AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Historia e Krishterimit – Besim i Bazuar ne Fakt

Historia e Krishterimit: Fillimi i Besimit

Historia e Krishterimit – si filloi gjithēka? Krishterimi filloi rreth 2000 vjet mė parė nė Jude (Izraeli i sotshėm) me Jezus Krishtin dhe grupin e dishepujve tė Tijė besnikė. Gjatė kėsaj periudhe, Judea ishte njė udhėkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lėvizje. Perandori i Romės ishte sunduesi. Judenjtė nė atė kohė e urrenin sundimin romak – kjo pasi pėr ta ai sillte nė mendje shtypjen njerzore qė ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste tė Romės gjithashtu ishin pagane dhe imponuese mbi jetėn e tyre Judaike. Disa judenj vendosėn qė shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kėsaj sfide. Tė tjerė u bėnė fetarė tė zellshėm tė cilėt formuan  grupe guerrile rezistence kundėr Romės. Kurse tė tjerė u tėrhoqėn nė shkretėtirėn e Judesė pėr tė studjuar ligjin e Hebrenjve dhe pėr tė pritur arrjen pėrfundimtare tė Mesias (shpėtimtarit) tė tyre tė premtuar.

Historia e Krishterimit: Ardhja e Jezus Krishtit

Historia e Krishterimit – me kėtė sfond kultur dhe fetar, filloi edhe shėrbesa e Jezusit. Jezusi ishte jude (hebre). Ai ndiqte besimin judaik (hebre) dhe e njihte mirė ligjin e tyre. Nė fillim tė tė tridhjetave, Jezusi filloi qė tė shkonte nga njėri fshat nė tjetrin, duke mėsuar nėpėr sinagoga dhe duke shėruar ata vuanin. Mėsimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi autoritetet e vendosura fetare qė tė pendoheshin nga vetė-drejtėsia dhe hipokrizia e tyre dhe qė tė kuptonin qė Mbretėria e Perėndisė ėshtė e bazuar nė shėrbim dhe dashuri. Mėsimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerėzve dhe krijonin paqėndrueshmėri, diēka kjo qė i shqetėsonte autoritetet fetare tė kohės. Shumė shpejt njė grup burrash filluan qė ta ndiqnin Jezusin dhe qė ta quanin mėsues. Kėta burra u bėnė dishepujte e Tij. Jezusi i mėsoi dishepujt e Tij nė lidhje me vullnetin e Perėndisė dhe nė lidhje me “besėlidhjen e re” tė cilėn Perėndia do ta vendoste me njerėzit nėpėmjet Tij. Jezusi i ndihmoi ata qė tė shihnin qė njerėzimi ėshtė i lidhur nga vuajtjet dhe kotėsitė e jetės si rezultat i mėkatit. Pėrshkak tė mėkatit, njerėzimi e humbi mardhėnien e vet me Perėndinė. Qėllimi i kėsaj “besėlidhje tė re” ėshtė qė ti rikthejė ata qė e pranojnė atė njė mardhėnie tė pėrtėrirė faljeje dhe dashurie me Perėndinė. Por ēfarė ėshtė kjo besėlidhje e re? Jezusi vetė do tė paguante pėr mėkatet e tė gjithė njerėzimit duke u kryqėzuar padrejtėsisht nė njė kryq Romak. Tre ditė mė vonė, Ai do tė ringrihej nė jetė, duke e mundur vdekjen, pėr ti dhėnė shpresė njė bote tė pa shpresė. E pra, gjithēka ndodhi ashtu siē Jezusi u kishte thėnė, dhe dishepujt e Tij ishin dėshmitarė tė njė mrekullie tė mahnitshme. Mėsuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tre ditė mė vonė u ngrit pėr tu bėrė Mesia (Shpėtimtari) i tyre. Tė shtyrė nga njė porosi e madhe pėr tė ndarė dashurinė qė Perėndia i kėtij universi u kishte dhėnė atyre, dishepujt filluan qė tė shpallin kėtė ungjill shprese anė e mbanė vendit. Kėshtu, nga njė grup i vogėl njerėzish qė jetonin nė njė provincė tė vogėl tė Judesė rreth 2000 vjet mė parė, historia e Krishterimit filloi, dhe besimi i Krishterė qysh prej asaj kohe ėshtė pėrhapur nė tė gjithė botėn. Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtė: “Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Gjoni 3:16).

Historia e Krishterimit: E parathėnė nė Profeci

Megjithėse shumica e dokumentimit historik pėr fillimin e besimit tė Krishterė dokumentohet nė ngjarjet e Dhjatės sė Re, nė fakt historia e Krishterimit filloi me profeci nė Dhjatėn e Vjetėr. Ka rreth 300 profeci (parathėnie) tė dhėna nė njė periudhė prej 1000 vjetėsh qė gjenden nė Dhjatėn e Vjetėr tė cilat kanė tė bėjnė me ardhjen e Mesisė Judaike (Hebraik). Studimi i jetės, vdekjes dhe sfondit nė lidhje me Jezusin do tė na tregonte padyshim qė Ai ishte pėrmbushja e kėtyre profecive Mesianike. Prandaj, kohė mė pėrpara se Jezusi tė ecte mbi tokė, misioni i Tij iu bė i njohur njerėzimit nėpėrmjet Fjalės sė Perėndisė.

Historia e Krishterimit: Njė Besim i Bazuar nė Fakt Historik

Historia e Krishterimit – a ndodhi me tė vėrtetė? Nė pamje tė parė, historia e origjinės sė Krishterimit mund tė duket asgjė mė tepėr se sa njė pėrrallė. Shumė mendojnė qė kjo ėshtė tepėr paarritshme, dhe e pandershme intelektualisht, qė njerėzit e shekullit tė 21-tė tė besojnė qė kėto ngjarje ndodhėn me tė vėrtetė. Por, besimi i Krishterė, nė ndryshime me shumė fe tė tjera, varet nė ngjarje historike, duke pėrfshirė edhe njė me njė rėndėsi shumė tė madhe. Nėse Jezus Krishti vdiq por nuk u ngrit pėrsėri nė jetė, atėhere Krishterimi ėshtė njė mit dhe njė mashtrim. Tek 1 e Korintasve 15:14, Pali i kėshillon lexuesit e tij qė tė kapen fort mbas kėsaj tė vėrtete, qė “nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj.” Prova pėr ringjalljen ėshtė themeli pėr tė vendosur qė Jezusi ėshtė me tė vėrtetė Ai qė Ai tha qė ishte. Ėshtė vlefshmėria historike e kėtij fakti qėndror e cila u jep tė Krishterėve njė shpresė tė vėrtetė dhe tė amshuar nė mes tė kėsaj bote nė vuajte.

Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga faqja “History of Christianity - Fact Based Faith”. http://www.history-of-christianity.com/

Pėrktheu dhe pėrshtati: Elvis Plaku


Kthehu tek faqja: Materiale Historike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.