AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Krishterimi dhe Islami!

Krishterimi dhe Islami janė tė dyja fe botėrore. Dhe qė tė dyja fetė kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta! Qė tė dyja fetė janė monoteiste, pra ato e vendosin besimin nė Njė Perėndi tė vetėm si bazėn dhe themelin e ēdo doktrine apo mėsimi tjetėr. Qė tė dyja fetė i gjurmojėn fillimet e tyre tek patriarku Abraham. Tė cilin Perėndia e thirri qė ta ndiqte dhe ti bindej Atij me qėllim qė nėpėrmjet Abrahamit, tė bekonte tė gjithė kombet e botės. Qė tė dyja fetė kanė njė respekt shumė tė lartė pėr themeluesit e tyre (Jezusin dhe Muhamedin), dhe qė tė dyja fetė kanė njė respekt shumė tė lartė pėr librat e tyre tė shenjtė Biblėn dhe Kur’anin). Dhe qė tė dyja marrin nga influencat dhe praktikat e Judaizmit. Pra kėto tė dyja fe kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta, qoftė historikisht, qoftė nė besim, si dhe nė shumė aspekte tė tjera tė cilat nuk kemi kohė qė ti prekim kėtu.

Por atėhere pse dėgjojmė kaq shumė zėra kundėrshtues midis tė dy feve? Fundja fundit, se ėshtė e rėndėsishme qė ti futemi detajeve apo ndryshimeve midis tyre kur, siē pamė edhe pak mė sipėr, kėto dy fe kanė kaq shumė gjėra tė pėrbashkėta? Kėto pyetje, dhe tė tjera tė njėjta si kėto, janė shumė tė rėndėsishme dhe tė vlefshme nė vetvete, por ato shpesh herė neglizhojnė shumė ēėshtje dhe aspekte tė tjera midis kėtyre dy feve, tė cilat janė po aq me rėndėsi. Aspekte tek tė cilat Krishterimi dhe Islami ndryshojnė. Dhe me tė cilat ato nuk mund bėjnė kompromise! E vėrteta ėshtė qė Krishterimi dhe Islami janė qė tė dyja fe “eksklusiviste” nė vetvete! Dhe si rezultat ato ato nuk mund tė jenė qė tė dyja plotėsisht tė drejta dhe plotėsisht tė vėrteta nė vetvete!

Krishterimi dhe Islami kanė shumė aspekte themelore kundėrshtuese (aspekte doktrinore, historike, filozofike, shoqėrore, etj) me tė cilat asnjėra prej feve nuk mund tė bėj kompromis. Pasi kompromentimi i tyre do tė ēonte nė dobėsimin, biles edhe shkatėrrimin e besueshmėrisė dhe vėrtetėsisė sė tyre si besim dhe sistem fetar. Sidoqoftė, ėshtė qėllimi i kėtij artikulli qė tė shqyrtojė disa prej aspekteve themelore nė tė cilat Krishterimi dhe Islami ndryshojnė; si dhe arsyet pse tė Krishterėt nuk mund ta pranojnė Islamin si fenė e vėrtetė!

Njė nga pyetjet qė muslimanėt i bėjnė shpesh tė krishterėve ėshtė kjo: “Pse tė krishterėt nuk e pranojnė Islamin si fenė e vėrtetė?” Kjo pyetje zakonisht ka shumė forma, si dhe pėrgjigje, por ne do tė mundohemi qė tė theksojmė ato mė themeloret dhe mė me vlerė pėr diskutimin tonė.

Para se tė fillojmė, ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė megjithėse tė krishterėt nuk janė tė detyruar qė ta pranojnė Islamin nė pėrgjithėsi, kjo nuk i liron ata aspak nga detyrat e tyre si besimtarė qė ti duan, ti respektojnė dhe tė tregojnė mirėkuptim dhe dashuri tė sinqertė ndaj miqve tė tyre muslimanė, si edhe ndaj bindjeve tė tyre sado tė ndryshme. Tani pėrsa i pėrket arsyeve pse tė krishterėt nuk mund ta pranojnė Islamin si fenė e vėrtetė, ato mund tė ndahen nė dy grupe: 1. Arsyet qė kanė tė bėjnė me vetė Kur’anin dhe mėsimet e tij. 2. Arsyet qė kanė tė bėjnė me mėsimet themelore tė Biblės, si dhe me vetė eksklusivitetin e Krishterimit nė pėrgjithėsi.

