Gjeografikisht
dhe Historikisht - Krishterimi
ne
Shqiperi
Shqipėria ndodhet
nė Europėn Juglindore. Ajo ėshtė njė nga shtetet pėrbėrėse tė
gadishullit tė Ballkanit. Nė kėtė gadishull ajo pozicionohet nė
perėndim tė tij. Ky pozicion gjeografik qė ka Shqipėria ėshtė mjaft i
favorshėm dhe strategjik. Pozita e saj gjeostrategjike nė Ballkan dhe
Europė ėshtė studiuar nga shumė studiues e gjeografė, tė cilėt me tė
drejtė e kanė quajtur Shqipėrinė njė shtet "gateway" ose
"portė-lidhės". Ajo ėshtė njė portė e madhe e Ballkanit dhe Europės,
sepse ndodhet nė qendėr tė rrugėve tė rėndėsishme qė lidhin Lindjen me
Perėndimin.
Mė shumė sesa vetė shqiptarėt, kėtė
pozitė gjeografike tė saj e kanė shfrytėzuar tė huajt, tė cilėt e kanė
sulmuar jo pak herė nė histori, me qėllim qė tė zotėronin kėtė tokė tė
vyer, qė do tė siguronte depėrtimin e tyre mė nė thellėsi nė drejtim
tė Lindjes apo tė Perėndimit. Gjurma qė kėto pushtime tė njėpasnjėshme
lanė pas, ėshtė pikėrisht ky mozaik besimesh qė vihet re sot nė
Shqipėri. Gjithashtu edhe fakti qė populli ynė njihet sot si njė
popull tolerant ndaj besimeve tė ndryshme fetare, ėshtė rezultat i
ndėrrimit tė herėpashershėm tė besimit tė tyre nga pushtuesit dhe se,
shumė herė shqiptarėt duhet tė zgjidhnin qė nė rradhė tė parė tė ishin
luftėtarė e tė bashkoheshin, sesa tė shikonin ndasitė fetare.
Por si ka qenė ky mozaik besimesh
nė fillimet e tij nė Shqipėri? A ka ekzistuar me tė vėrtetė njė ndarje
e tillė e popullsisė sipas pėrkatėsisė fetare siē e kemi edhe sot?
Ashtu si tė gjithė popujt e tjerė tė asaj periudhe, edhe ilirėt ishin
kryesisht njė popull pagan ose qė besonte nė shumė perėndi.
Besimi i krishterė u predikua pėr
herė tė parė nė Iliri nga apostujt e Jezusit dhe me tė drejtė
Krishtėrimi nė Shqipėri quhet Krishtėrim apostolik. Iliria, si njė
vend ku ėshtė predikuar ungjilli i Krishtit, pėrmendet nė Bibėl nė
Letrėn drejtuar romakėve, tė shkruar nga apostulli Pal. Nė letrėn e
Romakėve 15:19-20 lexojmė: "...me fuqi shenjash dhe ēudirash, me fuqi
tė Frymės sė Perėndisė; kėshtu, prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė
Iliri, kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit, duke u pėrpjekur
tė ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qė tė mos
ndėrtoj mbi themelin e tjetrit".
Ishte pikėrisht pozita e favorshme
e territoreve shqiptare, qė mundėsonte kalimin mė tė shpejtė nė Romė,
fakti i ēmuar qė e bėri Palin ta drejtonte udhėtimin e tij pėrmes
Ilirisė. Pa dyshim qė qendra e parė ku Pali dhe apostujt e tij u
vendosėn, ishte Durrėsi, ku kemi edhe komunitetin e parė tė krishterė
nė Shqipėri. Mė pas qendra tė tjera ku u predikua Ungjilli, ishin
Shkodra dhe Lezha, edhe kėto, qendra tė rėndėsishme tė asaj periudhe.
