht citate tė incizuara nė pėrmbledhjet e vonshme.’’(Humphrey 1991:80). Nė mėnyrė konsekuente ne nuk kemi dėshmi tė lidhura se tradita flet tė vėrtetėn lidhur me jetėn e Muhamedit, apo dhe tė Kuranit (Schacht 1949:143-145). Ne jemi thirrur tė besojmė se kėto dokumente tė shkruara me qindra vite me vonesė se janė tė sakta, edhe pse ne nuk na ėshtė paraqitur  asnjė dėshmi lidhur me vėrtetėsinė e tyre, pėrjasht Isnadit, tė cilat nuk janė aspak mė tė rėndėsishme se listat pretenduese pėr t’i emėruar ata prej tė cilėve kėto tradita orale janė bartur. Madje edhe Isnadit i mungon ēdo lloj dokumentacioni mbėshtetės me tė cilat mund tė vėrtetohet autenciteti i tyre (Humphrey 1991:81-83)!  

2. B. a: Tė shkruarit

Myslimanėt pretendojnė se datat e vonshme tė burimeve parėsore mund t’i  mveshen faktit se tė shkruarit nuk ėshtė pėrdorur nė atė regjion tė vetmuar tė asaj kohe. Ky supozim ėshtė i pa bazė, sepse tė shkruarit nė letėr ka filluar qysh para shekullit tė shtatė. Letra e shkruar ėshtė zbuluar nė shekullin e katėrt dhe mė pastaj ėshtė pėrdorur nė masė tė madhe nė tė gjitha qytetėrimet nė botė. Dinastia e Umayyad  kishte selinė nė ish-Bizantin e Sirisė e jo tė Arabisė. Pėr kėtė njė shoqėri e sofistifikuar tė cilat kishin ministritė nė oborret e Kalifalit, duke vėrtetuar se dorėshkrimet  ishin zhvilluar edhe atje.

Mė tutje na ėshtė thėnė se Arabia, e njohur mė mirė si Hijaz, nė shekullin e shtatė dhe mė herėt ka qenė njė vend tregėtie me karavanet duke udhėtuar nga veriu nė jug dhe mundėsisht nė lindje e perėndim. Pėrderisa faktet tregojnė se tregėtia ishte kryesisht lokale, pėr ēka do tė diskutojmė mė vonė, pėr ēka pėrdoreshin karavanet. Pra si i mbanin shėnimet tregėtarėt? Sigurisht ata nuk kanė mund t’i mbajnė nė mend figurat.

Dhe pėrfundimisht, ne mund tė pyesim si erdhi deri te Kurani kur askush nuk ka qenė i aftė tė shkruajė nė letėr para kėsaj kohe? Myslimanėt thonė se ekziston njė numėr i kodeve tė Kuranit menjėherė pas vdekjes sė Muhamedit, siē janė ato tė Abdulah ibn Mas’ud Abu Musa dhe Ubayyb. Ka’b (Pearson 1986:406). Ēfarė mund tė jenė kėto kode kur nuk ka pasur dokumente tė shkruara. Teksti Uthmanik gjithashtu ėshtė dashur tė shkruhet pėrndryshe nuk do tė ishte tekst! Tė shkruarit ekzistonte dhe atėherė por pėr ndonjė arsye asnjė shėnim nuk ėshtė mbajtur nga ato dokumnte tė supozuara qė i referohen vitit 750 PAS K..

2. B. b: Vjetėrsia

Shkencėtarėt tjerė myslimanė thonė se pėr mungesėn e dokumentacionit tė hershėm duhet tė fajėsohet faktori kohė. Ata besojnė se materiali mbi tė cilin bazohen burimet parėsore janė shkruar ose dezintegruar nė kohė, duke na lėnė vetėm me disa shembuj sot, ose ishin janė grisur gjatė pėrdorimit, ose edhe janė shkatėrruar plotėsisht.

Ky argument ėshtė mė se i dyshimtė. Nė Bibliotekėn Britanike kemi shembuj tė gjerė tė dokumentacioneve tė shkruara nga individėt nė komunitete tė cilat nuk janė larg Arabisė, ato dokumente datojnė qysh para qindra vitesh. Nė ekspozim janė dorėshkrimet e Testamentit tė Ri tė tilla si Codex Syniaticus dhe Codex Alexandrinus, tė cilat tė dyja u shkruan nė shekullin e katėrt, 300 ose 400 vjet para periudhės nė pyetje!  Pse ato nuk janė dezintegruar nga vjetėrsia?

Ky argument ėshtė nė veēanti i dobėt, sidoqoftė, ėshtė kur ne e vėmė nė zbatim nė vetė 400 vite pas vdekjes sė Krishtit, ose midis shekujve tė I-rė dhe tė V-tė. Islami nuk mund tė sigurojė njė dorėshkrim tė vetėm deri nė shekullin e tetė. Nė qoftė se tė krishterėt mund tė mbajnė kaq shumė mijėra dorėshkrime tė lashta, tė gjitha tė shkruara shumė mė pėrpara se shekulli i shtatė, nė  njė kohė kur letra ende nuk ishte shfaqur, duke krijuar varėsinė nė papiruset tė cilat prisheshin apo dezintegroheshin, atėherė dikush pėrpiqet tė kuptojė pse myslimanėt nuk janė nė gjendje tė avancojnė njė dorėshkrim tė vetėm nga kjo periudhė tepėr e vonė, kur supozohet qė ėshtė zbuluar? Kjo nė tė vėrtetė shfaq njė problem pėr argumentin qė Kuranėt e hershėm thjesht u dezintegruan me kohė, ose u shkatėrruan, sepse ata ishin veshur.

2. B. c: Shkrimet

Nė pėrgjigje, myslimanėt pohojnė se ata kanė njė numėr tė kėtyre “redaktimeve Uthamatike,”  kėto kopje origjinale nga shekulli i shtatė ende nė zotėrimin e tyre. Kam dėgjuar myslimanė qė shpallin se gjenden kopje origjinale nė Mekė, nė Kajro dhe pothuajse nė ēdo vendbanim tė lashtė islamik. Shpesh u kam kėrkuar qė tė mė furnizojnė mua me kėto tė dhėna tė cilat do tė konkretizojnė antikitetin e tyre, njė detyrė e cila, datimi, askush nuk ka qenė nė gjendje qė ta bėjė.

Gjenden dy dokumente, sidoqoftė, tė cilat ngrejnė pak besueshmėri, dhe tek tė cilat shumė myslimanė referohen. Kėto janė Dorėshkrimi i Samarkandit, i cili ėshtė i lokalizuar nė Bibliotekėn Sovjetike tė Shtetit, nė Tashkent, Uzbekistan (nė pjesėn veriore tė ish-Bashkimit Sovjetik), dhe dorėshkrimi i Topkapit, i cili mund tė gjendet nė muzeumin e Topkapit nė Stamboll tė Turqisė.

Kėto dy dokumente janė me tė vėrtetė tė vjetra, dhe ka qenė bėrė nė to, nga shkruesit, njė analizė etimologjike dhe paleografike mjaft e bollėshme, si dhe nga ekspertėt nė kaligrafitė arabe, pėr tė justifikuar diskutimin e tyre kėtu.

Dorėshkrimi i Sarmakandit – i marrė nga Gilchrist Jame, al-Quran 1989, fq. 148-150):

Dorėshkrimi i Sarmakandit nuk ėshtė njė dokument i kompletuar. Nė fakt, jashtė 114 sureve tė gjendura nė Kuranet e sotme, vetėm pjesė nga sura 2 dhe 43 janė pėrfshirė. Nga kėto sure shumica e tekstit mungon. Mbishkrimi aktual i teksit tė kodeksit Sarmakand shfaq njė problem tė vėrtetė, pasi ėshtė shumė i parregulltė. Disa faqe janė kopjuar nė rregullsi dhe uniformitet, ndėrsa disa tė tjera janė pothuajse tė palidhura dhe tė paekuilibruara. Nė disa faqe teksti ėshtė tepėr i gjerė, ndėrsa nė faqe tė tjera ėshtė thjeshtazi i mpiksur dhe i pėrbledhur. Me kohė letra arabe KFA ka qenė pėrjashtuar nga teksti, ndėrsa tek tė tjerat jo vetėm qė ėshtė zgjeruar por ėshtė dhe letra dominuese nė tekst. Pėr shkak se kaq shumė faqe tė dorėshkrimeve dallojnė gjerėsisht nga njėra-tjetra, supozimi nė ditėt e sotme ėshtė se kemi njė tekst tė kompozuar, i pėrpiluar nga pjesė tė dorėshkrimeve tė ndryshme (Gilchrist 1989:150).

Gjithashtu renda tekstit ne mund tė gjejmė ndricime artistike midis sureve, zakonisht tė bėra nga grupe tė ngjyrosura reshtash dhe katrorėsh, si edhe 151 tė kuqe, jeshile, blu, medalione portokall. Kėto ndricime kanė detyruar skenaristėt i japin kodeksit njė origjinė tė shekullit tė nėntė, pasi ėshtė pėrgjithėsisht e papėlqyeshme qė zbukurime tė tilla tė kenė shoqėruar njė dorėshkrim Uthmanik tė shekullit tė shtatė tė dėrguar nė provincat e ndryshme (Lings & Safadi 1976:17-20; Gilchrist 1989:151).

Doreshkrimi i Topkapit:

Dorėshkrimi i Topkapit nė Stamboll, Turqi, ėshtė gjithashtu i shkruar nė pergamenė, dhe pa shqiptim. Ashtu si Sarmakand MSS, ai ėshtė plotėsuar me medalione dekorative duke treguar njė moshė tė vonė (Lings & Safadi 1976:17-20).

Myslimanėt shpallin qė kėto tė dyja duhen tė jenė kopjet origjinale, nė qoftė se jo origjinali i pėrpiluar nga Zaid ibn Thabit. Ndėrkohė dikush vetėm ka nevojė ta krahasojė atė me kodeksin Sarmakand pėr tė kuptuar qė ato me shumė siguri nuk mund tė jenė tė dy origjialet Uthmanike. Pėr shembull, kodeksi i Topkapit tė Istanbulit ka 18 vija tek faqja, ndėrsa kodeksi i Sarmakandit nė Tashkent ka vetėn gjysmėn, midis 8 dhe 12 vija nė faqe;  kodeksi i Stambollit ėshtė mbishkruar nė njė mėnyrė shumė formale, fjalėt dhe vijat pothuajse jouniformisht tė jashtėshkruara, ndėrsa teksti i kodeksit Sarmakand shpesh ėshtė i dalė dhe i shtrembėruar nė mėnyrė tė konsiderueshme. Askush nuk mund tė besojė qė tė dyja kėto dorėshkrime ishin kopjuar nga tė njėjtėt skribė.

Analiza e shkrimit:

Ekspertėt nė analizat e dorėshkrimeve pėrdorin tre prova pėr tė siguruar moshėn e tyre. Pėr tė filluar ata provojnė moshėn e letrės nė tė cilėn dorėshkrimi ėshtė shkruar, duke pėrdorur procese kimike tė tilla si karbon-14. Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr dokumente tė veēanta si Kurani. Si i saktė datimi midis +/-20 vite ėshtė e mundshme. Ka qenė njė mbyllje nė vetvete pėr ta pėrdurur atė, sidoqoftė, pėr shkak tė masės sė materialit ka qenė dashur tė shkatėrrohet nė proces (nga 1-3 gram) do tė kėrkonte tė humbej shumė nga dorėshkrimi. Njė formė tjetėr e rafinuar e karbonit –14 e njohur si AMS (Pėrshpejtuesi i Masės sė Skeptometrisė) ėshtė tani i pėrdorur, duke kėrkuar vetėm 0.5 deri 1.0 mg tė materialit pėr testim (Vanderkam 1994:17). Ndėrkohė, pėr t’u datuar asnjė nga kėto dorėshkrime nuk ėshtė testuar nga kjo metodė e avancuar. Ekspertėt gjithashtu studiojnė bojėn e dorėshkrimit dhe pėrbėrjen e saj, duke dalluar se nga ajo ka ardhur, ose nėse ėshtė fshirė dhe ėshtė kopjuar sipėr. Por vjetėrsia e kėtyre dokumenteve do tė ishte e vėshtirė tė pėrcaktohet pėr shkak tė vonshmėrisė sė dokumentit. Kėto probleme janė pėrbėrė nga paarritshmėria e kėtyre dorėshkrimeve pėr kėrkime tė detajuara, pėr shkak tė frikės nga ata qė i ruanin ato.

