AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



JA PSE HISTORIKISHT BIBLA KURRE  S’KA NDRYSHUAR!

Personalisht unė s’jam vetėm njė lexues i Biblės, por Bibla pėr mua ėshtė si dokumenti im, Fjala e Zotit tim, qė jo vetėm se e lexoj, por edhe e besoj, e zbatoj, e dua, e pėlqej, e adhuroj, e nderoj, e dashuroj, e predikoj, e meditoj, kėnaqem, ėshtė bukė e ujė pėr mua, dritė, gėzim, prehje, pasion, dituri, shkathtėsi, mrekulli, zbulesė etj.

Konstatoj se ju kurrė shumica e atye qė debatojnė se gjoja Bibla ėshtė ndryshuar nuk e kanė lexuar Biblėn, pasi shihet shumė herė se kėta autorė marrin shkoqiturazi dromca tė kėsaj ēėshtjeje nga interneti, nga literatura islame dhe pseodokrishtere, dhe huazojnė pėrfundimet e Ahmet Didatit.

Thuhet se Bibla pasi ka pėrplot kundėrthėnie – andaj ajo s’mund tė jetė Fjala e Zotit. Ēfarė fakti ėshtė ky? Dėshmitarėt e Jehovės, njė okult krishtere e shfaqur shekullin e kaluar nė Amerikė janė tė parėt qė kanė thėnė se Bibla ka 5000 kundėrthėnie, dhe kėtė ide e ka marrė bash si kallėp teologu islam Ahmet Didati, pastaj njė studiues tjetėr islam i quajtur Shabir Aliu i cili i ka reduktuar kėto kundėrthėnie prej 5000 nė 101 dhe kėshtu shkroi librin me titull “101 Mospėrputhjet e Biblės”. Dėgjoje tani kėtė: nėse Bibla do tė ishte ndryshuar nga njerėzit, atėherė si kanė gabuar ata redaktorė e Shkrimit tė shenjtė nė atė mėnyrė sa edhe pas 3500 vjet tė librave tė para tė Biblės, analitikėt myslimanė apo edhe pseodokrishterėt, madje edhe siē po presupozohet, tė tė mund t’i gjenin madje deri edhe nė 101 gabime tė Biblės, siē deklarojnė ata shpeshherė. Sipas autorėve J. Smith, A. Chowdhry, T. Jepson dhe J. Schaeffer, qė i janė pėrgjigjur librit tė Shabirit del se janė 15 kategori keqkuptimesh tė teologėve islamė qė i bėjnė ndaj Biblės dhe krishterimit, ndėr tė cilat janė: keqkuptimi i tekstit, keqpėrdorimi i hebraishtes, keqkuptimi i qėllimit tė autorit, keqkuptimi i mėnyrės se si Perėndia punon nė histori, keqkuptimi i citimit tė Biblės, interpretimi i fjalėpėrfjalshėm, ngatėrrimi i njė ngjarje me tjetrėn etj. Kėta autorė vėrejnė se nė Bibėl gjenden 9 emra tė gabuar si pasojė e kopjuesve masoretikė gjatė historisė, dhe kėto gjenden sidomos tek 1, 2 Mbretėrve dhe 1, 2 Kronikave, e qė janė libra me ngjarje identike kryesisht, mirėpo kurrgjė nuk sjellin nė dilemė natyrėn e Perėndisė, tė Jezusit, tė doktrinės sė krishterė etj. Pra ma thuaj ti mua kundėrthėnien e Biblės dhe do tė pėrgjigjem pastaj.

Ideja e ndryshimit apo e korrigjimit tė Biblės ėshtė shumė e re, diku kah gjysma e shekullit XIX pas Krishtit, pra para 150 vjetėve tė themi, dhe kurrė s’mund tė gjesh ndonjė autor islam duke thėnė se Bibla ėshtė ndryshuar para kėsaj kohe, pra ti po e sheh se kjo teori ėshtė shumė e re. Komentatorėt e hershėm myslimanė si Bukhari, Al-Razi pajtoheshin se Bibla nuk mund tė ndryshohej. Kurani ka obliguar qė tė lexohen dhe tė besohen tė gjitha Shkrimet e shenjta (Tevrati-Tora, ose Pesė librat e Mojsiut, Zeburi-Psalmet dhe shkrimet tjera tė Davidit dhe Ingjilli-Ungjilli, ose Dhiata e Re), kurse nė anėn tjetėr teologėt myslimanė thonė jo s’duhet besuar Biblėn sepse ajo ėshtė ndryshuar para se tė vinte Kurani. Mirė, nėse ėshtė ndryshuar para se tė vinte Kurani atėherė si kishte mundėsi qė vetė Kurani t’i obligonte myslimanėt qė t’i besojnė Shkrimet e mėhershme?!