Arsyet qė kanė tė bėjnė me Islamin dhe mėsimet e Kur’anit nė veēanti!

Sė fillim ėshtė e rėndėsishme qė tė themi qė Kur’ani ėshtė njė libėr i vlefshėm nė vetvete. Ai pėrmban shumė mėsime dhe njohuri tė mira e tė vlefshme pėr njrėzimin nė pėrgjithėsi. Por pėr ne si tė krishterė ėshtė e rėndėsishme qė ti konsiderojmė me kujdes mėsimet dhe thėniet e Kur’anit. Aty gjenden shumė pohime tė cilat bien nė kundėrshtim me Biblėn dhe mėsimet e saj themelore. Nga ana tjetėr ne gjejmė njė shprehje direkte tė respektit qė Kur’ani ka dhe qė muslimanėt duhet tė kenė ndaj Biblės.

Njė nga aspektet e para qė tė bie nė sy kur lexon apo mėson nė lidhje me Kur’anin dhe mėsimet e tij pėr Biblėn (apo Librat e Para), ėshtė pohimi i cili thotė qė Kur’ani ka ardhur qė tė vėrtetojė (konfirmojė) dhe tė garantojė Librat e Para! E pra, kjo ideja e konfirmimit apo vėrtetimit tė Librave qė kanė ardhur pėrpara Kur’anit ėshtė diēka qė shpesh herė harrohet ose vihet mė-njė-anė, duke i vėnė theks mėsimeve apo thėnieve tė tjera tė tij. Fatkeqėsisht, shumė muslimanė besojnė qė Kur’ani erdhi pėr ta zėvendėsuar ose korrigjuar Biblėn, pasi ajo ėshtė e korruptuar. Por e vėrteta ėshtė qė ky argument nuk mėsohet drejt-pėr-sė-drejti nė Kur’an, por pėrkundrasi ėshtė njė polemikė e shekujve tė mė vonshėm. Dhe nėse do lexonim komentuesit e hershėm tė Kur’anit, do tė ishim nė gjendje qė tė shihnim qė e vėrteta ėshtė ndryshe.

Sidoqoftė, nėse do tė lexonim me kujdes do tė shihnim qė Kur’ani pėrmban shumė vargje tė cilat flasin nė lidhje me Kur’anin si vėrtetues apo konfirmues i Librave tė Para tė cilat u ishin dhėnė hebrenjve dhe tė krishterėve pėrpara ardhjes sė Kur’anit. P.sh.: Surja El-Bekare 2:41 thotė,” Dhe besonie atė, qė e shpalla (Kur’anin), qė vėrteton atė qė e keni ju...” Gjithashtu thuhet, “E kur u erdhi atyre prej Allahut libri (Kur’ani) qė ėshtė vėrtetues i atij, qė e kishin pranė...” El-Bekare 2:89. “Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atė qė e shpalli Allahu”, ata thonė: “Ne besojnė atė pas tij, edhe pse ėshtė vėrtetues i atij, qė e kanė ata...” El-Bekare 2:91. “Dhe kur u erdhi atyre ndonjė i dėrguar prej Allahut, vėrtetues i asaj qė e kishin ata...” El-Bekare 2:101. “E para tij ishte libri i Musait, e edhe ky ėshtė libėr qė vėrteton (librin e Musait), ėshtė nė gjuhėn arabe...” El-Ahkaf 46:12. “Edhe ky Kur’an)ėshtė libėr qė e zbritėm; ėshtė i bekuar, vėrtetues i tė mėparshmes...” El-En’Amė 6:92. “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritėm librin (Kur’anin) e vėrtetė qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme dhe garantues i tyre.