Kėshtu qė specialistėt duhen tė shkojnė tek shkrimi vetė, pėr tė analizuar nėse dorėshkrimi ėshtė i kohės sė fundit ose i vjetėr. Ky studim njihet mė mirė si paleografi. Stilet e formatit tė letrės ndryshojnė me kohė. Kėto ndryshime kanė prirje qė tė jenė uniforme pasi qė dorėshkrimet ishin shkruar zakonisht nga skribė profesionalė. Kėshtu qė shkrimi drejtohej tė ndiqte lehtė nė pėrshkrimin e marrėveshjeve, vetėm me ndryshime graduale (Vanderkam 1994:16). Nga ekzaminimi, shkrimet me dorė nė tekste tė dhėnat e tė cilave pothuajse janė tė njohura dhe duke vėnė re zhvillimin e tyre nė kohė, paleografi mund t’i krahasojė ato me tekste tė tjera jo tė datuara dhe kėshtu tė sigurojė periudhėn e kohės tė cilės ato i pėrkasin.

Kur ne i drejtojmė tekstin paleografik dy shkrimeve tė Sarmakandit dhe Topkapit ne arrijmė nė disa pėrfundime interesante lidhur me datat e tyre. Ėshtė kjo provė e cila ėshtė duke provuar qė tė jetė argumenti mė serioz  kundėr mundėsisė qė njėri ose tjetri nga kėto dy dorėshkrime mund tė jenė kopjuar, ose “Uthman” ose qė ata ishin madje nė ekzistencė nė shekullin e shtatė.

Shkrimi Kufik:

Ēfarė myslimanėt nuk kuptojnė ėshtė qė kėto dy shkrime janė shkruar nė skenarin e shkrimit kufik, njė skenar qė sipas ekspertėve kuranorė modernė, tė tillė si Martin Lings dhe Yasin Hamid Safadi, nuk u shfaq deri vonė nė shekullin e tetė (790 dhe mė vonė), dhe as qė nuk ėshtė pėrdorur nė Mekė dhe Medinė nė shekullin e shtatė (Lings & Safadi 1976:12-13,17; Gilchrist 1989:145-146; 152-153)

Arsyet pėr kėtė janė pothuajse tė thjeshta. Konsidero:  Shkrimi kufik, nė esencė i njohur si al-Khatt al-Kufi, e merr emrin e tij nga qyteti Kufa nė Irak (Lings & Safadi 1976:17). Duhet tė jetė tepėr e ēuditshme pėr kėtė qė tė jetė shkrimi zyrtar i njė Kurani Arab pasi ėshtė njė shkrim qė e merr emrin e tij nga njė qytet qė ka qenė pushtuar nga arabėt 10-14 vite mė herėt.

Ėshtė e rėndėsishme qė tė shėnojmė sė qyteti i Kufas, qė nė ditėn e sotme ėshtė Iraku, ėshtė njė qytet i cili duhet tė ketė qenė Sassanid ose Persia para asaj kohe (637-8 PAS K.). Kėshtu, ndėrkohė qė arabishtja duhet tė ketė qenė e njohur atje, nuk mund tė ketė qenė gjuha predominuese, lėnė vetėm shkrimin predominues, deri shumė vonė.

Ne nė fakt dimė, qė shkrimi kufik arriti pėrsosjen e tij gjatė fundit tė shekullit tė tetė (150 vjet pas vdekjes sė Muhamedit) dhe pas saj u bė shumė i gjerėsisht i pėrdorur nė gjithė botėn myslimane. Kjo ka kuptim, mbas 750 PAS K., pasi Abbasids kontrolloi islamin, dhe pikėrisht tek sfondi i tyre persian ishin pėrqendruar nė zonat e Kufas dhe Bagdadit. Kėshtu qė ato kanė dashur shkrimin e tyre tė dominojė. Duke qenė vetė tė dominuara nga Umayyads (tė cilėt ishin tė vendosur nė Damask) pėr 100 vite, tani mund tė jetė pothuajse e kuptueshme qė shkrimi arab qė pati origjinėn nė zonėn e tyre tė influencės, tė tillė si shkrimi kufik, do tė mund tė zhvillohej nė atė tė cilėn ne e gjejmė nė kėto dy dokumente tė pėrmendura kėtu.

Pamja e Formatit:

Njė faktor tjetėr qė na drejton tek datat e vona pėr kėto dy dorėshkrime janė formatet nė tė cilat ato janė shkruar. Dikush mund tė vėrejė se pikėrisht tek stėrgjatja e stilit tė shkrimit tė kufik, ata tė dy pėrdorin fletė qė janė mė tė gjera se sa ata janė tė gjatė. Kjo ėshtė e njohur si “pamja e formatit”, njė format i huazuar nga dokumentet e krishtera tė Sirisė dhe Irakut tė shekullit tė tetė dhe tė nėntė. Dorėshkrimet e hershme arabe ishin tė gjitha tė shkruara nė “format tė rregulltė”.

Prandaj kėtu qėndron arsyeja qė tė dy dorėshkrimet, i Topkapit dhe i Sarmakandit, tė cilat ishin shkruar nė shkrimin kufik, dhe pėr shkak se ata pėrdorin pamje tė formatit, nuk mund tė kenė qenė shkruar mė herėt se 150 vjet pas supozimit tė pėrpilimit tė Redaktimit Utmanik; rreth 700 ose 800 PAS K. (Gilchrist 1989:144-147)

Shkrimet ‘’mail’’ dhe ‘’mashk’’

Pra pėr ēfarė mund tė jenė pėrdorur shkrimet nė Hijaz (Arabi) nė atė kohė?  Ne dimė qė atje gjendeshin dy shkrime tė hershme arabe me tė cilat myslimanėt modern nuk janė familjarizuar. Kėto janė shkrimi i al-Ma’il, qė pėrparoi nė Medinė (Lings & Safadi 1976:11; Gilchrist 1989:144-145). Shkrimi i al-Ma’il erdhi nė pėrdorim nė shekullin e shtatė dhe mund tė identifikohet lehtė, pasi ėshtė shkruar nė mospėrfilljen e engjėllit (shiko shembullin nė faqen 16 tė Jam’al-Quran tė Gilchrist 1989). Nė fakt fjala al-Ma’il do tė thotė “duke anuar.”  Ky shkrim mbijetoi pėr mė tepėr se dy shekuj para se tė biente nė mospėrdorim.

Shkirmet mashk gjithashtu i pėrkasin shekullit tė shtatė, por vazhduan tė pėrdoren pėr shumė shekuj. Janė mė tepėr nė formė horizontale dhe mund tė dallohet nga stili i tij i lirė dhe kursiv. (Gilchrist 1989:144)

Nėse Kurani ėshtė pėrpiluar nė kėtė kohė nė shekullin e shtatė, atėherė dikush mund ta ketė pritur pasi qe shkruar ose nė shkrimin e ma’il ose mashq.

Interesante ėshtė qė ne e kemi Kuranin tė shkruar nė shkrimin e Ma’il, dhe konsiderohet qė tė jetė Kurani mė i hershėm nė zotėrimin tonė sot. Ndėrkohė nuk ėshtė gjetur as nė Stamboll ose Tashkent, por ironikisht, qėndron nė Bibliotekėn Britanike nė Londėr (Lings & Safadi 1976:17,20; Gilchrist 1989:16,144). Ka qenė e datuar drejt fundit tė shekullit tė tetė, nga Martin Lings, pėrgjegjėsi i dikurshėm pėr dorėshkrimet nė Bibliotekėn Britanike, i cili vetė ėshtė njė praktikant mysliman.

Prandaj, me ndihmėn e analizave tė shkrimeve, ne jemi mjaft tė qartė qė nuk gjendet ndonjė dorėshkrim i njohur i Kuranit tė cilin e zotėrojmė sot qė daton qė nga shekulli  i shtatė (Gilchrist 1989:147-148,153).

Pėr mė tej, dukshėm tė gjitha fragmentet e shkrimeve kuranore tė cilat ne i zotėrojmė tani nuk datojnė mė herėt se 100 vjet pas kohės sė Muhamedit. Nė librin e saj ‘’Kaligrafia dhe Kultura Islame’’, Annemari Schimmel nėnvizon kėtė pikė kur ajo shpall qė ndaras nga zbulimet e kohėve tė fundit (Kuran) nė Sanaa, “mė tė hershme fragmente tė datuara kthehen pas nė cerekun e parė tė shekullit tetė.”  (Schimmels 1984:4) 

Interesante mbetet qė, kėto Kurane nga Sanna ende mbesin njė mister, pasi qeveria e Jemenit i ka ndaluar gjermanėt qė i zbuluan ato pėr tė botuar gjetjen e tyre. A mund tė jetė kjo njė mundėsi pėr tė zbuluar pėr ēfarė Kuranėt e hershėm mund tė tregojnė?  Ka pasur sugjerime qė shkrimet e kėtyre Kuranėve tė hershėm tė shekullit tė tetė nuk pėrputhen me ato qė i kemi sot. Ne ende presim ta dimė tė gjithė tė vėrtetėn.

Nga provat qė kemi, gjithsesi duket e pamundur qė pjesėt e tė supozuarit Kuran tė kopjuara nė drejtimin e Uthman tė kenė mbijetuar. Me ēfarė ne kemi mbetur ėshtė ndėrhyrja e 150 vjetėve tė cilėn nuk e llogarisim. Sidoqoftė, para se tė vazhdojmė me Kuranin, le tė kthehemi tek gojėdhėnat myslimane dhe tė vazhojmė diskutimin tonė nėse kėto burime tė hershme tė Kuranit mund tė sigurojnė njė vlerėsim tė mjaftueshėm tė autoritetit tė Kuranit. Trupi i gojėdhėnave qė janė tė pėrdorura nė mėnyrė tė gjerė janė Hadithet.

3. B: Besueshmeria

Ka shumė diskutim jo vetėm midis historianėve, por edhe mbrenda islamit gjithashtu, madje edhe sot si dhe besueshmėrisė tė pėrpiluesve tė haditheve.

Ashtu si vėmė re mė herėt, sasia e teksteve tona historike nė islamin e hershėm u pėrpiluan midis viteve 850-950 PAS K. (Humphreys 1991:71). i  gjithė ky material i vonshėm pėrdori kėto pėrpilime si standartin e tyre, ndėrsa materiali i hershėm  thjesht nuk mund tė vėrtetohėt me ndonjė shkallė auteneciteti (Humphreys 1991:71-72). Mund tė ketė qenė atėherė qė gojėdhėnat e hershme nuk u zbuluan mė, dhe kėshtu u lanė qė tė dezintegroheshin ose u shkatėrruan. Ne nuk e dimė. Ēfarė ne dimė ėshtė qė kėta pėrpilues e morėn materialin e tyre nga pėrmbledhje tė pėrpiluara midis Brenda dekadave rreth 800 PAS K., dhe jo nė ndonjė nga dokumentet tė cilat u shkruan nė shekullin e shtatė, dhe sigurisht jo nga Muhamedi dhe miqtė e tij (Humphreys 1991:73; 83; Schacht 1949:143-145;  Goldziher1889-90:72).