Mendohet qė Pali dhe apostujt e tij tė kenė qenė nė Shqipėri pėrpara
vitit 57 pas Krishtit, vit nė tė cilin ai shkroi letrėn drejtuar
Romakėve.
Dėshmitė qė na vijnė nė ditėt tona
pėrmes mozaikėve me temė tė krishterė dhe ndėrtesave tė kishave, na
tregojnė se pėrveē qendrave tė pėrmendura mė lart, Krishtėrimi shumė
shpejt nė atė periudhė u pėrhap edhe mė nė brendėsi tė Shqipėrisė, nė
Tiranė e Elbasan, nė jug tė saj, nė Sarandė e Butrint madje edhe nė
lindje, nė Pogradec. Po tė vėrejmė nė hartė me kujdes, do tė shohim se
ka njė mbulim tė mirė gjeografik tė zonave apo qyteteve qė patėn nė
gjirin e tyre besimtarė tė krishterė.
Rreth vitit 500 pas Krishtit,
qendra tė reja tė krishtera pėrveē atyre ekzistuese, ngrihen nė qytete
tė tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Pėrhapje pati
edhe nė qytetet e Kukėsit, Matit, Mirditės, Krujės, etj. Pėr kėtė
periudhė mund tė themi me siguri se besimi kryesor nė territoret
shqiptare ishte Krishtėrimi dhe asnjė besim tjetėr.
Krishtėrimi nė trevat e arbrit do
tė kalonte njė periudhė tė vėshtirė gjatė kohės sė ardhjes sė sllavėve
dhe avarėve nė Ballkan. Nė librin "Krishtėrimi nė Shqipėri", theksohet
fakti qė sllavėt dhe avarėt nuk patėn asnjė lloj ndikimi nė jetėn
shpirtėrore tė arbėrve, tė cilėt nė kėtė periudhė ishin shumė tė fortė
nė besimin e tyre. Nė kėtė periudhė vazhduan tė ruheshin dhe tė
funksiononin peshkopatat ekzistuese dhe Krishtėrimi u pėrhap edhė mė
shumė nė jug tė Shqipėrisė. Ndėr kishat e shek. XI pėrmendim kishėn e
Kaninės (afėr Vlorės), tė Kosturit, kishėn e Shėn Arkileut tė Prespės,
e cila u bė edhe qendra peshkopale pėr kėtė periudhė.
Pėrveē faktit qė ėshtė quajtur njė
shtet "portė-lidhės", Shqipėria shumė herė quhet edhe kufiri i
perandorive. Nėpėr territorin e saj do tė kalonte kufiri i famshėm qė
ndau perandorinė romake nė dy pjesė. Gjithashtu territori i Shqipėrisė
mbajti edhe kufirin qė ndau dy kishat e mėdha, atė tė Lindjes me
qendėr Kostandinopojėn dhe atė tė Perėndimit me qendėr Romėn.
Patriarkana e Kostandinopojės
pėrfshinte brenda saj trevat e Shqipėrisė sė mesme dhe jugore me
qendėr Durrėsin, kurse pjesa veriore i pėrkiste dioqezės sė
Perėndimit. Sipas kėsaj ndarjeje, Shkodra ishte qendra pėr peshkopatat
Dioklea, Lisus, Dekareta, Drivasti, etj, ndėrsa Durrėsi ishte qendėr
pėr Aulonėn, Bylisin, Skampėn, Lyhnidin, etj. Kishat e jugut patėn si
qendėr Nikopolin.
Akoma sot, po tė studiojmė me
vėmendje shtrirjen shumėvjeēare tė kishave ortodokse dhe atyre
katolike, do tė arrijmė tė dallojmė atė vijė tė famshme tė Teodosit qė
e ndau nė atė kohė Shqipėrinė nė pjesėn katolike dhe atė ortodokse.
Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitės qė
bėri nė qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atė me emrin
e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Kėtė gjė ajo e bėri pasi u
mrekullua me traditat e besimit tė krishterė tė vendasve dhe nga
bukuria e qytetit.