Siē e thamė edhe pak mė sipėr, shumė muslimanė pretendojnė qė Kur’ani erdhi qė tė zėvendėsonte Librat e Shenjtė tė Judenjve dhe tė tė Krishterėve (Dhjatėn e Vjetėr dhe atė tė Re). Kjo sepse sipas tyre ato u korruptuan, ndryshuan, shtrembėruan, dolėn jashtė kohe, humbėn, etj. Por, Kur’ani vetė nuk e pohon diēka tė atillė. Pėrkundrasi i vetmi korruptim apo shtrembėrim qė i’u ėshtė bėrė Shkrimeve sipas Kur’anit, ėshtė ai i fjalėve sipas Biblės ose thjeshtė me gojė, por jo nė tė shkruar. Pėrkundrasi, nė vend tė polemikave tė sotshme, Kur’ani vetė pohon qė u dėrgua pėr tė vėrtetuar apo konfirmuar zbulesat e mėparshme. Prandaj, duhet pranuar qė nėse diēka ėshtė pėr tu vėrtetuar, atėhere ajo diēka  ėshtė tepėr e rėndėsishme, sidomos nėse Perėndia ėshtė Ai qė i vėrteton ato! Pra Kur’ani nuk erdhi qė ti korrektonte, zėvendėsonte, anullonte, modifikonte, etj., por qė ti vėrtetonte ose konfirmonte Shkrimet e mėparshme. Ky fakt nė vetvete duhet qė tė jetė njė arsye pėr vetė muslimanėt qė tė ndalojnė argumentat e tyre pėr ndryshimin e Shkrimeve. Dhe nga ana tjetėr, ky fakt duhet qė tė jetė i mjaftueshėm pėr tė krishterėt qė tė mos ti pranojnė mėsimet e Kur’anit, pėrshkak se siē do tė shohim edhe mė poshtė, ato bien nė kundėrshtim me mėsimet e vėrteta biblike!

Aspekti apo arsyet e dyta qė duam tė konsiderojmė kėtu janė ato tė ashtu-quajturat profeci pėr Muhamedin. Sipas mėsimeve tė Islamit nė Kur’an, Bibla duhet qė tė pėrmbajė profeci nė lidhje me Muhamedin. Kėto pretendime mbėshteten kryesisht nė dy vargje Kur’anore qė thonė: “Dhe, kur Isa (Jezusi), bir i Merjemes (Marisė) tha: “O beni israilė, unė jam i dėrguar i Allahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit (Dhjatės sė Vjetėr) qė ishte para meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed!” Es-Saff 61:6. Si dhe “Ata qė pranojnė tė dėrguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), te ata Tevrat dhe nė Inxhill (Dhjata e Re), e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe,...” El-A’Rafė 7:157.

Megjithėse ne nuk kemi kohėn e nevojshme qė ti shqyrtojmė mė nė thellėsi kėto pretendime nė kėtė artikull, e vėrteta ėshtė qė kėto argumenta, me njė studim tė kujdesshėm dhe kontekstual tė pasazheve tė supozuara biblike, do tė na tregonin pa dyshim qė Bibla nuk pėrmban asnjė profeci tė qartė apo direkte pėr Muhamedin. Kjo mungesė faktesh i bėn shumė muslimanė qė tė pėrpiqen e ta shpjegojnė mungesėn e profecive duke ia venė fajin Biblės dhe tė Krishterėve, dhe si rezultat duke i akuzuar ata pėr ndryshime dhe gjėra tė tjera tė atilla. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet pse ata e akuzojnė Biblėn pėr korruptime. Kjo arsye e dytė nė vetvete ėshtė mė tepėr njė faktor kundėrshtimi dhe polemike pėr muslimanėt, por nga ana tjetėr, pėr tė krishterėt e kujdesshėm dhe studimtarė, ky pretendim i pavėrtetuar, pėrbėn njė arsye tjetėr pėr mos pranimin e Kur’anit dhe Islamit nė pėrgjithėsi!

Arsyet qė kanė tė bėjnė me mėsimet Biblike dhe eksklusivitentin e Krishterimit

Sė pari duhet tė sqarojmė qė Bibla nuk i pėrmend muslimanėt apo Islamin pėr faktin e thjeshtė qė Islami i pati fillimet e veta rreth 600 vjet pas kohės sė Jezusit dhe dishepujve tė Tij. Por siē e thamė edhe pak mė sipėr Kurani pretendon qė Bibla pėrmban profeci nė lidhje me Muhamedin. Kjo mbetet akoma pėr tu provuar nė mėnyrė pėrfundimtare dhe tė pakundėrshtueshme, gjė qė nuk ėshtė bėrė dot. Pėr mė tepėr biblikisht nuk ka asnjė arsye pse, dhe si rezultat tė gjitha tė ashtu-quajturat profeci janė provuar ndryshe (pra tė pavėrteta)! Sidoqoftė, tani pėrsa i pėrket arsyeve biblike pėrsa i pėrket mos pranimit tė Islamit, megjithėse ato janė tė shumta dhe nga mė tė ndryshmet, ato mė tė rėndėsishmet janė tre. Kėto arsye kanė tė bėjnė a) me natyrėn dhe karakterin e Perėndisė, b) me personin e Jezus Krishtit, dhe c) me mesazhin e karakterin ekskluziv tė Krishterimit.