Gjithashtu dimė qė shumė nga pėrpilimet e tyre ishin parafrazime tė Akhbars-it tė hershėm (anekdota dhe shprehje) tė cilat ata konsideronin qė ishin tė pranueshme, megjithėse ēfarė kriteri i tyre ishte ėshtė ende njė mister (Humphreys 1991: 83). Tani duket qartė qė nė fillim tė shekullit tė IX “shkollat e ligjit” e bėnė tė mirėfilltė agjendėn e tyre duke shpallur qė doktrina e tyre erdhi si fillim nga shokėt e profetit dhe pastaj nga vetė profeti (Schacht 1949:153-154). Schacht pohon se origjina pėr kėtė ndėrmarje ishte studiuesi al-Shafi’i (vdiq mė 820 PAS K.). Ishte ai qė vuri gisht qė tė gjitha gojėdhanat e ligjit t’i kalonin Muhamedit, nė mėnyrė qė tė ruhej besueshmėria e tyre. Dhe si rezultat masa e madhe e gojėdhėnave ligjore tė kryera nga studiuesit klasik tė ligjit duke evokuar autoritetin e profetit zunė fill qė nga koha e Shafit’it e deri vonė, dhe si pasojė shprehin doktrinat e vjetra irakiane, dhe jo ato nga Arabia e herėshme (Schach 1949:145). Ėshtė kjo agjenda e imponuar nga ēdo studiues i ligjit nė lidhje me zgjedhjen e traditave nė shekujt e IX dhe tė X pėr tė cilat shumė besojnė se bėjnė tė pavlefshėm origjinalitetin e haditheve.

Vansbrough bie dakort me Humphreys dhe Schacht kur ai pohon qė shėnimet e literaturės, megjithėse e prezentojnė veten e tyre si bashėkohore me ngjarjet qė pėrshkruajnė, aktualisht i pėrkasin njė periudhe fare mirė mbas ngjarjeve tė tilla, tė cilėt sugjerojnė qė ata i kanė shkruar mė vonė sipas pikave tė kėndvėshtrimit nė mėnyrė qė t’i pėrshtaten agjendės sė atėhershme (Rippin 1985:155-156). Merrni shembullin e Shi’itit. Agjenda e tyre ėshtė nė tė vėrtet pothuajse transparente ndėrkohė qė ata pohojnė qė 2000 hadithet e vlefshme, pjesa mė e madhe e tyre (1750), rrodhėn nga Aliu, djali i ligjshėm i profetit, tek i cili tė gjithė shitėt shikojnė pėr frymėzim. Njė vėzhguesi tė rastėsishėm kjo i duket mė tepėr e dyshimtė. Nėse premisa pėr autenicitetin e shi’tėve ishte politikisht e pastėrtė atėherė pėrse nuk do tė nxjerrim nė pėrfundim qė e njėjta premisė ishte nė punė, atėherė me pėrpiluesit e tjerė tė traditave?

Pyetja qė duhet tė bėjmė ėshtė nesė gjendet ndonjė “pjesė e sė vėrtetės historike” e cila ėshtė lėnė qė tė pėrdoret nga ne? Schacht dhe Vansbrough janė qė tė dy skeptikė nė kėtė pikė (Schacht dhe Vasbrough 1949:147-149; Vansbrough 1978:119).

Patricia Crone e merr kėtė argument njė hap mė tutje duke debatuar pėr besueshmėrinė e gojėdhėnave qė janė humbur prirjet e tyre nga ēdo pėrpilues individual.

Punėt e pėrpiluesve tė parė si Abu Mikhnaf, Sayf  b.’Umar, ’Avana, Ibn Ishak dhe Ibn al-Kalbi janė shtylla tė mjera tė gojėdhėnave tė pabarabarta qė reflektonin personalitetin e askujt, shkollimin, vendin ose kohėn. Atėherė kemi ngelur me dokumenta qė mbartin pak besueshmėri (Crone 1987:213-215). Madje dhe materialet e hershme na ndihmojnė pak. Magazėt, qė janė historitė e betejave dhe fushatave tė profetit, janė dokumentet mė tė hershme myslimane qė ne zotėrojmė. Ata duhet tė na kenė dhėnė kuptimin mė tė mire tė asaj kohe, ndėrkohė qė na tregojnė shumė pak pėr jetėn e profetit dhe mėsimet e tij. Nė fakt, rastėsisht, askund nė kėto dokumente nuk ėshtė gjendur ndonjė respekt pėr Muhamedin si profet.

4. B: Kundertheniet/Kontradiktat

Njė problem i mėtejshėm me gojėdhėnat janė kontraditat, konfuzioni dhe jo vazhdimėsia ashtu si dhe anomalitė tė cilat janė tė dukshme gjithandej. Pėr shembull Croni pyet, “ēfarė bėjmė ne me shpalljen e Baladhurit qė Kibla (drejtimi i lutjeve) nė xhaminė e parė tė Kufanit ishte drejt perėndimit… qė atje ka kaq shumė fatime, dhe qė “disa herė Aliu shfaqet si vėllai i Muhamedit?  Ėshtė njė gojėdhėnė nė tė cilėn informacioni s’ka kuptim dhe tė drejton askund.” (Crone 1980:12)

Disa autorė shkruan raporte qė kundėrshtonjnė disa raporte tė tjera qė ata vetė i shkruan (Humpreheys 1991:73; Crone 1987:217-218). Al- Tabari, pėr shembull, shpesh jep ndryshime, dhe disa herė duke kundėrshtuar tregimet e incidenteve tė njėjta (Kennedy 1986:362). Pyetja se deri kur al-Tabari e publikoi materialin e tij mbetet ende e hapur. Ai pėrzgjodhi akbhar-et (tregime tė shkurtra) tė cilat ai i pėrdori pėr tė pėrparuar dhe ilustruar temat e pėrgjithshme rreth historisė sė shpalljes sė islamit?

Ibn Ishak na informon qė Muhamedi qėndroi nė njė vakum politik para se tė hynte nė (Medinė), por mė vonė na tregohet qė ai rrėmbeu autoritetin e sunduesve atje (Ibn Hisham 1986: 285, 385,411). Ibn Ishak gjithashtu tregon qė hebrenjtė nė Medinė ishin mbėshtetės tė fqinjėve tė tyre arabė, dhe ndėrkohė ishin tė ngacmuar nga ata (Ibn Hisham ed. 1860:286,372,373,378). Cilėn prej kėtyre tregimeve kontradiktore duhet ta besojmė?  Pasi Croni na tregon, “historitė janė treguar me mospėrfillje tė plotė pėr atė qė situata nė Medinė mund tė ketė apo mos ketė qenė nė faktet historike.” (Crone 1987:218)

Njė tjetėr vėshtirėsi janė tregimet e dukshme kontradiktore tė dhėna nga pėrpilues tė ndryshėm (Rippin 1990:10-11). Shumė variacione kanė mbi njė temė tė pėrbashkėt. Merrni pėr shembull 15 tregime tė ndryshme tė  takimit tė Muhamedit me pėrfaqėsuesit e feve joislamike qė e njihnin atė si profeti i ardhshėm (Crone 1987:219-220). Disa gojėdhėna e vendosin kėtė takim gjatė miturisė sė tij (Ibn Hisham ed. 1860: 107), disa tė tjerė kur ai ishte nėntė ose dymbėdhjetė vjeē (Ibn Sa’d 1960:120), ndėrsa tė tjerė thonė qė ai ishte 25 vjeē nė atė kohė (Ibn Hisham ed. 1860:119). Disa gojėdhėna pohojnė se ai ishte parė nga tė krishterėve etiopianė (Ibn Hisham ed. 1860:107), apo nga hebrenjtė (Abd al-Razzaq 1972:318), ndėrsa disa tė tjerė pohojnė qė ai ishte njė parashikues ose Kahin nė Meka apo nė Ukaz apo nė Dhu’l-Majaz (Ibn Sa’d 1960:166;  Abd al-Razzaq 1972:317; Abu Nu’ayam 1950:95,116f). Crone pėrfundon qė ajo qė ne kemi kėtu nuk ėshtė asgjė mė tepėr se “15 versione tė barabarta tė trilluara tė njė ngjarjeje qė kurrė nuk zuri vend”  (Crone 1987: 220).

Si pasojė ėshtė vėshtirė tė sigurohemi cilat raporte janė origjinale, dhe kush janė ato qė duhen hedhur. Ky ėshtė njė problem qė ngatėrron shumė myslimanė dhe orientalistė madje dhe sot.

5. B: Ngjashmerite

Nė anėn tjetėr, shumė gojėdhėna reflektojnė tė njėjtin material si tė tjerat, duke nėnkuptuar riciklimin e tė njėjtit trup tė dhėnash nėpėrmjet shekujve pa ndonjė referencė se nga erdhėn. Merrni pėr shembull historinė e al-Tabarit pėr jetėn e profetit e cila ėshtė shumė e njėjtė si ajo e Sirės tė Ibn Hisham-it, dhe shumė i njėjtė me librin e tij “Komente mbi Kuranin,” i cili ėshtė i njėjtė me pėrmbledhjen e Haditheve tė Bukharit. Pėr shkak tė ngjashmėrive tė tilla nė njė datė kaq tė vonė,  ata duken sikur drejtohen nė njė pikė tė vetme herėt nė shekullin e nėntė, nga i cili tė gjithė tė tjerėt morėn materialin e tyre (Crone 1983:63).

Kėto materiale, si pasojė krijuan probleme tė gjera pėr historianėt tė cilėt mund t’i konsiderojnė autentike nė qoftė se ka tė dhėna tė vėzhguara tė cilat mund tė vlerėsohen objektivisht qė kanė dalė vetė nga njė burim dytėsor, tė tilla si burimet e para nga tė cilat kėto gojėdhėna u pėrfituan. Ndėrkohė kemi pak ku tė referohemi. Pyetja atėherė duhet tė jetė: a ekzistuan ndonjėherė burimet e para, dhe nė qofte se po, a do tė ishte e mundur tė njiheshin ato, duke pėrdorur materialin dytėsor nė dispozicionin tonė?”

6. B: Riprodhimi

Njė problem tjetėr me kėto tradita ėshtė riprodhimi (Rippin 1990:34). Siē kemi pėrmendur, kėto punime filluan tė shfaqen jo mė herėt se shekulli i tetė (200-300 vjet pas ngjarjes qė ato i referohen). Dhe papritur ato u shumėzuan nga qindra nė mijėra. Pse? Si mund ta shpjegojmė ne riprodhimin?

Merrni pėr shembull vdekjen e Abdllahut, babai i Muhamedit. Pėrpiluesit e mesit tė shekullit tė tetė (Ibn Ishaq dhe Ma’mar) kishin rėnė dakord qė Abdallahu kishte vdekur herėt, duke e lėnė Muhamedin jetim, por ndėr detajet mė specifike tė vdekjes sė tij Perėndia e dinte mė mirė’ (Cook 1983:63).

