AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Kur Perendia s’ka grua, atehere si na paska bir?

Megjithėse kjo pyetje duket ca si qesharake, por nė tė vėrtetė ajo ėshtė njė shprehje specifike e njė kritike islamike. Por siē do tė shohim pak mė poshtė; kjo kritikė mbėshtetet mbi njė interpretim tė gabuar tė doktrinave tė krishtera dhe tė mėsimeve biblike. Prandaj ėshtė qėllimi ynė qė tė sqarojmė qė argumentet e kėsaj kritike nuk janė aspak nė pėrputhje me mėsimet e vėrteta biblike, por nė tė vėrtetė njė shtrembėrim i pajustifikueshėm i tyre.

Megjithėse, Krishterimi dhe Islami kanė mjaft gjėra tė pėrbashkėta, ndryshimet midis tyre janė tė konsiderueshme dhe nga mė tė ndryshmet. Sidomos ato qė kanė tė bėjnė me personin e Jezu Krishtit, janė nga mė tė rėndėsishmet dhe mė dallueset.

Zakonisht, muslimanėt i kritikojnė tė krishterėt nė lidhje me besimin e tyre nė Jezusin si Biri i Perėndisė. Dhe nė rastin tonė, kritika e muslimanėve ėshtė e atillė qė i bėn tė krishterėt tė duken sikur ata besojnė qė Jezusi ėshtė biri biologjik (apo fizik) i Perėndisė. Pra, kjo ėshtė njėsoj sikur tė themi qė Jezusi erdhi nė botė si rezultat i mardhėnieve fizike (apo seksuale) tė Perėndisė me Marinė. Por kjo ide ėshtė njė blasfemi jo vetėm pėr muslimanėt por njėkohėsisht edhe pėr tė krishterėt. Prandaj, edhe duhet qė ti shqyrtojmė bazat (apo vėrtetėsinė), si dhe besueshmėrinė e kėsaj kritike. Pra, ėshtė ajo njė kritikė e vlefshmė? Cilat janė argumentat bazė dhe a janė ato tė vlefshėm?

Nė fillim lind pyetja: Nga vjen kjo ide dhe ku mbėshtetet kjo kritikė e gabuar? Pėrgjigja e thjeshtė ėshtė: Kurani!!! Siē thamė edhe pak mė parė, zakonisht muslimanėt i kundėrshtojnė tė krishterėt nė lidhje me birėsinė e Krishtit. Dhe nė rastin tonė, ky kundėrshtim ėshtė i mbėshtetur mbi idenė e gabuar qė tė krishterėt besojnė qė ai ėshtė biri biologjik i Perėndisė. Atėhere, le tė shqyrtojmė disa prej vargjeve bazė nė lidhje me kėtė akuzė. Tek Suretu El En’Amė thuhet:

“Ai (All-llahu) ėshtė qė krijoi (pa kurrfarė shembulli) qiejt dhe tokėn (e duke qenė i tillė), e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? ēdo send e krijoi Ai, dhe ėshtė mė i dijshmi pėr tė gjitha sendet e krijuara.” (6:101)

“Dhe se lartėsia e madhėruar e Zotit tonė, nuk ėshtė qė ka as grua, as fėmijė.” (72:3)

Nė Kuran gjejmė njė kundėrshtim tė dukshėm tė idesė qė supozon qė Perėndia ka fėmijė. Mėnyra kryesore se si kjo ide kundėrshtohet ėshtė nėpėrmjet argumentave tė atilla: 1) 'Kur Perėndia nuk ka bashkėshorte (grua), atėhere nuk ka si tė ketė fėmijė (apo bir)’! 2) Nėse Allahu do tė deshte njė fėmijė, ai mund ta krijonte atė pa problem, ashtu siē krijoi ēdo gjė tjetėr. Dhe 3) Nėse Allahu ka bir, atėhere ai ėshtė i krijuar dhe ne nuk mund tė adhurojmė krijesėn.