Kur’ani ėshtė tepėr i qartė nė mėsimet e veta nė lidhje me “njėsinė e Allahut”, dhe pa kundėrshtim Bibla bėn tė njėjtin pohim nėpėrmjet mėsimeve tė saj nėpėrmjet shumė pasazheve biblike. P.sh. tek Ligji i Pėrtėrirė 6:5 gjejmė fjalėt: “Dėgjo, o Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm.” Gjithashtu, vetė Jezusi tha, “Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot.” Kėto dhe shumė pasazhe tė tjera tė ndryshme e tregojnė me qartėsi faktin qė Bibla na mėson qė Perėndia ėshtė “Njė”. Njėkohėsisht ėshtė po vetė Bibla e cila na mėson nė lidhje me faktin qė ky Perėndia i vetėm ekziston nė tre-persona tė veēantė. Atin, Birin, dhe Frymė e Shenjtė! Disa persona e kritikojnė kėtė doktrinė pasi meqėnėse u duket tepėr i vėshtirė pėr tu kuptuar, ose sipas tyre ai ėshtė i pallogjikshėm. Por koncepti dhe doktrina e Trinisė, megjithėse ėshtė emėruar kėshtu nga teologėt, nė tė vėrtetė nuk ėshtė njė shpikje e tyre. Pasi ky koncept na ėshtė zbuluar, pra na ėshtė dhėnė nga vetė Perėndia nėpėrmjet Fjalės sė Tij. Dhe si rezultat kur tė krishterėt flasin pėr Perėndinė, ata e kuptojnė dhe e shohin atė si “Njė Trini”. Dhe ėshtė ky mėsim dhe koncept shumė i rėndėsishėm biblik, tė cilin Kur’ani dhe mėsimet e Islamit nė pėrgjithėsi nuk janė tė gatshėm qė ta pranojnė. Por kjo nuk ėshtė njė alternativė qė mund ta zgjedhin edhe tė Krishterėt, pėr faktin e thjeshtė qė ajo bie nė kundėrshtim me Fjalėn e Perėndisė. Pasi ēėshtja nuk ka tė bėj thjesht me perceptimin tonė tė Perėndisė. Por mbi tė gjitha, me mėnyrėn se si Ai na e ka zbuluar vetveten nėpėrmjet Fjalės sė Tij Biblės, dhe detyra jonė ėshtė qė ti besojmė asaj.

Arsyeja apo aspekti i dytė themelor pėr tė cilin tė krishterėt nuk mund ta pranojnė Islamin, Kur’anin dhe Muhamedin, ka tė bėj me mėsimet kundėrshtuese tė Kur’anit nė lidhje me personin e Jezu Krishtit. Bibla na mėson qė Jezusi ka dy natyra: atė hyjnore dhe atė njerzore! Qė tė dy kėto natyra i pėrkasin njė personi dhe ato nuk pėrbėjnė nga njė gjysėm tė Jezusit, por pėrkundrasi ato e bėjnė atė 100% Perėndi dhe 100% njeri. Tani megjithėse ky koncept (ashtu si edhe koncepti i Trinisė) ėshtė i vėshtirė pėr tu kuptuar plotėsisht, ai gjithėsesi ėshtė njė shprehje korrekte e mėsimeve biblike. Prandaj si rezultat ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr tė krishterėt qė tė mos tė lejojnė kompromise nė natyrėn dhe karakterin e vėrtetė tė Jezusit. Por Islami e kundėrshtojnė, ose mė mirė, e mohon kėtė koncept biblik, dhe ai e koncepton Jezusin thjesht si njė profet dhe njeri i veēantė i dėrguar nga Perėndia. Biles, pranimi i Hyjnisė sė Jezusit ėshtė blasfemi pėr muslimanėt.

Gjithashtu, Bibla na mėson qė Jezusi u kryqėzua dhe vdiq mbi njė kryq, por Kur’ani e kundėrshton kėtė fakt, dhe si rezultat ai e kundėrshton edhe faktin qė Jezusi u ngrit nga tė vdekurit (pra ringjalljen e cila ėshtė njė nga themelet mė tė rėndėsishme tė Krishterimit). Si rezultat mund tė themi qė megjithėse Islami ka shumė respekt pėr Jezusin, fakti qė ai nuk e njoh apo qė nuk e pranon natyrėn e Tij hyjnore, si dhe kryqėzimin e Tij, e bėn atė qė tė bjeri nė kundėrshtim direkt me mėsimet biblike. Dhe si rezultat e bėjnė tė pamundur pėr ne si tė krishterė qė ta pranojnė Islamin dhe mėsimet e tij nė lidhje me personin e Jezusit.