Ja njė listė ajetesh qė dėshmojnė se Bibla nuk ėshtė ndryshuar para ardhjes se Kuranit: sura 5:43 ‘Si kanė ardhur te ju pėr gjykim kur ata e kanė Torėn, ku aty pėrfshihen urdhėrimet e Perėndisė?’, sura 5:44 ‘Ne (Perėndia) e zbuluam Torėn, ku ėshtė udhėrėfyes dhe dritė ....’, sura 5:46 ‘Ne e dėrguam Jezusin....duke konfirmuar se ēka ishte zbuluar para tij nė Torė, dhe Ne ia dhamė atij ungjillin ku ėshtė udhėrrėfyes dhe dritė....’, sura 5:68 ‘(Judejt dhe tė krishterėt) nuk kanė udhėheqės pėrderisa ju i dhatė Torėn dhe Ingjillin [Ungjillin]’; sura 4:136 ‘Besimi nė Perėndinė dhe lajmėtarin e Tij [Muhamedin], dhe Shkrimin tė cilin Ai ia zbuloi lajmėtarit tė Tij [Kuranin] dhe Shkrimin qė Ai e kishte zbuluar dikur [Biblėn]’; sura 10:91 ‘Nėse ju [Muhamed] jeni tė dyshimtė nė lidhje me atė se ēka u ėshtė zbuluar juve, atėherė pyetini ata tė cilėt e lexojnė Shkrimin (qė ishte) para jush’; sura 15:9 ‘Ne i kemi zbuluar Kujtesėn dhe Kujdesin! Ne me tė vėrtetė jemi Rojet e tij [p.sh. Bibla ėshtė e ruajtur prej kurruptimit nga Perėndia]’; sura 6:34 ‘Nuk ka asnjė qė t’i ndryshojė Fjalėt e Allahut’; sura 10:64 ‘Nuk ka ndryshime nė Fjalėt e Allahut.’

Nėse Bibla ėshtė ndryshuar, a ishte kjo para apo pas Muhamedit? Nėse pėrpara, pse Perėndia i thotė Muhamedit t’i drejtohet Shkrimit tė ndryshuar pėr udhėheqje, dhe pse ai thotė pėr Torėn dhe Ungjillin ‘ėshtė udhėheqėse dhe dritė’ apo mė saktė ‘ajo duhet tė ketė qenė para se tė ishte ndryshuar’? Nėse pas, pse muslimanėt nuk e pranojnė Biblėn, pasi qė pėrkthimet e tashme janė tė bazuara mbi dorėshkrimet qė Muhamedi i shfrytėzoi?

Nėse ishte ndryshuar, a ishte nga judenjt apo tė krishterėt? Qė nga ajo kohė asnjėri nuk flisnin me njėri - tjetrin (sura 2:113 ‘Judejt thonin pėr tė krishterėt se nuk ndjekin asgjė (tė vėrtetė) dhe tė krishterėt thonin pėr Judenjt se nuk ndjekin asgjė (tė vėrtetė), edhe pse qė tė dy janė lexues tė Shkrimit’, gjithashtu shih surėn 5:28), si kanė mundur tė pajtohen pėr ndryshimin e secilės Bibėl nė mėnyrė identike? Pse nuk kishte asnjė raport pėr kėto ndodhi, dhe pse askush nuk ėshtė munduar qė ta ndalojė apo tė fsheh origjinalin e Biblės? Librat e Dhiatės sė Re janė shpėrndarė gjėrėsisht sapo janė shkruar – ‘Dorėshkrimet nė Papirus tė Jezusit’ te Mateu 26, tė gjetura nė Kolegjin Magdalena dhe sė fundi tė datuara nė vitin 68 pas Krishtit tė gjetura nė Egjipt. Me sa duket Mateu ishte ende i gjallė kur kėto ishin shkruar – kėshtu qė pse ai nuk u mundua qė t’i korigjojė ato nėse kanė qenė tė ngatėrruara? Pse tė krishterėt nuk i kanė larguar ndodhitė poshtėruese sikurse mohimi i Krishtit nga Pjetri (Mateu 26:69-75) ose grindjen e Palit dhe Barnabės (Veprat 15:39 )?