Mė tej nė shekullin e nėntė duket sikur dihet mė shumė. Vakidi i cili shkroi 50 vjet mė vonė na tregon jo vetėm vdekjen e Abdallahut, por se si ai vdiq, ku vdiq, dhe se sa ishte mosha e tij, dhe vendin ekzakt tė varrimit tė tij. Sipas Majkėll Cook, “ky evolucion nė kursin e njė gjysėm shekulli nga njė pasiguri nė njė shumicė detajesh tė sakta sugjeron qė njė pjesė e madhe e asaj qė Uakidi dinte nuk ishte njohuri.”  (Cook 1983:63-65)  Kjo ėshtė thuajse tipike e Uakidit. Ai ishte gjithmonė i gatshėm pėr tė dhėnė data, lokacione, emra, por jo edhe Ibn Ishak (Crone 1987:224). “Nuk ėshtė pėr t’u habitur, ” Crone kundėrpėrgjigjet, qė studiuesit janė kaq tė dhėnė pas Uakidit: ku mund tė gjejė dikush njė informacion kaq tė mrekullushėm dhe tė saktė pėr gjithēka qė ai dėshiron tė dijė? Por duke parė qė ky informacion ishte i tėri i panjohur pėr Ibn Ishak, vlera e tij ėshtė e dyshimtė nė ekstrem. Dhe nė qoftė se ky informacion i rremė i mbledhur nė kursin e dy gjeneratave midis Ibn Ishak dhe Uakidit, ėshtė e vėshtirė pėr t’iu larguar pėrfundimit qė madje dhe mė shumė duhet tė jetė mbledhur nė tre gjenerata midis profetit dhe Ibn Ishak.” (Crone1987:224)

Si rrjedhojė, pa ndonjė kontrollė tė vėrtetė, ose dėshirė pėr tė prezantuar ndonjė dokumentacion pėrpiluesit u bėnė mė shumė se ēfarė zyra e tyre u lejonte.

Studiuesit myslimanė tė cilėt ishin nė dijeni pėr kėtė shumėzim e justifikojnė atė duke pretenduar qė feja myslimane ishte nė fillimin e vendosjes sė saj nė kėtė kohė. Kėshtu, ishte e natyrshme qė punimet e literaturės do tė fillonin tė shfaqeshin tė shumta nė numėr. Materialet e hershme tė shkruara, ata thonė, nuk i pėrkisnin mė islamit tė ri, dhe si rrjedhojė u hodhėn ose humbėn (Humprehyes 1991:72).

Ndėrsa ka disa besueshmėri nė kėtė teori, dikush mund tė mendojė qė pak nga kėto dokumente mund tė kenė mbetur, tė futura tutje nė ndonjė bibliotekė, ose brenda koleksionit tė ndokujt. Ndėrkohė nuk gjendet asgjė, dhe kjo ėshtė dyshuese.

E njė rėndėsie tė madhe, sidoqoftė, ėshtė nėse “Tekstet Uthmanike Kuranore” (redaktimi pėrfundimtar, qė supozohet tė jetė pėrpiluar nga Zaid ibn Thaib, nė 646-650 PAS K., dhe burimi i Kuranit tonė tė pėrkohshėm) do tė pėrfshiheshin nė kėtė skenar? Pa dyshim do ketė qenė konsideruar tė ketė pasur lidhje, pėrsa kemi pėrmendur mė parė, sipas gojėdhėnave tė gjitha kopjet e tjera ishin djegur nga Kalifi Uthman mbasi, duke e lėnė kėtė tekst, nga i cili 4 kopje u bėnė. Ku janė kėto kopje sot?  Segmentet e dorėshkrimeve mė tė hershme tė Kuranit qė ne zotėrojmė janė tė datuara jo mė herėt se 690-750 PAS K.! (Schimmel 1984:4)  A janė ata tė cilėt e mbajnė kėtė pozitė tė gatshėm pėr tė pranuar qė kėto kopje gjithashtu janė hedhur sepse nuk kishin mė lidhje me islamin e ri?

Pėr mė tej, gėrshetimi i numrit tė madh tė Haditheve qė shfaqen nė shekullin e nėntė krijon njė ēėshjte skepticizmi. Ishte shpallur qė nga mesi i shekullit tė nėntė gjendeshin mbi 600,000 hadithe, ose histori tė hershme mbi profetin. Nė fakt gojėdhėna ka atė qė ato ishin kaq tė shumta nė numėr sa qė Kalifi sundues kėrkoi nga Al Bukhari, studiuesi i njohur, qė tė mblidhte thėniet e vėrteta tė profetit nga tė 600,000-at. Me sa duket, edhe atėherė kishte dyshim pėr vėrtetėsinė e shumė prej kėtyre haditheve.

Bukhari kurrė nuk e shpjegoi kriterin i cili e udhėhoqi nė zgjedhjen e tij, pėrveē popullarizimin e shqiptimeve tė “joreabilitimit” dhe “paqėndrueshmėrisė” (Humprheys 1991:73). Nė fund ai ruan vetėm 7397 nga hadithet, ose mjerisht 1.2%, sidoqoftė duke lejuar pėrsėritjen, totali neto ėshtė 2762, tė mbledhura, ėshtė thėnė, nga 600,000 (A.K.C. 1993:12). Ēfarė kjo do tė thotė, nga 600000 hadithet 592603 nga ato ishin tė rreme, dhe duheshin pastruar. Kėshtu afėrsisht 99% e kėtyre haditheve ishin konsideruar tė rreme. Kjo e kthen besimin nė lypėsi!

Ironikisht ėshtė ky lloj skenari krijon dyshim rreth origjinalitetit pėr ēdo hadith. Si erdhėn kėto 600000 hadithe nė vend tė parė nė qoftė se shumė prej tyre ishin konsideruar tė rreme? A ishin shkruar ndonjė prej tyre? A kemi ndonjė provė tė ekzistencės sė tyre pėrpara kėsaj kohe? Aspak!

Fakti qė ato u materializuan nė kėtė periudhė (nė shekullin IX ose 250 vjet pas ngjarjes sė cilės ato referojnė) dhe vetėm pasi ato ishin refuzuar, duket sikur sugjerojnė qė ato ishin krijuar apo adoptuar nė atė kohė, dhe jo mė herėt. Kėto shpallje tė bėra mė herėt nga Schacht lidhur me nevojėn e pėrpiluesve pėr t’i origjinalizuar ligjet dhe gojėdhėnat e huazuara u bėnė pėr tė gjetur njė lidhje me profetin. Nė nxitimin e tyre ata huazuan shumė tepėr lirisht, tė cilat nė kthim e detyruan Ulamėn qė tė ndalej dhe kanonizonte ato hadithe tė cilat konsideroheshin qė mbėshtesnin agjendėn e tyre.

Kjo na le me problemin se si ata vendosėn se cilat hadithe ishin origjinale dhe cilat jo.

          7. B: Isnadi

Pėr t’iu pėrgjigjur kėtij problemi, studiuesit myslimanė pohojnė qė kuptimi i parė pėr tė zgjedhur midis haditheve tė rreme dhe origjinale ishte njė process i transmetimit gojor i quajtur nė gjuhėn arabe isnad. Kjo pėrmbajtje myslimanne ishte shkenca qė u pėrdor nga Bukhari, Tabari, dhe pėrpiluesė tė tjerė tė shekullit tė nėntė dhe tė dhjetė pėr tė origjinalizuar pėrpilimet e tyre. Pėr tė ditur se kush ishte autori origjinal i hadithve tė shumta nė favor tė tyre, pėrpiluesit siguruan njė listė emrash e cila supozohej qė kthehej tek gjurmėt e autorit nėpėrmjet kohės deri tek vetė profeti. Pėr shkak tė rėndėsisė sė saj pėr diskutimin tonė, kjo shkencė e isnadit ka nevojė tė shpjegohet nė detaje tė gjera:

Qė t’i jepej besueshmėri njė hadithi, njė rrėfenje, njė listė emrash iu bashkangjit ēdo dokumenti e supozuar pėr tė dezinjuar nėpėrmjet kujt hadithi ka kaluar. Ishte njė zinxhir emrash transmetuesish, duke shpallur, unė e mora kėtė nga________ i cili e mori nga________ i cili e mori nga njė shok i profetit. (Rippin 1990:37-39)

Ndėrsa nė perėndim i gjejmė transmetimet gojore tė dyshimta. Ato u zhvilluan fare mirė nė botėn arabe, si mjet pėr tė pėrforcuar njė pjesė tė mirė tė historisė sė tyre. Problemi me transmetimet gojore ėshtė se nga vetė natyra e tyre ato kanė mundėsi tė jenė tė hapura pėr prishje pasi nuk kanė asnjė formulė tė shkruar ose dokument pėr tė vėrtetuar vėrtetėsinė e tyre. Kėshtu mund tė manipulohen lehtė sipas agjendės sė oratorit.

Pėr myslimanėt e hershėm, sidoqoftė, isnadi ishte konsideruar themelor, pasi ai dha nėnshkrimin e atyre nga i cili dokumenti erdhi. Qėllimi ynė ėshtė se si mund tė dimė nėse emrat ishin origjinalė?  A tha me tė vėrtetė personi tė cilit isnadi i ishte besuar ēfarė i ėshtė besuar pėr tė thėnė?

Njė pėrpilues, pėr tė fituar besueshmėri pėr shkrimet e tij, do tė rreshtonte individė tė njohur historikisht nė isnadin e tij, e ngjashme me zakonin qė ne pėrdorim sot duke kėrkuar individė tė denjė pėr tė shkruar parathėnie nė librat tanė. Sa mė e gjatė lista, brenda zinxhirit, aq mė e madhe besueshmėria. Por ndryshe nga ata qė shkruajnė parathėnie sot, pėrpiluesit e shekullit tė nėntė nuk kishin dokumentacion pėr tė provuar qė burimet e tyre ishin origjinale. Ata individė emrat e tė cilėve ata huazuan kishin kohė qė kishin vdekur, dhe nuk mund tė garantonin atė ēfarė kishin thėnė.

Si pėr kurreshtje, “isnad kishte pėr tendencė qė tė rritej nė tė kaluarėn’’. Nė disa tekste tė veēanta njė shpallje do tė gjendet drejtuar njė kalifi tė dinastisė sė Umayyad-it, pėr shembull, ose e kundėrta, si nė rastin e disa aforizmave legale, diku, e njėjta shpallje do tė gjendet nė formėn e raportit tė hadithit me dokumente tė plota isnadesh qė tė kthejnė tek Muhamedi ose njė nga shokėt e tij.” (Rippin 1990:38)

Prandaj duket mė tepėr sikur isnadet ishin pėrdorur pėr t’i dhėnė autoritet ndonjė   hadithi tė veēantė tė cilat “qartėsisht janė tė pėrqendruara nė ēėshjtet e interesit tė komunitetit nė gjeneratat pas Muhamedit por tė cilat kanė qenė vendosur si kornizė  si parashikime tė bėra nga ai.” ( Rippin 1990:38)  Kėto isnade dhe hadithet tė cilat ata supozueshėm i origjinalizojnė mjerisht dėshmojnė se ēfarė pasardhėsit zgjodhėn tė besonin nė vend tė asaj se ēfarė mund tė gjykohej si fakt historik, qė nė kthim dobėson atė tė cilėn ata kėrkuan ta komunikonin (Crone 1987:214).

Ėshtė tepėr e dukshme, se si isnadėt nė vend qė tė vėrtetojnė dhe mbėshtesin materialin qė ne e gjejmė nė gojėdhėnat myslimane, shfaqin njė problem mė tė madh. Ne kemi ngelur me realizimin qė pa ndonjė transmetim tė vazhdueshėm midis shekullit tė shtatė dhe tė tetė, gojėdhėnat mund tė jenė konsideruar vetėm si njė hije e shekullit tė nėntė dhe tė dhjetė dhe asgjė mė tepėr.

Ēfarė ėshtė mė tepėr, shkenca e isnadit, e cila vendos pėr origjinalizimin e shumė isnadeve fillojė vetėm nė shekullin e dhjetė, shumė kohė pasi isnadet qė ishin nė pyetje u pėrpiluan (Humphryes 1991:81), dhe kėshtu kanė lidhje pėr diskutimin tonė. Si rrjedhojė, pėr shkak se ėshtė njė shkencė kaq e pasaktė, ‘’rregulli i gishtit’’ pėr shumė historianė sot ėshtė: sa mė e gjatė lista, qė pėrfshin emrat e historianėve mė tė njohur, aq mė dyshues ėshtė origjinaliteti i tij. Ne kurrė nuk do ta dimė, nėse emrat e radhitur nė isnadet dhanė ose morėn informacionin mė tė cilin ata ishin besuar.