Njė arsye tjetėr, e cila ėshtė njė shprehje e eksklusivitetit tė Krishterimit, ka tė bėjė me mėsimet biblike pėr shpėtimin. Bibla na mėson qė njerėzimi ėshtė i ndarė nga Perėndia pėrshkak tė natyrės tonė mėkatare e cila na shtyn qė tė bėjmė gjėra tė cilat janė tė pa pranueshme pėrpara Perėndisė. Kjo natyrė e jona, e bėn tė pamundur pėr ne qė ti bindemi urdhėresave tė Perėndisė sado qė ne tė pėrpiqemi, dhe si rezultat askush nuk mund tė thotė qė ai apo ajo ėshtė pa mėkat. Dhe janė pikėrisht mėkatet tona tė cilat na ndajnė nga Perėndia dhe pėr tė cilat secili prej nesh do tė gjykohet njė ditė.

Por Bibla na mėson qė Perėndia ka siguruar njė rrugė pėr shpėtimin tonė. Dhe Bibla na mėson qė meqenėse ne nuk mund ti afroheshim dot Perėndisė pėrshkak tė mėkateve tona, Perėndia vetė u afrua me ne duke ardhur nė mesin tonė nėpėrmjet Jezus Krishtit. Ky ėshtė mesazhi qė Krishterimi shpall: Jezus Krishti ėshtė Perėndia me ne, dhe kushdo qė beson nė tė pėr faljen e mėkateve nuk do tė humbasi por do tė ketė jetė tė pėrjetshme me Perėndinė. Ēdo fe tjetėr ėshtė njė pėrpjekje pėr t’iu afruar Perėndisė dhe pėr ta kėnaqur atė nėpėrmjet pėrpjekjeve tona pėr t’ju bindur urdhėresave tė Tij, por Krishterimi shpall lajmin e mirė tė shpėtimit tė Perėndisė. Pasi kur ne nuk ishim nė gjendje qė ti afroheshim Perėndisė, Ai vetė pėrshkak tė dashurisė sė Tij, erdhi tek ne pėr tė na shpėtuar dhe siguroi njė rrugė shpėtimi nėpėrmjet Jezusit.

Krishterimi ėshtė ekskluziv kur ai shpall se “nuk ka shpėtim nė asnjė tjetėr, sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė i’u ėshtė dhėnė njerėzve me anė tė tė cilit duhet tė shpėtohemi” (Veprat e Apostujve 4:12). Krishterimi ėshtė ekskluziv nė faktin qė ai shpall qė nuk ka asnjė rrugė shpėtimi tjetėr pėr njerėzimin pėrveē nėpėrmjet Jezus Krishtit. Dhe kjo bindje biblike ėshtė e pa kompromentueshme dhe ajo ėshtė njė nga arsyet e tjera themelore pėr tė cilat tė Krishterėt nuk mund ta pranojnė Islamin si fenė e vėrtetė!

Pėrfundimi (qėndrimi i duhur)

Si pėrfundi ėshtė e rėndėsishme qė tė sqarojmė, qė megjithėse tė krishterėt nuk mund ta pranojnė Islamin si fenė e vėrtetė, nga ana tjetėr ata janė tė detyruar qė ti duan dhe ti respektojnė besimtarėt muslimanėt. Pra, dashuria dhe respekti duhet qė tė jenė vazhdimisht aspektet themelore tė mardhėnies tonė me ēdo besimtar musliman. Dhe duhet qė tė jetė po kjo dashuri ajo e cila duhet tė na motivojė qė t’ju tregojmė nė lidhje me tė vėrtetėn dhe shpėtimin e Perėndisė. Sepse Perėndia nuk do qė askush prej tyre tė humbasi, por qė tė ketė jetėn e pėrjetshme! Dhe nėse ne nuk u dėshmojmė, atėhere kush do t’ju dėshmojė? Dhe nėse nuk u dėshmojmė tani, atėhere kur?

Autor: Elvis Plaku

  


Kthehu tek faqja: Islami

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.