Ēfarė ėshtė dėshmia e Biblės pė vetveten? ‘I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia ....’ (2Tim. 3:16 ); Pjetri i sqaron shkrimet e Palit si Shkrime prej se disa njerėz keqdashės e shtrembėruan mėsimin e tij ‘siē bėnė edhe me shkrimin tjetėr’ (2Pjetrit 3:16 ). ‘Ligji u ėshtė dhėnė nėpėrmes Mojsiut’ (Gjoni 1:17 ) dhe Jezusi tha ‘Shkrimi nuk mund tė thyhet’ (Gjoni 10:35 ). Fjalėt e tij janė ‘frymė dhe jetė’ (Gjoni 6:63) dhe Ai i ka fjalėt e jetės sė pėrjetshme (Gjoni 6:68). Si mundet dikush qė t’i shtojė apo ta heq ndonjė pjesė tė Shkrimit kur ballafaqohet me paralajmėrimin te Zbulesa 22:18 -19 ‘Nėse dikush i shton diēka atij, Perėndia do t’ia shtojė plagėt qė pėrshkruhen nė kėtė libėr. Dhe nėse dikush heq ndonjė fjalė nga ky libėr profetik Perėndia do t’i heq pjesėn e tij nga pema e jetės dhe nga qyteti i shenjtė ....’

Prandaj po them ėshtė shumė me rėndėsi tė dihet se kur islamologėt mendojnė se ėshtė ndryshuar Bibla, megjithėse hapur po shihet bazuar nė tė dhėnat kuranore se Bibla na qenka ndryshuar pas Kuranit, pas vdekjes sė Muhamedit! Nė fakt Bibla nuk ka ndryshuar kurrė. Aristoteli ka vlerėsuar se dobia e dyshimit duhet tė shkojė gjithmonė nė favor tė dokumentit. Sot ekzistojnė mė se 5300 dorėshkrime tė ndryshme tė Biblės, dhe 24.000 kopje tė pjesėve tė Dhiatės sė Re, qė datojnė prej shek. X para Krishtit e deri nė shek. V pas Krishtit. Kėto dorėshkrime ekzistojnė para se tė dihej pėr Epin e Gilgameshit, Iliadėn, para se tė shkruhej Talmudi, Kurani etj. Kurani kur u kodifikua mbeti vetėm nė njė dorėshkrim, pasi autoritetet e atėhershme islame me urdhėr i dogjėn kopjet tjera dhe i vranė tė gjithė hafuzėt qė e dinin Kuranin pėrmendėsh.

Kėtu tash do tė sjellė vetėm disa burime tė dorėshkrimeve tė Biblės qė datojnė para shkruarjes sė Kuranit dhe para vdekjes sė Muhamedit, dhe kur t’i merrni kėto dorėshkrime tė Biblės dhe i krahasoni me Biblėn e vitit 2004 nuk gjen asnjė ndryshim, asnjė ndėrhyrje dhe pėrfundimisht del se Bibla nuk ėshtė ndryshuar as pas ardhjes sė Kuranit: Pesė janė burimet kryesore tė dorėshkrimeve tė Biblės:

Codex Vaticanus (325 pas K.), gati gjithė Bibla, ruhet nė bibiotekėn e Vatikanit.

Codex  Sinaiticus (350 pas K.) tėrė Dhiata e Re dhe gjysma e Dhiatės sė Vjetėr, gjendet nė Muzeun Britanik.

Codex Aleksandrus (400 pas K.) gjithė Bibla, Muzeu Britanik

Codex Bazae (450 pas K.) ungjijtė dhe veprat e apostujve, gjendet nė Bibliotekėn Universitare nė Kembrixh

Codex Ephraemi (450 pas K.) Dhiata e Re, Biblioteka Nacionale, Paris.

Tjetėr, ekzistojnė edhe disa pėrkthime tė Biblės pėrpara se tė dihej, apo para se tė shkruhej Kurani dhe Talmudi dhe shumė vepra tė mėdha letrare, me tė cilėt sėrish po tė krahasohen me Biblėn e sotme del se Bibla nuk ėshtė ndryshuar as pas ardhjes sė Kuranit dhe Muhamedit:

Pėrkthimi nė greqishten e vjetėr Septuaginta, (shek. III para Krishtit.)

Pėrkthimi nė siriakishten e vjetėr (150 pas K.)

Pėrkthimi nė siriakishten peshita (150 pas K.)

Pėrkthimi nė latinishten e vjetėr (shek. IV pas K.)

Pėrkthimi nė latinisht Vulgata, nga Jeronimi (364 - 384 pas K.)

Pėrkthimi koptik ose egjiptian (200 - 300 pas K.)

Tjetėr, nė vitin 1947, afėr Detit tė Vdekur, nė shpellė tė Kumranit, njė bari arab pasi qė kishte humbur rrugėn e tij, ai vėren afėr njė shkėmbi njė shpellė. Ai hyri brenda dhe aty gjeti kavanoza gline, dhe nė to lėkura tė mbėshtjellura. Nė bazė tė matjeve tė fizikės nukleare ėshtė dėshmuar se kėto dorėshkrime tė Biblės, tė gjetura nė Shpellėn e Kumranit, i pėrkasin shek. I pas Krishtit. Pėrfundimisht edhe kjo dėshmi vėrteton se Bibla nuk ka ndryshuar kurrė as para e as pas Kuranit. Pra, Bibla kurrė s’ėshtė ndryshuar, sepse pėr tė ndryshuar atė duhej qė tė mblidheshin me mijėra kopje tė Biblave nė shumė gjuhė botėrore, para se tė shkruhej Kurani dhe para se tė lindtte Muhamedi. Shkrimi i Biblės ėshtė dėshmi dhe e vėrtetė historike, me gjenaologji, me kronologji etj.