Pėrgjigja: 1) Argumenti i parė ėshtė njė argument Kuranor dhe Bibla asnjėherė nuk e pėrmend idenė e Perėndisė me bashkėshorte apo grua. Kjo akuzė i akuzon tė krishterėt me tė njejtat akuza si ato tė paganėve. 2) Faktikisht, Kurani nuk e kundėrshton plotėsisht dhe nuk e mohon plotėsisht idenė qė nėse Perėndia do deshte njė fėmijė Ai nuk mund ta sillte atė nė mėnyrė tė mrekullueshme nė kėtė botė. Sidoqoftė, ky argument mund tė trajtohet nė njė artikull tjetėr mė vete po tė jetė e nevojshme nė tė ardhmen. 3) Ky argument ėshtė shumė i vlefshėm pėrsa i pėrket krijesės, por tė krishterėt biblikisht nuk besojnė aspak qė Jezusit ėshtė krijesė pasi ai ekzistonte pėrpara ēdo krijese tjetėr. Ne besojmė qė Jezusi ėshtė mishėrimi i Perėndisė nė formėn e njeriut. Por edhe kjo ėshtė njė temė qė duhet shtjelluar nė artikuj tė tjerė dhe nėse kėrkoni tek faqet tona do tė gjeni materiale qė e shpjegojnė kėtė doktrinė biblike.

Siē e thamė edhe pak mė sipėr qėllimi i kėtij artikulli ėshtė qė tė tregojė se si argumentat kuranore dhe kritika islamike janė tė bazuara mbi keqinterpretime dhe shtrembėrime tė mėsimeve tė vėrteta biblike. Por le tė vazhdojmė me shqyrtimin e burimit tė kėsaj kritike:

“(Pas tė gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarėt) thanė: “All-llahu ka fėmijė”. Larg asaj ėshtė All-llahu, Ai s’ka nevojė, e Tij ėshtė ē’ka nė tokė, ju nuk keni argumente pėr kėtė (qė ta thoni), a thoni pėr All-llahun ēka nuk dini?” (10:68)

"All-llahu ka lindė!" S'ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit). (37:152)

Ėshtė mėse i ditur dhe i pranuar gjerėsisht fakti qė shumė prej banorėve tė Arabisė ishin paganė dhe qė ata besonin nė shumė perėndi tė ndryshme. Njė prej gjėrave qė ata besonin nė lidhje me perėnditė e tyre ishte ideja qė kėto perėndi kishin mardhėnie me njėri-tjetrin (pra meshkujt me femrat), dhe qė si rezultat ata kishin fėmijė. Nė kėto vargje Kurani mundohet qė tė korrigjojė dhe kritikojė sugjerimin e gabuar tė paganėve (jobesimtarėve) qė Allahu kishte fėmijė ashtu si perėnditė e tyre. Por problemi me kėtė kritikė tė Kuranit, nuk ėshtė ideja qė Allahu nuk ka fėmijė, por fakti qė ky kundėrshtim (apo kritikė) bėhet nė tė njejtėn mėnyrė kundra tė krishterėve (dhe judenjve). Pėr ta kuptuar mė mirė atė qė po themi le tė lexojmė njė varg tjetėr:

“Ata (ithtarėt e librit) thanė: “Allahu ka fėmijė”!? I pastėr ėshtė Ai nga kjo e metė! E Tij ėshtė gjithēka nė qiej e nė tokė, gjithēka i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė shpikės i qiejve e i tokės (pa kurrfarė modeli tė mėparshėm) e kur dėshiron diēka, ai vetėm i thotė: “Bėhu!” nė atė moment bėhet.” (2:116-117)

Nė kėtė varg, Kurani ėshtė duke i kritikuar si tė krishterėt ashtu edhe judenjtė (jehudėt), pasi sipas tij ata thonin qė Perėndia ka bir (fėmijė). Por problemi me kėtė kritikė tė Kuranit ndaj tė krishterėve, nuk ka tė bėj thjeshtė me faktin qė ata besojnė nė Birin e Perėndisė, por qė ata nuk besojnė nė tė njejtėn mėnyrė qė Kurani i bėn ata tė duken sikur besojnė. Kjo ėshtė sepse Kurani nuk mund tė thotė qė Jezusi ėshtė biri i Allahut, pasi 1) Kjo do tė ishte njėsoj sikur ta krahasonim Allahun me perėnditė e tjera pagane dhe 2) sepse sipas Kuranit Jezusi ėshtė i krijuar dhe ne nuk mund ta adhurojmė krijesėn, pasi kjo ėshtė blasfemi dhe mėkati mė i madh. Por siē e thamė pak mė sipėr, tė krishterėt nuk besojnė qė Jezusi ėshtė i krijuar por qė Ai erdhi nė formėn e njė krijese. Dhe Bibla na mėson nė shumė pasazhe nė lidhje me paraekzistencėn e Tij.

