AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Pyetje dhe Pergjigje: Islami dhe Krishterimi

Pyetja:

Te nderuar albkristian.com , per ju kam nje pytje, por te me pergjigjeni me shinqiritet shume me madh, se sinqeriteti dhe e drejta d.m.th. shume tek Zoti!!!
Dihet se ne Kur'an (dhe ne Inxhil), thuhet se njeriu i pare ne toke eshte Ademi (alejselam), pastaj Allahu e dha edhe nenen e njerzimit Haven (alejselam), kjo thuhet edhe ne Inxhilin (Biblen) e Bernabes!!!
A e besoni edhe ju se ekziston nje Bibel e tille ngase dihet se eshte vertetuar se eshte origjinale?
Me sinqeritet velau i juaj shqipetar!!!
Ju faliminderit per pergjigjjen!!!
(Alberti)

Pėrgjigja:

I nderuar Albert,
ne rradhe te pare ju faleminderit per mesazhin tuaj. Ne ju falenderojme per konsideraten tuaj per ne dhe do mundohemi qe ti pergjigjemi pyetjes tuaj me ndershmeri te plote sipas njohurive qe kemi.

Ne si te krishtere besojme qe Adami dhe Eva jane njerezit e pare qe krijoi Perendia, dhe sic e keni treguar edhe ju ky mesim gjendet edhe ne Kur'an por edhe tek ai qe shume njerez e quajne Ungjilli i Barnabes. Une e kuptoj njekohesisht qe muslimanet besojne qe Ungjilli i Barnabes eshte ungjilli i vertete i Jezusit ose te pakten qe ai eshte i sakte, por me duhet qe t'ju them qe e verteta eshte plotesisht ndryshe. Ne rradhe te pare eshte e vertete qe Ungjilli i Barnabes ka mesime te cilat jane te ngjashme me ato te Bibles dhe Kur'anit, por fatkeqesisht ai ka edhe shume kundeshtime te tjera brenda tij. Por perpara se t'ju tregoja per disa nga kundershtimet qe gjenden brenda ketij te ashtuquajturi Ungjill, me duhet qe t'ju njoftoj qe studjuesit prej kohesh kane vertetuar qe ky ungjill megjithese pretendon qe te jete shkruar nga Barnaba i cili ishte nje prej bashkudhetareve te Palit, ne te vertete nuk eshte shkruar aspak nga ai per faktin e thjeshte qe data apo periudha ne te cilen ky liber eshte shkruar sipas studjuesve i perket shekullit te 14-te dhe kjo mund te kuptohet edhe nga aspekte te tjera brenda librit te cilat na tregojne qe autori i ketij libri nuk kishte njohuri te mjaftueshme per Palestinen apo Nazaretin e shekullit te pare (pra kohes se Palit dhe Barnabes). Keto dhe shume informacione te tjera te gabuara i kane ndihmuar studjuesit qe te binden plotesisht per mosvertetesine e ketij te ashtu-quajturi ungjill.
Tani une e kuptoj gjithashtu pse shume muslimane e shohin kete liber si i besueshem dhe i vertete, pasi ai permban shume mesime brenda tij te cilat jane ne perputhje me ato qe gjenden ne Kur'an, por nga ana tjeter ai ka edhe plot kundershtime me mesimet e vete Kur'anit dhe Bibles njekohesisht. P.sh. Ungjilli i Barnabes e mohon faktin qe Jezusi ishte Mesia, gje qe Kur'ani sebashku me Biblen e mesojne shume qarte, ose lexojme qe Jezusi e kishte therritur autorin me emrin Barnabas, emer te cilin ky dishepull e mori nga Apostujt (dishepujt e ngushte te Jezusit) pas ngritjes se Krishtit ne qiell.
Libri permban shume gjera qe te bindin qe autori kishte me teper njohuri per Spanjen e shekullit te 14-te se sa Izraelit te shekullit te pare, dhe megjithese autori besohet qe te kete qene hebre apo jude, ai nuk ishte i mireinformuar per shume aspekte te tjera te cilat cdo jude/hebre i shekullit te pare do ti njihte mire.
Per keto arsye dhe plot te tjera ne te cilat nuk mund te futem tani, une me sinqeritet te plote mund t'ju them qe Ugjilli i Barnabes ne te vertete nuk eshte aspak ungjill origjinal por thjesht nje liber i rreme.
Shpresoj qe ti jemi pergjigjur sado pak pyetjes tua.
Ju urojme gjithe te mirat dhe qofshi sa me i suksesshem ne kerkimin tuaj per te gjetur te verteten.