Njė periudhė e errėt pėr kishėn dhe
Krishtėrimin do tė vinte me pushtimin e Shqipėrisė nga osmanėt. Heroi
i madh, jo vetėm i shqiptarėve, por edhe i Krishtėrimit, kishte
vdekur. Pėr gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti pėrveē se kishte mbrojtur
territoret shqiptare, ishte kthyer edhe nė mbrojtėsin mė tė madh tė
Krishtėrimit nė Europė.
Periudha qė pasoi pas vdekjes sė
tij ishte fatale pėr besimtarėt e krishterė shqiptarė. Pasojat e
politikės sė osmanėve pėr tė pushtuar edhe me anė tė ndėrrimit tė
besimit, bėri qė nga ky pushtim kisha tė dilte e tkurrur vetėm nė
qendrat e hershme dhe atje ku Krishtėrimi kishte qenė mė i fortė.
Vendosmėria e priftėrinjve dhe e besimtarėve tė krishterė, duke
pėrkthyer dhe botuar libra tė krishterė dhe ungjillin, nuk kishte
funksionuar aq sa duhet. Nga njė popullsi ku mbizotėronte besimi i
krishterė, Shqipėria u kthye nė njė vend me dominim tė besimit
mysliman.
Pas njė periudhe ripėrtėritjeje pas
pushtimit osman, Shqipėria dhe besimet e saj do tė tronditeshin
pėrsėri nė vitin 1967 nga vendimi i marrė nga qeveria komuniste, pėr
zhdukjen e kishave dhe xhamive. Me gjithė pėrndjekjet e ushtruara nga
regjimi komunist, shumė besimtarė shqiptarė vazhduan tė ushtronin
besimin e tyre nė fshehtėsi.
Besimet fetare nė Shqipėri do tė
fillonin tė rimerrnin frymė lirisht pas viteve 90 me rėnien e
komunizmit dhe dhėnies sė lirisė pėr ushtrimin e besimit.
Pėrsa i pėrket kishės sė krishterė
ungjillore, mund tė themi se besimi ungjillor zė fill me ardhjen dhe
vendosjen nė qytetin e Manastirit nė vitin 1873 tė misionarėve
ungjillorė, John Baird, Edward Jenny dhe George Marsh. Bashkėsia e
parė ungjillore e ngritur prej tyre nė Manastir kishte mes anėtarėve
tė saj edhe Gjerasim Qiriazin, i cili nė vitin 1883 bėri predikime tė
ungjillit nė krahinat e Korēės e Kolonjės dhe mė pas nė tė gjithė
Shqipėrinė. Gjerasim Qiriazi sė bashku me tė motrėn Sevastinė hapėn
shkollėn e vashave nė Korēė.
"Vėllazėria Ungjillore" ishte
bashkėsia ungjillore qė u krijua nė vitin 1892 prej tyre dhe
besimtarėve tė tjerė tė zonave pėrreth, e cila kishte edhe organin e
saj qė quhej "Letra e Vėllazėrisė". Kjo e fundit u botua pėr herė tė
parė nė Korēė nė vitin 1892.
Ashtu si kishat e tjera edhe kisha
e krishterė ungjillore nė Shqipėri u ripėrtėri nga ardhja e
misionarėve tė parė tė huaj (kryesisht amerikanė, anglezė) pas viteve
90. Kisha tė vogla ungjillore u ngritėn dhe janė pėrhapur nė tė
gjitha tokat shqiptare, tani edhe nė Kosovė. Akoma sot kishat e
krishtera ungjillore janė tė bashkuara nėn organizatėn "Vėllazėria
Ungjillore" e cila vazhdon tė ketė edhe organin e saj "Letra e
Vėllazėrisė".
Autor: Sonila Papathimiu
Marre dhe perdorur me leje
te botuesit nga Revista
Ilira - publikim
i Vergnon Publishing & Printing sh.p.k.