Sidoqoftė, lė tė vazhdojmė mė poshtė, ēėshtja ėshtė qė Kurani nė mėnyrė tė gabuar i kritikon tė krishterėt (dhe judenjtė) njėsoj si paganėt. Nė njė varg tjetėr Kurani i akuzon edhe judenjtė me idenė qė ata besojnė qė Perėndia ka fėmijė. Por kjo ėshtė njė kritikė tjetėr e pajustifikuar:

“E jehuditė thanė: Uzejri (Ezra) ėshtė djali i All-llahut, e tė krishterėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. Ato ishim thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!” (9:30)

Nė kėtė varg Kuranor, judenjtė po debatonin me tė krishterėt, dhe sipas Kuranit judenjtė thoshin qė edhe ata besonin nė Ezrėn si djali i Allahut nė tė njejtėn mėnyrė si tė krishterėt nė lidhje me Jezusin. Por problemi me kėto thėnie, ėshtė fakti qė nė tė vėrtetė nuk ka asnjė lloj prove historike apo teologjike nga ana e judenjve. Pra, Kurani supozon qė judenjtė besonin nė Ezrėn si djali i Perėndisė, por kjo nuk mbėshtetet aspak nga burimet teologjike dhe historiket tė tyre (tė judenjve). Disa studiues muslimanė i janė pėrgjigjur kėtij argumenti me idenė qė Kurani kėtu po flet pėr njė grup tė veēantė judenjsh, por problemi mė kėtė interpretim selektiv ėshtė vetė Kurani. Pasi, nė mėnyrė shumė tė qartė ai ėshtė duke folur pėr tė gjithė judenjtė. Konteksti i pasazhit e vėrteton kėtė gjithashtu pasi pėrndryshe do tė thuhej qė ky ishte vetėm njė grup prej tyre (p.sh. disa judenj)!

Siē e parashtruam edhe pak mė sipėr Kurani i kundėrshton tė krishterėt kur ata flasin pėr Birin e Perėndisė, pasi nė kohėn e Muhamedit kjo ide paralizohej me idetė e besimeve pagane. Por kjo kritikė i kishte rrėnjėt mė thellė. Ajo bazohej nė njė keqinterpretim dhe njė mungesė njohurish mbi besimet dhe doktrinat e vėrteta tė krishtera nga ana e Muhamedit.

Njė arsye tjetėr pėr kėtė interpretim tė gabuar tė muslimanėve sot, ka tė bėj me faktin qė meqenėse ata e interpretojnė Kuranin nė mėnyrė literale (fjalėt pėr fjalė), atėhere kur tė krishterėt flasin pėr Birin e Perėndisė, kjo gjithashtu merret me kuptimin literal tė saj. Sidoqoftė, le tė lexojmė disa vargje tė tjera:

“All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! i lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ato qė i pėrshkruajnė.” (23:91)

“Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As s’ka lindur kėnd, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė. (112:1-4)

“Dhe kur All-llahu tha: “O isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: “Mė besoni mua dhe nėnės time dy zota pos All-llahut!?” (isai) Tha: “Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s’ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē’ka nė mua, e unė e di ē’ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!”  (5:116)

“Nuk i takoi (nuk ka nevojė) All-llahu tė ketė ndonjė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai, kur dėshiron njė send Ai vetėm i thotė atij: Bėhu!”. Ai menjėherė bėhet.” (19:38)

Pra, pėr muslimanėt, tė cilėt e interpretojnė shumicėn e Kuranit nė mėnyrė literale (fjalė pėr fjalė), fjalėt: fėmijė, bir, djalė, lindur, bashkėshorte dhe grua normalisht interpretohen me kuptimin natyror tė tyre. Kėshtu qė ėshtė shumė e lehtė pėr ta qė ti keqinterpretojnė doktrinat e tė krishterėve. Por ky nuk ėshtė vetėm njė gabim nga ana e interpretuesve muslimanė, por mbi tė gjitha ai ėshtė njė gabim i dukshėm i Kuranit!

Kur Bibla flet pėr Jezusin si Biri i Perėndisė, ajo nuk mund tė interpretohet nė tė njejtėn mėnyrė si Kuranin. Pasi Bibla flet pėr Jezusin si Biri i Perėndisė nė kuptimin figurativ dhe frymor, dhe ajo ka pėr qėllim qė tė na tregojė nė lidhje me llojin e mardhėnies qė Jezusi ka me Atin.