          8. B: Historite e treguara/Tregimet

Ndoshta argumenti mė i madh kundėr pėrdorimit tė gojėdhėnave myslimane si njė burim ėshtė problemi i transmetimit. Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė argument ne kemi nevojė tė gėrmojmė nė qindra vjet para Ibn Ishak (765 PAS K.), dhe pas vdekjes sė Muhamedit (632 PAS K.), qė kurse mėsuesit myslimanė nga tė cilėt morėm biografinė e Muhamedit nuk ishin depozituesit e mirėfilltė tė kujtesės sė gojėdhėnavė tė profetit.” (Crone 1980:5)

Sipas Patricia Crone, dhe njė kėrkuesi danez nė fushėm e burimeve tė kriticizmit, sėrish ne dimė pak rreth materialit origjinal, pasi gojėdhėnat janė rimprehur nga njė rritje e treguesve tė historive nė njė periudhė tė njė shekulli e gjysėm (Crone 1980:3). Kėta tregues historish ishin quajtur kussas. Ėshtė besuar qė ata kanė pėrpiluar historitė e tyre duke pėrdorur modele tė legjendave biblike tė cilat ishin pothuajse tė popullarizuara nė dhe rreth botės bizantine nė atė kohė, ashtu si dhe historitė mė origjinė iraniane. Nga historitė e tyre ata rritėn njė literaturė tė cilat i pėrkasin novelave historike mė tepėr se sa historisė (Levi Della Vida 1934:441)

Brenda kėtyre historive ishin shembuj tė materialeve tė cilat ishin transmetuar nga gojėdhėna gojore me gjenerata pėrpara se ato tė shkruheshin. Ato ishin tė dy llojeve: Mutauatir (material i dorėzuar nė mėnyrė tė njėpasnjėshme) dhe Mashhur (material qė ishte i njohur mirė ose i njohur nė mėnyrė tė gjerė) (Uelch 1991:361).

Patricia Crone nė librin e saj: ‘’Tregtia e Mekės dhe ngritja e islamit’’, pohon qė shumica e asaj qė pėrpiluesit e vonshėm morėn erdhi nga kėta rrėfimtarė historish (kussas) qė ishin tradicionalisht magazinat e vėrteta tė historisė:

…na ishin njėherė treguesit e historisė qė krijonin gojėdhėna (traditėn) myslimane. Gojėdhėnat (traditat) historike tė zėshme, pėr tė cilat ėshtė supozuar tė kenė shtuar legjendat e tyre, thjesht nuk ekziston. Kjo ėshtė pėr shkak se treguesit e historive luajtėn njė rol vendimtar nė formimin e gojėdhėnės qė gjendet kaq pak histori nė tė. Pasi njė tregimtar u ndoq nga njė tjetėr, rimbledhja e sė kaluarės ishte reduktuar nė njė grup tė pėrbashkėt historish, temash, motivesh qė mund tė kombinohen dhe rikombinohen nė njė bollshmėri tė dukshme tregimesh faktike. Ēdo kombinim dhe rikombinim do tė gjeneronte detale tė reja, dhe si informacion i rremė i mbledhur, informacioni i pastėr do tė humbte. Nė mungesėn e njė gojėdhėne alternative, studiuesit e hershėm ishin tė detyruar tė bazoheshin nė rrėfimet e treguesve historikė, si Ibn Ishak, Uaqidi dhe historianė tė tjerė. Kėta tregues, pėr shkak se u bazuan nė tė njėjtin repertor tė rrėfimeve ata tė gjithė thanė gjėra tė njėjta. (Crone 1987:225)

Pėr shkak se tregimet e hershme tė shkruara tė jetės sė Muhamedit nuk ishin shkruar deri vonė nė periudhėn e Umayyidit (750 PAS K.), “gojėdhėna fetare e islamit,” Crone beson, “ėshtė kėshtu njė monument drejt shkatėrrimit sesa ruajtjes sė kaluarės,” (Crone 1980:7) dhe “ėshtė kjo traditė ku informacioni nuk ka kuptim dhe nuk tė drejton askund.” (Crone 1980:12) Prandaj, kėtu qėndron tė arsyetojmė qė gojėdhėna myslimane thjesht nuk ėshtė e denjė pėr besueshmėri pasi ajo ka shumė tepėr ecuri gjatė rrjedhės sė transmetimit nga njė gjeneratė tek tjetra. Nė fakt, ne mundemi mė sė miri tė pėrsėrisim cfarė ne pothuajse kemi shpallur: gojėdhėnat janė pėrkatėse vetėm kur ato flasin pėr periudhėn kur ato ishin shkruar, dhe asgjė mė tepėr.

Gjenden kaq shumė vėshtirėsi nė gojėdhėnat: tė dhėnat e vona pėr doracakėt e hershėm, humbja e besueshmėrisė pikėrisht nė agjendat e vjetra, dhe kontradiktat tė cilat janė tė dukshme kur dikush i lexon ato, ashtu si dhe shumimi drejt redaktimit agresiv nga treguesit-historikė, dhe shkenca joekzakte e isnadit e pėrdorur pėr vėrtetim. A nuk ėshtė pėr t’u habitur qė historianėt, ndėrsa detyroheshin pėr t’ju referuar materialit tė paraqitur nga gojėdhėna myslimane (pėr shkak tė masės sė saj dhe qėllimit), preferojnė tė gjejnė shpjegime alternative ndaj ideve dhe teorive tradicionale tė pranuara, ndėrsa duke kėrkonin diku tjetėr pėr burim materiali tė mėtejshėm?

Duke iu referuar mė herėt Kuranit, ka kuptim qė tė kthehemi tek ai, pasi gjenden shumė studiues myslimanė tė cilėt shpallin qė ėshtė vetė Kurani ai cili na sjellė te burimi mė i mirė pėr autoritetin e tij, dhe jo gojėdhėnat.

 

C. KRITIKE E BRENDSHME E KURANIT

Ndėrsa myslimanėt mbajnė njė shikim tė lartė pėr tė gjitha Shkrimet, duke pėrfshirė Besėlidhjen e Vjetėr dhe tė Ri, ata kėrkojnė njė pozitė supreme dhe tė veēantė pėr Kuranin, duke shpallur ngjitjen e tij mbi tė gjitha shkrimet, pėr shkak se, sipas tyre, nė fillim, nuk ishte shkruar kurrė nga njeriu dhe kėshtu kurrė nuk ishte infektuar me mendimet ose stilet e njeriut. Pėr arsye si kjo shpesh ėshtė referuar si “Nėna e Librave” (e marrė nga sura 43:3-4).

          1. C: Berja e Kuranit

Myslimanėt deklarojnė se superioriteti i Kuranit mbi tė gjitha zbulesat e tjera ėshtė pikėrisht nė strukturėn e tij tė sofistikuar dhe nė stilin e tij prozaik elokuent. Ata citojnė nga suret 10:37-38, 2:23, ose 17:88, tė cilat thonė:

“A do tė thonė ata Muhamedi e harroi atė?’ Pėrgjigju: Sillni atje – para njė kapitulli tė ngjashėm me tė, dhe thėrrisni kė tė mundni nė ndihmėn tuaj, pėrkrah Allahut, nėse ju flisni tė vėrtetėn.’’ Kjo mburrje ėshtė imituar nė hadithe (Mishkat III, fq. 664), e cila thotė: Kurani ėshtė mrekullia mė e madhe midis mrekullive tė botės…  Ky libėr ėshtė i dyti, i askujt nė botė, sipas vendimit pėrfundimtar tė njerėzve tė mėsuar pėr diksion, stil, retorikė, mendime dhe ligje tė shėndosha dhe rregullat pėrcaktuese tė fateve tė njerėzimit.”

         1. C. a: Pa-imituesheria

Myslimanėt pėrfundojnė qė ndėrsa nuk ka asnjė literaturė tė barasvlefshme nė ekzistencė, kjo provon qė Kurani ėshtė njė mrekulli e ardhur, e zbritur poshtė nga Perėndia, dhe jo thjesht e shkruar nga njė njeri i vetėm. Ėshtė kjo paimitueshmėri (veēanti) e quajtur I’jaz nė arabisht, tė cilėn myslimanėt besojnė qė provon autoritetin e tij hyjnor dhe kėshtu statusin e tij si njė mrekulli, dhe konfirmon rolin e Muhamedit ashtu si dhe vėrtetėsinė e islamit (Rippin 1990:26).

Ndėrkohė Kurani vetė shfaq dyshime pėrsa i pėrket formulimit tė tij tė rrjedhshėm, dhe sigurisht krijon dyshime nė lidhje me paimitueshmėrinė e tij. Nė fakt ne dimė qė nuk ishte deri nė fund tė shekullit tė tetė ideja e paimitueshmėrisė kur mori shprehjen mė tė plotė tė saj, kryesisht nė pėrgjigje tė shkrimeve diskutuese tė krishtera tė asaj kohe (Rippin 1990:26).

Gjenden disa myslimanė tė cilėt pėrpiqen tė kuptojnė nėse pyetja e paimitueshmėrisė ėshtė nė pėrgjithėsi e pėrshtatshme pėr Kuranin. C.G. Pfander, studiues mbi islamin, na tregoi mė 1835 qė, “Nuk ka ndonjė kuptim, dhe ėshtė njė opinion prejudikuesve arabė se stili letrar i Kuranit ėshtė superior kundrejt gjithė librave ne gjuhė arabe. Ka shumė dyshime nėse elokuenca dhe poetika e tejkalon Mu’allaqat-in nga Imraul Quais, ose Maqamat-in e Haririt, megjithėse nė tokėn myslimane pak njerėz kanė kurajo pėr tė shprehur njė opinion tė tillė.” (Pfander 1835:264)

Pfander shtjellon duke krahasuar Kuranin me Biblėn. Ai shpall, “Kur ne lexojmė Besėlidhjen e Vjetėr nga origjinali, nė hebraisht, shumė studiuesė u pėrfundojnė se elokuenca e Isaisė, e Ligjit tė Ripėrtėrirė dhe e shumė psalmeve, si shembuj, ėshtė mė e madhe sesa cilado nga pjesėt e Kuranit. Me vėshtirėsi ndonjė nga myslimanėt mund tė mohojė kėtė, dhe ndoshta asnjė mysliman qė njeh mirė arabishten dhe hebraishten mund tė jetė nė gjendje tė mohojė atė.” (Pfander 1835:266)

            1. C. b: Dobesite strukturore te Kuranit

Njė krahasim me Biblėn, sjell nė dritė probleme tė tjera, kur dikush qė ėshtė i familjarizuar me Biblėn, fillon tė lexojė Kuranin, ėshtė menjėherė e dukshme qė Kurani ėshtė njė lloj literature krejtėsisht ndryshe, pavarėsisht nga meritat e tij poetike.

Ndėrsa Bibla pėrmban shumė tregime historike, Kurani pėrmban shumė pak. Ndėrsa Bibla del jashtė rrugės sė saj pėr tė shpjeguar terminologjitė dhe territoret qė nuk janė familjare me tė, kurse Kurani qėndron i heshtur pėr to. Nė fakt struktura e vėrtetė e Biblės, qė konsiston nė njė bibliotekė prej 66 librash, e shkruar nė njė periudhė prej 1500 vjetėsh zbulon qė ajo ėshtė e radhitur sipas kronologjisė, subjektit dhe temės. Kurani nė krahun tjetėr, lexohet mė tepėr si njė pėrzierje dhe koleksion konfuz i shpalljve dhe i ideve, shumė prej tė cilave mbartin pak lidhje me kapitujt dhe vargjet qė vijojnė. Shumė studiuesė veēojnė qė Kurani ėshtė kaq i pėshtjellė nė pėrbėrjen e tij saqė kėrkon dedikimin mė tė madh tė dikujt qė tė depėrtojė nė tė.

