Kodiket
e Shqiperise
Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė
tė rėndėsishme
kulturore
tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe njė pasuri me vlera
botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit,
pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime)
dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi
888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė
tė tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon Vladimirit (Durrės).
Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit mesjetar
nė Korēė.
Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė
bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė gjuhėn greke i peshkopit
tė Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Nė vitin 1886 njė studiues
francez (P. Batiffol) pėrshkroi shkurtimisht nė njė katalog 16
kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe bibliotekat e kishės
ortodokse tė Beratit. Batiffol, i cili u ankua nė artikullin e tij
se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė dorėshkrime
tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė Shqipėrisė:
"Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i
Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex
Aureus Anthimi" - "Kodi i Artė i Anthimit" (i
mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i
Gjon Gojartit". Deri atėherė, nė listėn botėrore tė letėrsisė
sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se njė
dyzinė dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės
nga kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike,
duke pėrfshirė edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qė gjendej
nė Shqipėri.
Kodikėt e Shqipėrisė janė njė fond me rėndėsi botėrore pėr
historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike,
liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "literaturė ose shkrim i
shenjtė"). Kėto kodikė kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin
gjatė 13 shekujve me radhė (prej shekullit tė 6-tė - deri nė
shekullin e 18-tė).
I shkruar vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s",
pėrkthimi latin i Biblės sipas shėn Jeronimit tė Eusebit, Kodiku i
Purpurt i Beratit ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr
fillimet e letėrsisė biblike. Sipas dijetarėve bibliologė dhe
paleografė, duke iu referuar teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim
jo mė i vonshėm se shekulli i 6-tė pas Krishtit. Ai ėshtė njė ndėr
katėr kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn. Bashkėkohės me
dorėshkrime tė tilla tė famshme si "Petropolitaus",
"Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i
Purpurt i Beratit" renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė
ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė dhe pėrmban
dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Mateut. Ėshtė shkruar me gėrma tė
derdhura prej argjendi, sipas vlerėsimit tė ekspertėve, "nė
fletė tė ngjashme me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė
prodhuar nga ngjeshja e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore,
siē janė fletėt e papirusit". Por bizantologėt mendojnė se lėnda
e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur
germat ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe
emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, ėshtė zbehur. Disa pjesė tė
rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar.
Germat e aplikuara janė kapitale tė vogla (majuscule). Kapaku i dorėshkrimit
ėshtė metalik, me zbukurime biblike, por duhet tė jetė disa shekuj
mė i vonshėm se vetė vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" ėshtė shkruar nė
stilin antik scripta-
continuae,
domethėnė pa ndarje tė fjalėve nga njėra-tjetra, pa thekse dhe
shenja tė tjera tė veēimit tė fjalėve. Ai ėshtė vendosur nė njė
sfond qė pėrmban zemra tė stilizuara. Nė brendėsi tė zemrave qė
zbukurojnė fletėn gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan).
Dekoracionet gjenden nė kufijtė e dy vijave paralele vertikale, qė
kthehen nė kėnd tė drejtė horizontalisht. Vija vertikale
interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjėzim
i fatit vdekėtar-kalimtar tė njeriut. Bibliologėt mendojnė se ky
motiv, qė rimerret edhe nė dorėshkrimet e mėvonshme biblike,
liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtė) qė janė ruajtur nė
Shqipėri, paraqet ekuilibrin shpirtėror tė individit.
Pėr herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus" bėhet
fjalė nė "Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė
gjendej nė kalanė e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim
flitet pėr rrezikun qė i pati ardhur rrotull kėtij kodiku nė vitin
1356, kur ushtritė serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė
boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u
mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė
Theollogut dhe tė kishės sė shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė
qytetit. Sipas kėtij shėnimi, me kujdesin e njė murgu, njė nga parėsia
e Beratit, "sė bashku me zonjėn konteshė", besimtarė tė
denjė tė krishtėrimit, morėn pėrsipėr tė shpėtonin kėtė
thesar, duke i fshehur nė njė kullė nė kala, pavarėsisht prej kėrcėnimeve
tė komandantėve tė ushtrisė sė huaj.