Ēfarė thotė Bibla pėr lindjen dhe birėsinė e Jezusit?

Tek Mateu 1:18-25 dhe tek Luka 1:26-38 ne gjejmė historinė e lindjes sė Jezusit. Sipas tregimit tek Luka; engjėlli Gabriel u dėrgua nga Perėndia tek Maria e virgjėr pėr ti dhėnė lajmin e mirė pėr lindjen e Jezusit. Kur shkoi tek ajo ai e pėrshėndeti Marinė dhe i tha, “Mos ki frikė Mari, sepse ke gjetur hir para Perėndisė. Dhe ja, ti do tė mbetesh shtatzėnė dhe do tė lindėsh njė djalė, dhe do t’ia vesh emrin Jezus. Ai do tė jetė i madh dhe do tė quhet Bir i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do t’i japė fronin e Davidit, atit tė tij.” Kur Maria e pyeti engjėllin se si kjo do tė ndodhte pasi ajo ishte e virgjėr dhe nuk kishte pasur mardhėnie me asnjė burrė, engjėlli iu pėrgjigj duke i thėnė, “Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė.”

Pra, lindja e Jezusit ndodhi nė mėnyrė tė mrekullueshme nga Perėndia. Dhe para se Ai tė lindte, u shpall se Ai do tė quhej Biri i Perėndisė, dhe ky ėshtė mėsimi biblik.  Sidoqoftė, lindja e Jezusit dhe fakti qė Ai quhet Biri i Perėndisė qė prej lindjes sė Tij, ėshtė vetėm njė prej gjėrave qė ne mėsojnė nė lidhje me mardhėnien qė Jezusi ka me Atin dhe arsyet pse Ai quhet Bir i Perėndisė nė krahasim me binjtė e tjerė tė Perėndisė, siē janė tė gjithė ata qė e ndjekin Jezusin. Gjithashtu, ideja qė Perėndia mori grua apo bashkėshorte pėr tė lindur Jezusin ėshtė shumė dukshėm jo e vėrtetė dhe aspak biblike.

Gjithashtu, duhet tė sqarojmė qė nėse do ta lexonim Biblėn me kujdes pėr tė parė se ēfarė ajo na mėson nė lidhje me Jezusin dhe nė lidhje me birėsinė e Tij, ideja e lindjes nėpėrmjet mardhėnieve fizike, apo tė ndonjė lloi tjetėr, as qė nuk gjendet aty, dhe prandaj duhet qė tė jemi tė kujdesshėm qė tė mos ti japim intepretimet tona tė njėanshme dhe tė painformuara Biblės.

Birin e Tij tė vetėmlindur!

Njė argument tjetėr islamik mbėshtetet mbi pasazhin tek Gjoni 3:16 ku thuhet: “Sepse Perėndia aq shumė e deshi botėn sa dha Birin e Tij tė vetėmlindur, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme?”

Zakonisht muslimanė tė ndryshėm e nxjerrin kėtė pasazh pasi sipas tyre ai provon qė tė krishterė besojnė gabimisht qė Jezusi ėshtė biri biologjik i Perėndisė. Nė pamje tė parė ky argument duket i besueshėm, por fatkeqėsisht ai mbėshtetet mbi njė keqinterpretim tė pasazhit biblik. Ky keqinterpretim mbėshtetet mbi pėrkthimin e njė fjale greke. Nė kėtė pasazh fjala greke ‘monogenes’ pėrkthehet i vetėmlindur. Pėrkthimi ėshtė fjalė-pėr-fjalė por kuptimi i vėrtetė ėshtė pak mė ndryshe. Nė tė vėrtetė kuptimi i kėsaj fjale ėshtė ‘i vetėm’ ose ‘unik’.

Tek Letra e Hebrenjve 11:17 thuhet: “Me anė tė besimit Abrahami, pasi u vu nė provė, ofroi Isakun dhe ati qė kishte pritur premtimet ofroi birin e tij tė vetėm. Nė kėtė varg fjala greke ‘monogenes’ pėrkthehet ‘tė vetėm’ por kuptimi i kontekstit ėshtė ‘unik’ pasi ne e dimė qė Abrahami kishte mė tepėr se njė bir. Por fjala pėrdoret pėr tė na treguar nė lidhje me rolin qė i biri kishte. Po kėshtu edhe tek pasazhi tek Gjoni pėrdorimi kėsaj fjale thjesht na tregon qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė nė njė mėnyrė unike.