Stafi i AlbKristian.com

Pyetja:

Te nderuar !

Une, Agimi nga Kosova jam 18 vjeqar, dhe perkah feja, jam musliman, musliman tejet i bindur ne fene Islame. Mirepo, njekohesisht jam mjaft kurreshtar qe
te dije me teper per fete e tjera botrore, siq eshte p.sh. Kristianizimi. Me lejoni qe t'iu tregoj se deri me tani kam lexuar mjafte libra per fene Islame, dhe jo aq shume per fene Kristiane, keshtuqe vendosa te dije me teper per te. Dhe nga kurreshtja ne internet gjeta ėeb-sitin tuaj, dhe lexova disa (citate)(apo nuk di si ti quaj). Me te vertete, dhe pa dashur qe
t'i u ofendoj, ato qe i lexova per mua ishin diqka absurde, t'pa pranueshme dhe pa pikė fakti.
Para pake javesh kam mbaruar se lexuari nje liber per fene islame "Kur'ani Prijtar i Shkences", dhe me te vertete eshte prijtar. Ja ne te, psh. ka mjafte shembuj bindes. Dhe nese m'lejoni, do i'u pyesja: A ka diku liber (jo bibel) per fene Kristiane n'te cilen mund te gjeje fakte bindese? Shkurt, i'u lutem, me tregoni se pse feja juaj nuk e ndalon alkoolin perderisa te gjithe njerzimi e dine qe alkooli nuk sjelle asgje tjeter perveqse, vuajtje e t'gjitha te keqijat ?
A ka ne Bibel ndonje fakt bindes (qe do me bindte mua) ? nese po, cili ? perderisa ne Kur'an m'lejoni qe te e permendi nje fakt t'shkurter por mjaft
domethenes dhe bindes: Ne Kur'anin famelarte All-llahu xh.sh. thote se do na ringjalle krejt te ngjashem sikur kur kemi lindur, MADJE EDHE VIJAT E GISHTRINJEVE DO NA I BEJE TE GJITHEVE TE NJEJTA SI I KEMI PASUR. Ja e shihni, ky fakt eshte zbuluar vetem ne shekujt e fundit (19 apo 20, nuk jam i sigurt) fale teknologjse se larte, perderisa ky fakt eshte permendur ne Kur'an para me shume se 14 shekujve.
Do me beni shume ndere nese me pergjigjeni ne komentet dhe pyetjet qe i bera !
Me padurim pres qe te kem pergjigje(ne pyetjet dhe komentet e mia) nga ju te nderuar.

Pėrgjigja:

I nderuar Agim,
Ne rradhe te pare dua t'ju them qe ne I mirepresim pyetjet e juaja dhe ne fakt na inkurajon fakti qe ju vete jeni I interesuar qe te mesoni me teper ne lidhje me Krishterimin. Fatkeqesisht, shume besimtare muslimane si dhe te krishtere rralle here mundohen qe te lexojne nga materiale dhe shkrimet e fese tjeter. Prandaj, ju jap pergezimet e mia per kete perpjekje tuajen, dhe shpresoj qe te jete e vazhdueshme.

Une nuk mund ti pergjigjem te gjitha pyetjeve te juaja per shkak te mundesive kohore si dhe hapsires se ketij imelli, por nese ju do te vazhdoni qe ti vizitoni faqet tona ne te ardhmen, ne do te publikojme shume artikuj te tjere te cilet do jene me interes edhe per ju, dhe qe une shpresoj do ti pergjigje edhe shume prej pyetjeve tuaja.

