AlbKristian.com - Faqe të Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Krishterimi – Nje Mardhenie

Krishterimi: E Verteta e Thjeshte
Nëse do ti hetonim me kujdes teoritë, filozofitë, lëvizjet dhe fetë e tjera në botë, do të shihnim që Krishterimi ngihet në krye. Dhe megjithëse është e vështirë për disa që ta pranojnë një thënie të tillë në një komunitet botëror pluralist, e vërteta është që Krishterimi është ndryshe nga gjithë të tjerat. Kjo mund të duket si plotësisht dogmatike apo mendje-ngushtë, por e vërteta e thjeshtë është që Krishterimi është feja e vetme e vërtetë.

Krishterimi: Pse ta Besosh qe eshte Rruga e Vetme
Krishterimi nuk bazohet në evidencë…por ai mbështetet nga evidenca. Kuptohet që kushdo mund të “pretendojë” që ai është Perëndi. Por ndryshimi me Jezusin është fakti që jeta e Tij është provë e thënieve të Tij. Kontrollojeni historinë, kontrollojini thëniet e Tij – është me të vërtetë një studim fenomenal.

Një fokus kryesor për studimin tuaj në lidhje me këtë temë duhet të jetë fakti që Jezusi përmbushi mbi 300 profeci mesianike të shkruajtura në Dhjatën e Vjetër. Me zbulimin e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur dhe besueshmërinë e versionit Septuagint (përkthimi në greqisht) të Dhjatës së Vjetër, të cilat janë provuar që ekzistonin përpara kohës kur Jezusi eci mbi tokë, ju mund të siguroheni që këto profeci nuk u “konspiruan” mbas ngjarjeve. Ato u përmbushën me të vërtetë nga Mesia, Jezus Krishti. Shqyrtojeni probabilitetin (mundësinë) e një personi që të përmbushi vetëm disa prej profecive më specifike, dhe do të mahniteni. “Pastaj u tha: "Këto janë fjalët e Mia që ju thosha kur isha ende me ju: Të gjitha ato që janë shkruar për Mua në Ligjin e Moisiut, te profetët dhe te psalmet, duhet të përmbushen.” (Luka 24:44)

Një fokus tjetër për studimin tuaj duhet të jenë gjërat që Jezusi tha dhe bëri si një figurë historike. Asnjë studjues i ligjshëm sot nuk do ta mohonte faktin që Jezusi jetoi rreth 2000 vjet më parë, që ai ishte një mësues dhë bërësh veprash të mira, dhe që ai u kryqëzua në një kryq romak për krimin e blasfemisë ndër Judenjtë. E vetmja mosmarrëveshje ka të bëjë më atë që u ngrit apo nuk u ngrit Jezusi prej së vdekurve tre ditë mbas kryqëzimit, dhe që Ai ishte, në fakt, Perëndia në mish. Ky është vendi ku çdokush duket ta shqyrtojmë evidencën për ringjalljen, duhet ta shqyrtojë zemrën e vet, dhe të marri një vendim në lidhje me atë se kush Jezusi është me të vërtetë.

Jezusi tha që vetëm Ai është rruga për tek Ati, dhe që vetëm Ai e zbuloi Atin (Mateu 11:27; Luka 10:22). Të Krishterët nuk shkojnë anembanë duke thënë që Krishterimi është rruga e vetme përshkak se ata janë arrogant, të marrë apo keqdashës. Ata thonë kështu, duke u bazuar tek evidenca, dhe sepse ata besojnë fjalët e Jezusit. Të Krishterët besojnë në Jezusin, i cili tha që ishte Perëndia (Gjoni 8:58; Eksodi 3:14), i cili fali mëkatet (Marku 2:5; Luka 5:20; 7:48), dhe që u ngrit prej së vdekurish (Luka 24:24-29; Gjoni 2:19-25). Jezusi thaAi ishte rruga e vetme. Jezusi është unik. Ai ose tha të vërtetën, ose ishte i marrë, ose thjesht gënjeshtar. Por meqenëse të gjithë bien dakord që Jezusi ishte një “njeri i mirë,” atëhere si mund të jetë ai i marrë dhe i mirë në të njejtën kohë, ose i mirë dhe gënjeshtar? Pra, Ai duhet që të ketë thënë të vërtetën. Ai është rruga e vetme.

Buda nuk u ngrit prej së vdekurish, as Konfjushës apo Zoroaster. Muhamedi nuk përmbushi asnjë profeci të detajuar. Aleksandri i Madh nuk ngriti ndokënd nga të vdekurit dhe nuk i shëroi të sëmurët. Dhe megjithëse dihet shumë më pak në lidhje me këta drejtues “fetarë”, ata vazhdohet që të ndiqen nga miliona besimtarë kudo nëpër botë.

Krishterimi: Jo fe – por Mardhenie
Krishterimi nuk është një fe; por një mardhënie me Perëndinë. Një shprehje e besimit tonë në Jezusin dhe ato që ai bëri për ne në kryq (1 e Korintasve 15:1-4), dhe jo në ato që ne mund të bëjmë për vetveten (Efesianëve 2:8-9). Krishterimi mbi të gjitha nuk ka të bëjë me ndërtesat e zbukuruara, apo me predikuesit të flaktë, apo rituale tradicionale. Krishterimi në të vërtetë ka të bëj me pranimin e Jezusit si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë personal.

Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja “Christianity – A Relationship”. http://www.christianity-1.com/

Përktheu dhe përshtati: Elvis Plaku


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.