Studiuesi i hershėm gjerman Salomon Reichnach nė analizat e tij tė rrepta shpall qė: “ Nga pikėpamja e literaturės, Kurani ka pak merita. Recitimet, pėrsėritjet, sjellja prej fėmije, mungesa e llogjikės dhe zbulimet koherente tė lexuesit tė papėrgatitur nė ēdo faqe, ėshtė poshtėruese pėr inteligjencėn njerėzore tė mendojė qė kjo literaturė mediokre tė ketė qenė subjekt i komenteve tė panumėrta, dhe qė miliona njerėz janė duke harxhuar ende kohė duke e pėrvetėsuar atė.“ (Reinach 1932:176)

Nė njė frymė tė tillė, enciklopedia e McClintock dhe e Strong-ut tregon qė:

“Ēėshtja e Kuranit ėshte jashtėzakonisht jokoherente dhe moralizuese, libri duket qartė qė ėshtė shkruar pa rregull llogjik tė mendimeve madje si i tėrė ose pjesė-pjesė. Kjo arsyetohet me parregullsinė dhe mėnyrėn e rastėsishme me anė tė sė cilės thuhet qė libri ėshtė dhėnė. (McClintock and Strong 1981:151)”

         1. C. c: Defektet letrare

Madje dhe myslimani i hershėm, studiuesi Dashti, ankohet pėr defektet e Kuranit, duke thėnė: ‘‘Fatkeqėsisht Kurani ėshtė redaktuar keq; pėrmbajtjet e tij janė parapėrgatitje tė topitura.”  Ai arrin nė rezultatin qė, “tė gjithė studentėt e Kuranit habiten pėrse redaktuesit nuk kanė pėrdorur metodat logjike dhe natyrale pėr tė vėnė njė rregull tė zbulesave sipas datave, qėkur kopja e tekstit tė Ali ibn Taleb humbi.” (Dashti 1985:28)

Nė leximin e sureve tė Kuranit dikush shpejt mund tė kuptojė qė ky nuk ėshtė sipas kronologjisė. Sipas traditės kapitujt mė tė gjatė qė nė fillim  janė ata qė janė shkruar mė vonė, dhe kapitujt mė tė shkurtėr qė gjenden nė fund konsiderohen mė tė vjetrit. Ende e njėjta traditė na tregon qė janė disa sure tė cilat pėrmbajnė brenda tyre zbulesa tė hershme apo tė vona.

Njė problem tjetėr ėshtė ai i pėrsėritjes. Na ėshtė treguar qė Kurani ishte i supozuar qė tė mbahej mend nga ata qė ishin analfabetė dhe tė pashkolluar. Prandaj ėshtė pėrfshirė nė njė princip, nė njė pėrsėritje tė pafund tė tė njėjtit material (Morey 1992:113). E gjithė kjo tė drejton nė njė ngatėrresė tė mirėfilltė pėr lexuesin fillestar, dhe duket qė na drejton nė njė stil qė tė kujton tregimtarėt e pėrmendur mė sipėr. Kurani ka vėshtirėsi tė tjera qė i pėrkasin literaturės sė tij. “ Rėndėsia e subjektit brenda kapitujve individualė hidhet nga njė temė tek tjetra, me dyfishime dhe parregullsi tė dukshme nė gramatikė, ligje dhe teologji tė bollshme” ( Rippin 1990:23 ). Gjuha qė ėshtė pėrdorur ėshtė semi-poetike, ndėrsa gramatika, e lėnė pas dore, ėshtė kaq eliptike dhe shpesh e turbulltė dhe e dyshimtė. Ka mosmarrėveshje gramatikore (p.sh. pėrdorimi i foljeve nė shumės tė shoqėruara me subjektet nė njėjės), dhe variacione nė trajtimin e gjinisė sė emrave (p.sh. shiko suret 2:177; 3:59; 4:162; 5:69; 7: 160; 63:10) (Rippin 1990: 28). Shumė herė tek fjalitė mungojnė foljet. Dhe supozohet qė lexuesi ėshtė mirė i informuar.  Ka pak shpjegime dhe si pasojė ėshtė vėshtirė tė lexohet.

Nuk ka vetėm probleme strukturore. Patricia Crone na tregon qė, “midis grupeve tė rreshtave ndarje tė parėndėsishme janė papritur tė shpeshta. Zoti paraqitet nė vetėn e parė dhe tė tretė nė tė njėjtėn fjali. Mund tė ketė lėnie pas dore, tė cilat nėse nuk bėhen mirė me anė tė interpretimit, e bėjnė kuptimin tė pakapshėm.” (Cook 1983:68)

Nė pėrgjigje tė kėtyre akuzave, teolog-gramatikani al-Rummani (ka vdekur mė 996, PAS K.) argumenton qė elipset dhe parregullsitė gramatikore ishin me tė vėrtetė sajime retorike pozitive sesa njė evidencė e shkrimeve tė ngutura apo tė pakujdeshme (Rippin 1990:27)

Nuk ka pasur aspak synime nga jomyslimanėt pėr tė hedhur poshtė kontestimin e mėsipėrm pėr tė shfaqur arsyen e vėrtetė pėr kėtė parregullsi. Al-Kindi njė diskutues i krishterė i punėsuar nė gjygjin e Chaliphal, ka diskutuar me myslimanėt mė herėt, nė 830 PAS K. (pas kėsaj, besoj, ishte kanonizimi i Kuranit). Ai dukej se kuptonte planet e myslimanėve nė atė kohė. Duke pėrkrahur shpalljen me anė tė myslimanėve qė Kurani vetė ishte prova pėr frymėzimin e tij hyjnor ai pėrgjigjet duke thėnė: ‘’Rezultati i gjithė kėsaj (procesi me anė tė tė cilit Kurani u shfaq) ėshtė i dukshėm tek ju tė cilėt i keni lexuar shkrimet dhe shikoni se si nė librin tuaj historitė janė marrė sė bashku dhe janė pėrzierė; njė evidencė qė shumė duar tė ndryshme kanė punuar nė tė, dhe kanė shkaktuar ērregullime, duk shtuar ose hequr atė ēfarė ata kanė pėlqyer ose nuk e kanė pėlqyer. Tė tilla janė tani kushte e zbulesės tė ardhur nga qielli?” (Muir 1882:18-19,28).

Nė mėnyrė interesante, shpallja e Al-Kindit nė shekullin e nėntė, bie dakort me konkluzionin e Wansbrough, pas 1100 vjetėsh mė vonė, tė dy duke thėnė Kurani ėshtė rezultat i njė pėrpilimi tė rastėsishėm nga redaktuesit e mėvonshėm tė njė shekulli apo mė vonė pas ngjarjeve kuranike. (Wansbrough 1977:51).

         1. C. d:  Gjithanesia

Njė tjetėr vėshtirėsi me Kuranin ėshtė qėllimi i tij. Disa vargje tregojnė qė ėshtė njė libėr vetėm pėr arabėt (Sura 14:4; 42:7; 43:3; 46:12), ndėrsa vargje tė tjera thonė qė ėshtė njė zbulesė pėr tė gjithė njerėzit dhe pėr tė gjitha kohėt (Sura 34:28; 33:40). A erdhi ky aplikim universal mė vonė, qė ndodhi pas ardhjes sė islamit nė vendet tjera tė huaja, dhe midis njerėzve tė huaj? Nėse ėshtė kėshtu, lind dyshimi pėrmbi riaftėsimin e tij si njė burim i hershėm.

           1. C. e: Nderprerja

Nė Kuran ka gjithashtu raste tė qarta tė ndėrprerjes. Njė shembull qė Michael Cook na tregon qė ėshtė gjendur nė surėN 53, ku  “ teksti themelor konsiston nė vargjet e shkurėtra tė njėtrajtshme nė njė stil frymėzues, por qė nė dy vende ėshtė ndėrprerė nga njė prozaik (i paimagjinuar) dhe fjalėshumėsie (proliksiteti: fjalė tė gjata dhe tė mėrzitshme) pėrforcimi i tė cilit nga stili ėshtė pothuajse jashtė vendit.” (Cook 1983:69) A thua vjen kjo gjė nga i njėjti burim, dhe a thua i pėrkasin kėsaj sureje?

Njė pjesė tjetėr domethėnėse ėshtė shpeshmėria me tė cilėn gjejmė versionet alternative tė tė njėjtave pasazheve nė pjesė tė ndryshmė tė Kuranit. E njėjta histori mund tė gjendet e pėrsėritur nė variante tė vogla nė sure tė ndryshme. Kur tė vendosura njė pėr njė kėto versione tė ndryshme shpesh tregojnė tė njėjtin variant qė dikush mund tė gjejė midis versioneve paralele tė traditės gojore. (Cook 1983:69). Pėrsėri ne pėrballemi me njė tjetėr shembull tė njė libri tė shkruar nga mė shumė se njė autor, por nga njė libėr  i pėrpiluar mė vonė nga njė numėr individėsh. Ky problem bėhet mė i qartė kur ne shohim disa data tė supozuara “biblike” tė cilat i gjejmė nė Kuran.

           2. C: Burimet e talmudike ne Kuran

Shumė mundėsi hutimesh janė pėr tė krishterėt kur marrin tė lexojnė Kuranin pėr historitė biblike tė shumta qė kanė pak ngjashmėri me ato tė Biblės. Historitė kuranore pėrfshijnė shumė shtrembėrime, amendamente, dhe disa shtime tė ēuditshme tė historive tė njohura qė ne dimė dhe kemi mėsuar. Kėshtu pra nga erdhėn kėto histori, nėse s’kanė ardhur nga shkrimet e mėhershme?

Pėr fatin e mirė ne kemi literaturė tė shumtė tė apokrife tė hebrenjėve (pjesė tė shumta nga Talmudi), datuar qė nga shekulli i dytė, PAS K., me tė cilat mund t’i krahasojmė shumė prej kėtyre historive. Ne gjejmė ngjashmėri tė ēuditshme midis fabulave dhe tregimeve tė njerėzve, dhe historive qė rinumėrohen nė Kuran. (shiko:materialet e Talmudit tė marra nga Feinburg 1993:1162-1163).

Shkrimet e talmudit u pėrzienė nė shekullin e dytė PAS K., nga ligjet gojore (Mishnah) dhe traditat e atyre ligjeve (Gemara). Kėto ligje dhe tradita ishin krijuar pėr t’ju pėrshtatur ligjeve tė Moisiut (Torah) me ndryshimin e kohėve. Ato gjithashtu pėrfshinin interpretimet dhe diskutimet e ligjeve (tė Halakhah dhe Haggadah etj.) shumė hebrenjėve nuk i konsiderojnė shkrimet e Talmudit autoritare, por ta i lexojnė ato pa pasur interes pėr dritėn qė ato shkaktojnė pėr kohėt nė tė cilėn u shkruan.