Tani ju kishit komentuar ne fillim qe shume nga ato qe kishit lexuar ne faqet tona ishin absurde, te pa pranueshme si dhe pa pike fakti. Por do t'ju pergjigjesha qe nuk eshte aspak deshire jone qe te vendosim materiale dhe informacione te cilat jane te pabazuara ose te pavlefshme ne vetvete, pra pa u mbeshtetur ne fakte. Por meqenese ju nuk na keni treguar ndonje absurditet faktik, edhe une po e pranoj komentin tuaj si nje shprehje emocionale dhe jo intelektuale.

Tani persa I perket pyetjes suaj se a ka libra te cilet japin fakte bindese ashtu si edhe per Kur'anin?, une do ti pergjigjesha qe po. Por fatkeqesisht shumica e tyre jane ne Anglisht dhe tani per tani nuk jane te perkthyer ne shqip. Por do t'ju siguroja qe kjo eshte mese e vertete. Biles, do t'ju inkurajoja qe te benin nje kerkim ne ndonje motor kerkimi me frazen 'bible and science' ose dicka tjeter te perafert. Nese nuk gjeni ndonje gje, ju lutem na kontaktoni perseri qe t'ju drejtojme. Sigurisht qe do t'ju ndihmonte shume nese do dinit anglisht.

Persa I perket pyetjes tuaj ne lidhje me alkolin, megjithese Bibla nuk e ndalon ate plotesisht, ajo eshte teper e kujdesshme qe tu tregoje besimtareve efektet e saj dhe prandaj u keshillohet atyre qe nese e pine ate atehere te mos ta bejne me ekses. Nje nga pasazhet qe une mund te te jap gjendet tek Proverbat23:29-35

Tani persa I perket atij shembullit Kur'anor si nje shembull I shkences qe gjendet ne Kur'an, une nuk mund t'ju them me teper pasi edhe nuk kam lexuar ndonje gje per te, por nese mund te ma dergoni vendin se ku gjendet ai vargu qe keni cituar do ta shikoja me kenaqesi.

Qellimi yne nuk eshte thjesht qe t'ju bindim juve, pasi bindja e dikujt nuk eshte thjeshte ceshtje e aftesive tona argumentuese por njekohesisht edhe ceshtje e deshires dhe vullnetit tuaj per ti shikuar dhe konsideruar argumentat me paanesi dhe me sinqeritet te plote.

Edhe nje here faleminderit per pyetjet e juaja dhe ju lutem na shkruani perseri sipas nevojes dhe pa problem.

Gjithe te mirat,
Stafi i AlbKristian.com

Pyetja:

 

Pėrgjigja

 

Pyetja:

 

Pėrgjigja:

 

Shėnim: Kėto janė vetėm disa prej pyetjeve dhe imellave tė shumė qė ne marrim ēdo javė. Megjithėse ne nuk kemi nė plan qė ti publikojmė ata tė gjithė, kėto qė kemi publikuar janė njė shembull i pėrgjigjeve tona tė zakonshme. Shpresa jonė ėshtė qė ju do tė mund ti lexoni dhe tė gjeni pėrgjigje ndaj pyetjeve apo kėrkesave tuaja, pasi nganjėherė ėshtė e pamundur pėr ne qė tu pėrgjigjemi tė gjithėve gjėrė e gjatė me shumė detaje. Por duke dashur qė t'ju shėrbejmė sa mė mirė ne do tė vazhdojmė qė ti pėrgjigjemi imellave tuaj dhe ndėrkohė pėrgjigjet tona do tė jenė ose nė mėnyrė direkte nėpėrmjet imellit ose nėpėrmjet artikujve qė ne kemi publikuar dhe do tė vazhdojmė qė tė publikojmė.

Faleminderit pėr mirėkuptimin tuaj,

Stafi i AlbKristian.com


Kthehu tek faqja: Islami

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.