Nė shkrimet e botuara pėr "Codex Purpureus Beratinus" i
pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike
perigraphe tesleras metropoleos Belegradon
", 1868. Disa vite
mė vonė, mė 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i
mitropolisė sė Beratit, nė artikullin "Les manuscrits grecs de
Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - pėrshkroi me tė
dhėna tė hollėsishme informuese dhe shkencore pėrmbajtjen e kėtij
dorėshkrimi. Nė fakt, Batiffol ėshtė transkriptuesi i parė dhe
madje pagėzuesi i kodikut mė tė hershėm tė Shqipėrisė. Qysh
prej botimit tė katalogut tė tij ai njihet me emrin "Codex
Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ",
ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologėt shqiptarė, nė
studime tė krahasuara, mbėshtetur nė ligjet e ndryshimit tė
fonetikės historike tė greqishtes nga antikiteti nė periudhėn e
paleokrishtėrimit e mė kėndej, i kanė interpretuar nė njė
semantikė tjetėr vlerat tingullore tė disa prej grafemave tė kėtij
dorėshkrimi, pėr rrjedhim edhe tė pėrmbajtjes sė tij. Nga autorėt
vendės veēohen pėr studime tė posaēme pėr kodikėt Theofan Popa,
Ilo Mitkė Qafėzezi, Aleks Buda, Kosta Naēo.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artė i
Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-tė pas Krishtit)
ishin dy prej veprave qė gjendeshin nė listat e objekteve tė
shpallur "nė kėrkim" nė periudhėn e Luftės sė Dytė
Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar (sinodi), patriarkėt dhe populli
besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i menjėhershėm
i dy kodikėve, vendosėn tė bėjnė ēdo sakrificė dhe tė mos e
tregojnė vendndodhjen e tyre, nė ēfarėdo rrethane. Ato u fshehėn
nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike. Pėr njė kohė, nė
vitet qė pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2"
konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė
qytetit nė vitin 1968, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar.
Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore,
"Codex Purpureus Beratinus" u dėrgua pėr restaurim pranė
Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua njė riprodhim
identik, plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Vetė origjinali
u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke
premtuar jetėgjatėsi, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė
fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas
restaurimit, "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, tė
cilat ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
Nga ekspertimi prej specialistėve tė Universitetit tė Tiranės
rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar nė "lėndė me
natyrė shtazore", albuminoide, domethėnė nė pergamenė; kurse
"Beratinus-1" nė "lėndė celuloidike me natyrė
bimore", homogjenizuar pėrmes ngjeshjes sė fletėve tė
papirusit njė mbi njė deri nė formimin e letrės sė shkrimit. Nė
vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, dy
kodikėt e Beratit u dėrguan pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės,
ku u realizua restaurimi i tyre, pėrmes teknikės sė mbylljes
hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk.
Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime,
kurse "Beratinus-2" nė 21 vėllime. Nga studimet e mėvonshme
ėshtė konstatuar se tė dy kodikėt janė shkruar nė pergamenė (lėkurė
keci e regjur dhe e ngjyrosur).
"Codex Purpureus Beratinus" u ftua tė paraqitet jashtė
vendit nė ekspozitėn "I Vangeli dei Popoli", organizuar
nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, nė jubileun e madh tė
2000-vjetorit tė krishtėrimit. Brenda vendit ėshtė ekspozuar vetėm
dy herė, me lejen e autoriteve mė tė larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet ndėr veprat
themeltare tė letėrsisė ungjillore, si dorėshkrim me rėndėsi tė
posaēme pėr kulturėn e krishtėrimit. Ai ēmohet gjithashtu pėr
historinė e shkrimit, pėr vlerat evidente kaligrafike, si pėrmendore
e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i
paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve.
Kodiku i Purpurt i Beratit, sipas Aleksudhes, duhej tė ishte
shkruar me dorėn e shėn Gjon Gojartit. Mirėpo Batiffol mendon
se nuk ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit.
Kodiku i Purpurt i Beratit merr njė vlerė mė tė rėndėsishme
prej faktit se ėshtė shkruar nė njė periudhė kur lėnda biblike
ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtė qė pėrmban kanė shmangie
prej teksteve standarte. Kjo ėshtė arsyeja qė vetėm njė herė nė
vit, njė pjesė e tij, mund tė lexohej nė meshė publike.
Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorėshkrime
tė tipit "kodik", nė tė cilėt janė kopjuar gjatė 12
shekujve me radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr",
ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet
se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto
dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė
nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Hapėsira
iliro-biblike gjendet brenda asaj qė zakonisht quhet "hapėsirė
biblike". Nė librat e shenjtė shėn Pali citohet tė pohojė:
"Predikova Jesuin prej Jerusalemit nė Illyricum". Faltoret
e para tė krishtėrimit nė kėtė hapėsirė u ngritėn qysh nė
mesin e shekullit tė parė pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e
Tushemishtit).
Nė hapėsirėn e iliro-shqiptarėve u formuan edhe disa
personalitete qė themeluan letėrsinė e krishterė tė ritualit
roman. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor "Ty
zot tė lavdėrojmė" - "Te Deum Laudamus", e cila u
kompozua nga shėn Niketa i Dardanisė (ose shėn Niketa i Remesianės),
u pėrhap nė disa variante nė Europėn Perėndimore pas vitit 525
dhe ėshtė edhe sot njė prej vlerave kryesore tė krishtėrimit.