Pra si ndodhi qė kėto shkrime hebreje joautoritare tė Talmudit u pėrfshinė nė Kuran. Midis shekullit tė shtatė dhe tė nėntė shumė komunitete hebreje mund tė gjendeshin nė Gadishullin Arabik (tė njohura si Hijaz). Ato ishin pjesė e diasporės qė kishte ikur nga Palestina pas shkatėrrimit tė Jeruzalemit mė 70 PAS K. njė numėr i madh i kėtyre hebrenjėve u drejtuan nga kėto shkrime tė Talmudit tė cilat ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi. Ēdo brez e zbukuronte rėndėsinė, ose me kohė e bashkonte folklorin lokal, kėshtu qė ishte e vėshtirė tė dihej se ēfarė historitė origjinale pėrmbanin. Kishte dhe nga ata qė midis hebrenjėve besonin qė kėto shkrime tė Talmudit kanė qenė shtuar “pllakave tė ruajtura” (Dhjetė Urdhėresave, dhe nė Torah tė cilat mbaheshin nė Arkėn e Besėlidhjes), dhe besohej qė ishin replika tė librit qiellor (Feinburg 1993:1163)

Disa studiues besojnė se qėkur mė vonė pėrpiluesit e islamit erdhėn nė skenė, nga shekulli i tetė deri nė shekullin e nėntė, ata e shtuan kėtė pjesė tė literaturės materialeve tė Kuranit. Prandaj nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė njė numėr i kėtyre traditave tė hebrenjėve u pranuan pa qėllim nga redaktuesit e mėvonshėm, dhe u bėnė pjesė nė shkrimet e shenjta tė islamit. Gjenden pothuajse pak histori qė e kanė rrėnjėn e tyre nė shekullin e dytė tė literaturės apokrife hebreje. Do shikojmė kėtu vetėm tri prej tyre, dhe pastaj tė pėrmendim tė tjera nė fund tė kėtij seksioni:

           2. C. a: Historia e Abelit dhe Kainit

Kjo histori (gjendet nė sura 5:30-32) fillon pothuajse ashtu siē ėshtė pėrmendur nė Bibėl me Kainin qė vret vėllanė e tij Abelin (megjithėse ata nuk pėrmenden me emra nė Kuran). Qysh nė ajetin 31, pasi Kaini e therr Abelin, historia ndryshon dhe nuk vazhdon mė sipas Biblės. Nga mund tė ketė ardhur ky tregim i Kuranit?  Ėshtė ky njė shėnim historik qė ka qenė i panjohur pėr shkruesit e Biblės?

Nė tė vėrtetė, burimi pėr kėtė pjesė u skicua shumė kohė pasi Besėlidhja e Vjetėr u kanonizua, dhe pasi Besėlidhja e Re u shkrua. Nė fakt ka tri burime prej tė cilave ky tregim mund tė jetė marrė: Targumi i Jonathan-ben-Uzziah; Targumi i Jeruzalemit, dhe libri i quajtur Pirke-Rabbi Eleazar (Shrrosh 1988:144). Tė tre kėto dokumente janė shkrime hebreje nga Talmudi, tė cilat ishin tradita gojore midis viteve 150-299 PAS K. Kėto histori janė komente mbi ligjet e Biblės, dhe dihen qė nuk pėrmbajnė asgjė mė shumė se sa legjenda dhe pėrralla hebrenjsh. Ndėrsa lexojmė kėtė histori tė veēantė nga Kurani ne gjejmė njė krahasim paralel tė qėlluar me tri burime talmudike:

Kurani-sura 5:31

“Atėherė Allahu dėrgoi njė korb, i cili gėrmoi tokėn pėr t’i treguar atij sesi tė fshihte trupin e vėllait tė tij. ‘I mjeri unė!’ tha ai; ‘nuk isha as nė gjendje si ky korb, qė tė fshihja trupin e vėllait tim? Atėherė ai u mbush plot me dėshpėrim.”

Targumi i Jonatanit-ben-Uziah

“Adami dhe Eva ishin ulur ishin ulur pranė kufomės, duke vajtuar pa ditur se ēfarė tė bėnin, sepse ata nuk kishin njohuri rreth varrosjes. Njė korb erdhi aty, mori trupin e vdekur tė shokut tė tij, dhe duke gėrmuar nė tokė, e varrosi para syve tė tyre. Adami tha, ‘’le tė ndjekim shembullin e korbit’’, ‘ kėshtu mori trupin e Abelit dhe e varrosi.”

Ndryshe nga kontrasti midis dy historive kush e varrosi kėtė apo atė, tė dyja historitė janė nė mėnyrė misterioze tė ngjashme. Ne mund tė pėrmbledhim qė ishte prej kėsaj qė Muhamedi, ose ndonjė pėrpilues tjetėr mori kėtė histori. Prej kėsaj gjejmė qė njė pėrrallė hebreje, njė legjendė, njė mit ėshtė e pėrsėritur si njė fakt historik nė Kuran.

Por kjo nuk ėshtė e tėra, sepse kur e vazhdojmė leximin tonė nė suren 5, nė ajetin 32 ne gjejmė njė provė tė mėtejshme tė plagjiaturės nga sajimet e literaturės hebreje; nė kėtė rast Hebreu Mishnah Sanhedrin 4:5, krahasojmė:

Kurani, Sura 5:32

Nė kėtė raport: Ne urdhėrojmė fėmijėt e Izraelit qė nėse dikush vret njė person - pėrveē nėse ai ėshtė vrasės apo ka bėrė dėm nė vend - do tė jetė njėsoj sikur tė ketė vrarė tė gjithė popullin: dhe nėse dikush shpėton njė jetė, do tė jetė njėsoj sikur tė ketė shpėtuar tė gjithė popullin…”

Mishnah Sanhedrin 4:5

“Ne gjejmė tė thėnė nė rastin e Kainit i cili vrau vėllanė e tij, zėri i gjakut tė vėllait tėnd thėret” (kjo mė vonė ėshtė marrė nga Bibla, Zanafilla 4:10); ai nuk thotė qė kishte gjak, nė njėjės, por gjakrat, nė shumės. Prandaj ishte krijuar nė njėjės qė tė tregonte qė atij i cili vret njė individ tė vetėm, duhej t’i numėrohej sikur kishte vrarė tė gjithė racėn. Por atij qė shpėtonte jetėn e njė individi tė vetėm, i numėrohej sikur kishte shpėtuar tė gjithė racėn.

Nuk ka ndonjė lidhje midis vargut tė mėparshėm (ajeti 31) dhe atij qė e gjejmė nė ajetin 32 (mė sipėr). Ēfarė kishte tė bėnte vrasja e Abelit nga Kaini me vrasjen ose shpėtimin e tė gjithė popullit? Asgjė. Nė mėnyrė ironike, kjo ajeti 32, nė fakt mbėshtet bazat e testamentit tė vjetėr me shpresė pėr tė pėrfunduar punėn e Jezusit, i cili erdhi pėr tė marrė mėkatet e botės (shiko Gjoni 1:29). Pra, nuk rrjedh nga vargu i cili i paraprin. Kėshtu pra pse gjendet kėtu? Nėse kishim pėr t’u kthyer tek Talmudi hebre pėrsėri, kėtė herė tek Mishnah Sahendrin, kapitulli 4, vargu 5, ne do tė gjejmė se prej kujt autori e merr materialin e tij, dhe pėrse ai e pėrfshin kėtu.

Nė kėtė raport ne lexojmė komentet e njė rabini, ku ai interpreton fjalėn “gjak” qė do tė thotė “gjaku i tij dhe gjaku i farės sė tij”. Kujtoni, kjo nuk ėshtė asgjė por komenti i njė rabini. Ėshtė vetėm interpretimi i tij, dhe njė spekullim i lartė i tij mbi kėtė gjė.

Prandaj ėshtė interesante qė ai atėherė vazhdon komentet nė numrin shumės mbi fjalėn gjak. Ende komentet e kėtij rabini pėrsėriten fjalė pėr fjalė nė Kuran, nė a.32 tė surės 5! Si ndodh qė komentet e njė rabini, tė bazuara nė tekstet biblike, mendimet e njė njeriu tė mjerė, tė bėhen pjesė e shkrimeve tė shenjta kuranike, madje duke ia ngarkuar Perėndisė. Pėrfundimi i vetėm ėshtė qė mė vonė pėrpiluesit e mėsuan kėtė pohim nga shkrimet e kėtij rabini (Rabbi), sepse nuk kishte lidhje midis pėrmbajtjeve tė afėrta tė vrasjes sė Kainit nė Kuran (a. 31), dhe vargut vijues, rreth gjithė racės (a. 32).

2. C. b: Historia e Abrahamit

Nė surėn 21:51-71, ne gjejmė historinė e Abrahamit. Sipas Kuranit Abrahami konfrontohet me njerėzit e tij dhe atin e tij pėrshkak tė shumė idhujve tė cilėt ata i adhuronin. Pas njė argumentimi midis Abrahamit dhe njerėzve, ata largohen dhe Abrahami i thyen idhujt e vegjėl, duke i lėnė ata mė tė mėdhenjtė tė paprekur. Kur njerėzit shikojnė kėtė ata e thėrrasin Abrahamin dhe e pyesin nėse ai ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė, i cili pėrgjigjet qė ishin idhujt e mėdhenj qė e bėnė shkatėrrimin. Ai i sfidon ata tė pyesin idhujt e mėdhenj pėr ta gjetur, pėr tė cilėt ata pėrgjigjen: “Ti e di shumė mirė qė kėta (idhujt) nuk flasin!”(ajeti 65). Ai i jep njė kundėrpėrgjigje tallėse, dhe ata e hedhin atė nė zjarr. Por nė ajetin 69 Allahu e urdhėron zjarrin qė tė jetė i freskėt, duke e bėrė tė sigurtė pėr Abrahamin, dhe ai mrekullisht del jashtė i paprekur.

Nuk ka paralele pėr kėtė histori nė Biblėn tonė. Gjendet njė paralele, sidoqoftė, nė librin e tregimeve hebreje tė shekullit tė dytė tė quajtur Midrash Rabbah. Nė kėtė pjesė Abrahami i thyen tė gjithė idhujt pėrveē mė tė madhit. Ati i tij dhe tė tjerėt e sfidojnė atė pėr kėtė, dhe me njė lėvizje qesharake nga pjesėt kuranore Abrahami pėrgjigjet qė ai i kishte dhėnė idhullit tė madh njė ka pėr idhujt e vegjėl qė ta hanin, por sepse idhujt e vegjėl shkuan pėrpara dhe e hėngrėn, duke mos treguar respekt, idhulli i madh i shembi ata mė tė vegjlit. I tėrbuar i ati nuk i besoi raportit tė Abrahamit, dhe kėshtu e coi atė tek njė njeri i quajtur Nimrod, i cili e hodhi atė nė zjarr. Por Perėndia e bėri zjarrin tė freskėt dhe ai eci jashtė tij i paprekur.

Ngjashmėria midis kėtyre dy historive ėshtė e pagabueshme. Njė tregim hebre i shekullit tė dytė, njė folklor, dhe njė legjendė, dhe njė mit ėshtė e pėrsėritur nė “Kuranin e shenjtė.” Ėshtė pothuajse e dukshme qė sajuesit e kėtij raporti kanė dėgjuar fragmente tė rrėfimeve biblike duke i vizituar hebrenjėt dhe duke supozuar qė ato vinin nga i njėjti burim dhe paqėllim shkruan folklorin hebre nė Kuran.

Disa myslimanė pretendojnė qė kėto legjenda, dhe jo raportet biblike, janė nė tė vėrtetė Fjala e vėrtetė e Perėndisė. Ata mbėshtesin qė hebrenjėt e fshinė atė qė tė mos pėrputhej me raportin e Kuranit tė mėvonshėm. Pa u pėrpjekur qė tė shpjegojnė se si hebrenjėt do tė kishin ditur qė tė fshijnė kėtė histori tė veēantė, pėrderisa Kurani do tė shfaqej vetėm nė shekujt e mėvonshėm, ne patjetėr duhet tė pyesim se nga erdhi ky folklor?