Jezusi dhe Adami

Muslimanėt argumentojnė qė Jezusi nuk ėshtė ndryshe nga Adami. Fakti ėshtė qė megjithėse Jezusi dhe Adami erdhėn nė kėtė botė nė mėnyrė tė mrekullueshme, Jezusi ekzistonte pėrpara se tė vinte kėtu nė tokė nė formėn njerzore. Ai tha, “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam.” Nė njė rast tjetėr ai i pyeti judenjtė, “Ē’u duket juve pėr Krishtin? Biri i kujt ėshtė?” Ata i thanė: “i Davidit.” Ai u tha atyre: Si pra Davidi, nė Frymė, e quan Zot, duke thėnė: “Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time, deri sa unė t’i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua?” Nė qoftėse Davidi e quan Zot, si mund tė jetė biri i tij?” Por asnjėri nuk ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej..” (Mateu 22:41-45 krahaso me Psalmin 110:1). Nė kėtė mėnyrė Jezusi tregoi superioritetin e tij pėrmbi paraardhėsit e tij fizikė, qė pėrfshijnė edhe Adamin.

Gjithashtu, tek Gjoni 1:1-3 thuhet, “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė.” Pra, Jezusi ekzistonte pėrpara ēdo krijese tjetėr, dhe Bibla thotė qė nėpėrmjet Tij u krijuar gjithaēka qė ekziston.

Sipas mėsimeve biblike Jezusi ėshtė Adami i Dytė. Tek 1 e Korintasve lexojmė: “Kėshtu edhe ėshtė shkruar: ‘Njeriu i parė, Adami, u bė shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė. Por frymėrori nuk ėshtė mė parė, por pėrpara ėshtė natyrori, pastaj frymėrori. Njeriu i parė i bėrė prej dheu, ėshtė tokėsor; njeriu i dytė ėshtė Zoti nga qielli. Siē ėshtė tokėsori ashtu janė dhe tokėsorėt; dhe siē ėshtė qiellori, tė tillė do tė jenė edhe qiellorėt. Dhe sikurse mbartėm shėmbėllimin e tokėsorit, do tė mbartim edhe shėmbėllimin e qiellorit.”

Pėrfundimi

Si pėrfundim duhet tė sqarojmė qė muslimanėt e kundėrshtojnė idenė e Jezusit si Biri i Perėndisė pėr shumė arsye tė tjera mė tė konsiderueshme, por nė kėtė artikull ne u munduam qė tė merreshim vetėm me keqinterpretimet dhe kritikėn islamike nė lidhje me idenė e birėsisė biologjike tė Jezusit. Ne pamė qė bazat kuranore tė kėsaj kritike janė shumė tė dobėta dhe tė pajustifikuara biblikisht. Dhe si rezultat argumentat dhe kritikat e muslimanėve sot gjithashtu janė tė pabaza dhe tė pavėrteta sipas Kuranit. Sidoqoftė, vendimin pėrfundimtar le ta marri vetė lexuesi.

Faleminderit dhe Gjithė tė mirat!

Autori: Elvis Plaku

Adresa elektronike: elvis©albkristian.com (kuptohet qė pėrpara se ta nisni mesazhin duhet ta ndryshoni © me @)

Bibliografia

Who is the Father of Jesus? http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030.html

Randy Desmond. Muslim Response. http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030d.html

The original author’s response to Randy Desmond’s reply. http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030d1.html

Ezra, the Son of God? http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qb005.html & http://www.answering-islam.org/Quran/Versions/009.030.html

Andrew Vargo. Was ‘Uzayr (Ezra) Called The Son Of God?. http://www.answering-islam.org/Responses/Saifullah/ezra.htm

John Gilchrist. The Christian Witness to the Muslim. Jesus the Son of the Living God.: The Deity of Jesus Christ in the Bible. http://answering-islam.org/Gilchrist/Vol2/8b.html

Abd-Ul-Masih. Muslim Questions About Christianity: How could Jesus be the Son of God? Can God take a Wife? http://www.arabicbible.com/islam/q_christian_practices.htm

Steve Masood. God has no Wife. http://home.global.co.za/~elofred/wife.html

Kthehu tek faqja: Apologjia ose Islami

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.