Tani lidhur me origjinalin kjo ėshtė diēka e pamundur, sepse asnjė libėr i vjetėr nuk ka origjinal, sepse lėkura nuk qėndron 3000 vjet,  por ato janė kopjuar, porse  dorėshkrimet e tilla mė tė vjetra datojnė prej 2300-1700 vjet.

Pse origjinali nuk vihet nė pėrkthimet e Biblės ashtu si bėhet me Kuranin? Sa pėr dijeni Kurani ėshtė vetėm mė pak se njė e dhjeta e gjithė Biblės si vėllim, dhe sikur tė vihej edhe origjinali i Biblės atėherė a e dini se sa e trashė do tė ishte Bibla, megjithėse ka disa pėrkthime lineare qė gjendet edhe origjinali, pastaj Kurani ndonėse i shkruar nė vargje dhe jo nė prozė, zotėri, kjo paraqet njė kiamet tė madh pėr pėrkthyesit qė saktėsisht ta transmetojnė mesazhin e Kuranit, kurse paramendo, Bibla ėshtė e shkruar 2100 vjet para Kuranit ėshtė shkruar nė prozė, kurse shkruarja e Kuranit nė vargje, pra si poezi, dhe si njė libėr i shenjtė si ēėshtje e historisė sė letėrsisė botėrore paraqet njė dekadencė letrare. Pra Bibla pėrkthehet shumė lehtė, dhe Bibla e pėrkthyer nė cilėndo gjuhė pėrbėn kualifikim identik shenjtėrimi me origjinalin. E kuptoj qartė se kur tė pėrkthehet Kurani nė gjuhėt tjera nėse nuk gjendet aty origjinali, domethėnė Kurani aktual nė gjuhėn arabe, atėherė s’ėshtė Kuran! A nuk ėshtė edhe kjo dogmė arabocentrike! Aspak gjuha hebreje, arabe apo greke nuk janė mė tė shenjta se sa gjuha shqipe para Zotit, sepse sipas Biblės Zoti i ka krijuar gjuhėt dhe kombet. Kur kėmbėgulni ju kaq shumė me kėtė teori mė pėrkujtoni kohėn e fanoritėve grekė qė thonin se gjuhėt tjera, duke pėrfshirė shqipen s’janė tė denja qė ta kenė Fjalėn e Zotit nė gjuhėt amtare.

Debatuesit islam shpesh po ashtu e ngatėrrojnė pėrkthimet e Biblės me vetė Biblėn duke thenėse nuk dihet sa Bibla janė, apo cila ėshtė Bibla e vėrtetė, pastaj ata ndalen nė variantat e ndryshme tė pėrkthimeve etj. Pėrkthimi nuk ėshtė kurrė e kurrės varianti i veprės bazė, por ėshtė vepra vetė. Variante mund tė jenė tre ungjijtė e parė tė Biblės qė quhen edhe ungjijtė sinoptikė, por jo se pėrkthimet tė bėhen varianta. Tė merremi vesh po them kushtimisht variante pasi ungjijtė nuk janė shkruar nga autor i njėjtė por nga autorė tė ndryshėm, kėshtu qė teortikisht s’mund tė jenė varianta. Dhe debatuesit islamė Biblės ia gjejnė edhe njė mėkat, se ajo ka tregime popullore, kashelasha, proverba, pėrralla etj. Nė qoftė se ka ndikuar letėrsia popullore (mitet, legjendat, tregimet, pėrrallat, gojėdhėnat, epi, kėnga etj), nė Bibėl, atėherė kėtė do ta shoqėronin elementet  tipike tė letėrsisė gojore: aautorialiteti, akauzaliteti, atemporaliteti dhe alokaliteti. Kėto veēori nuk janė sinonimitete tė Biblės. Ėshtė e qartė tani!?  Bibla ėshtė njė megasistem unik qė funksionon qe 3500 vjet, dhe ka kapėrcyer filozofė e dijetarė, mbretėr dhe perandorė, luftėra dhe tėrmete dhe ėshtė ende e tillė, dhe do tė pėrcjellė edhe shumė debatues dhe hezitues tė kėtij Shkrimi, pa u zbehur, pa u ndryshuar.

Mr. Femi Cakolli

(Autori ėshtė pastor i kishės protestante “Bashkėsia Ungjillore e Mesisė” nė Prishtinė)


Kthehu tek faqja: Islami

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.