Bibla vetė na e jep pėrgjigjen. Tek Zanafilla 15:7, Zoti i tregon Abrahamit qė ishte Ai i cili e nxorri atė nga Uri i Kaldeasve. Ur ėshtė njė vend gjithashtu i pėrmendur tek Zanafilla 11:31. Ne kemi evidencėn qė njė shkrimtar izraelit i quajtur Jonathan Ben Uziel e keqmori fjalėn hebreje “Ur”; pėr hebrenjtė kjo fjalė do tė thotė ‘’zjarr.” Kėshtu qė nė komentet e tij pėr kėtė varg ai shkruan: “ Unė jam Zoti i cili tė nxorri jashtė nga zjarri i Kaldeasve”. Si rrjedhojė, pėrshkak tė keqkuptimit dhe keqleximit tė vargut biblik, njė tregim u bė popullor nė atė kohė, e cila shpallte qė Zoti e kishte nxjerrė Abrahamin jashtė zjarrit. Me kėtė informacion nė dorė ne mundemi tė dallojmė se nga tregimi hebre ka rrjedhė: nga keqkuptimi i njė fjale tė vargut biblik prej njė shkruesi tė gabuar. Por sidoqoftė ky shkrim i gabuar gjeti rrugėn e tij nė Kuran. Ėshtė e dukshme nga kėto shembuj qė shkruesi i Kuranit thjesht pėrsėriti atė ēfarė ai kishte dėgjuar, dhe duke mos qenė nė gjendje tė dallonte atė ēfarė kishte dėgjuar dhe atė ēfarė ėshtė e vėrtetė nė Bibėl, ai thjesht i prezantoi ato hap pas hapi nė Kuran.

2. C. c: Historia e Solomonit dhe e Shebes

Nė surėn 27:17-44, lexojmė historinė nė lidhje me Solomonin, pupzėn, dhe mbretėreshės sė Shebės. Pasi e lexojmė raportin kuranor tė Solomonit, nė surėn 27, do tė jetė njė ndihmė pėr ta krahasuar atė me raportin tė marrė nga folklori hebre, Targumi II i Esterit, i cili u shkrua nė shekullin e dytė PAS K., pėrafėsisht 500 vjet para krijimit tė Kuranit (Tisdall 1904:80-88; Shorrosh 1988:146-150):

Kurani-sura 27:17-44

(Ajeti 17) “Dhe para se Solomoni tė radhiste turmėn e xhindėve dhe burrave, dhe zogjve, dhe tė gjithė ata tė mbaheshin nė rregull dhe nė rreshta. (a. 20) Dhe ai u bėri apel  zogjve; dhe tha: ‘‘Pėrse nuk po e shoh pupzėn? A ndodhet nė mesin e atyre qė mungojnė?

(a. 21) Unė sigurisht do ta dėnoj atė me njė dėnim tė rreptė, ose do ta ekzekutoj atė, nėse nuk mė sjell njė arsye tė fortė pėr mungesėn. (a. 22) Por pupėza nuk vonoi shumė. Ajo erdhi dhe tha: ‘Unė kam kaluar vende qė ti nuk i ke kaluar, dhe kam ardhur tek ti nga ana e Shebės me tė vėrteta tė reja. (a. 23) Unė gjeta atje njė grua qė sundonte mbi ata duke u siguruar ēdo kėrkesė; dhe ajo kishte njė fron tė mahnitshėm… (a. 27) (Solomoni) tha: ‘‘Sė shpejti do ta shohim nėse ke thėnė tė vėrtetėn apo ke gėnjyer! (a. 28) Shko ti me kėtė letėr nga ana ime, dhe dorėzoja atyre: pastaj kthehu nga ata, dhe (prit) shih ēfarė pėrgjigje ata do tė kthejnė.” (a. 29) (Mbretėresha) tha: “ Ju drejtues! Mua mė ėshtė dorėzuar njė letėr e denjė pėr respekt. (a. 30) Ėshtė nga Solomoni, dhe ėshtė (si vijon nė emėr tė Allahut, Hirėploti, Mėshirėploti: Mos jini arrogant kundrejt meje, por ejani tek unė nė pėrulje (drejt fesė sė vėrtetė).” (a. 32) Ajo tha: “Ju o pari! Mė kėshilloni mua nė (kėtė) punėn time: kam vendosur qė tė mos ndėrrmarė asnjė punė pa prezencėn tuaj.” (a. 33) Ata thanė: “Ne jemi tė mbushur me forcė dhe tė dhėnė pėr njė luftė tė fortė: por udhėheqja ėshtė me ty; kėshtu qė konsideroje atė ēfarė ti do tė udhėhiqje.” (a. 35) Ajo tha: ”Por unė do t’i dėrgoj atij njė dhuratė, dhe (prisni) tė shikoni se me ēfarė (pėrgjigje) do tė kthehen ambasadorėt (e mi)’’. (a. 42) Kur ajo arriti, (a. 44) asaj iu kėrkua tė hynte nė njė pallat tė lartė: por kur ajo e pa atė, ajo mendoi qė ishte njė liqen uji, dhe ajo (e hoqi kėmishėn e saj), duke i zbuluar kėmbėt e saj. Ai tha: “Ky nuk ėshtė veēse njė pallat i shtruar lėmueshėm me pllaka qelqi.”

Targumi II i Esterit

‘Solomoni… dha urdhėra… unė do tė dėrgoj mbretin dhe ushtritė kundėr teje … (tė) xhindėt, kafshėt e tokės dhe zogjtė e ajrit. Vetėm atėherė gjeli i kuq, qė e kėnaq vetveten, nuk do tė mund tė gjendet; mbreti Solomon tha qė ata duhet ta masin dhe ta sjellin me forcė, dhe nė tė vėrtetė ai mendonte ta vriste atė. Por nė atė moment gjeli u shfaq nė prezencėn e mbretit dhe tha: “Unė kam parė gjithė botėn, qytetin dhe mbretėrinė (e Shebės) qė nuk tė pėrket ty, mbreti dhe zoti im. Ata udhėhiqen nga njė grua qė quhet mbretėresha e Shebės. Pastaj unė gjeta qytetin e fortifikuar nė tokat lindore (Sheba) dhe rreth tij kishte gurė ari dhe argjendi nėpėr rrugė. “Rastėsisht mbretėresha e Shebės u gjend jashtė nė mėngjes duke adhuruar detin, shkruesit pėrgatitėn njė letėr, e cila u vendos nėn krahun e njė zogu dhe fluturoi dhe arriti fortesėn e Shebės. Duke parė letrėn nėn krahun e tij (Sheba) e hapi dhe e lexoi. “Mbreti Solomon ju dėrgon pėrshėndetjet e tij (salaams). Nėse ju pėlqen juve tė vini dhe tė kėrkoni sipas mbarėvajtjes sime, unė do t’ju vendos juve lart pėrmbi tė gjithė. Por nėse kjo nuk ju pėlqen, unė do tė dėrgojė mbretėr dhe ushtri kundėr jush.” Mbretėresha e Shebės e dėgjoi atė, grisi rrobat e saj dhe duke kėrkuar prej dijetarėve tė saj kėshillat e tyre. Ata nuk e njihnin Solomonin, por e kėshilluan atė qė tė dėrgonte pajisje nga deti, plot me ornamente dhe margaritarė… gjithashtu t’i dėrgonte dhe njė letėr atij. Kur mė sė fundi ajo erdhi, Solomoni dėrgoi njė lajmėtar … ta takojė atė… Solomoni, duke dėgjuar qė ajo kishte ardhur, u ngrit dhe u ul nė pallatin prej qelqi. Kur mbretėresha e Shebės e pa atė, ajo mendoi qė dyshemeja prej qelqi ishte ujė, dhe kėshtu duke kaluar sipėr ngriti rrobat e saj. Kur Solomoni duke parė flokėt rreth kėmbėve tė saj, i bėrtiti asaj…”

Ėshtė fare e qartė, duke lexuar dy raportet e mėsipėrme, se ku i merr tė dhėnat pėrpiluesi i tregimeve pėr Solomonit dhe Shebėn nė Kuran. Nė pėrmbajtje dhe stil tregimi kuranor ėshtė pothuajse indentik me raportet e marra nga targumi hebre i shkruar nė shekullin e dytė PAS K., pėrafėrsisht 500 vjet para krijimit tė Kuranit. Tė dy historitė nė mėnyrė misterioze janė tė ngjashme; xhinėt, zogjtė, dhe nė veēanti zogu lajmėtar, qė nė fillim Solomoni nuk mund ta gjente, por pastaj i pėrdorur si njė lidhje midis vetes sė tij dhe mbretėreshės sė Shebės, pastaj letra dhe dyshemeja prej qelqi, janė tė veēantat e kėtyre dy tregimeve. Askush nuk mund t’i gjejė kėto paralele nė pasazhet biblike. Pra menjėherė duhet tė pyesim se si folklori hebraik qė nga shekulli i dytė PAS K., e gjeti rrugėn e tij nė Kuran?

Ka vende ku nė Kuran hasen dylloj tekstesh, apokrifet hebreje dhe tekstet krishtere. Raporti pėr Malin e Sinait duke qenė i ngritur lart dhe i vendosur mbi kokat e hebrenjve si njė kėrcėnim pėr refuzimin e ligjit (sura 7:17) vjen nga libri apokrif hebre i shekullit tė dytė, Abodah Sarah. Raportet e shkėputura nga fėmijėria e hershme e Jezusit nė Kuran mund tė gjenden njė njė sėrė shkrimesh apokrife tė krishtera, si: pema e palmės e cila i sjellė ankth Marisė pas lindjes sė Jezusit (sura 19:22-26), vjen nga libri apokrif i   Biblės; ndėrsa raporti pėr foshnjėn Jezus, i cili krijonte zogj nga argjila vjen nga Ungjilli i Tomės, ‘’Fėmijėria e Jezus Krishtit’’. Apo, tregimi pėr foshnjėn Jezus duke folur (sura 19:29-33) mund tė gjendet nė tregimet e sajuara arabe, nga Egjipti, tė emėrtuara Ungjilli i parė i Fėmijėrisė sė Jezus Krishtit.

Nė surėn 17:1 kemi dėshimnė e udhėtimit tė Muhamedit nga xhamia e shenjtė nė atė mė tė largėtėn. Nga traditat e mėvonshme ne dimė qė ky ajet i referohet Muhamedit i cili u ngjit nė qiellin e shtatė, pas njė udhėtimi tė bėrė mrekullisht gjatė natės (Mi’raj) nga Meka nė Jeruzalem, mbi “njė kalė” tė quajtur burak. Mė shumė detaje na jepen pėr kėtė te Mishkat al Masabih. Mund ta gjejmė historinė po tė kthehemi mbrapa tek disa libra tė trilluar tė quajtur Testamenti i Abrahamit, tė shkruar 200 PARA K., nė Egjipt, dhe mė vonė tė pėrkthyer nė greqisht dhe arabisht. Njė tjetėr raport analog ėshtė ai i Sekretit tė Enokut (kapitulli 1:4-10 dhe 2:1), i cili daton rreth katėr shekuj para Kuranit. Ende mė tutje njė raport i ngjashėm ėshtė treguar mė gjerė nė tregimin qė gjendet nė librin e vjetėr persian tė quajtur Arta Viraf  Namak, qė tregon se si njė zoroastrian i ri i devotshėm u ngjit nė qiej, dhe nė kthimin e tij, lidhej me atė ēfarė ai kishte parė, apo kishte profetizuar (Pfander 1835:295-296).

Pėrshkrimet kuranore pėr ferrin i pėrngjajnė pėrshkrimeve tė ferrit tek Bisedimet e Efraimit, njė predikues nestorian i shekullit tė gjashtė (Glubb 1971:36).

Autori i Kuranit nė suret 42:17 dhe 101:6-9 me shumė mundėsi e pėrdor Testamentin e Abrahamit pėr tė mėsuar shkallėn apo ekuilibrin qė do tė pėrdoret nė ditėn e gjykimit pėr tė peshuar veprat e mira dhe tė kėqija dhe qė tė pėrcaktojė kush shkon nė qiell apo nė ferr. Pėrshkrimi i parajsės nė suret 55:56-58 dhe 56:22-24,35-37, tė cilat flasin pėr tė drejtin qė do tė shpėrblehet me hyjnesha me sy tė mėdhenj qė i kanė sytė si perla,