Sipas burimeve serioze tė arkeomuzikologjisė, duke pėrfshirė ato
britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte
dardan" ("dardanus sum"). Ndėrsa pėrkthimi i parė i
Biblės prej hebraishtes nė latinishte, i njohur me emrin "La
Vulgata", u arrit nė vitin 405, nga njė ilir tjetėr i shenjtėruar,
Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shėn Gjeri").
Shėn Niketa dhe shėn Jeronimi, qė pasuruan kulturėn e krishtėrimit
tė Perėndimit, patėn bashkėkohės e pasues qė dhanė tė njėjtėn
ndihmesė historike pėr pasurimin e letėrsisė sė krishtėrimit
lindor, pėrmes pėrkthimeve nė greqishte tė vjetėr tė ungjijve nė
dorėshkrimet e tipit "kodik".
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė i regjistruar nė
listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me
emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botės") dhe
prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Unesco-s.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė, kurse
"Beratinus-2" pėrmban 420 fletė. Kodiku i dytė (sipas
kronologjisė), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i
Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - pėr shkak
tė germės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shekullit tė 9-tė.
Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Matheut).
Ka pasur gjithashtu katėr shembėllime tė ungjillorėve, nga tė
cilat kanė mbetur vetėm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukės), kurse
figura e Matheut ėshtė zhdukur. Figurat e ungjillorėve kanė
korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe
gjeometrike (rrathė dhe lule). Stilistikisht krahasohet me njė kodik
qė ruhet nė Bibliotekėn e Petersburgut dhe qė u identifikua si dorėshkrim
i shekullit tė nėntė nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i
Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".
"Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė
vepra me rėndėsi edhe pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė
shenjtė, por dhe tė letrarėsisė nė pėrgjithėsi.
Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē
"Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe
dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku
janė zbuluar ("Kodiku i Vlorės", afėrsisht shekulli i
10-tė; "Kodiku i Pėrmetit", i shekullit tė 14-tė; "Kodiku
i Shkodrės", i tė njėjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrės",
i shek. tė 16-tė; "Kodiku i Fierit" - ose i shėn Kozmait,
i fillimit tė shek. tė 19-tė). Nė kodikėt qė i takojnė periudhės
prej shekullit tė 12-tė e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike,
rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė
sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose
prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit
tė fesė. Nė dorėshkrimet e dy shekujve tė fundit marrin mė shumė
rėndėsi ēėshtjet laike. Nė njėrin prej kodikėve tė vonėt tė
Korēės (shek. i 18-tė) disa prej problemeve themelorė qė zėnė
vendin qendror janė: dallimi i tė urtit prej tė diturit; ē'mendojnė
i urti dhe i dituri pėr Perėndinė; mendimi i tė diturit pėr fenė,
amshimin dhe lirinė; mendimi i tė diturit pėr njeriun e mirė dhe
virtytin.
Kodikėt e Shqipėrisė janė pėrmendore tė kulturės dhe qytetėrimit
tė krishterė dhe mbajnė vulėn e hapėsirės biblike-ekumenike ku
kanė jetuar shqiptarėt dhe tė parėt e tyre. Ato janė burim
krenarie pėr bibliologėt, pėr njohėsit e shkrimeve tė shenjta e pėr
kishėn, por edhe objekt studimi pėr etno-psikologjinė, pėr gjuhėn
dhe teknikėn e shkrimit, pėr kaligrafinė, pėr artet e zbatuara
figurative dhe pėr ikonografinė. Kodikėt janė enciklopedi tė vėrteta
tė mendimit tė krishterė.
Dr. Shaban Sinani
BIBLIOGRAFI:
1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit.
Direction Général des Archives, 1999.
2. Prof. Kolė Popa, "Ekspertizė e kampionėve tė dy kodikėve
tė vjetėr kishtarė", dorėshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18,
faqe 1-3.
3. Theofan Popa, "Katalogu i dorėshkrimeve tė kodikėve",
ruhet pranė AQSH.
4. Liljana Bėrxholi, "Vlera e kodikėve mesjetarė dhe puna pėr
evidentimin e tyre", botuar nė "Arkivi shqiptar",
1999/1, f. 63-71.
5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et
le Codex Purpureus", Paris 1886.
6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranė 1994.
7. Eduard Zaloshnja, "Disa tė dhėna pėr restaurimin e dy kodikėve
mė tė vjetėr", dorėshkrim, Tiranė 2000, ruhet pranė AQSH.
8. Shaban Sinani, "Kodikėt e Shqipėrisė dhe 2000-vjetori i
krishtėrimit", nė "Media", 2000/6.
Shėnim:
Ky artikull ėshtė pėrkthyer nga faqja Albanian
Cultural Heritage.